Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Dialogu Ndërshqiptarë

    Bashkatdhetarë të nderuar!

    Me vjen keq, por e shoh të arsyeshme të hap këtë temë, sepse dukshëm po ka pengesa ne marrëdhënjet tona interne.

    Le të diksutohet këtu me gjakftohtësi mbi sjelljet e duhura dhe të gabuara te liderëve tanë politik, sa i përket çështjes tonë kombëtare, dhe mbi zgjidhjet e mundshme të problemeve akute që dita ditës po shfaqen sa më shumë në përditshmërinë tonë, pasi ka arritur momenti, ku statusi përfundimtarë i Republikës së Kosovës, duhet të zgjidhet.

    Forumi ka arritur një klientelë të hatashme, dhe e shoh mëse të qëlluar, në këtë mes të fillojë një disput, i cili ndoshta do të ket frute, së paku, ndoshta mund të sqaroje a e kziston një "hendek" mes neve, dhe sa i thellë është ai.

    Për të filluar këtë temë të veçant më shtyri titulli i një kolumne publikuar në online faqen e "QIK-ut" (Qendra informative e Kosovës), ku shkruan "Kosova ka nevojë të përkrahet, e jo të mësohet, z. Nano!".

    Ja teksti shqetësues:

    Shkruan: Arben Çokaj

    Është tepër domethënës fakti që Nano shfaq përsëri tendencat e tij të ideve pakontroll. Në një takim të “Klubit Politik Ballkanik” këto ditë në Athinë, ai shprehet se duhet të fillojë dialogu Prishtinë-Beograd. Si kryministër i Shqipërisë, atij i takon të shfaqë mendimet e tij për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi. Por ajo që të tërheq vëmendjen në këtë rast, është pikërisht kovergjenca e propozimit të zotit Nano me planin e nënkryeministrit serb Çoviq, të publikuar këto ditë në gazetën serbe “Politika”.
    Shqiptarët e Kosovës, përmes lidërve politikë të zgjedhur me votën e lirë, kërkojnë zgjedhjen sa më parë të statusit final të Kosovës, e cila është pavarësia. Por kjo nuk duhet të ndodhë përmes një dialogu të drejtëpërdrejtë Prishtinë-Beograd, siç parashikon Çoviq në planin e tij për një Kosovë serbe, gjë që siç duket përkrahet momentalisht edhe nga Nano, por kundërshtohet hapur nga kryeministri i Kosovës, Rexhepi. Statusi final i Kosovës duhet të vendoset në Këshillin e sigurimit të OKB-së, e sidomos me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partneri më i besueshëm i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Kosovës në veçanti.
    Shqiptarët dhe serbët nuk kanë çfarë të bisedojnë e të dialogojnë. Shqiptarët e Kosovës janë përcaktuar për pavarësi, dhe nuk gjen në Kosovë asnjë qytetar shqiptar, e jo më politikan, që të dalë kundër pavarësisë së Kosovës, si opsion i zgjidhjes përfundimtare të statusit të saj. Ndërsa serbët e kundërshtojnë këtë deri në nivele të larta të shtetit të tyre, pavarësisht se për shumicën e serbëve, Kosova është tashmë një çështje e humbur.
    Por serbët, të cilët përkundër Nanos, e kuptojnë kozmopolitizmin politik, si ndjenjë egoiste për vetveten; të pajisur me një përvojë politike paksa më të madhe se Kryeministri i sotëm shqiptar, ata mundohen megjithatë të ndikojnë qendrat e vendosjes ndërkombëtare, duke shfrytëzuar edhe bindjet politike të majta sllave, për të minuar rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Në këtë mënyrë, serbët ia kanë arritur të bindin politikanë të majtë evropianë, punonjës të administratës së UNMIK-ut në Kosovë si Susan Manuael – ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, etj. të cilët shkojnë aq larg, sa ta shohin të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, si ironike. Këta punonjës bukëshkalë të UNMIK-ut, marrin rroga të majme në Kosovë, pa tatim fare, që nuk mund t’i marrësh lehtë diku tjetër, dhe në fund të fundit largohen me bisht nën shalë, duke nxjerrë në pah ndjenjat e tyre mosmirënjohëse, që i trishtonin ata për aq kohë sa ishin në Kosovë. Imagjinoni sa të trishtuar do jenë serbët vetë, të cilët gjithë jetën e tyre vuajnë se si t’ia mohojnë Kosovës të drejtat e saj!...
    Kohët e fundit Nano jo vetëm që shfaqet si Don Kishot futurist e diletant politik për çështjet kombëtare, me thëniet e tij të parakohëshme “integrim në vend të sovranitetit tradicional”, apo “multikulturalizëm në vend të romantizmit nacionalist”, që fshehin në të vërtetë qëllimin e tij meskin, në mbështetje të planeve serbe, për të penguar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë. Kush po e pyet sot Nanon për integrim ballkanik, dhe kush nga shtetet e Ballkanit po i merr në dorë deklaratat e tij delirante?
    T’i referohemi vetëm Greqisë, ku integrimi ballkanik për të, është pikërisht heqja e identitetit të shqiptarëve, ndërrimi i emrave dhe besimit të tyre, dhe përdorimi i tyre si skllevër modernë, pa as të drejtat më elementare të garantuara nga karta evropiane e të drejtave të njeriut, e cila është pranuar edhe nga Greqia. Është pikërisht shteti grek – anëtar i vetëm i Bashkimit Evropian nga Ballkani, që duhet t’i paraprijë idesë së një integrimi ndërballkanik, duke filluar me respektimin e të drejtave të çamëve e të emigrantëve shqiptarë atje, e jo Kryeministri i sotëm shqiptar - kryeministër i një vendi me një ekonomi të dobët, që vuan nga idetë e tij servile, me shpresë se do kuptohet nga Evropa.
    Ne që jetojmë në Evropë, dhe i njohim mjaft mirë huqet e politikës së shteteve nacionale evropiane, mund t’i kujtojmë Nanos, se rruga drejt Evropës nuk bëhet me servilizëm të tejskajshëm e nënshtrim, dhe duke shitur interesat nacionale e vitale të vendit e kombit tënd. Evropianët nuk të honepsin fare, kur dikush u lutet për ndihmë, ata respektojnë më tepër të fortin dhe atë që di t’i mbojë të drejtat e tij. Por duket se kryeministri i Shqipërisë, z. Nano, nuk i njeh si dhe sa duhet Evropianët, dhe kjo nuk është vetëm fatkeqësi e tij si kryeministër, por më tepër një fatkeqësi për popullin shqiptar, që nuk gjen rrugë për ta zëvendësuar atë.
    Duke u nisur nga tradita politike Evropiane, e sidomos nga tradita politike në Ballkan, idetë e Nanos për një integrim ballkanik, në kurriz të popullit shqiptar, nuk paraqesin një prespektivë të qartë. Duhet në radhë të parë të krijohet substanca e organizuar shqiptare, para se ne të fillojmë integrimin. Pasi integrimi në vetvete, nuk është naiv e idealist në ajër, siç mundohet ta paraqesë Nano, por është në radhë të parë ballafaqim vlerash mbi baza konkurruese e dominuese. Në marrëdhënie me fqinjët, sot për sot, Shqipërisë dhe Kosovës i shkon më shumë për shtat termi “fqinjësi e mirë – kufinj të fortë” sesa “integrimi në vend të sovranitetit tradicional”. Prandaj Nano si kryeministër i Shqipërisë të punojë më shumë për zgjidhjen e problemeve të mëdha në shtetin e tij, e të mos hapet si vaji në lakra, duke u munduar të mësojë shqiptarët e Kosovës se çfarë duhet të bëjnë.
    Kryeministri shqiptar Nano po jeton sot ekstazën e suksesit të tij, me një grua të re e të bukur, me një opozitë të heshtur (për hir të marrëveshjeve), i bindur më shumë se kurrë, se ai po shtron rrugën e Shqipërisë për në Evropë, pa shtruar as edhe rrugët e vendit të vet. Dhe jo vetëm kaq, por si mbështetës real i ideve të Demaçit për Ballkani e vëllazërim me serbët, ai po thekson gjithnjë e më tepër termat integrim ballkanik, multikulturalizëm, etj. Sikur nuk bëhet fjalë këtu për një gadishull si Ballkani, ku historitë e vjetra ngjallen papritmas, e bëhen më reale e kokëforta, se vetë idetë e pakontroll të Nanos.
    Kosova ka ndërtuar tashmë strukturat e saj politike të drejtimit të një shteti, duke u mbështetur në votën e lirë të qytetarëve të saj. Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, është një politikan i afirmuar në arenën ndërkombëtare si personalitet evropian; një njeri i mençur e me kulturë të gjërë. Kosova është më afër se gjithmonë pavarësisë reale të saj dhe shtetit të ri në Ballkan. Pra Kosova e ka treguar veten, se i di mirë punët e veta. Por Kosovës i duhet përkrahje e madhe, në radhë të parë nga shteti shqiptar, i cili në vend të kësaj përkrahjeje të nevojshme, heq zyrën e Kosovës nga Tirana, dhe për hir të marrëdhënieve me Serbinë e fqinjë të tjerë jo-shqiptarë, mundohet të japë leksione që janë në koherencë me mendimin serb për një Kosovë serbe.
    Thonë se hitoria përsëritet. A mos duhet të mendojmë ne shqiptarët, se interesat e popullit shqiptar të Kosovës po shiten përsëri nga shteti shqiptar, për hir të konjukturave banale e personale të krerëve politikë të Shqipërisë së sotme, siç bënë komunistët më 1944? Dihet se Partia Socialiste është pasardhëse e Partisë së Punës, pra e komunistëve shqiptarë, por kjo nuk do të thotë se lideri socialist Nano (nëse nuk është i shitur) duhet të vazhdojë traditën e të veprojë si diktatori Hoxha. Duhet që pikërisht, pasardhësit e sotëm të komunistëve shqiptarë, të punojnë që të ndreqin një padrejtësi të madhe historike e kombëtare të popullit shqiptar, të krijuar pikërisht prej tyre, në mënyrë që ata të konsiderohen modernë e të reformuar, siç ka dëshirë ta quajë edhe z. Nano.
    Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një rrugë të drejtë, ashtu siç është shprehur populli i saj në referendumin popullor. Nëse kjo gjë nuk përkrahet nga shteti i sotëm shqiptar, atëherë z. Nano të mos shpresojë se ka për ta bërë gjumin e qetë, dhe ka shumë mundësi që atij do i duhet, që inteligjencës së tij të lindur, t’i heqë një paralele ndërmjet veprimeve të tij të sotme, dhe atyre të diktatorit Hoxha më 1944.
    Në Kosovë ekziston i qartë mendimi unik për të ardhmen e Kosovës dhe statusin final të saj. Ndërsa në Shqipëri konsiderohet si demokratik e i arsyeshëm mendimi apatik e divergjent për fatet e kombit shqiptar, e sidomos statusin e ardhshëm të Kosovës. Kërkohet që edhe shteti shqiptar të dalë hapur dhe unik në qëndrimet politike të tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke filluar që nga presidenti Moisiu, kryeministri Nano, ministri i jashtëm Meta, etj. Për çështje të përbashkëta kombëtare, mendimi i forcave politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duhet të jetë i përbashkët dhe pa ekuivoke.
    albanish by nature

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Per aq kohe sa e majta shqiptare do te kete njerez si Nano e Meta, keta nuk do te jene vetem simbole te korrupsionit dhe krimit te organizuar, por edhe njerez anti-shqiptare. Mjafton te lexoni qendrimet e tyre ne lidhje me ceshtjen kombetare!

    Bastardet dhe pakicat kombetare, nuk kane se si te mbrojne ceshtjen shqiptare. Duhet te kesh gjak shqiptari, qe te mbash ne shpirt edhe ndjenjen kombetare.

    Heret a vone, keta do te marrin ate qe meritojne nga drejtesia shqiptare dhe historia e atij kombi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    ì

    Aman ore po nuk hoqet dore nga politika shkruaj ndonje teme tjeter se na dhemb koka kur degjojme emrat nano berisha meta malaj e shume e shume politikane te koruptuar

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nuh musa, me terhoqi tema jote se mendova do te kete origjinalitet, prandaj u futa direkt me pa. Mirepo shoh, nga artikulli bashkangjitur te cilin s'pata nerva ta shtyja gjer ne fund si dhe "recitimi ngahershem e monoton" i Albos, qe ajo (tema pra) u "kthye" pernjeheresh ne bajate e kaqshpesh e sterperseritur.

    Dikur kam bere nje pyetje qe ngeli pa pergjigje: Pse SHQIPTARET dhe veçanerisht ata te Kosoves e Maqedonise e kerkojne bashkimin me Shqiperine, çfare te mirash kane ata nga kjo gje.
    Duke ditur qe BASHKIM per ta, do te thote ulje e menjehershme e nivelit te jeteses, do te thote mungese pune, mungese korenti elektrik, mungese e ujit te rubinetit, rruge e ura te prishura, shkaterrim i ambientit rrethues, etj, etj.

    Sa i perket "hendekut" ai eshte real. Çdo njeri i aresyshem dhe i sinqerte e kupton kete, mjafton ti hedhesh syte ne forumin tone, kjo s'ka nevoje per hulumtime te thella.
    Shqiptaret e shqiperise "çeshtja e Kosoves" nuk i preokupon. Kjo do te thote qe dhe kur flasin per "bashkim" ata flasin te shperqendruar pa gjykuar imtesisht.
    Per shumicen (bile dhe politikanet) bashkimi do te thote heqje e doganave dhe vizave, si me Europen, asgje tjeter me shume.
    Asnje nuk mendon se ky bashkim mund ti sjelle nje kryetar komune, drejtor shkolle, minister, ose president te shtetit te bashkuar, nje kosovar.

    Ndersa mendoj qe tek shumica e Kosovareve ekziston dashuria e bashkimit. Artikulli me lart eshte nje prove per kete. Politikanet kosovare si dhe organet e shtypit jane shume te preokupuar se çfare do te flasin e si do te sillen politikanet shqiptare ndaj kosoves.
    Atyre te Shqiperise si dhe populli shqiptar (ndryshe do te protestonin ndaj deklaratave te Nanos) s'u ha meraku se çfare mendojne liderat e kosoves per shqiperine.
    Kam pershtypjen qe per kosovaret ME prioritet ka bashkimi me Shqiperine se sa integrimi europjan, ndersa per shqiptaret Bashkimi Europjan ka prioritet ndaj Bashkimit me Kosoven.
    Kjo flet qarte per HENDEKUN qe ekziston midis NESH.

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    Une po pyes, cfare e majte ekziston ne shqiperi?, majtas djathtas, liberal, i gjelbert etj... jane rryma politike me koncepte te ndryshme per qeverisje te nje shteti, do te thote, perkrahja e rrymes socialiste ende nuk te ben gjykues suprem mbi marredhenjet bilaterale me shqiptaret JASHT kufijve te shqiperise, e me se paku nese behet fjale per nje popull me interesa te perbashketa kombetare, nese behet fjale per mbijetese, per pyetje EKZISTENCIALE te popullit shqiptare, per nje ardhmeri, e cila (shpresojm se eshte ne interesin tone mbarekombetare) MOS te jete perseri e pergjakur.

    Duhet ketu qarte te diferencohet mes problemeve interne dhe problemeve externe.
    Shqiperia si nje shtet socialist, duhet te kete ate politiken e jashtme pershtatur nevojave te popullit, dhe sa i perket ceshtjes te kosoves populli me SIGURI absolute ka qendrim tjeter!!!, atehere po pyes, a i eshte qeverise shqiptare kjo "gjendje" e qarte?. Cfare largpamesie tregon udhehqesia shqiptare, nese me qendrimet e fundit po hap varin e vet?, eshte kjo politike destruktive, vetshkaterimtare?, sipas kantarit tim, PO, prandaj duhet te dijme atehere shkaqet per kete rruge drejt nje "qorrsokaku".

    Shumica e regjimeve perendimore jane, ose kane tradita te medhaja socialiste. Prandaj, eshte e rrendesishme te dihet kuptimi i rolit qe luan nje qeveri socialiste, a e kupton ajo ne essenc domethnjen e detyres qe ka persiper. Mua kjo paradoksi, sic shfaqet ne shqiperi, nuk me ka ra nder sy ne ndonje vend tjeter europjan, ne nje vend qe e quan vehten VEND DEMOKRATIK. Shqiperia ka patur trazira per mosmarreveshje me te vogla, por mendoj se problemi i kosoves eshte nje problem me dimenzione qe ato figurat nuk jane gati ti kapin!!!. Per kosovaret qendron puna qarte, NUK KA ALTERNATIVE, lufta ka sjellur dhe do te sjelle FAKTE te perfunduara, cdokund ne bote, kjo cilesi qendron ne natyren e luftes, prandaj pamvaresia e kosoves eshte FAKT i perfunduar. Shqiperia e ka per detyre si VENDI I PARE, te pranoj kete pamvaresi, dhe nese nuk e ben kete oficial, ajo do te pesoj nje trazire te vendit, mendoj se nje lufte qytetare nuk eshte nje iluzion i imi, por ndoshta nje rezik shume i madh, por nje rezik i kalkulume, sepse nuk mund te besoj, se politikanet e shqiperise nuk jane te afte te shohen kaq larg!!!

    Edhe njehere po veme peshat ne kantare, dhe shohem se perseri drejtimi ne te cilin ecen shqiperia ska aspak te beje me realitetin, kush do te kete dobi nga kjo politike?, me siguri jo politikanet e shqiperise e me se paku ne shqiptaret ne pergjithesi, e me se paku bile edhe vet serbia, po, ajo do te fryhet e kenaqet, sepse arrin me kete nje nder mudnesite e fundit qe ekzistojn ne skenen diplomatike, shpifje.
    Perse atehere keto qendrime destruktive?, dhe me ne fund ndoshta nje pyetje tronditese, sa influence ka bashkesia nderkombetare ketu?, thurren kurthe pas shpines kosovare?, une mendoj se jo, por, cdo gje eshte e mundur.

    Flm
    albanish by nature

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ornament!
    Pytja se cfare te mire a te keqe ska vend ketu.
    Eshte e drejte historike dhe kjo nuk diskutohet.
    Mundesite teknike jane dicka tjeter,
    Ne fund te fundit standardi nuk do ti binte kurrkujte se ate pasuri qe ke sta grabit kush dot.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    orni mrmbrm!

    Paske postuar tekstin duke shkruar une pergjigjen ndaj albos, por, sidoqofte, ne pergjigjen qe parashtrove mund te them, se pergjgje me shume mund te jape nje shpalosje e psykollogjise te kosovareve dhe maqedoneve.

    Cfare do te thote BASHKIM???, unifikim i instituteve, armate e perbashket, reforma mabrekombetare ne arsim, reforme te GJUHES, perforcim i vetedijes SHQIPTARE, rritje e EGO'S etjj. Nje shqiperi e forte (territor dhe popull, kjo mjafton), eshte nje shqiperi me RESPEKT. Kete Respekt e kina ne te pseudosllavise shume te nevojshem, ne jemi nje "gruppe" njerezish te desorientuar, shpirterisht te vdekur, jemi deri diku si zombiet. Prandaj eshte me se e llogjikshme, qe kerkona nje bashkim, eshte i nevojshem per ne. Por natyrisht se me nje bashkim nuk nenkuptojm nje DASHURI te thelle, nje ramje ne ekstaze e ku ta dij une me tej si e paramendon ty.

    Ty mendoj se nuk te eshte e qarte SHPRESA qe kemi patur ne ndaj shqiperise, sidomos ne koherat me te veshtira nen pseudosllavet, para autonomise. Krejt rezistenca shqiptare buron nga ajo NEVOJA per nje perkrahje, per nje mbrojtje te shpines qe na mungonte ne krejt anet, natyrisht se ajo perkrahje asaj kohe ish vec nje iluzion. Dhe si duket edhe iluzionet vlejn per mbijetese, ne mbijetuam, dhe kete ja falemnderojm perkrahjes qe ne realitet nuk ekzistonte ne formen reale. Shqiperia, ka qene vetem nje shtylle psikollogjike, dhe shpresa jone e fundit. Ne kemi qendruar ne kete bote surreale te vetkrijuar aq gjate, sa qe vec ngadale po dalim nga ajo bote. A nuk te kujtohen turrmat e njerezve pas hapjes se kufijve?, kjo eshte krejt nje shprethim, nje shpalosje e atyre emocioneve te tubuara, e asaj fantazise te krijuar ne mendjet tona. Ne shqiperise i kemi thane NANE!!!, duke patur vet vendin tone, truallin tone netevertet nane, por NANE kerkon nje femije qe eshte ne rrezik, dhe ne kemi qene ne rrezikun me te madh qe ekziston, asgjesimi ne KREJT nivelet shpirterore dhe trupore, do te kishim mbetur trupa pa jete, por nga kjo na shpetoj vetem EKZISTENCA e nje shqiperie. Shpresa te mban ne jete.

    Nese shqiptaret e shqiperise dijn me shkruajt e me lexuar, mendon se jane alfabet?, per te qene njeri i arsimuar, nuk mjafton vetem shkrim leximi, te kujtohen 75%?, nese ne shqiperi nuk ka kulture DEMOKRATIKE, atehere nuk mund te kerkohet nga populli nje qendrim ndaj ceshtjes kombetare sic e mendojm ne, dhe bile as qe eshte i nevojshem nje qendrim i tille, PERSE?, nese analizon gjendjen tone psihike, dhe gjendjen psihike te shqiperise njekohesisht, atehere do te veresh se bejme fjale per dy pale kundra te ndryshme. Natyrisht se deshira ndaj bashkimit ekziston VETEM tek neve nga shkaqet e lartpermendura, dhe tek njerezit e shqiperise qe dijne te vleresojn PERPARESITE e nje kombi te unifikuar, dmth. shkaqe tejet PRAKTIKE fare pa emocione. Por kjo eshte ende large, thashe, per kete eshte se pari arsimi politik i nevojshem, popullit ti behet me dije perparesia qe sjell nje bashkim.

    Ndoshta mund ma mire ta ilustroj me nje krahasim te shteteve gjermane.
    BRD-ja asaj kohe shtet i zhvilluar, ekonomikisht nje nder te parit ne bote, me standardin me te larte te jetes ne bote, thejsht, shtet shembullore, kurse ne anen tjeter DDR_ja, shtet komunist, me infrastrukture dezolate, me papunesi, me nje ARSIMIM tejet te ndryshem te popullit. A thua nuk u ishte e qarte kjo gjermaneve perendimore?, por nese vihen ne barazpesha pro dhe kontrat, atehere nuk ka luhatje ne vendimin. Dhe nje nder kriteriet kryesore eshte thjesht territori dhe popullsia, keta sjellin RESPEKT dhe dominanc, ose me mire, POTENC. Ceshtja e ekonomise eshte sekundare, pasiqe eshte nje pyetje e aftesise se ekonomisteve, dhe aftesia ekonomike mvaret nga NJERIU, i cili mund te zavendesohet sipas nevojes, eshte nje pyetje e diplomacise me tej, te themi thjesht, nje pyetje menaxhimi.

    Mua me eshte e qarte se ai shkrimi te lodhi, por e solla me preteks, qe tema te kete nje zanafille, dhe kjo eshte me tek e nisur. Teksti YT, eshte (ndoshta nuk e sheh) krejtesisht ne teme. Mua me intereson avanturat e politikaneve sa i perket kesaj teme vec ne skaj, interesi im eshte tek DIALOGU mes JUVE dhe NEVE. Te gjejm te perbashketat, ndarjet, dhe mundesite e zgjidhjeve. Ne kete drejtim mendova te cojme bisedat. Dhe me ne fund, ne nje demokrati vendos POPULLI, dhe mu ketu deshiroj te zhvillohet biseda.

    Flm
    albanish by nature

  8. #8
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Wink

    Ermal...perpiqu te jesh ne brendesi te temes....kjo teme eshte ceshtja kombetare....nqs te dhemb koka ti mund te shkosh tek nje teme tjeter e forumit sic eshte kendi i lojrave ....
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Iliria e para,
    BOTA s'eshte veç DESHIRE, ti thu probleme teknike. Per me bo teknike duhet te ekzistoje deshira njehere, ndryshe s'ka asgje.
    Ti me duket si njeh shqiptaret, je si Albo, patriot nga halli (emigracioni), ngaqe jeni rrit "rrugeve te botes".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ornament : 04-12-2002 më 18:46

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nuh musa, ti mire e ke, mirepo drejt me thene jo me mire se Marksi "kapitalin". Ti e di perfundimin e marksizmit, njekohesisht kerkon qe kjo analiza jote te behet realitet.
    Nuh, NJERIU ESHTE QENIE (specie) SHUME KOMPLEKSE, 1+1 =2 , kete te vertete matematike t'ja perseritesh pa pushim me qellim absorbimin, ka per borzh mos ta pranoje, por ta hedhe poshte duke thene 1+1= 1. Ky eshte njeriu, qe as Marksi filozof i shkelqyer nuk e kuptoi dot, prandaj deshtoi teoria e tij.
    Ajo analiza jote ishte (s'eshte me as per ta) ndoshta e vlefshme per francezet, nje popull pa "shtylle kurizore", jo per shqiptaret.
    Shqiptari eshte INDIVIDUALIST, ai thote ne fillim Kavajs, Tironc, Dursak, Shkodran, etj, e pasaj thote Shqiptar.
    Ndersa kosovari thote ne fillim Shqiptar e pastaj Gjakovar, Prishtinas, etj, mnjf kosovar. Kjo s'ecen, Kjo duhet te ndryshoje.
    Kosovari duhet te jete KRENAR kur ti thote vetes KOSOVAR, atij i duhet ky identitet i tij. Kur te ndodhi kjo ai do te fitoi respekt ndaj vetes e respektin e te tjereve. Te gjitha jane te mujtshme pastaj.
    Shpresoj te pakten Rugova ta ket kuptuar kaq, e ndoshta prandaj vepron ne ket drejtim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dialogu midis feve me rroba politike
    Nga eri3000 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 20:02
  2. Dialogu ndërmjet muslimanëve duhet të ketë përparësi
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojë kishën nga dialogu me myslymanët"
    Nga i fundit në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumë nga dialogu Prishtinë-Beograd
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •