Nje avion akoma i paindentifikuar besohet te jete rrezuar ne malet ne veri te Shqiperise.
Me avionin u shkeputen kontaktet, dhe ai u zhduk nga radaret. Gjithashtu fshataret e zones kane thene se kane kane degjuar dhe pare nje shperthim.
Nje avion akoma i paindentifikuar besohet te jete rrezuar ne malet ne veri te Shqiperise.
Me avionin u shkeputen kontaktet, dhe ai u zhduk nga radaret. Gjithashtu fshataret e zones kane thene se kane kane degjuar dhe pare nje shperthim.
Spo merret vesh ēa po bėhet , pak minuta para zv/drejtori i policisė sė shtetit ka thėnė se nuk kemi gjetur gjurmė tė ndonjė mjeti fluturues tė rrėzuar , ndėrkohė qė banorėt e zonės kanė deklaruar se kemi dėgjuar zhurma dhe britma , interesante , jam kurioz tė di ēfarė ka ndodhur me tė vėrtetė.
Ca thone avion ca helikopter
Ca lajme thoshin qe jane nga forcat e NATOs, nje tjeter thoshte NATO ka deklaruar se nuk i mungon asnje nga helikopteret apo avionet.
Cka u bo tash,a do del dicka rreth zhurmes dhe britmave apo ende kurgjee.
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
a smunet njeri me shku me pa se shka o ba lol?
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Ēfarė ndodhi dje rreth orės 11.15 nė malin e Jezercės? Nga kush fshihej helikopteri qė fluturonte nė kuotė tė ulėt brenda hapėsirės shqiptare, pėr tė mos u interceptuar nga radarėt? Pse udhėtoi urgjent drejt zonės vetė drejtori i qendrės sė emergjencave civile? Pse u ndėrprenė kėrkimet menjėherė nė orėt e drekės? Pse nuk ėshtė NATO nė gjendje ta lokalizojė vendndodhjen e helikopterit me pamje satelitore? Kush i urdhėroi banorėt e zonės qė tė ndėrrojnė menjėherė dėshmitė?
Tre versionet e rrėzimit tė helikopterit
1 Mision sekret i NATO-s?
2 Shkelje e hapėsirės sonė ajrore nga Mali i Zi?
3 Helikopter spiun rus nga baza e Banja Lukės nė Bosnje?
Ėshtė afėrsisht ora 11 e 15 minuta nė lartėsitė e Jezercės nė Shqipėrinė e Veriut. Zona ku kryqėzohen kufijtė e tre shteteve, Shqipėri, Kosovė dhe Mal i Zi, pas pak minutash do tė shndėrrohet nė teatrin e njė ngjarjeje me tė cilėn shtypi dhe opinioni publik do tė merren pėr njė kohė tė gjatė.
Me njė zhurmė e qartė dhe e pangatėrrueshme, helikopteri shpon veshėn e dhjetėra banorėve dėshmitarė okularė tė ngjarjes, qė pas pak do tė shndėrrohet nė njė mister tė madh. Pak minuta mė pas njė shpėrthim, tym dhe sipas dėshmive, edhe britma njerėzore. Ēfarė ka ndodhur realisht? Mundėsia e njė tragjedie njerėzore ėshtė sigurisht mė e rėndėsishme sesa ajo e gjithė detajeve anėsore qė kanė ēuar deri kėtu. Kush humbi jetėn nė Alpet Shqiptare mesditėn e djeshme? Njė numėr i madh informacionesh kontradiktore pėrmbytėn edicionet informative televizive dhe lajmet e agjencive vendase dhe tė huaja. Por teksa orėt e sė martės misterioze tė 4 marsit 2008 zėvendėsuan me shpejtėsi njėra-tjetrėn dhe teksa nata mbuloi gjithēka, nė vend tė qartėsimit tė gjithė asaj ēka ndodhi, qė do tė ishte rezultati logjik i distilimit tė njė dite tė tėrė hamendėsimesh, por edhe provash konkrete nė terren, ėshtė kaosi dhe njė lumė pikėpyetjesh qė vėrtiten nė mendjet e tė gjithėve ne.
A u rrėzua vėrtet njė helikopter dje rreth mesditės nė Jezercė? A mbante ai flamur shqiptar? A ishte ai nė njė mision mirėdashės? Kush e kishte dėrguar kėtė helikopter dhe pse druajnė autoritetet shqiptare tė pohojnė se nuk kanė asnjė dijeni pėr atė qė ndodh nė hapėsirėn tonė ajrore, nėse shkelet ajo apo nėse ka ndonjė sy qė vėzhgon mbi tė? Pse u pėrhapėn lajmet se helikopteri i rrėzuar i pėrkiste aleancės sė NATO-s, kur vetė NATO-ja pohoi mė pas se nuk kishte asnjė lloj informacioni pėr kėtė qė ndodhi? Teksa ekzistojnė tė regjistruara njė mori dėshmish tė banorėve, qė pohojnė se kanė dėgjuar vėrtet diēka komprometuese, qė korrespondon me rrėzimin e njė helikopteri nė zonėn e tyre, pse papritur tė gjithė heshtėn dhe kaluan nė versionin nuk pashė gjė, nuk dėgjova gjė? Kush u kujdes posaēėrisht qė mbi kėtė histori tė bjerė njė vel enigme?
Korrieri mėsoi dje nga burimet e veta ushtarake, se mjeti fluturues ka qenė sigurisht nė njė kuotė shumė tė ulėt, pėrderisa asnjė nga radarėt nuk ka qenė nė gjendje qė ta interceptojė atė. Kjo do tė thotė se ky helikopter po mundohej tė fshihej nga shikimi i atyre qė mbikėqyrin kėtė zonė. Kush janė ata qė e mbikėqyrin kėtė zonė? Ajo ėshtė komanda ajrore e NATO-s nė Aviano tė Italisė, ose Rinasi shqiptar me diferenca tė forta cilėsore qė i ndajnė nė kapacitetet e tyre vrojtuese. Mundėsitė janė qė, ose tė kemi tė bėjmė me njė mision sekret tė NATO-s nė atė zonė, pėr tė cilėn autoritetet shqiptare nuk ėshtė parė e arsyeshme qė tė njoftohen, ose vėrtet edhe baza e NATO-s ėshtė kapur e papėrgatitur nga shfaqja dhe mė pas zhdukja e kėtij helikopteri nė njė zonė kaq delikate sa kufiri Shqipėri-Kosovė-Mal i Zi.
Nė kėtė moment pistat mė tė mundshme janė dy. Ose kemi tė bėjmė me njė dhunim me ose pa dashje tė hapėsirės ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė nga njė helikopter malazez, ndoshta nė ndonjė mision antikontrabandė. Ky skenar mbėshtetet nga fakti se fluturimi nė kuotė tė ulėt i helikopterit tė lė tė kuptosh se drejtuesit e tij duhet ta njohin mirė zonėn dhe relievin e saj tė thyer.
Versioni tjetėr, qė pėr nga tensioni i situatės nė Kosovė dhe pozicionin gjeografik ku ndodhi incidenti ka shumė gjasa tė jetė i mundshėm, ėshtė ai i fluturimit tė paautorizuar, me qėllime spiunazhi tė ndonjė helikopteri rus nga baza e SFOR-it nė Banja Lukė tė Republikės Srpska nė Bosnje. Njė mision vrojtimi, pėrpilim hartash apo vėzhgim lėvizjesh, tė gjitha mund tė jenė qėllimi i njė fluturimi tė tillė, i cili pėrfundoi nė mėnyrė fatkeqe. Pėr secilėn nga versionet mund tė hapen diskutime dhe tė gjenden argumente nė favor ose kundėr. Ajo qė nuk meritojnė qytetarėt e Shqipėrisė, ėshtė qė dikush pėrpiqet tu heqė atyre tė drejtėn pėr tė ditur se ēfarė ndodh nė vendin ku jetojnė apo nėse u kanoset ndonjė rrezik.
Fluturimi nė kuota tė ulėta dhe aparatura qė kapi sinjalin
Njė aparaturė e quajtur EOT, kapi e para sinjalin e menduar se lėshoi helikopteri. Kjo aparaturė e ka pėrcjellė menjėherė sinjalin nė linjė satelitore dhe mandej i ėshtė dėrguar nga sateliti radarit qendror nė Brindisi. Burime aeroportuale i thanė Korrierit, se radari i Brindisit e pėrcolli sinjalin, i cili u kap mandej nga disa qendra. Problemi themelor qė rrit dyshimet, ėshtė se helikopteri i menduar ka fluturuar nė kuotė shumė tė ulėt, ndaj nuk ėshtė interceptuar nga radarėt as nė Tiranė, as nė Podgoricė dhe as nė Prishtinė. Zakonisht nė kuota tė tilla tė ulėta nė ato terrene jashtėzakonisht tė vėshtira nuk mund tė fluturohet nėse nuk e njeh rrugėn, ose vetėm nėse rastėsisht ke mbetur andej. Dje, nė hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė ishte ngritur nė fluturim vetėm njė helikopter dhe ai kishte mbėrritur shėndoshė e mirė nė Peshkopi, destinacioni i tij. Burimet nuk e mohuan mundėsinė qė tė jenė variante tė fluturimit tė ndonjė helikopteri rus apo ndonjė malazezi, por absolutisht nuk ka linjė tė vėrtetuar. Ndėrkohė, hapėsirėn ajrore e ka nė ngarkim pėr ta ruajtur Ministria e Mbrojtjes, zakonisht nė rastet kur flitet pėr shkelje tė integritetit (territorial). Por, nė bazė tė marrėveshjeve me NATO-n nė kuadėr tė Partneritetit pėr Paqe, hapėsira ajrore ėshtė thuajse nėn kontroll tė plotė nga aleatėt nė tė gjithė rajonin, aq mė shumė pėr shkak tė misioneve nė Bosnje e Hercegovinė dhe nė Kosovė. Por pėr ēdo lloj fluturimi duhet tė merret leje. Hapėsira ajrore ndahet nė korridore tė pėrcaktuara, normalisht civile dhe ushtarake, por sipas burimeve ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė kėtė rast, asnjė forcė ushtarake nuk ka bėrė ndonjė koment.
Misteret e zhdukjes sė helikopterit
Nė mėngjes, banorėt e fshatit Valbonė dhanė alarmin pėr pėrplasjen e njė avioni me malin e Jezercės. 5 orė kerkime ēuan veēse nė dyshime e pasiguri pėr ngjarjen
Frika e njė tragjedie ajrore, pasditen e djeshme u kthye nė misterin e zhdukjes sė njė helikopteri apo avioni. Pas gati 5 orėsh kėrkime me tre mjete fluturuese tė Forcave Ajrore, rezultati i gjetjes sė mbetjeve tė mundshme tė njė avioni tė vogėl ose njė helikopteri ishin zyrtarisht veēse njė hiē. Nė fakt, ēfarė ndodhi nė majė tė Jezercės apo diku aty rrotull, nga ora 4.25 e mėngjesit tė djeshėm e deri nė orėt e vona tė pasdites sė djeshme. Edhe vetė banorėt e zonės sė thellė tė fshatit tė Valbonės nė komunėn e Markgegaj-Rragam, nė mbrėmje duket se nuk janė mė dhe aq tė sigurt se ēfarė kanė parė a dėgjuar nė mėngjes. Nėse nė orėt e para tė ditės sė djeshme ata vunė alarmin, duke thėnė se kanė dėgjuar njė zhurmė avioni nė fluturim dhe mė pas njė zhurmė tė madhe, e ngjashme me atė tė pėrplasjes, pasdite, kushedi se pėrse, po kėta banorė pohojnė se tani nuk janė mė tė sigurt tek veshėt e tyre dhe se mund tė mos ketė qenė avion, por mbase ndonjė rrėshqitje dheu. Deklarimet e banorėve u bėnė dje me dije pėr Korrierin nga kreu i komunės sė thellė malore tė Markgegaj-Rragam, Rexhė Biberaj. Ky i fundit deklaroi dje, se disa banorė tė fshatit Valbonė kishin thėnė nė mėngjes se kishin dėgjuar njė zhurmė tė madhe, qė besonin se mund tė vinte nga ndonjė pėrplasje e ndonjė avioni a helikopteri me akullnajėn e Jezercės, por pasi u shkulėn me tė madh e me tė vogėl e filluan kėrkimet nga ajri, qė zyrtarisht nxorėn se nuk dukej asgjė gjurmė avioni dhe vetė banorėt duket se ndėrruan mendja e spo i besonin mė vetes. Tirana zyrtare zjeu dje nga mbledhjet e grupeve tė emergjencės dhe atyre tė kontrollit, por ende asnjė pėrgjigje nuk ėshtė dhėnė nėse nė orėt e para tė ditės sė djeshme ka hyrė ndonjė avion nė hapėsirėn tonė ajrore pa leje dhe nėse ka qenė me leje, avioni i kujt shteti a strukture ishte, ēfarė ka transportuar avioni, sa mund tė jetė numri i viktimave apo dhe nėse ky ishte njė alarm fals si ai qė ndodhi rreth 2-3 muaj mė parė nė Bosnje.
Zyrtarisht
Ndėrkohė, pasditen e djeshme, Qendra e Pėrbashkėt Operacionale e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Brendshme njoftoi median dhe opinionin publik pėr lajmin e pakonfirmuar tė rėnies sė njė helikopteri. Sipas kėtij njoftimi, mėsohet se nga gjurmimet qė bėjnė mjete radiolokative dhe strukturat e thithjes sė sinjaleve SOS, qė mbulojnė hapėsirat ajrore tė regjionit tė Ballkanit, ėshtė raportuar nga RĒ Romė nė orėn 4.25 tė mėngjesit pėr njė objekt fluturues nė koordinatat 49 gradė, 21 minuta dhe 04 sekonda. Ndėrsa rreth orės 11.13. tė paradites sė djeshme, autoritetet e pushtetit vendor dhe banorėt e zonės njoftojnė se kanė dėgjuar zhurma nė afėrsi tė malit tė Jezercės dhe me konfirmim, edhe tė strukturave dhe organeve tė caktuara tė Ministrisė sė Brendshme, ka marrė njoftim edhe Qendra Operacionale e Ministrisė sė Mbrojtjes.
Mbėshtetur nė kėtė tė dhėnė, janė marrė masat emergjente nga ana e Forcave Ajrore tė Regjimentit tė Helikopterėve Farkė. U dėrguan nė koordinatat e pėrshkruara tre mjete fluturuese tė Forcave Ajrore tė Shqipėrisė, nė bordin e tė cilėve, pėrveē njėsitit tė ndėrhyrjes emergjente, gjendej edhe ekipi i ndihmės sė parė. Dyshimi pėr njė aksident tė mundshėm, por qė mund tė kishte tė mbijetuar, bėri qė tė ngrihej Shtabi i Emergjencės Mjekėsore.
Nga tė gjithė informacionet e marra nga Forcat Ajrore edhe tė vendeve fqinjė, KFOR-it, nuk rezulton asnjė mjet fluturues i ngritur qė ka pėrshkruar kėtė territor ajror.
Qendra Operacionale bėn tė ditur se, nėse do tė merret kontakt fizik me objektin qė mendohet se ėshtė aksidentuar nė atė zonė, e cila shquhet pėr korrente tė forta ajrore dhe mjegull tė vazhdueshme, do tė informojė nė mėnyrė transparente mediat dhe opinionin.
Aktualisht, nga helikopterėt tanė nuk ėshtė dalluar asnjė objekt nė kėtė zonė. Operacioni i kėrkimit nga ajri u ndėrpre rreth orės 16, pėr arsye tė vėshtirėsive tė mėdha (mjegull dhe tejpamje tė pamundur), ndėrkohė qė vazhdon operacioni nė rrugė tokėsore, ku janė angazhuar tė gjitha strukturat e Ministrisė sė Brendshme dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes, me mbėshtetjen e pushtetit vendor dhe tė banorėve tė zonės.
Alarmi erdhi nga Italia
0ra 04.25 - Nga Italia vjen njė njoftim se ka humbur nga radarėt njė helikopter. Koordinatat e fundit, veriu i Shqipėrisė.
Njoftohet Shkodra
Ora 10:00 - Salla operative e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės njoftohet nga salla operative e Ministrisė sė Brendshme, se ka humbur njė avion, qė dyshohet se mund tė ishte rrėzuar nė zonėn e Dukagjinit dhe tė Lekbibajve, nė kufi mes Shkodrės dhe Tropojės. Fillojnė kėrkimet nė majėn e Cukalit dhe Qafėn e Agrit.
Zgjerohet kėrkimi
Ora 10:45 - Pėrveē Majės sė Cukalit dhe Qafės sė Agrit, po kėrkohet intensivisht dhe nė Malėsinė e Dukagjinit dhe malin e Shkėlzenit. Alarmi pėr humbjen e mjetit fluturues i dhėnė nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka ofruar gjithashtu gatishmėrinė e saj pėr gjetjen e mjetit fluturues.
Njoftohen vendet e Ballkanit
Ora 11:00 - Kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, bėn tė ditur se alarmi pėr humbjen ėshtė dhėnė qė nė 4:25 tė mėngjesit dhe se ka mbėrritur nga Italia. Olli njofton janė vėnė nė dijeni tė gjithė vendet e Ballkanit pėr ngjarjen, pėr tė bėrė tė mundur gjetjen e atdheut tė helikopterit.
Dyshimi i parė, avion i NATO-s
Ora 11:15 - Ministria e Mbrojtjes bėn tė ditur se kėrkimet pėr mjetin e humbur u zgjeruan deri nė Kosovė. Sipas burimeve jozyrtare, mjeti fluturues mund tu pėrkasė trupave tė NATO-s. Dyshohet se mjeti mund tė jetė njė helikopter patrullues i NATO-s dhe tė ketė humbur nė malet e Tropojės. Ministria e Mbrojtjes nuk konfirmon ende se helikopteri u pėrket forcave tė NATO-s.
Ra nė Jezercė?
Ora 11:35 - Policia konfirmon se mjeti fluturues ėshtė helikopter. Dyshohet se ėshtė rrezuar nė Malin e Jezercės, nė fshatin Valbonė. Mendohet se ka tė mbijetuar dhe ndihma e shpejtė nga Tropoja ėshtė nisur drejt vendit ku u rrėzua helikopteri.
Ende nuk ėshtė hedhur poshtė dyshimi se helikopteri mund ti pėrkasė NATO-s, por as nuk konfirmohet zyrtarisht.
Rinasi konfirmon rrėzimin
Ora 11:45 - Edhe autoritet e aeroportit tė Rinasit konfirmojnė marrjen e informacionit pėr rrėzimin e helikopterit. Nuk dihet numri i personave nė helikopter.
Kėrkime dhe nė Mal tė Zi
Ora 11: 55 - Njė tjetėr pistė hetimi ėshtė edhe ajo e rėnies sė helikopterit nė zonėn malazeze tė Malėsisė sė Dukagjinit.
Mjegulla pengon kėrkimet
Ora 13:00 - Mjegulla vėshtirėson punėn pėr gjetjen e helikopterit tė rrėzuar nė majėn e malit tė Jezercės. Kėrkimet bėhen vetėm nga ajri.
KFOR-i e Brukseli: Nuk ėshtė helikopteri ynė
Ora 13:20 - KFOR-i nė Kosovė bėn me dije se helikopteri nuk u pėrket atyre. Edhe Brukseli mohon qė helikopteri tė jetė i NATO-s. Edhe nga dikasteret pėrkatėse shqiptare nuk bėhet e ditur ende se kujt i pėrket helikopteri i rrėzuar nė malin e Jezercės.
Dyshime se vinte nga Bosnja
Ora 14:20 - Burime jozyrtare pohojnė se helikopteri dyshohet se vinte nga Bosnje-Hercegovina. Megjithatė, ende nuk ka version zyrtar se kujt i pėrket helikopteri i rrėzuar nė thellėsitė e maleve shqiptare.
Ndėrpriten kėrkimet nga ajri
Ora 16:00 - Ndėrpriten operacionet e kėrkimit nga ajri. Shkak bėhet mjegulla e dendur, e cila e ka bėrė pamjen tė pamundur. Operacioni i kėrkimit vazhdon nė rrugė tokėsore.
Precedentėt
17 korrik 2006
Njė nga tragjeditė mė tė rėnda ajrore tė ndodhur nė Shqipėri ėshtė dhe rrėzimi i helikopterit Bell 222, ku udhėtonin gjashtė persona, mes tė cilėve dhe i ndjeri Gramoz Pashko sė bashku me tė birin, Rubenin, vetėm 24 vjeē. Helikopteri u nis rreth orės 21.50 tė datės 16 korrik 2006, nga Qendra Spitalore Universitare Nėnė Tereza nė Tiranė, i drejtuar nga pilotėt Vangjel Ēondi dhe Demush Heba. Nė bordin e Bellit qė do tė transportonte Gramoz Pashkon pėr njė mjekim tė specializuar drejt Italisė, ndodheshin dhe Qemal Koni, inxhinier dhe mjeku Aleksandėr Baloi. Nė orėn 2.17 tė datės 17 korrik 2006, helikopteri pati kontaktin e fundit me radion nė kullėn e kontrollit ajror nė Rinas dhe pas kėtij momenti gjithēka u pėrfshi nė vorbullėn e misterit. Pas pėrpjekjeve tė shumta pėr zbardhjen e tė vėrtetės, prokuroria pa asnjė provė nė dorė vendosi mbylljen e ēėshtjes.
31 mars 2005
31 marsi i vitit 2005 do tė mbahet mend gjatė pėr 9 familjet e ushtarakėve amerikanė dhe anglezė, qė ngelėn viktima tė njė aksidenti ajror nė Shqipėri. Dy vjet mė parė, njė avion tip MC 130H Combat Talon, me 9 persona nė bord, u rrėzua nė Malin e Rovės, pranė fshatit Gribė, rreth 30 kilometra larg qytetit tė Gramshit. Avioni i nisur nga aeroporti i Rinasit lėshoi sinjalin e parė SOS rreth orės 21:10 minuta, sinjal i cili u kap nga aparaturat satelitore nė Pulia, tė cilat njė minutė mė vonė kėtė sinjal e pėrcollėn nė kullėn e kontrollit tė Rinasit. Nė kėtė moment ishte tepėr vonė pėr avionin ushtarak, i cili ndodhej nė 50 kilometra larg nė vijė ajrore nga tė dyja pistat mė ta afėrta tė uljes, Kuēova dhe Rinasi. Rrėzimi i avionit ku humbėn jetėn 9 ushtarakė tė huaj, cilėsohet si njė nga tragjeditė mė tė mėdha ajrore tė ndodhura nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore.
16 shtator 2004
Njė avion ushtarak u rrėzua nė 16 shtator tė vitit 2004, vetėm pak ēaste pasi ishte ngritur nė fluturim. Aksidenti i rėndė qė ndodhi nė orėt e para tė mėngjesit nė zonėn ushtarake tė aeroportit tė Rinasit, i mori jetėn pilotit Jani Tarifa, ndėrsa avioni i ngarkuar me municione luftarake shpėrtheu, duke marrė flakė. Vetėm pak ēaste pasi ėshtė shkėputur nga toka, avioni nuk ka mundur tė marrė lartėsinė dhe ėshtė pėrplasur disa dhjetėra metra larg fundit tė pistės. Pėrplasja ka qenė fatale. Gjithēka ndodhi nė njė kohė shumė tė shkurtėr, pa i lėnė kohė as vetė pilotit tė pėrdorte katapultėn pėr tu shkėputur nga avioni.
Gjeneral-lejtnant Luan Hoxha: Asnjė shenjė
Autoritetet ushtarake nė Tiranė thanė se nuk gjetėn tė dhėna materiale apo dėshmi qė tė vėrtetojė lajmin pėr rrėzimin e njė mjeti fluturues mbi Alpet e Shqipėrisė. Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė, gjeneral-lejtnant Luan Hoxha, deklaroi se operacionet nė terren vazhdojnė nė rrugė tokėsore, pėr shkak tė kushteve tė pavolitshme atmosferike, qė pengonin fluturimin e helikopterėve. I pyetur nga Korrieri, Hoxha tha se deri tani nuk kemi asnjė kontakt fizik ku pretendohet se ka ndodhur aksidenti. Vazhdojmė operacionet nga toka nga Policia e Shtetit sė bashku me strukturat lokale, ndėrsa pėrkohėsisht, pėr arsye se nė luginėn e Valbonės dhe nė malet pėrqark ka mjegull, kemi ndėrprerė fluturimin e helikopterėve, pėr shkak se nuk fluturohet nė mjegull me helikopterė nė kėto kushte meteorologjike. Ai tha mė tej, se nuk mund tė konfirmonte nėse ka pasur nė fakt njė aksident tė tillė dhe nėse ka humbje nė njerėz
korrieri
Shume e nderlikuar kjo ceshtje.
Sma do mendja se do dali ne pah e verteta!
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Ndoshta ka qene UFO si ne Roswell.
Kan ardhur Aliens ne Shqiperi.
Them se eshte e para por gjithashtu mendoj si santo qe e verteta do fshehet dhe mbase ne nuk e marrim vish fare.Mgjs nje thenie thote:LAJMI I KEQ HAPET SHPEJT...
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
e spom hin nkry qysh ai helikopter ne zonen e shqiperis a nuk ka shqiperia Radar per me identifiku objekte jo legjitime fluturuse ne hapisen e saj aa???
We are all Aliens
Krijoni Kontakt