
Postuar mė parė nga
Toro
Gabim! Propaganda serbe eshte shume foshnjore! Ne si shqiptare jemi akoma me foshnje qe i besojme! Lexo bashkeforumasit tane ne kete teme dhe ne nje teme tjeter ku gjoja George Clooney e Sharon Stone ishin shprehur kundra pavaresise se Kosoves dhe do shofesh si rame brenda.
Si ky lajm ashtu ai i Gerge Clooneyt jane falco. Po ne ne vend qe te gjejme burimin e lajmit a eshte i vertete apo i besueshem rrime e kerkojme te gjejme kundra-lajmin.
Ne rastin e George Clooney nga serbet u paraqit si burim origjinal i lajmit "Frankfurter Daily News" (gazete qe nuk ekziston) me deklarata inegzistente te personaliteteve hollivudiane. Kaq mjaftonte per ti demaskuar! Hidhi nje sy pergjigjeve te shqiptareve per kete lajm te rreme neper forume nderkombetare apo dhe ketu. Pese dite mbasi lajmi ishte i konfirmuar i genjeshtert dhe gazeta gjermane e paqene, shqiptaret vazhdonin te "gjenin" se kush star i Holliwood it ishte me ne e kush kundra nesh!
Serbet permendin gjithmone betejen e Fushe-Kosoves ne 1389 per te kthyer opinionin nderkombetar ne favor te tyre duke u paraqitur si martire e viktima te Otomanizmit (Islamit dmth). Nuk kam pare asnje politikan shqiptar, asnje historian apo gazetar shqiptat tua u perplasi ne fytyre se si ne betejen e dyte te Fushe Kosoves ne 1448 ata ishin aleate te Otomaneve dhe nuk lejuan shqiptaret tu shkonin ne ndihme hungarezeve te Huniadit.
Ne 2004 kur ndodhen trazirat ne Kosove, ne gjithe Serbine u dogjen xhami e u shkaterruan pasuri te shqiptareve, boshnjakeve etj. Ne rrime me duar kryq e nuk i permendim keto fakte , por rrime e degjojme se si shqiptaret dogjen "150 kisha serbe" (e gjithe Kosova se bashku nuk kishte 150 kisha).
Serbet jane shume profesionale ne propaganden e tyre. Ne jemi foshnjet!
Krijoni Kontakt