Preshevë, 3 mars - Në Preshevë të hënën solemnisht është inauguruar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, që është mirëpritur nga mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës. Inaugurimit solemn i kanë paraprirë aktivitet të ndryshme kulturore dhe vlerësohet si ditë historike për popullin shqiptarë të Luginës së Preshevës. Në tubimin solemn të inaugurimit para gjimnazit "Skënderbeu" të Preshevës, zbulimin e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut e bëri drejtori i gjimnazit Burhan Ahmeti, i cili para të pranishmëve të shumtë foli për rëndësinë e vënies së bustit të Heroit tonë kombëtar Skënderbeut, që siç tha Ahmeti, i ka munguar vetëm Luginës së Preshevës. Ai përmendi sakrificat e punëtorëve arsimorë të këtij gjimnazi që në periudha të kohës kishin pësuar, madje edhe përjashtuar nga procesi arsimor. Tubimin në fjalë e përshëndetën edhe prefekti i komunës së Preshevës, Ragmi Mustaf dhe personalitete të tjerë.
Gazeta LAJM
Krijoni Kontakt