diskutim publik



I NDERUAR KUVEND I KOSOVĖS


(Dy fjalė pėr Kushtetutėn e Kosovės)


Urime Pavarėsia e Kosovės!


Aq sa jemi tė gėzuar pėr pavarėsinė e Kosovės, po aq jemi edhe tė prekur - pse nė Kushtetutė nuk pėrmendet askund emri - SHQIPTAR?

Filli: Ne populli i Kosovės.... pse tė mos jetė NA POPULLI SHQIPTAR I KOSOVĖS?

Edhe aty ku shkruhet pėr minoritetet, pėrmenden emrat: serb (EDHE SI PAKICĖ AS 4 %), tok me tjerat, kurse, askund nuk shkruhet shumica shqiptare e Kosovės!

Nė Kushtetutė duhet patjetėr tė shkruhet: e drejta e festes kombėtare 28 Nėntori, 1912, si festė Kombėtare Shqiptare, e festa shtetėrore e Kosovės, 17 shkurt, 2008!

Ta dini se kurrė nuk do tė pranohet Kushtetuta e Kosovės PA EMRIN SHQIPTAR, SHUMICĖ SHQIPTARE E KOSOVĖS, sepse nuk kemi kohė tė mos kemi tė drejtė nė emrin tonė SHQIPTAR!

Si mund tė potencohet emri SERB si pakicė 4%, e tė mos potencohet emri SHQIPTAR, SHUMICĖ SHQIPTARE E KOSOVĖS?

Pra, Kuvend i Kosovės, antarė tė Kuvendit, joveē mos ngurroni ta quani vetveten SHQIPTAR, por mos leni ndėrskamca politike, qė nesėr, tė mos guxohet tė valoj FLAMURI KOMBTAR SHQIPTAR, KRAHAS FLAMURIT TĖ SHTETIT TĖ KOSOVĖS!

EMRI KOMBTAR SHQIPTAR, DUHET PATJETĖR TĖ SHENOHET NĖ KUSHTETUTĖN E KOSOVĖS!


JEMI KOMBI SHQIPTAR E SHTETAS TĖ KOSOVĖS!


TĖ FIGUROJ NĖ KUSHTETUTĖ EMRI - SERB, E ASKUND EMRI - SHQIPTAR, KJO NUK ĖSHTĖ AS E LIGJSHME, AS E NATYRSHME, AS KOMBTARE SHQIPTARE!


Na Populli Shqiptar i Kosovės, tok me pakicat tjera, pėrbejmė shtetin juridik nga 17 shkurti, 2008 - jemi shqiptar, shtetas kosovar.

Kombi: shqiptar

Shtetėsia: kosovar

Kombi pėrcakton shtetin dhe gjithkund aty ku thohet nė kushtetutė, pėr pakicat shtetėrore tė Kosovės - duhet patjetėr tė figurojė edhe - SHUMICA SHQIPTARE E KOSOVĖS!

Dikush mendon se kuptohet shumica, ne populli i Kosovės etj., por duhet tė shenohet SHUMICA SHQIPTARE E KOSOVĖS, sepse po ajo shumicė shqiptare edhe luftoi pėr Kosovė tė Pavarur, kuptohet tok me pakicat - por assesi me pakicėn serbe, e cila kundėrshton nė mėnyrat ma tė egra vet sovranitetin e shtetin e Kosovės! Ju, mund tė thoni se kjo dihet - po dihet, por nuk skjarohet juridikisht, as me tė drejtėn ndėrkombtare, emėrtimi SHUMICA SHQIPTARE E KOSOVĖS!


Shpresojmė tė mos kemi pėrsėri probleme juridike, nė pėrdorimin e flamurit kombtar shqiptar, e krahas tij Flamuri shtetėror i Kosovės. Kuptohet se ėshtė njė trik politik, tė mos pėrmendet emri - shqiptar, por KUSHTETUTA E KOSOVĖS, DUHET TĖ FILLOHET - NA POPULLI SHQIPTAR I KOSOVĖS...

Tash: a duhet tė frigohemi tė thomi se jemi shqiptar? Kur pėr kėtė emėr u flijuam me shekuj nėpėr robėritė e huaja. Kujtoni bile pasaporten ish-jugosllave (1980), ku shkruhej: kombi - shqiptar, e shtetėsia - jugosllav. E tash askund mos tė shkruhet kombi - shqiptar, e shtetėsia - kosovar - kjo nuk mund tė pėrbihet!

Mbesim me shpresė se do tė ndreqni kushtetutėn e Kosovės - kombi - shqiptar, e shtetėsia - kosovar!


Nderime!

Prof. Nezir Myrta