03.03.2008
Serbia kontrollon hekurudhat nė veri
by Albana Isufi
Hekurudhat nė pjesėn veriore tė Kosovės, nga mėngjesi i sotėm nuk janė duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovės, por nga ato tė Serbisė. Kjo pohohet nga vetė drejtori i Hekurudhave tė Kosovės, Xhevat Ramosaj, si dhe zyratrėt serbė. UNMIK-u mohon.
Hekurudhave tė Kosovės qė nga mėngjesi i sotėm u ėshtė ndaluar qasja nė hekurudhat nė veri tė Kosovės dhe, sipas zyrtarėve tė Qeverisė sė Serbisė, ato tashmė kontrollohen nga qeveria e tyre.
Ndalimin e qasjes nė veri e ka pohuar edhe vetė drejtori i Hekurudhave tė Kosovės, Xhevat Ramosaj.
Pėr fat tė keq, hekurudhat nė veri nuk janė duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovės dhe ne presim veprime tė mėtutjeshme tė UNMIK-ut, nė mėnyrė qė kėto hekurudha tė kontrollohen prapė nga Hekurudhat e Kosovės dhe tė shikojmė se si tė veprojmė me operime tė trenave, i tha Radios Evropa e Lirė, Xhevat Ramosaj.
E tėra ka ndodhur pas protestės sė ish-punonjėsve serbė tė hekurudhave, tė cilėt nė Zveēan kanė ndaluar trenin, i cili po qarkullonte nė drejtimin Fushė Kosovė-Leshak dhe me kėtė edhe kanė ndaluar qasjen e Hekurudhave tė Kosovės nė veri.
Nė veri tė Mitrovicės, kreu i Bordit Ekzekutiv tė Hekurudhave tė Serbisė, Branislav Ristivojeviq, ka deklaruar se ėshtė marrė kontrolli mbi infrastrukturėn hekurudhore, pėrkatėsisht linjėn Leshak-Leposaviq-Sllatinė e Ibrit-Zveēan.
Sot, ndėrmarrja publike Hekurudhat e Serbisė e ka marrė kontrollin mbi infrastrukturėn nė veri tė Kosovės, pas nėntė vjetėsh. Nė ditėt e ardhshme, presim tė sjellim kualitet mė tė mirė tė qarkullimit hekurudhor, pasi qė pėr nėntė vjet nuk kemi pasur kontroll mbi hekurudhat tona dhe ato janė nė gjendje tė keqe, ka thėnė Ristivojeviq.
Pas kėsaj, rreth 40 punėtorė serbė tė hekurudhave nuk kanė pėrfillur urdhrat e drejtorisė sė Hekurudhave tė Kosovės dhe, sipas drejtorit Xhevat Ramosaj, kanė deklaruar se do tė braktisin punėn.
Gati tė gjithė punonjėsit serbė qė kanė punuar pėr hekurudhat e Kosovės, nė mėnyrė jozyrtare, na kanė informuar se nuk do tė punojnė mė pėr Hekurudhat e Kosovės, sepse qė nga sot ata do tė jenė punonjės tė Hekurudhave tė Serbisė. Unė, nė mėnyrė tė menjėhershme, i kam informuar autoritetet e UNMIK-ut, duke kėrkuar nga ata qė tė kėrkojnė nga KFOR-i, SHPK-ja dhe Policia e UNMIK-ut qė tė intervenojnė dhe ti marrin nėn mbrojtje stacionet hekurudhore, qė ndodhen nga Mitrovica deri nė Leshak, tha Ramosaj.
Por, zyrtarėt e UNMIK-ut mohojnė se kontrollin mbi hekurudhat nė veri tė Kosovės janė duke e ushtruar Hekurudhat e Serbisė.
Situata ėshtė e tillė, qė kėtė mėngjes treni i lėvizjes sė lirė nuk ėshtė lejuar qė tė shkojė nė Zveēan, meqė protestuesi serbė kanė bllokuar hekurudhėn dhe pėr shkak tė sigurisė, treni i pasdites ėshtė anuluar. Sa i pėrket tė ardhmes, Shtylla e Katėrt dhe Hekurudhat e Kosovės do tė vendosin nėse do tė jetė e sigurt qė trenat tė qarkullojnė nė linjėn e zakonshme Fushė Kosovė-Leshak. Unė nuk e di nėse treni qė vjen nga Serbia ka kaluar stacionin nė Leshak, kėshtu qė UNMIK-u dhe Hekurudhat e Kosovės ende kanė kontroll nė hekurudhat nė veri, thotė zėdhėnėsja e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Mehtild Henneke.
Por, treni serb, sipas Ramosajt, ka kaluar stacionin e Leshakut, edhe pse kėtė gjė e kishte tė ndaluar.
Unė kam kėrkuar nga stacioni hekurudhor i Leshakut qė tė mos i lejohet hyrja nė Leshak trenit qė vjen nga Serbia. (Nė bazė tė orarit tė trenave, kemi trenin qė ēdo ditė vjen nga Serbia deri nė stacionin e Leshakut dhe nė stacionin e Leshakut shkon treni ynė nga Kosova dhe aty bėhet transferimi i udhėtarėve nga njėri nė trenin tjetėr). Por, pėr fat tė keq, pėrkundėr kėsaj kėrkese, treni nga Serbia ka hyrė nė Leshak, ndėrsa treni ynė, qė do tė duhej tė shkonte deri nė stacionin hekurudhor tė Leshakut, nuk ėshtė lejuar qė tė qarkullojė atje, tha Ramosaj.
Ndryshe, Zoran Bogavac, koordinator pėr kryqėzimin e hekurudhave nė Fushė Kosovė, ka thėnė se aksioni i sotėm ka synim qė ti kthejė nė punė 460 serbė, qė nuk punojnė nė hekurudhė qė nga viti 1999.
Nė perspektivė mendojmė qė tė fusim trena mė tė shpejtė, nė relacionet Mitrovicė-Beograd, nė mėnyrė qė qarkullimi tė jetė mė i shpejtė dhe mė i mirė, thotė Bogavac.
Marrja e hekurudhave nė kontroll nė veri tė Kosovės ėshtė njė ndėr veprimet e shumta qė serbėt e Kosovės po i bėjnė nė bashkėpunim me Qeverinė serbe, qė pas shpalljes sė pavarėsisė.
Qeveria e Serbisė me vizitat e pėrditshme tė ministrave tė saj nė Kosovė ėshtė duke synuar qė ti forcojė strukturat e saj paralele nė pjesėt e banuara me shumicė serbe.
Radio Evropa e Lirė © 2008 RFE/RL, Inc. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Krijoni Kontakt