Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Java e frytshme

    Duhet t’i pėrmbahemi katėr gjėrave gjatė javės sė ardhshme dhe duhet qė tė inkurajojmė dhe motivojmė njeri tjetrin pėr tė siguruar qė do t’i bėjmė tė gjitha. Ekspertėt e kėsaj fushe thonė: “Nėse dėshiron tė bėsh diēka atėherė fillo me njė kusht, pastaj vrojto dhe nė fund gjyko”. Tani dėshiroj qė tė vendosni njė kusht pėr vete ose premtoni vetes se do tė bėni si vijon:



    1. Puna: ēdo ditė duhet tė punoni nė mėnyrė produktive

    2. Ibadeti: ēdo ditė duhet tė bėni ibadet mė shumė se minimumi

    3. Ushtrimet: ēdo ditė duhet tė bėni ushtrime trupore

    4. Jeta shoqėrore: ēdo ditė duhet tė bėni diēka shoqėrore



    Pika e parė ėshtė pėr veten tuaj, e dyta pėr shpirtin tuaj, e treta pėr trupin tuaj dhe e katėrta pėr familjen tuaj. Le tė i pėrmbahemi atyre meqė ato pėrbėjnė vetė esencėn e jetės. Idetė pėr kėtė projekt i kemi nxjerr nga jetė pėrshkrimi i Pejgamberit a.s. Kemi analizuar ditėn e tij, si e ka kaluar dhe kemi nxjerrė katėr pikat e mėsipėrme tė cilave ai u pėrmbahej ēdo ditė. Dėshirojmė tė imitojmė Pejgamberin a.s. nė atė se si e kalonte ditėn e tij. Ne nuk e kemi parė atė kurrė, e as qė dimė si ka ecur, si ka buzėqeshur, por dimė se si pėrbėhej njė ditė e tij dhe duhet ta imitojmė nė kėtė. Kur ta takojmė nė Ditėn e Gjykimit, dėshirojmė t’i themi: ”O i Dėrguari i Allahut, tė kemi imituar ty” (qoftė edhe pėr njė javė)



    Allahu xh.sh. thotė nė Kur’anin famėlartė: Thuaj: "Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t'ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė” 3:31



    Prandaj, nėpėrmes tė kėtij projekti ne do t’a imitojmė Pejgamberin a.s. do tė shpėrblehemi bollshėm nga Allahu xh.sh. do tė bėhemi njerėz mė tė mirė dhe do tė ēlirohemi nga pranga e humbjes sė kohės.



    I. Puna:



    Pėr pikėn e parė duhet tė mundohemi qė tė punojmė apo mėsojmė sė paku 6 orė nė ditė. Mesatarja e kohės neto tė shpenzuar pėr punė nė perėndim ėshtė 6-7 orė nė ditė, ndėrsa nė Botėn Arabe ėshtė vetėm 27 minuta. Koha neto d.m.th. pa ndėrprerje, pa telefonata dhe pa lojėra – asgjė pos punės sė pėrqendruar. Ky projekt ėshtė i pėrshtatshėm pėr secilin prej punėtorėve nė punė e deri te amviset qė kryejnė punėt e shtėpisė dhe edukojnė fėmijėt e tyre. Pejgamberi a.s. bashkonte ditėn me natėn, prandaj ishte nė gjendje tė zgjerojė kėtė fe nė botė pėr 23 vjet. Ai e bėri kėtė qė ne tė bėhemi myslimanė, prandaj duhet tė punojmė pėr t’i ndjekur hapat e tij. Omeri r.a. thoshte: “Kur tė flejė? Nėse fle natėn, i hi hak tė drejtės sė Allahut ndėrsa nėse fle ditėn do ti hyj nė hak tė drejtave tė njerėzve”



    II. Ibadeti:



    Pejgamberi a.s. kryente 4 veprime tė adhurimit ēdo ditė: namazin e natės, dhikrin, leximin e Kur’anit dhe duanė. Ju mund tė i falni sė paku dy reqate namaz tė natės dhe me kėtė rast tė lexoni sė paku njė faqe tė Kur’anit. Pas namazit bėni dhikr dhe bėni dua, bile pėr disa minuta. Nėse bėni kėtė atėherė ju keni kryer 4 llojet e ibadetit tė cilat Pejgamberi a.s. kurrė nuk i ka lėnė gjatė tėrė jetės sė tij.



    E kam njė recetė qė mund tė ju ndihmojė pėr tė praktikuar kėtė ibadet.



    Zgjohuni 15 minuta para agimit dhe falni dy reqate dhe lexoni Kur’an gjatė kėtij namazi. Kjo periudhė e kohės ėshtė koha mė e preferuar pėr tė falur namaz pėr Allahun xh.sh. Pastaj bėni dua sepse kjo ėshtė koha kur duatė mė sė shumti pranohen dhe pastaj falni namazin e sabahut. Dhe pas saj thoni lutjet e mėngjesit pėr pesė minuta. Nė kėtė mėnyrė ju keni kryer tė 4 llojet e ibadetit vetėm pėr 25 minuta. Tani paramendoni nėse mund tė zgjoni edhe tė tjerėt tė bėjnė kėtė. Paramendoni se sa i lumtur do tė jetė Pejgamberi a.s. po qese tė gjithė myslimanėt do tė zgjoheshin pėr t’i bėrė kėto ibadete.



    III. Ushtrimet :



    Nėse i shikoni myslimanėt e sotshėm, do tė shihni se shumė njerėz lėngojnė nga pėrdorimi i duhanit dhe ata rrėzohen edhe nga sfidat mė tė vogla. Pėr tė ngritur shėndetin trupor, ėshtė me rėndėsi qė secili nga ne tė bėjė ushtrime fizike sė paku 30 minuta nė ditė, qoftė nė shtėpi apo jashtė ku edhe femrat mund tė merren me sport por nė fusha tė mbyllura. Pejgamberi a.s. ishte sportist. Kur garonte me gruan e tij Aishen, ai gjithmonė fitonte edhe pse ishte 60 vjeēar e ajo i kishte vetėm 18 vjet.



    IV. Jeta shoqėrore:



    Planifikoni njė interval prej 30 minutash nė ditė kur do tė uleni me prindėrit e juaj dhe kushėrinjtė ose pėr tė kaluar me gruan dhe fėmijėt e juaj. Paramendoni se si do tė pėrmirėsoheshin marrėdhėniet familjare po qese do tė shpenzoni mė shumė kohė bashkėrisht. Kėrkojmė nga ju gjysmė ore tė kohės cilėsore.



    Paramendoni nėse tė gjithė angazhohemi shumė pėr tė kryer kėto detyra. Allahu xh.sh. do tė shikonte popullin e Muhammedit dhe do tė shihte se ata janė duke kryer katėr gjėra tė cilat Pejgamberi a.s. i bėnte gjatė tėrė kohės. Mendoni se si do tė pėrmirėsohej marrėdhėnia e juaj me Allahun xh.sh. gruan e juaj dhe punėdhėnėsin dhe si shkathtėsitė e juaja dhe gjendja fizike pėrmirėsohet vetėm brenda njė jave.



    Koha e nevojshme pėr tė arritur kėto ėshtė: 6 orė mėsim + 25 minuta ibadet + 30 minuta ushtrime trupore + 30 minuta aktivitete shoqėrore = totali ėshtė 8 orė dhe ju mbetet pjesa tjetėr e kohės tė bėni ēka tė doni. Provoni kėtė projekt dhe do tė jeni mė tė kėnaqur me veten tuaj.



    Por kėtė herė nuk do tė kėrkojmė nga ju tė na dėrgoni rezultatet nė web faqe. Synimi ynė ėshtė tė zgjojmė secilin dhe njerėzit pėrreth tyre dhe, inshallah, nė Ditėn e Gjykimit do tė marrim vesh pėr numrat. Ēdo njeri duhet tė jetė i sigurt nė suksesin e tij personal. Nė kėtė mėnyrė ju do tė arrini sukses dhe njerėzit rreth jush do tė arrijnė sukses dhe rezultatet do tė shihen nė Ditėn e Gjykimit. Nė atė ditė do tė thuhet: “Filani dhe fallani kanė ndjekur hapat e Pejgamberit a.s. edhe pse nuk njihnin atė”. Paramendoni se sa i gėzuar do tė jetė Pejgamberi a.s.



    T’i shikojmė tani disa tė dhėna statistikore.



    Arabėt shpenzojnė 60% tė ditės sė tyre duke shikuar televizorin, 28% tė kohės janė tė angazhuar nė punė tė parėndėsishme e pastaj bien nė gjumė nė ora dy apo tre tė mėngjesit.
    Perėndimorėt zgjohen nė ora 6 tė mėngjesit, flenė nė ora 10 tė natės dhe nuk argėtohen pos gjatė fundjavės.
    Perėndimorėt lexojnė gjatė tėrė kohės; nė autobus; nė dhomėn e pritjes sė mjekut…
    Arabėt harxhojnė kohėn e tyre duke lozur lojėra nė internet apo duke bėrė chat. Tė rinjtė shpenzojnė kohėn e tyre duke vozitur automjetet e tyre ose nė kafenetė ndėrsa vajzat e reja shpenzojnė nga dy tre orė ne telefon.


    Mund tė pėrfundojmė se ne arabėt jemi duke funksionuar me 25% tė energjisė sonė duke pamundėsuar kėshtu qė tė arrijmė perėndimin ose tė bėjmė ndonjė ndryshim tė situatės pa marrė parasysh se sa i lutemi Allahut xh.sh. Mos harroni se ēdo ibadet ėshtė i lidhur me kohėn: namazi, zekati, haxhi.



    “...faleni namazin nė mėnyrė tė rregullt, pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.” 4:103
    “…O i Dėrguari i Allahut, cila ėshtė vepra mė e mirė?”... “Namazi nė kohėn e vetė” u pėrgjigj ai.
    Agjėrimi…numėr i caktuar i ditėve…“agjėroni kur tė shihni hėnėn e re dhe ndėrpritni agjėrimin kur tė shihni hėnėn e re.”
    “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar” 2:197
    Zekati; duhet tė kalojė njė vit pėr ta dhėnė atė.


    Allahu xh.sh. na pėrkujton gjithmonė me ajetet apo mrekullitė e kohės;



    “Ne i bėmė natėn dhe ditėn dy fakte (qė dokumentojnė pėr fuqinė Tonė), e shenjėn e natės e shlyem (e errėsuam), e shenjėn e ditės e bėmė tė ndritshme qė tė mund tė angazhoheni pėr shfrytėzimin e begative tė dhuruara nga Zoti juaj, dhe qė ta mėsoni njehsimin e vjetėve dhe llogaritjen (e kohės). Ne kemi sqaruar ēdo send nė mėnyrė tė hollėsishme.” 17:12



    Allahu xh.sh. betohet nė kohėn nė shumė ajete tė Kur’anit. Allahu xh.sh. betohet nė diēka kur ajo ėshtė tepėr e rėndėsishme.



    “Pasha paraditen! Pasha natėn kur shtrinė errėsirėn. 93:1-2
    “Pasha agimin. Pasha dhjetė netėt” 89: 1-2
    “Betohem nė kuqėrrimin e horizontit pas perėndimit,” 84: 16

    “Pasha kohėn. Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.” 103:1-2



    O ju myslimanė, keni kujdes se koha ėshtė e vlefshme. Edhe pėrkundėr kėtyre ajeteve, ende dėgjojmė tė rinjtė qė thonė: “Jam duke e mbytur kohėn”. A nuk e kuptojnė se koha ėshtė vetė jeta dhe se janė vetėm duke mbytur vetveten? A ėshtė ky ummeti i Muhammedit a.s.? Njė pjesė e madhe e kohės ėshtė duke humbur kot por nė fund ne jemi duke humbur jetėn tonė. Si mund tė jemi tė kėnaqur me kėtė situatė?



    Shembujt vijues tregojnė se sa ėshtė e vlefshme koha:



    Franca ka emėruar njė ministėr pėr kohėn e humbur pėr tė shfrytėzuar kėtė kohė pėr gjėrat qė janė tė dobishme pėr shoqėrinė franceze.
    Pejgamberi a.s ka thėnė: “Nxitoni pėr tė kryer 7 gjėra...” Mos vallė prisni vdekjen e befasishme, sėmundjen fatale apo varfėrinė para se tė kuptoni se ēka keni humbur?
    Nė Kur’an thuhet: “Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj” 3:133. “Garoni njeri me tjetrin” 57:21


    A kuptoni se sa ėshtė e vlefshme koha? Dijetarėt e islamit ēmonin lartė kohėn e tyre shumė kohė para perėndimit. Nė kėtė mėnyrė, ata arritėn ringjalljen e tyre.



    Hasan El-Basriu ka thėnė: “Ēdo ditė agon dielli dhe thotė: “O ju njerėz! Unė jam dita e re dhe jam dėshmitar i veprave tė juaja. Mė shfrytėzoni sepse nuk do tė kthehem deri nė Ditėn e Gjykimit.”
    “O i biri i Ademit, ti nuk je asgjė tjetėr pos njė grumbull i frymėmarrjeve. Kur frymėmarrja del, me tė ka dalė njė pjesė e jotja. Ashtu si ka shkuar kjo pjesė, sė shpejti tė gjithė ju do tė shkoni”
    Ibn Kajimi ka thėnė: “Ēdo frymė qė del pėr ndonjė qėllim tjetėr e jo pėr hir tė Allahut xh.sh. do tė shndėrrohet nė pikėllim dhe pendim nė Ditėn e Gjykimit.” Ai po ashtu ka thėnė: “Shenja qė Allahu ju urren ėshtė se e gjeni veten tuaj duke u marrė me ēėshtje tė parėndėsishme; kėshtu qė ju e humbni mundėsinė e tė shkuarit nė xhenet. Ndėrsa shenja qė Allahu ju donė ėshtė se ju kryeni mė tepėr detyra se sa keni kohė”. Njė thėnie thotė: “Shejtani gjen punė pėr duart e papuna”. Nėse doni tė kuptoni se a ėshtė Allahu xh.sh. i kėnaqur me ju, atėherė mendoni: a rrini kot apo jeni tė angazhuar?
    El-Muhasibi thotė: “Do tė kisha pasur dėshirė qė koha tė blihej me para pėr tė blerė kohėn ne atyre qė e shpenzojnė kot dhe qė janė jo mirėnjohės, pėr ta shfrytėzuar pastaj duke i shėrbyer Allahut xh.sh.”
    Ibn Mesud ka thėnė: “Pėr asgjė nuk ndiej keqardhje pos pėr ditėn qė mė ka kaluar nė tė cilėn nuk kam shtuar veprat e mia”
    Ibn Akil ka shkruar “Librin e Arteve” qė pėrmban 800 vėllime. Ai thoshte: “Unė nuk haj si ju, unė pėrziej bukėn e thatė me ujė derisa tė zbutet. Me kėtė unė fitoj nė kohė meqė e gėlltis ushqimin nė vend se ta pėrtypi atė”


    Ju duhet tė dini se ku po shkon koha e juaj, duhet tė dini se kur mund tė dilni jashtė dhe kur mund tė keni kohė tė lirė. Nėse keni kohė tė lirė mos e shpenzoni kot – njė lojė e futbollit mjafton, nuk keni nevojė tė shikoni 6 lojėra futbolli.



    · Ebu Jusuf, qė ishte nxėnės i Ebu Hanifes, njėherė tha: “Ebu Hanife ishte duke vdekur kur kėrkoi njė laps dhe njė copė letėr pėr tė zgjedhur njė problem tė jurisprudencės duke thėnė “Nėse mė ka mbetur vetėm edhe njė moment pėr tė jetuar, do ta shpenzoj nė atė qė e kėnaq Allahun xh.sh.”

    Njė njeri kėrkoi nga Ibn Xhevziu tė ulet me tė tė bisedojė. Imami iu pėrgjigj: “Vetėm nėse e ndalon diellin sė rrotulluari”. Nė kėtė mėnyrė, kėto gjenerata i ofruan njerėzimit shumė pėrparime. Allahu xh.sh. ka bekuar jetėn e tyre; ata ishin nė gjendje tė bėjnė atė pėr tė cilėn neve do ta na duheshin vite tė tėra.
    Kur ishte 16 vjeēar Usame Ibn Zejd ishte udhėheqės i ushtrisė. Ebu Bekri dhe Omeri r.a. ishin nėn komandėn e tij. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Pasha Allahun, Usame ėshtė plotėsisht i pėrshtatshėm pėr kėtė punė”. Usame ka luftuar kundėr romakeve dhe ka fituar. Ashabėt thanė: “Asnjė ushtri nuk ėshtė shpėrblyer si ushtria e Usames dhe myslimanėt nuk kanė pasur humbje”. Njė njeri i suksesshėm punon edhe gjatė pushimeve tė tija, nėse nuk gjen ndonjė punė tė rregullt, ai punon vullnetarisht.
    Saad ibn Muadhi pranoi islamin kur ishte 30 vjeēar dhe vdiq 37 vjeēar. Edhe pse jetoi vetėm 7 vjet si mysliman, froni i Allahut xh.sh. u tund pėr shkak tė vdekjes sė tij dhe 70.000 melaqe zbritėn pėr funeralin e tij.
    Mustafa Kemali luftoi okupimin e anglezėve dhe solli nė gjunjė perandorinė angleze. Ai vdiq nė moshėn 33 vjeēare
    Omer el-Muhtar udhėhoqi luftėn kundėr okupimit italian prej moshės 60 vjeēare deri nė moshėn 70 vjeēare.
    Muhammed bin El-Kasim pushtoi Indinė kur ishte 17 vjeēar. Ai luftoi nė 12 beteja pėr njė vit dhe i fitoi tė gjitha.
    Zejd bin Thabit pranoi islamin qysh nė moshėn dhjetė vjeēare. Pejgamberi a.s. ia mėsoi tėrė Kur’anin pėrmendėsh qysh nė moshėn e tij 12 vjeēare. Ai mėsoi gjuhėn hebraike nė moshėn 14 vjeēare dhe u bė pėrkthyes personal i Pejgamberit a.s. nė moshėn 16 vjeēare, ndėrsa nė moshėn 17 vjeēare u bė njė nga ashabėt e zgjedhur pėr tė shkruar shpalljen. Nė moshėn 19 vjeēare ai ishte kryesues i komisionit pėr caktimin e trashėgimisė. Nė moshėn 21 vjeēare ai u caktua pėr detyrėn mė tė madhe nė histori – pėr grumbullimin e Kur’anit dhe pėrmbledhjen e tij nė njė dorėshkrim.


    Ne humbim njė pjesė tė madhe tė kohės tonė: 8 orė flemė dhe 8 orė tjera i shfrytėzojmė pėr haje dhe nevoja tjera personale. Kjo do tė thotė se 2/3 e kohės tonė ėshtė harxhuar ndėrsa pjesa e mbetur ėshtė koha kur mund tė arrihet produktiviteti. Paramendoni qė ēdo frymėmarrje e juaj ėshtė ruajtur nė njė dollap e cila do tė hapet nė Ditėn e Gjykimit. A ėshtė ai dollap i zbrazėt? Apo nė to janė shėrbime tė shumta, ndihma, shpikje dhe ibadeti? Parafytyroni dikė duke gjuajtur 100.000 dollarė nė det. Me siguri se do tė konsiderohej i marrė dhe do tė vendosej nėn mbrojtjen e rreptė. Ju e bėni tė njėjtėn gjė nėse harxhoni kot kohėn e juaj sepse pasuria juaj mė e madhe janė frymėmarrjet e juaja nė kėtė jetė tė kufizuar.



    Detyrė shtėpie:



    Do tė pėrmbledhim atė nė pikat vijuese:



    Ju nuk mund tė shfrytėzoni kohėn e juaj nė mėnyrė tė urtė pos nėse keni njė qėllim nė jetė. Nėse keni qėllim atėherė do tė jeni syēelė pėr kohėn e juaj dhe do ta ndani atė pėr tė arritur qėllimin e juaj nė mėnyrė efikase.
    Krijoni njė plan si vijon:


    Koha_____________________Puna_____________________ Koha e nevojshme



    4:00 - 4:15

    4:15 - 4:30

    4:30 - 5:00



    Nėse i pėrmbaheni kėtij plani, do tė shihni se 60% e kohės sė juaj ėshtė humbje. A jeni tė gatshėm pėr ndryshime apo tė gjitha mbeten fjalė pa zotime? A jeni tė gatshėm qė tė rirenditni kohėn e juaj? Nėse me tė vėrtetė jeni gati, atėherė tė merremi vesh pėr detajet qė do tė ju ndihmojnė tė organizoni kohėn e juaj.



    Ēdo ditė shkruani atė qė planifikoni tė bėni nesėr.
    Shkruani kėtė nė kalendarin ditor.
    Pėrqendrohuni nė punėn e juaj dhe mos u ndalni pėr arsye tė parėndėsishme. Koha nė Lindjen e Mesme humbet kot pėr shkak tė ndėrprerjeve tė shumta. Angazhohuni fortė dhe do tė vėreni shtim tė madh tė produktivitetit.
    Zvogėloni numrin e orėve tė gjumit; vetėm njė orė nė ditė d.m.th. ju shtoni 365 orė nė vjet. Mund ta shfrytėzoni kėtė kohė pėr tė pėrgatitur disertacionin e juaj apo pėr tė mėsuar pėrmendėsh Kur’anin. Paramendoni kėtė!
    Largohuni nga njerėzit e papunė dhe tė pakujdesshėm
    Bėni gjėrat paralelisht. P.sh. derisa pritni nė dhomėn e mjekut apo derisa udhėtoni me autobus, lexoni njė libėr. Nė vend se tė harxhoni kohėn duke pritur shfrytėzoni atė kohė dhe bėni diēka produktive. Njė shembull i madh ėshtė Ibn Kajimi i cili shkroi librin e tij “Zad El-Maad” gjatė udhėtimit tė tij pėr nė haxh.
    Keni kujdes nga koha e lirė qė keni gjatė verės, pėrdoreni nė mėnyrė tė urtė, p.sh. duke punuar vullnetarisht.
    Ēdo natė pyetni veten ēka keni bėrė atė ditė dhe sė shpejti do tė jeni tė ngazėllyer me rezultatet e juaja. Vlerėsoni se sa keni qenė nė gjendje tė kompletoni projektin e javės sė frytshme. Mund tė filloni po e zėmė me 30% por produktiviteti dhe efikasiteti i juaj do tė rritet ēdo ditė.
    Nė fund, kur mos dilni nga shtėpia pa kalendarin ditor.


    Besoj se nėse jemi nė gjendje tė shfrytėzojmė kohėn gjatė kėsaj jave tė efikasitetit, vlerėsimi ynė mbi kohėn, do tė ndryshojė. Ju lutem, punoni me ne nė kėtė projekt. Vendosni njė synim tė qartė ku dėshironi tė lartėsoni kohėn pėr hir tė Allahut xh.sh. dhe nga dashuria ndaj Pejgamberit a.s. Shpresoj se isha nė gjendje ta sqaroj mesazhin. Kėrkoj ndihmė nga Allahu xh.sh. dhe shpresoj se do tė takohemi javėn e ardhshme.



    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.

    pėrkthyer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipėtar


    Nga libri "Krijuesit e jetės"



    AmrKhaled.net ©
    Ky artikull mund tė publikohet dhe shumėfishohet lirisht pėr nevoja personale, pėrderisa pėrmendet burimi i origjinalit. Pėr tė gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet tė pajiseni me aprovimin me shkrim tė administratės sė web faqes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LOGIC : 18-11-2007 mė 06:38

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Pėrdorimi i mendjeve tona

    Pėrdorimi i mendjeve tona


    Pėrmbledhje e episodit tė kaluar


    Kemi arritur nė episodin e fundit tė fazės sė parė tė kėtij programi. Qėllimi i kėsaj faze ishte ēlirimi nga prangat. Deri tani jemi ēliruar nga dhjetė pranga. Para se tė vazhdojmė, dėshiroj tė ju pėrkujtoj pėr projektin e javės sė kaluar “Java e frytshme” e cila do tė vazhdojė edhe kėtė javė. Synimi ynė pėr “Javėn e frytshme” ishte tė kryejmė 4 gjėra ēdo ditė: njė pėr mirėqenien e shpirtit, njė pėr mendjen, njė pėr trupin dhe njė pėr familjen.



    Jemi pajtuar se kėto katėr gjėra janė: puna (apo mėsimi), ibadeti, ushtrimet dhe aktivitetet shoqėrore. Shkurtimisht do tė pėrmbledh atė qė u tha nė episodin e javės sė kaluar.



    Puna


    Duhet tė synoni tė keni ēdo ditė 6 orė punė apo mėsim pandėrprerė. Kemi thėnė se projekti ėshtė i inspiruar nga Pejgamberi a.s. dhe mėnyra si ai e ka kaluar ditėn.



    Tė gjitha projektet tona paraprake ishin tė bazuara nė veprime nga tė cilat pėrfiton shoqėria nė pėrgjithėsi. Dėshiroj ta pėrdori kėtė projekt pėr tė ju treguar se mund tė reformoni veten pėrbrenda pasi keni arritur tė reformoni atė ēka ju rrethon.



    Ibadeti:


    Dėshirojmė tė adhurojmė Allahun xh.sh. ashtu si e ka bėrė kėtė Pejgamberi a.s. Sė paku mund tė provojmė tė kryejmė 4 llojet kryesore tė ibadetit pėr shkak tė shpėrblimit tė madh tė tyre. Kėto janė mėnyrat e afrimit te Allahu xh.sh. Ato janė:



    - Namazi i natės – qoftė edhe dy reqate pas namazit tė jacisė

    - Duaja – qoftė edhe pėr njė minutė pas namazit

    - Dhikri – bile 5 minuta gjatė rrugės tuaj nė punė

    - Recitimi i Kur’anit – qoftė edhe njė faqe gjatė namazit tė natės


    Jam i sigurt qė ata tė cilėt kanė zbatuar nė praktikė “Javėn e frytshme” tashmė ndihen mė tė afėrt me Allahun xh.sh. Kemi sugjeruar njė metodė tė lehtė pėr praktikimin e kėtij ibadeti. Ngrihuni gjysmė ore para namazit tė sabahut dhe falni namazin e natės pėr dhjetė minuta duke recituar Kur’an gjatė namazit. Pastaj pesė minuta para sabahut bėni dua nė kohėn mė tė mirė kur Allahu xh.sh. i pranon lutjet. Pastaj faleni sabahun dhe bėni dhikr e pastaj flini. Nė kėtė mėnyrė ju keni kryer tė gjitha ibadetet qė kemi kėrkuar pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore krahas namazeve tė rregullta ditore.



    Ushtrimet:


    Ushtroni ēdo ditė sė paku gjysmė ore. Kemi zgjedhur fuqinė dhe gjendjen fizike tė Pejgamberit a.s. dhe zhdėrvjelltėsinė e ashabėve si shembull pėr tė ndjekur.


    Aktivitetet shoqėrore:


    Ju duhet tė shoqėroheni me kushėrinjtė e juaj, tė rrini me prindėrit e juaj ose gruan dhe fėmijėt sė paku gjysmė ore nė ditė apo kaloni pak kohė me fqinjėt e juaj. Kontaktoni me familjet e juaja, bile nėpėrmes telefonit, sė paku gjysmė ore nė ditė.



    Deshi Allahu xh.sh. dhe disa nga ju keni pėrfunduar “Javėn e frytshme” dhe melaqet do tė regjistrojnė se ju keni ndjekur hapat e Pejgamberit a.s. Projekti i “Javės sė frytshme ende vazhdon dhe sot si shtojcė do tė largojmė pengesėn e “pasivitetit tė mendjes“.



    Problemi ynė si myslimanė ėshtė se ne nuk mendojmė. Ne parafytyrojmė procesin e tė menduarit si njė proces tė lodhshėm. Secili nga ne tenton tė gjejė dikė tjetėr qė do tė mendojė pėr tė. Shumica e tė rinjve besojnė se tė menduarit ėshtė pėr tė rriturit dhe se ata janė shumė tė rinj pėr tė menduar. Si rezultat ne nuk prodhojmė asgjė. Cili ėshtė prodhimi pėrfundimtar tė cilin ne si myslimanė e prezantojmė njerėzimit?

    A mund dikush tė mė tregojė se ēka i kemi kontribuar njerėzimit nė 100 vjetėt e fundit? Pėrse nuk kemi ēmime tė Nobelit nė mjekėsi apo teknologji? Ky nuk ėshtė komplot kundėr neve, siē mund tė thotė dikush, e vėrteta ėshtė se asnjėri nga ne nuk kemi prodhuar ndonjė prodhim tė vlefshėm qė meriton ēmimin e tillė. Prej nga rrjedhin teoritė ndėrkombėtare tė ekonomisė dhe politikės? Tė gjitha ato vijnė nga perėndimi.


    Ku janė zbulimet tona artistike? Bile edhe video spotet tona – kopjohen ashtu si janė nga perėndimi. Ku janė zbulimet tona vetanake tė cilat na pėrshtaten? Edhe sportet dhe taktikat e lojėrave vijnė nga jashtė. Kėshtu jetojmė ne; ne jetojmė duke shfrytėzuar rezultatet e mendimit tė tė tjerėve. Ata zbulojnė automjetin, ne e ngasim dhe kjo vlen pėr kamerėn, telefonat celular, ēdo gjė. Ne nuk jemi asgjė tjetėr pos konsumatorėve sepse ne nuk mendojmė. E di se kėto fjali janė tė rėnda por fatkeqėsisht ato janė tė vėrteta.



    Meqė ra fjala, pengesa e sotshme ėshtė vėshtirė tė thyhet dhe dallon nga projektet e mėhershme ku u bashkėngjitėn njė numėr i madh njerėzish. Prandaj dėshiroj tė them se qėllimi i episodit tė sotėm ėshtė identifikimi i problemit dhe ta ndiejmė atė. Ne do tė pėrpiqemi maksimalisht qė tė arrijmė sukses por ndoshta mund tė dėshtojmė.


    Janė dy lloje tė resurseve: natyrore (uji, nafta) dhe njerėzore (mė tė rėndėsishme janė koha dhe mendja). Ėshtė njė debat konstante nė shtetet tona lidhur me rritjen e pėrhershme tė myslimanėve: a janė ata barrė apo ata sjellin dobi? Mė vjen keq por ata duken se janė barrė, meqė grumbulli i njerėzve qė nuk i kontribuojnė shoqėrisė mund tė jetė vetėm barrė.



    Nė vazhdim janė disa shembuj nga jeta e Pejgamberit a.s.



    Pejgamberi a.s. ka thėnė pėr myslimanėt: ”Myslimani ėshtė sikur shiu. Kudo qė shkon, prej tij ka bereqet”
    Amr Ibn As kėrkoi nga Ebu Bekri 1000 njerėz pėr betejė. Ai dėrgoi vetėm njė njeri - El Kaqan. Me mendjen dhe shpirtin e tij ai ishte i barabartė me 1000 njerėz. Prandaj si mund tė pranoni ju qė tė jeni mysliman i cili ėshtė vetėm barrė pėr dikė tjetėr?
    Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Unė do tė jem krenar me numrin e juaj nė mesin e popujve tjerė nė Ditėn e Gjykimit.” A ėshtė kjo me kuantitet apo me kualitet? Ku mbeti kontributi ynė mental?


    Ajo qė kėrkoj nga ju sot ėshtė qė tė mendoni. Qelizat tona nervore mund tė ndryshken meqė nuk i pėrdorim ato.


    Japonia ėshtė njė shtet me resurse tė pakta natyrore por njė nga resurset mė tė rėndėsishme tė Japonisė ėshtė mendja e japonezėve. Nė luftėn e dytė botėrore i tėrė vendi ishte i shkatėrruar; shtėpitė, fabrikat, si dhe infrastruktura, por mendja japoneze nuk u shkatėrrua. Ėshtė njė thėnie qesharake e cila fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė. Ēka mendoni se do tė ndodhte po qese japonezėt do tė zhvendoseshin nė njė nga shtetet tona? Pas njė viti do tė shihnim ndėrtime, prodhimtari, dhe fabrika ndėrsa nė Japoni nuk do tė mbetej asgjė pos pulave nė rrugė dhe ujėrave tė zeza qė notojnė nė rrugė.



    Poenta kėtu nuk qėndron te paratė apo resurset por te personi qė vendos tė ndėrtojė apo tė shkatėrrojė.


    Dua tė ju parashtroj njė pyetje. Pėrse jemi bėrė tė tillė? Pėrse nuk kemi ide tė reja? Nė bazė tė hulumtimet qė bėra, janė 4 arsye:

    Arsimi: Arsimi ėshtė i bazuar vetėm nė pranimin e informatave:



    Arsimimi nė shtetet tona bazohet nė mėsim dhe mbushjen e kokave me informata. Truri ėshtė shndėrruar nė njė vend pėr deponim ku nuk ka vend pėr zbulime. Nė perėndim nuk mėsohet kėshtu. Ata propozojnė njė temė pėr diskutim dhe sugjerojnė ku dhe si mund tė hulumtoni atė temė. Duke u bazuar nė hulumtimin e juaj pastaj ju ndėrtoni opinione dhe ide tė juaja. Mund tė ketė disa aspekte tė sė njėjtės temė. Truri fillon tė mėsohet me alternativa. Rezultati i sistemit tonė ėshtė se nxėnėsi sheh temėn nga njė aspekt shumė i ngushtė. Nėse gjen ndonjė aspekt tjetėr, ai ėshtė i paaftė tė kuptojė apo tė gjejė alternativa dhe mendja ndalet.



    Rezultat tjetėr ėshtė se nxėnėsi nė sistemin tonė mėson shumė mė shumė se ata nė perėndim por rezultatet i ka mė tė pakta. Ekziston njė studim qė sugjeron se fėmijėt egjiptian janė fėmijėt mė tė menēur nė botė – derisa tė arrijnė moshėn 5 vjeēare kur fillojnė tė shkojnė nė shkollėn egjiptiane.



    Shtėpia: vendimet a paarsyeshme



    Nė shumė shtėpi fėmijėt janė tė detyruar tė dėgjojnė pa kuptuar arsyet. Ai sheh se si prindėrit e tij marrin tė gjitha vendimet. Ėshtė bėrė njė studim me njė numėr familjesh nė vendet tona ku u pėrfundua se gjatė fėmijėrisė prindėrit shfrytėzojnė fjalėn “Jo” mesatarisht 148.000 herė pa ndonjė arsye tė dukshme ndėrsa fjalėn “Po” e shfrytėzojnė pėrafėrsisht 40.000 herė. Si rrjedhojė, aftėsitė mentale tė fėmijės fillojnė tė zvogėlohen. Pėr tė evituar kėtė, vendimet duhet tė arsyetohen. Duhet tė bisedoni me fėmijėt tuaj sikur me tė rriturit dhe duhet t’i konsultoni ata pėr tė inkurajuar pjekurinė e tyre.



    Edhe lloji i lodrave me tė cilėt lozin ėshtė i rėndėsishėm. Zgjidhni lodra qė zhvillojnė mendjen e fėmijės sė juaj. A e dini se Evropa ka anuluar tė gjitha tatimet pėr lodra meqė ato ushqejnė mendjen?



    Mediat: Programi jo i seleksionuar



    Mediat kanė si aspekt pozitiv ashtu edhe negativ. Por fatkeqėsisht ne nuk zgjedhim. Ne shikojmė programe tė kėqija edhe pse ka programe qė rrisin dijeninė tonė dhe pėrmirėsojnė mendjen tonė. Askush nuk dėshiron tė i shikojė ato.



    Keqkuptimi i religjionit: vetėm disa nga ne kuptojnė se perisatja ėshtė akt i adhurimit



    Mendimi ėshtė obligim islamik; ne jemi duke bėrė mėkat nėse nuk mendojmė. P.sh. a e dini se pse duhet tė lexoni fatihanė nė namaz 17 herė nė ditė (sė paku)? Ne nuk lodhemi tė mendojmė bile as pėr aktet e adhurimit?



    Pėr shkak tė 4 arsyeve tė cekura mė sipėr, janė shfaqur gjenerata tė rinjsh qė nuk dinė si tė mendojnė. Truri ėshtė sikur muskujt tjera tė trupit. Shfrytėzoni atė se mund ta humbni. Ky ėshtė fakt shkencor.


    Mendimi dhe qelizat nervore:


    Shkencėtarėt kanė zbuluar se secila qelizė nervore (nė tru janė afro 140 miliardė) zhvillon lidhje pėrreth vetes qė ndihmon rritjen e mendimit. Ata shtohen nė numėr kur ju mendoni ndėrsa vdesin nėse nuk shfrytėzohen. Mendimi pėr tė cilin flas nuk ėshtė mendimi i pėrditshėm por mendimi i matur qė ndihmon zgjidhjen e problemeve tė popullit tonė.



    P.sh. merrni njė djalosh tė ri tė papunė i cili dėrgon CV-nė e tij nė shumė kompani por i cili as qė mendon pėr ndonjė zgjidhje tjetėr pėr problemin e tij tė papunėsisė siē ėshtė mė shumė trajnim ose mė shumė eksperiencė qė do tė i sjelli atij punėn. Njė shembull tjetėr ėshtė kur dikush aplikon pėr njė punė ku kėrkohen 12 vjet eksperiencė. Pas intervistės i thonė atij se nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr punė meqė ka vetėm njė vjet eksperiencė nė punė tė dobishme ndėrsa 11 vjetėt tjera janė vetėm pėrsėritje e asaj qė ka mėsuar nė vitin e parė.


    Ajo qė ėshtė e ēuditshme ėshtė se feja jonė flet mė sė shumti pėr mendjen



    Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Allahu xh.sh. nuk ka krijuar qenie mė tė ndershme se mendja”
    Pejgamberi a.s. pa disa ashabė se si lavdėronin njė mysliman i cili kishte vdekur me ibadet. Ai tha: “Si ishte mendja e shokut tė juaj?” Ata thanė: ”O i Dėrguari i Allahut, ne po tė tregojmė pėr ibadetin e tij e ti po na pyet pėr mendjen e tij” Ai tha: “ Nė Ditėn e Gjykimit njerėzit do tė shfaqen para Allahut nė bazė tė mendjeve tė tyre”
    Transmetohet nga Aisha r.a. se ka thėnė: “O i Dėrguari i Allahut, ēka i lartėson njerėzit nė kėtė botė?” Ai u pėrgjigj “Mendja” Ajo tha “O i Dėrguari i Allahut, po ēka i lartėson njerėzit nė botėn tjetėr?” Ai u pėrgjigj “Mendja” Ajo tha: “Atėherė ku mbetet gjykimi pėr veprat e kryera?” Ai u pėrgjigj “Njerėzit veprojnė (vepra) vetėm nė bazė tė mendjes sė tyre”.
    Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Allahu ka krijuar mendjen dhe ka thėnė: ”Betohem nė krenarinė time dhe nė shenjtėrinė time se nuk kam krijuar krijesa mė tė nderuara se ju njerėzit; nė bazė tė veprave tė juaja, unė jap, shpėrblej dhe dėnoj”
    Pejgamberi a.s. ka thėnė: “O Ebu Derda, nėse njerėzit i afrohen Allahut me veprat dhe punė e tyre tė mira, ti duhet t’i afrohesh Allahut me mendjen tėnde (meqė mendja ėshtė ajo qė inkurajon vepra tė mira dhe ibadetin)
    Dėshmitė pėr shfrytėzimin e mendjes nė Kur’an:

    Shikoni kėto fjalė qė i referohen mendimit nė Kur’an:

    Fjala “mendjehollėsi” ėshtė pėrmendur 54 herė nė Kur’an.
    Fjala “kuptim” ėshtė pėrmendur 48 herė nė Kur’an.
    Fjala “konsideroni” ėshtė pėrmendur 48 herė nė Kur’an.
    Fjala “pėrsiatni” ėshtė pėrmendur 122 herė nė Kur’an.
    Fjala “pėrkujto” ėshtė pėrmendur 210 herė nė Kur’an.
    Fjala “urtėsi” ėshtė pėrmendur 20 herė nė Kur’an.
    Po ashtu fjalėt sikur “Shikoni” dhe frazat si “prandaj a nuk shihni” nėnkuptojnė analizė dhe tė kuptuarit nė kontekstin Kur’anor.

    Sa pėr informatė, ėshtė dėshmuar se njė pėrqindje e madhe e inteligjencės pėrfitohet nėpėrmjet ushtrimeve dhe tentimeve. Kur’ani ėshtė libėr i shenjtė qė kėrkon nga ne tė pėrdorim mendjet tona, bile-bile kemi edhe njė formė tė posaēme tė ibadetit qė ėshtė plotėsisht i bazuar nė ushtrimin e mendjes. Ky ėshtė njė lloj ushtrimi tė cilin e kanė praktikuar pejgamberėt dhe e cila qon kah njohja e Allahut xh.sh. Ėshtė kjo pėrsiatja mbi krijimtarinė e Allahut xh.sh.

    Profetėt dhe tė zhyturit nė mendime – persiatja:

    Dhjetė vite para shpalljes, Pejgamberi a.s. kishte zakon tė meditonte nė shpellėn Hira.

    Meditimi ishte po ashtu mėnyra profetike e Ibrahimit a.s. Ajeti Kur’anor thotė: “E kėshtu Ibrahimit ia mundėsuam t'i shohė madhėsitė e qiejve e tė tokės pėr t'u bėrė edhe mė i bindur.” 6:75

    Thėnjet mbi soditjen

    El Hasan ka thėnė: “Njė orė meditimi ėshtė mė mirė se njė vjet ibadet”. Omer Ibn Abdul Aziz ka thėnė: “Meditimi ėshtė vepra mė e mirė e adhurimit”



    Meditimi ėshtė ibadet i cili mund tė bėhet nėpėrmjet trajnimit por ai shumė pak praktikohet. Prandaj ejani ta praktikojmė bashkėrisht.

    Mendoni pėr fillimin e krijimit:

    Ajeti Kur’anor thotė: ”Thuaj: "Udhėtoni nėpėr tokė e shikoni se si filloi krijimi,..” (29:20)

    Njė grup njerėzish erdhėn te Pejgamberi a.s. dhe e pyetėn: “O i Dėrguari i Allahut, si ishte nė fillim” Ai u pėrgjigj “Nė fillim Allahu ishte vetėm, asgjė tjetėr nuk ekzistonte” mendoni pėr njė ēast pėr kėtė. Paramendoni madhėsinė e juaj nė krahasim me fuqinė gjithėpėrfshirėse tė Allahut xh.sh. Nė kėtė mėnyrė do tė gjeni shumė ide qė dalin nga ky fakt.

    Paramendoni se si ēdo gjė do tė pėrfundojė. Allahu xh.sh. thotė: “Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhrin e Zotit).” 39:68. Gjithėsia ka filluar me njė fryrje dhe do tė pėrfundojė nė tė njėjtėn mėnyrė. Njė ajet tjetėr Kur’anor thotė: (Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e palojmė qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė obligim Yni, e Ne e bėjmė kėtė. 21:104. Merrni kėtė ajet dhe mendoni sa tė parėndėsishėm jemi ne dhe sa jemi nevojtarė pėr ndihmėn e Allahut xh.sh. Po qese do tė mendonit pėr kėtė fakt pėr gjysmė ore, kurrė mė nuk do tė ishit tė padėgjueshėm ndaj Tij. Pėr mė tepėr, do ta dashuronit dhe do ta ēmonit atė.

    Meditoni pėr krijimin e Diellit

    Energjia e Diellit prodhohet nga fuzioni i 650 milion ton helium me 650 milion ton hidrogjen qė bėhet nė njė distancė prej mė tepėr se 20 milion km larg nga Toka. Distancėn qė kalon ajo gjatė lėvizjes sė saj nė njė sekondė tejkalon distancėn qė njeriu mund tė ecė pėr 500 vjet.

    Tani mendoni pėr ajetin Kur’anor: “Edhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet (nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i ngadhėnjyesit, tė dijshmit.” 36:38. Potenciali i Diellit ėshtė i madh dhe ai ėshtė krijuar pėr ne. Perėndimi po e shfrytėzon, ata janė duke bėrė hulumtime mbi energjinė diellore edhe pse klima e vendeve tona ėshtė me e nxehtė se ajo e tyre dhe ne pranojmė mė tepėr energji diellore se ta. Ėshtė dashur tė jemi ne ata qė bėjnė hulumtime tė tilla, por fatkeqėsisht ky nuk ėshtė rasti.

    Meditoni mbi sistemin solar

    Mendoni pėr numrin e planetėve qė rrotullohen pėrreth qendrės sė Kashtės sė Kumbarės qė pėrbėn mė shumė se 200 milion yje nga tė cilat Dielli ėshtė vetėm njė. Kjo galaktikė ėshtė vetėm njė nga dhjetėra miliona galaktika tė cilat konsiderohen tė jenė vetėm njė pikė nė qiellin e parė. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Qielli i parė ėshtė vetėm grimcė rėre nė krahasim me qiellin e dytė, qielli i dytė ėshtė sa grimca e rėrės nė krahasim me qiellin e tretė e kėshtu me rrallė deri te qielli i shtatė”

    Paramendoni kėtė mbretėri me qėllim qė tė shfrytėzoni mendjen e juaj dhe tė pėrfitoni nga ajo. Ju nė mes tė mbretėrisė nuk jeni asgjė pos njė grimce por prapėseprapė jeni mė tė vlefshėm pėr Allahun xh.sh. pėr shkak tė aftėsisė sė tė menduarit.

    Meditoni pėr trupin tuaj

    Allahu xh.sh. ka krijuar shumė sisteme nė trupin e juaj qė funksionojnė pa angazhimin e juaj nė mėnyrė qė tė keni mjaft kohė qė tė meditoni. P.sh. mushkėritė punojnė 20.000 herė nė ditė dhe zemra rrah 72 herė nė minutė.

    Ato punojnė pa vullnetin tuaj dhe nuk kėrkojnė nga ju asnjė pėrpjekje.

    Dijetarėt myslimanė dhe meditimi

    Dijetarėt myslimanė kanė zbuluar trigonometrinė, algjebrėn, logaritmet dhe konceptin e zeros (meqė numri zero nuk shfrytėzohej mė herėt). Ata po ashtu zbuluan anatominė e syrit dhe anatominė e njeriut. Pėr mė tepėr, ata ishin nė gjendje tė pėrcaktojnė diagnozėn e sėmundjeve si fruthin dhe linė. Ne, myslimanėt ishim tė parėt qė bėmė operacione pėr largimin e bajameve dhe gurrėzave si dhe operacionet e rrugėve tė urinės, dhe tė parėt qė kemi zbuluar bakteret dhe mikrobet pa mikroskop. Myslimanėt po ashtu kishin iniciativa pėr zbulimin e formės sferike tė Tokės dhe tė cilėt kanė vizatuar hartat relievore. Ne ishim tė parėt qė vumė themelet e sociologjisė dhe gramatikės ndėrsa roli i perėndimit ishte zhvillimi i kėtyre shkencave. Por tani, meqė perėndimi ėshtė prodhues ai ka dorėn e sipėrme ndėrsa ne kemi dorėn e poshtme meqė jemi vetėm konsumatorė.

    Prodhimi mė i rėndėsishėm i njeriut ėshtė ideja. Mendoni pėr kėtė:

    Ideja e gropimit tė hendekut qė u sugjerua nga Selman el Farisiu tė cilėn e pranoi Pejgamberi a.s.
    Pejgamberi a.s. ishte i pari qė pėrdori idenė e minave gjatė rrethimit tė Taifit kur njėri nga ashabėt sugjeroi tė fusin gozhda nė tokė pėr tė parandaluar pėrparimin e kuajve tė armikut.
    Hasan Ibn Hajtham shtroi bazėn e optikės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr gjetjen e fenomenit tė thyerjes dhe reflektimit tė dritės. Ai e quajti “Qamara” (kabinė) nga e cila rrjedh fjala angleze “camera”. Ai pėrdorte fjalinė vijuese nė parathėnien e tė gjitha librave tė tij: “Derisa tė jem gjallė do tė pėrpiqem, do tė pėrdori mendjen time dhe do tė shfrytėzoj potencialin tim pėr tė arritur kėto tre qėllime: 1. Qė kėrkuesit e diturisė tė pėrfitojnė gjatė jetės time dhe pas vdekjes time 2. Tė krijoj furnizim fetar pėr varr dhe pėr Ditėn e Gjykimit dhe 3. Pėr pėrparimin dhe lartėsimin e myslimanėve.”
    Ali Ibn Ebi Talib ishte vetėm 10 vjeēar kur Pejgamberi a.s. e thirri nė islam. Ai kėrkoi nga Pejgamberi a.s. qė ti jepte rast tė mendojė deri tė nesėrmen. Ai pastaj u kthye dhe pyeti Pejgamberin a.s. ēfarė i kishte thėnė njė ditė mė parė, dhe kur Pejgamberi a.s. bėri kėtė Aliu e tha shehadetin.
    Njė ditė Pejgamberi a.s. takoi Rabi’a Ibn Ka’b El Eslamin. Rabi’a kishte bėrė njė vepėr tė mirė dhe Pejgamberi a.s. ishte shumė i kėnaqur me tė e i tha: “Kėrko nga unė ēfarė tė dėshirosh dhe unė do tė plotėsoj dėshirėn”. Rabi’a u pėrgjigj: “O i dėrguari i Allahut kjo ėshtė gjė e madhe, mė lejo tė mendoj”. Pejgamberi a.s. buzėqeshi dhe u pajtua. Tė nesėrmen ai u kthye dhe Pejgamberi a.s. e pyeti: “A ke menduar o Rabi’a”. Ai u pėrgjigj: “Mendoj se nėse kėrkoj diēka tė kėsaj bote ajo do tė zhduket shpejtė, prandaj kėrkoj qė tė shoqėroj nė xhenet”. Pejgamberi a.s. e pyeti a ka edhe ndonjė dėshirė tjetėr e ai u pėrgjigj: “Jo, kam vendosur” (qė do tė thotė sė kishte menduar nė tėrėsi)
    Gjatė betejės El Kadisije, kuajt e myslimanėve ishin tė tmerruar nga pamja e elefantėve tė armikut. Njė nga ashabėt u kujtua qė tė bėjė njė figurė tė elefantit nga balta qė kali i tij tė mėsohet me pamjen e elefantit. Kjo ide jo e zakonshme nė fakt kishte sukses dhe kuajt e myslimanėve nuk frikoheshin mė nga elefantėt. Kjo dredhi e vogėl ishte ēelėsi i suksesit tė myslimanėve nė kėtė betejė.
    Merreni pėr shembull Luftėn e tetorit tė vitit 1973. Nė atė kohė Izraeli kishte vendosur vijėn mbrojtėse Barlev qė konsiderohej pengesė mė e madhe dhe mė e padepėrtueshme e asaj kohe. Ajo pėrbėhej nga post blloqet shumė tė mbrojtura para barrierave nga rėra qė ishin tė gjata 22 metra (qė ėshtė gjatėsia e ndėrtesės 8 katėshe) pėrgjatė kanalit tė Suezit. Ekspertėt Rus sugjeruan dy mėnyra pėr tė shkatėrruar kėtė barrierė tė fortifikuar. Ose tė bombardohet me bombė atomike ose tė lėshohen 100.000 ushtarė me parashuta mbrapa barrierės (pėr kėtė do tė nevojiteshin 4000 aeroplanė). Me fjalė tė tjera ishte ky njė mision i pamundur. Mė pastaj njė oficer i ultė u kujtua pėr njė ide. Ishte kjo ide e thjeshtė qė nuk u konsiderua seriozisht bile edhe u pėrqesh. Ideja e tij ishte qė tė drejtohen pompa tė ujit kah barrierat e rėrės dhe tė lejojnė ujin tė i shkatėrrojė ato. Ideja u pėrdor dhe pati sukses tė madh meqė pėr njė ditė ata shkatėrruan 3000000 m² tė barrierės duke bėrė 81 vrima nė rėrė vetėm e vetėm me forcėn e ujit .


    Projekti i javės

    Ekspertėt rekomandojnė disa pika pėr tė zhvilluar aftėsitė e mendimit, tė cilat dėshiroj tė i shkruani. Ato janė:

    Pėrcaktoni qėllimin tuaj tė jetės (kjo ndihmon trurin e juaj tė funksionojė)
    Zhvilloni pasion pėr lexim pėr tė pėrfituar nga pėrvoja e autorėve tė publikimeve. Ne do tė ju ndihmojmė duke ju rekomanduar libra tė dobishme nė fusha tė ndryshme nė web faqen tonė www.amrkhaled.net dhe mos harroni se fjalia e parė hyjnore e shpallur pėr ne ishte “Lexo”. Njė studim i njerėzve mė kreativ tregoi se ata lexojnė mesatarisht 50 libra nė vit. Mendoj se ky ėshtė numėr i arsyeshėm dhe se nuk ėshtė i pakapshėm. Gjithmonė mbani njė laps dhe njė fletė kur tė lexoni, pėr tė shkruar komentet e juaja dhe tė mendoni pėr atė qė keni lexuar. Jam i sigurt se do tė gjeni shume ide dhe mund tė ju siguroj se truri i juaj do tė punojė plotėsisht ndryshe pas gjashtė muajsh.
    Shoqėrohuni me tė tjerėt, qoftė nėpėrmjet udhėtimeve apo duke punuar gjatė sezonit veror meqė ėshtė treguar se shumica e njerėzve qė kanė arritur sukses ishin duke punuar qė nga ditėt kur ishin nxėnės tė shkollės sė mesme. Po ashtu ėshtė zbuluar se 90% e inteligjencės pėrfitohet me pėrvojė e jo me mbyllje vetėm duke dėshiruar qė intelekti i tij/saj tė zhvillohet.
    4. Nxitni mendjen tuaj tė prodhojė ide duke i ofruar informata tė dobishme meqė nėse i ofroni mendjes tuaj kėngė, biseda dhe vallėzime rezultati do tė jenė gjepurat e njėjta ndėrsa nėse i ofroni mendjes njohuri, religjion dhe Kur’an rezultati ėshtė gjithmonė madhėshtor.

    5. Zgjidhni atė se ēka do t’i prezantoni mendjes tuaj dhe zvogėloni vėllimin e informatave tė parėndėsishėm qė keni nė mendje pėr tė zmadhuar kapacitetin e memories sė juaj. Buhariu ka mėsuar pėrmendėsh njė milion hadithe. Kur e pyetėn se si i mėsoi kėto hadithe ai u pėrgjigj: “Unė nuk preokupoj mendjen time me asgjė tjetėr pos hadithit”.

    6. Pėrdorni imagjinatėn tuaj. Paramendoni se jeni udhėheqės i kėshillit tė drejtorėve nė kompaninė e juaj ose qė jeni kryetar. Do tė ju kujtohen shumė ide tė mira.

    7. Mendoni bashkė me tė tjerė qė ndihmojnė aktivizimin e mendjes tuaj dhe qė ju ndihmojnė tė prodhoni ide mahnitėse.

    Nė vazhdim, dėshiroj tė ju jap disa kėshilla.

    Formoni shprehinė e shėtitjes vetė apo shpenzoni pak kohė nė vetmi duke menduar, qoftė edhe pėr 10 minuta
    Pėrdorni fletoren qė tė shėnoni mendimet tuaja
    Ndryshoni rutinėn e juaj njė herė nė javė
    Udhėtoni diku tjetėr qoftė edhe pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore
    Projekti “Java e frytshme” ende vazhdon dhe nė tė njėjtėn kohė Pejgamberi a.s. do tė jetė i kėnaqur me ne nė Ditėn e Gjykimit. Me kėtė episod po e pėrfundojmė fazėn e parė tė programit tonė.

    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.



    perkthyer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipėtar

    Nga libri "Krijuesit e jetės"



    AmrKhaled.net ©
    Ky artikull mund tė publikohet dhe shumėfishohet lirisht pėr nevoja personale, pėrderisa pėrmendet burimi i origjinalit. Pėr tė gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet tė pajiseni me aprovimin me shkrim tė administratės sė web faqes

Tema tė Ngjashme

  1. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •