Aleanca Kuqezi e ka tashmë programin e vet politik, në thelb të të cilit qëndron pikërisht bashkimi i trojeve shqiptare.
Gazeta Shqiptare ka siguruar ekskluzivisht platformën e plotë qeverisëse të AK, të cilëve iu ka mbetur tashmë vetëm ta zyrtarizojnë shndërrimin e lëvizjes së tyre në një forcë politike, që mendohet të marrë pjesë në garën elektorale të vitit 2013.
Programi politik i Aleancës Kuqezi bazohet në 10 shtylla kryesore. Prioriteti kryesor është pikërisht bashkimi kombëtar i shqiptarëve, si një shtet në funksion të të cilit propozohet fillimisht krijimi i një “Banke Kombëtare”, ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha kapitalet shqiptare.
Programi adreson zgjidhjen e problematikave të vërejtura në proceset elektorale në funksion të së cilës premtohen zgjedhje të lira e të drejta nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitëblerjes së votës. Aleanca Kuqezi në programin e saj premton kufizim të mandateve politikë të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritje. Shtyllë kryesore e programit të saj është edhe hapja e dosjeve të të gjithë bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit apo të agjenturave të huaja antishqiptare.
http://www.telegrafi.com/lajme/bashk...k-78-6876.html
Ne veri e kemi Sjenicen
Ne Jug e kemi Prevezen
Ne perendim e kemi Tivarin
Ne Lindje e kemi Leskovcin
Bukur apo jo?!
Krijoni Kontakt