Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55

Tema: Forex

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Pubblicato da Shaqir Aziri · 22 ore fa

    Indikatorėt dhe Kaosi
    Nėse vlera e njė ēifti valutash zvogėlohet apo rritet apo thjesht pėson crash, analisti duhet tė kėrkojė shkakun sepse vetėm duke e ditur atė mund tė evitojė tė pozicionohet gabim, ose pse jo tė pozicionohet nė drejtim tė duhur. Prej se ekziston tregu, tregtarėt janė nė kėrkim tė indikatorit magjik, ai qė parasheh tė ardhmen e njė grafiku. Dhe kėshtu sot kemi miliona indikatorė, tė programuar pėr kėtė qėllim, dhe ēuditėrisht neofitėt e kėsaj fushe janė tė parėt ata qė i testojne, i provojnė, i modifikojnė duke kerkuar tregtimin e lehtė dhe fitimprurės.
    Mirėpo nga e gjithe kjo qė u tha, injorohen disa parametra elementare dhe percaktuese tė lėvizjeve te grafikut. Ajo qė ne shumcien e rasteve nuk mirret parasysh ėshtė ēėshtja "kohė"
    Nė shikim tė parė grafiqet pėrngjajnė nė kaos... mirėpo sikur edhe kaosi ne univers, edhe kaosi i grafiqeve patjetėr duhet tė ketė dicka qė e rregullon atė, apo rregullen e kaosit. Fizicientėt janė nė kėrkim tė Teorisė sė Pėrgjithshme, ndersa tregtari nė kėrkim tė indikatorit magjik. Nė tė dyja rastet, rolin mė kyē pėr spjegimin e kėtyre gjėrave mbetet nocioni "kohė"
    Teorikisht ne e dijmė se edhe kaosin e rregullon diēka...dmth nė momentin qė do ta gjejmė formulėn e saktė...nuk do ta quajmė mė Kaos, ose fjala do tė ndėrrojė kuptimin. Ajo formulė paska ekzistuar edhe paraprakisht, rrjedhimisht kaosi nuk ishte ne univers ose ne grafik, por ishte nė mendjen tonė, nė kokėn tonė seps eashtu e shihnim.
    Fizika teorike morri kahje tė duhur kur Ajnshatajni i dha peshėn e duhur kohės duke i dhėnė atributin e dimensionit.
    Mnedoj se kjo mund tė aplikohet edhe ne treg. Koha ėshtė ēelėsi i heqjes sė kaosit nga grafiku, sepse aty nuk kemi kaos. Kaosi ishte pjellė e mendimit tonė.
    Kthehemi tek indikatorėt teknik. Indikatorėt pozicionohen nė bazė tė kalkulimeve qė bėjnė nga grafiku gjatė sė kaluarės, duke u munduar tė projektojne tė ardhmen, por shumica e tyre duke innjoruar faktorin kohė. Gjatė njė lėvizjeje tė grafikut, pozicioni i indikatorit ėshtė pasojė e lėvizjes. Ndėrsa neve na intereson shkaku i lėvizjes. Keni parasysh efektin shkak-pasojė ?
    Nė mjekėsi pėr tė luftuar me sukses njė sėmundje, shkenctarėt kėrkojnė shkakun e sėmundjes, sepse pasojat janė tė dukshme por nuk mjafton njohja e tyre pėr ta sfiduar me sukses.
    Teoria e Cikleve nė forex mbetet e vetmja qė i ka rezistuar kohės prej se ekziston tregu, sepse pikerisht tenton tė spjegojė shkakun duke e ndėrlidh gjithnjė me kohėn. Nėse ciklet nė forex kanė funksionuar gjithmonė...pse tė mos funksionojnė edhe sė paku 10 vitet e ardhshme.....!!!
    Sipas meje ēdo strategji qė injoron ēėshtjen kohė, ėshtė e dedikuar tė dėshtojė. Strategjitė teknike ndonjehere funksionojnė, por tregu duke qenė gjithnjė e mė dinamik, duke ndėrruar periodikisht, edhe atyre u del moda ose duhen tė ju pėrshtaten kushteve tė reja tė tregut.
    Nėse dėshirojmė tė arrijmė diēka nė kėtė fushė...fillojmė nga shkaku, ndėrsa pasojen duhet ta shėndrrojmė nė qėllimin tonė..apo profitin tonė. Nga pasoja ėshtė tejet problem tė nxirret informacion. Ja ēka i bėnė ciklet tė gjenden njė hap para tė gjitha strategjive tjera.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Emri:  DAX 01.09.2017.jpg

Shikime: 12790

Madhėsia:  29.1 KBEmri:  daxx.jpg

Shikime: 12284

Madhėsia:  28.8 KB

    Kjo sa pėr tė pasur idenė se pėr ēka e kam fjalen.

  3. #43
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Forex

    Citim Postuar mė parė nga mesoniforex Lexo Postimin
    zoti erjonxh,
    ju keshilloni shqiptaret qe te mos e provojne, por duhet te punojne me djersė. Pjeserisht pajtohem, por ne keto aktivitete financiare, mos mendoni se ska djersė. Duhet marrė seriozisht, jo si bixhozin apo lojėn. Duhet pasur njohuri tė duhur, hulumtim tė vazhdueshem. Operacionet financiare janė pjesė e rėndesishme e ekonomisė globale, qė lėvizin shuma marramendėse per njė kohė tė shkurtėr. Ju thuani qė kėtu luajnė ( nuk pajtohem me kėtė term, ata investojnė ) bankat e mėdha dhe ne jemi tė dėshtuar. Po, ėshtė e vėrtetė se tregun e lėvizin tė fuqishmit ( nevojiten mesatarisht 800 milion dollarė, pėr ta lėvizur tregun matematikisht pėr 10 pips ), por ē thuani nėse ne, investitorėt e vegjėl, pozicionohemi ne drejtimin qė marrin kėto tė fuqishmit. Unė jam i bindur se ekzistojnė metoda qė mundėsojnė njė gjė tė tillė. Po u sjell njė vėshtrim mbi tregun qė bėra dje. Unė ia kam arritur tė pozicionohem nė drejtim tė tė fuqishmėve nė 90% tė rasteve.

    Ju nuk qenkeni i informuar sa duhet mbi funksionimin e kėtij tregu, pėr vetė faktin se punoni pėr njė broker. Brokeri si ndėrmjetėsues mes tregtarit dhe tregut, nuk i intereson kjo qė them unė..atij i intereson tė bėjė sa mė shumė klient. Dhe me siguri kėtė rol e keni edhe ju.

    Shqiptarėt duhet tė ecin me botėn, dhe rritja e aktiviteteve financiare ėshtė pjesė pėrbėrėse e ekonomisė globale.
    Te pershendes mesoniforex,

    Personalisht kam plot miq qe kane investuar ne forex dhe kur me bejne nje bilanc te pergjithshem te gjithe pohojne se jane ne humbje. Me pelqen postimi i erjonit ku thote se forex eshte njesoj si bixhozi. Sado i afte te jesh ne kete fushe prape del me humbje , atehere kesaj une i them bixhoz dhe jo aftesi. Pra , nese forex varet nga fati dhe jo nga aftesia atehere quhet bixhoz. Jam dakort qe ka dhe prej tyre qe kane fituar ne forex por jo prej aftesise apo softwerave qe perdorin por ne saj te fatit. Ashtu si ne bixhoz , 90% humbasin dhe 10% fitojne keshtu ndodh dhe ne forex.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Mirė angmokio.... mbi perqindjet dakord. Mund tė jemi pjesė e atyre 10 % .....?

  5. #45
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Forex

    Citim Postuar mė parė nga mesoniforex Lexo Postimin
    Mirė angmokio.... mbi perqindjet dakord. Mund tė jemi pjesė e atyre 10 % .....?
    Me sakte eshte te thuash qe mundesia e fitimit ne forex eshte 1 ne 10.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Me sakte eshte te thuash qe mundesia e fitimit ne forex eshte 1 ne 10.
    Pergatitja e duhur nė ēdo aspekt qe kerkon kjo lėmi, tė mundeson qe ai "1" te jesh ti. Eshte lehte te gjykohet per nje gje qe nuk e njeh mire ose nuk je i involvuar personalisht ne te. Nese nisemi nga paragjykimi se kjo eshte loje apo bixhoz, nuk do t ia arrijsh kurre te jesh i suksesshem ne te. Forexi dhe investimet tjera ne pergjithesi, mund te jen ekonomi, psikologji, statistike, histori, por assesi loje. Njehere e pergjithmone shqiptaret duhet ta hjekin kete bindje. Vetem dashamiret e parase se lehtė e llogarisin si loje. Ketu jo vetem qe paraja nuk eshte e lehte, por eshte parae fituar me shume mund, sakrifice, studim i vazhdueshem i tregut.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2017
    Postime
    5

    Pėr: Forex

    pershendetje, po shkruaj perserinper te sqaruar 2 gjera. nese do lexoni komentin tim te par do shikoni qe kam shkruar qe edhe me i miri ne kte fushe, dikush qe ka mbaruar doktorrature ne ekonomi,ka punuar per 16 vjet drejtor banke diku ne europe eshte djegur e percelluar ne kte fushe dhe jo ngaqe nuk dinte cbente,ai me nje kapital prej 30 mij euro fitoi 180 mij euro ne disa muaj e i humbi me nje levizje tregu ngaqe nderhyne grosistat. lexova qe duhen diku tek 800 milion euro per te levizur tregun me 10 pips,esht e vertet, ne eur/usd aq duhen, ka tregje te tjera ku mund ta levizesh edhe me 10 milion euro edhe e leviz me 150 pips e i percellon te gjithe. nejse,mendimi im,vazhdoj te mbeshtes mendimin qe vellezerit e mij shqiptare te mos genjehen nga parate e lehta,e them nga eksperienca.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Citim Postuar mė parė nga erjonxh Lexo Postimin
    pershendetje, po shkruaj perserinper te sqaruar 2 gjera. nese do lexoni komentin tim te par do shikoni qe kam shkruar qe edhe me i miri ne kte fushe, dikush qe ka mbaruar doktorrature ne ekonomi,ka punuar per 16 vjet drejtor banke diku ne europe eshte djegur e percelluar ne kte fushe dhe jo ngaqe nuk dinte cbente,ai me nje kapital prej 30 mij euro fitoi 180 mij euro ne disa muaj e i humbi me nje levizje tregu ngaqe nderhyne grosistat. lexova qe duhen diku tek 800 milion euro per te levizur tregun me 10 pips,esht e vertet, ne eur/usd aq duhen, ka tregje te tjera ku mund ta levizesh edhe me 10 milion euro edhe e leviz me 150 pips e i percellon te gjithe. nejse,mendimi im,vazhdoj te mbeshtes mendimin qe vellezerit e mij shqiptare te mos genjehen nga parate e lehta,e them nga eksperienca.

    Ai qė ka mbaruar doktoraturė nė ekonomi, po ta them me plot bindje ( nėse ka nevojė edhe ta argumentoj ketė) i shikon lėvizjet nga aspekti ekonomik dhe ligjet ekonomike. Do tė tė tingėlloj si budallaki, por sistemi ekonomik botėror po mbahet nė kėmbė pikėrisht duke aplikuar rregulla antiekonomike. Kush studjon ekonomi, ai do tė mėsoj se si duhet funksionuar ajo, por kurrė se si funksionon nė tė vėrtetė. Kėtė duhet pasė parasysh. Tjetra, ka njerėz tė shkolluar dhe tė pėrgatitur nė operacione financiare, dhe pas njė eksperience tė gjatė brillante, fitojnė shumė siguri dhe mendojnė ta sfidojnė tregun. Askush nuk mund ta sfidojė tregun..askush. Nė kėtė drejtim kemi instrumente pėr kalkulime tė rrezikshmėrisė sė ēdo investimi, kemi instrumente pėr mbajtjen nėn kontroll edhe tė fitimeve duke siguruar ato. Tė mėdhenjt e dėshtuar janė ata qė e ndiejnė veten mė tė fortė se tregu, dhe janė nė kėrkim tė kulaēit tė madh...ai e quan edhe beteja finale. Kjo lėmi kėrkon pėrgatitje nga mė tė ēuditshmet qė do tė mė thuani se skanė tė bėjnė asgjė me operacione financiare ( une nuk i quaj lojė nė bursė ) p.sh. matematika, fizika, gjeomatria, historia, etika, psikologjia, besimi...tė gjitha kanė tė bėjnė me operacionet nė forex. Duket qesharake... pėr tė gjithė ata qė e shohin nė formen e lojės.

    Nėse ju e thoni nga eksperienca, dmth se paskeni humbur dhe qenkeni dorėzuar. Secilit i ndodhe kjo, por vetėm ai qė nuk dorzohet, ia arrinė. Sepse ai ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm tė gabimeve tė tij.

    Edhe unė ta them se nga eksperienca kam mėsuar shumė...dhe sot investoj live ( condivision screen ) sė bashku me 50 persona, tė cilėt mė imitojnė. Unė jam autodidakt, dhe nuk imitoj askend, apo si tė thuash ne zhargonin e thjeshte: senjalet i prodhoj vetė. Natyrisht se ēdo pozicion tregu qė marrė e arsyetoj duke analizuar pse-nė.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2017
    Postime
    5

    Pėr: Forex

    #mesoniforex, ne e shikojme shume mire qe je tej mase i pergatitur ne kete fushe por me thuaj, nese ky treg funksionon ne drejtim te kundert te asaj qe mesojme ne libra ca mund te bejme? si mund te interpretojme e te prodhojme sinjale kur nuk e dim ca ndodh realisht?! me siguri e ke par ca spekulimesh behen me kte luften e fundin mes amerikes dhe koreas se veriut, cdo dit flitet per lufte e realisht kurr sdo ket lufte. jam gjera shume te thella dhe jane ne loje fuqite e medha ne cdo treg, un per ktr them qe eshte me mire te mos nderhyjme. nejse ndoshta e kam gabim por me duket e veshtire te fitoje dikush sidomos me gjithe kto mashtrime qe jane ne xhiro.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2017
    Postime
    10

    Pėr: Forex

    Ajo qė mėsojmė nė librat pėr tregtim, padyshim se vyejnė dicka, tė njohim patternat-figurat teknike nė grafik, tė njohemi me terminologjinė e kėsaj fushe ( gjithnjė nė anglisht ). Nė libra mėsohet trendline, suporti, rezistenca, figurat. Nėse strategjia e thjeshte se ne suport te blihet e nė rezistencė tė shitet paska funksionuar para disa decenieve, nuk don tė thotė se funksionon edhe sot. Sepse tregu ndryshon, rrjedhimisht duhet ndryshuar edhe mėnyrėn e tregtimit, apo strategjinė. Nėse para 30 viteve nė treg bėheshin 10 mijė kontrata shitblerjesh nė ditė, sot bėhen miliona . E gjithe kjo fale teknologjisė moderne, rrjetit si dhe mundėsisė se secili qė ka akses nė internet dhe pak para, mund tė tregtojė. Atėherė ishte ndryshe. Edhe Bankat e mėdha qė lėvizin tregun e bėnin atė pėrmes dorės sė njeriut...ndėrsa sot ata pėrdorin software tė sofistikuar. Ata kanė edhe software qė lexojnė pėr njė kohė tė shkurtėr sentimentin e tregtarėve duke e ditur saktėsisht se ku janė pozicionuar. Nga ky fakt lindin spekulimet e mėdha, natyrisht nė interes tė tyre. Unė gjithmonė kam thėnė se e vetmja mėnyrė pėr tė qenė profitabil, duhet gjetur mėnyrėn qė tė pozicionohemi nė drejtim tė tyre. Analiza teknike me suporte dhe rezistenca nuk tė bėnė profitabil...kėtė e thojnė edhe statistikat nėse analizojmė historinė e njė grafiku nga 2008. Nga ky vit, tregu ka ndryshuar shumė. Kemi thyerje tė rezistencave false gjithnjė e mė shumė. Dhe anasjelltas. Unė pėr tė kuptuar se nga po lėvizin tė mėdhenjt, marrė parasysh shumė gjėra. P.Sh. nga ėshtė orientuar masa ( dmth shumica-humbėsit ) dhe kėrkoj tė kundėrtėn pėrmes analizave kuantitative, vėllimeve, e mbi tė gjitha cikleve kohore. I ndihmuar nga kėto, nė fillim tė vitit kur tė gjithė e pritshin eurusd nė barazvlerė 1:1, unė me analizat e kėtij lloji parashihja rritje konsistente. Do postoj edhe analizėn e asokohe. Pastaj edhe fundamentalja ka rolin e vetė. Ka shumė tė flitet mbi kėto metoda. Meritojnė njė libėr tė tėrė. Nuk mė duket vendi pėr didaktikė tė thelluar mbi ēdonjėrin prej tyre. Eshtė me rėndėsi edhe tė thuhet se ēdo investim ėshtė studim nė vete. Nė fund edhe njė skemė tė thjesht pėr tė pasur idenė se si funksionon tregu. Mirė mbetsh, shpresoj tė jesh i kėnaqur me pėrgjigjen dhe tė tė bėjė sadopak kurioz.Emri:  15577878_1162689647179405_2789010241894574313_o.jpg

Shikime: 12393

Madhėsia:  43.0 KBEmri:  tregi.jpg

Shikime: 12633

Madhėsia:  13.8 KB

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •