Close
Faqja 0 prej 100 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 998
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kombėtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]

    Shqipėria realizon gjysmėn e misionit

    Pas dy barazime rresht me Slloveninė (0-0) dhe Bullgarinė (0-0), Shqipėria arriti fitoren e parė falė golave tė Edmond Kapllanit dhe kapitenit Altin Haxhi. Njė fitore (2-0) plotėsisht e merituar pavarėsisht se ajo u arrit ndaj njė kundėrshtari modest si Luksemburgu. Njė tripikėsh qė na katapulton njė vend mė lart, nė tė pestin falė edhe humbjes sė Sllovenisė me Rumaninė. Shqipėria ka grumbulluar gjashtė pikė nė gjashtė takimet e para, duke pritur ndeshjen e kthimit nė Luksemburg, pėr tė pėrfunduar gjysmėn tjetėr tė misionit “6 pikėsh” tė deklaruar nga trajneri Oto Bariē.

    “Ne luajtėm pjesėn e parė, patėm pak nervozizėm, pasi dėshironim golin. Nė pjesėn e dytė luajtėm shumė mirė. Shqipėria po luan gjithmonė mė mirė”, tha Bariē pas ndeshjes. “Unė jam bindur se dhe nė Luksemburg do tė fitojmė”.

    Pjesė e parė shfaqi nė minutat parė veprime tė ngathėta tė skuadrės sonė dhe njė Luksemburg shumė i ngjeshur nė mesfushė. Veprimin e parė sulmues e kreu Skela, por topi pėrfundoi jashtė kuadratit. Sulmi i pare i Luksemburgut pati pėr autor Kitzinger jo shume shqetėsues. Nė minutėn e 29 Kapllani brenda zonės, gjuajti diagonalisht, por “Zoti” nuk e ēoi topin nė rrjetė.

    Nė minutėn e 37, Bushi morri njė top nga Cana, u fut nė zonėn e rreptėsisė, lėshoi diagonalisht njė top brenda zonės sė vogėl dhe Kapllani finalizoi me nje kryevepėr. Goli i pare i Kapllanit me Kombėtaren e Shqiperise. Kapllani bėhet kėshtu shėnuesi i golit tė katėrt pėr Shqipėrinė nė gjashtė takime. Tre golat e tjera janė shėnuar nga Skela, Hasi dhe Curri. Njė pjesė e parė jo shumė e lehtė pėr Shqipėrinė, shumė e vetėkėnaqur dhe jo shumė e motivuar nė kėrkim tė fitores. Luksemburgu ishte nė kėtė pjesė tre-katėr here pranė golit. Pjesa e dytė, nisi me zėvendėsimin e Besart Berishės, nga Devi Mukaj, i cili i dha njė tjetėr impuls krahut tė djathtė tė mesfushės. Nė minutėn e 57 erdhi dhe goli i dytė i Shqipėrisė, kur kapiteni Altin Haxhi finalizoi me njė goditje tė thatė brenda zonės. Skela harkoi nga e djathta e sulmit dhe mesfushori i Ergotelis, nuk fal me cinizimin e tij. Goli i tretė i Haxhit me Kombėtaren e Shqipėisė nė 59 ndeshje.

    dhe goli i parė si kapiten i Shqipėrisė. Cana ēoi Skelėn edhe te goli i tretė, por gjyqtari gjeorgjian e anuloi golin siē kishte bėrė mė pėrpara edhe me golin e Luksemburgut.

    Nė minutėn e 73 Bariē hodhi nė fushė mbrojtėsin Kristi Vangjelin nė vend tė kapitenit Haxhi (Cana morri shiritin) dhe nė tė 75’, Salihi zuri vendin e Alban Bushit. Salihi pati dy raste pėr tė shėnuar golin e tretė, ndėrkohė qė Dallku gaboi nė mėnyrė fatale pėr tė konkluduar golin e tretė. Fundi i takimit ishte thuajse i qetė, teksa Luksemburgu kėrkoi me n

    gulm golin e nderit. Luksemburgu pėsoi humbjen e gjashtė po nė kaq ndeshje dhe, mė 6 mars pret Shqipėrinė nė ndeshjen e kthimit me synimin mospėsimin e njė humbje tė dytė.



    SHQIPĖRI-LUKSEMBURG 2-0

    Golat: Kapllani 37’, Haxhi 57’

    Shqipėria: Beqaj, Curri, Dede, Dallku, Haxhi (Vangjeli 73), Cana, Skela, Duro, Berisha (Mukaj 46’) Bushi (Salihi 75’), Kapllani.

    Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Hoffmann, Mutsch, Strasser,

    Bigard, Betmer, Peters, Rayal (Ferreira 78’), Collette (Sakramola 68’), Remy



    Ndeshjet e Shqipėrisė



    Bjellorusi-Shqipėri 2-2

    Shqipėri-Rumani 0-2

    Holandė-Shqipėri 2-1

    Shqipėri-Slloveni 0-0

    Bullgari-Shqipėri 0-0

    Shqipėri-Luksemburg 2-0

    Bilanci: 6 ndeshje: 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golat: 5-6



    Grupi G

    Shqipėri-Lusksemburg 2-0

    Bjellorusi-Bullgari 0-2

    Slloveni-Rumani 1-2

    Holanda pushim.

    Renditja: Rumania 14, Holanda 14, Bullgaria 12, Bjellorusia 7, Shqipėria 6, Sllovenia 4, Luksemburgu 0

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bledari : 01-11-2007 mė 06:01
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipėria U-21 humbet 4-0 me Italinė

    Shqipėria U-21 e trajnerit Bushati morri njė mėsim tė mirė nga futbollistėt profesionistė tė Italisė, kur humbi sot 4-0 nė Pontendera me homologėt e tyre italianė.

    Pjesa e parė u mbyll 3-0 me gola tė Robert Acquafresca 10’

    Daniele Dessena 17’ Domenico Criscito 35’ dhe Arturo Lupoli nė tė 82 i dha fund goleadės “axurre”.

    Nė fakt trajneri i Shpresave e priste kėtė humbje nė debutimin e Euro 2009. Formacioni i Kaziragit ishte shuėm aktiv, ndėrkohė qė pėr Shqipėrinė mund tė konsiderohet njė vizitė e bukur nė Italinė fqinjė pėrpara se tė takohet me Ishujt Farore nė Elbasan.



    Ja dhe vlerėsimet pėr Shqipėrinė U-21 nga media italiane



    Hyka 5.5 – Hyri nė lojė kur kishte mbaruar thuajse gjithēka, nuk mundi tė pėrmirėsojė shumė gjėra.

    Ujkani 5.5 – Gabim i madh nė rastin e golit tė Criscito, mė pas ia arriti tė minimizojė dėmėt

    Lila 5.5 – Nė vėshtirėsi kundėr sulmuesve tė shpejrtė “axurrė”

    Arapi 5.5 – Kur nuk arriti tė bente gjėra tė mia, ia nis me yė kėqiat, dhe pėr kėtė u ndėshkua me karton tė verdhė.

    Hysko 5 – Pas tetė minutash u ndėshkua m karton tė verdhė pė rnėj faull. Kartoni e kondicionoi ndeshjen e tij.

    Sefa 5 – Doli pėr arsye taktike.

    Durmishi 5.5 – U pėrpoq tė bėnte diēka,por mbrojtja shqiptarė la shumė hapėsirė tė pambuluar.

    Lika 6.5 – Mė i miri ndėr shqiptarėt, ishte i vetmi qė shkoi me tė vėrtete te goli.

    Sukaj 6 – Njė nga mė ngacmuesit nė sulmin e Shqipėrisė, tė paktėn provoi.

    Bakaj 5 – U pa shumė pak

    Progni 5 – Hyri nė lojė nė vend te Sefės pėr tė dhėnė mė shumė gjallėri lojė, por rezultoi i padobishėm

    Mile 5.5 – Nuk hyri kurrė nė lojė.

    Rrudho 5.5 – Lojtari i Kevos lėvizi shumė por u pa shumė pak.
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hellers: “Shqipėria ka individualitete tė mira

    Trajneri i Luksemburgut, Gij Hellers foli pėr Albania-sport pas pėrfundimit tė stėrvitjes.



    Zoti Hellers, ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme pėr Shqipėrinė ashtu dhe pėr ju.

    - Si ēdo ndeshje kualifikuese edhe ndeshja midis dy ekipeve ėshtė e rėndėsishme. Shqipėria ka njė ekip tė mirė, qė luan shumė mirė nė grup dhe ka individualitete tė mira. Ne do tė sunojmė tė bėjmė maksimumin pėr njė rezultat pozitiv. Shpresojmė pėr rezultat, por e dimė qė ėshtė e vėshtirė, por do tė pėrpiqemi.

    Ju besoj se e ndeshja e parė miqėsore midis dy ekipeve ka pėrfunduar 0-0.

    - Ajo ėshtė njė ndeshje e pesė viteve mė parė dhe ėshtė shumė e ndryshme nga kjo zyrtare. Pėr mua dhe lojtarėt ėshtė shumė e ndryshme.

    Me Holandėn ju bėtė njė paraqitje shumė tė mirė, teksa humbėt edhe ndeshjen nė minutat e fundit?

    - Kundėr Holandės bėmė njė ndeshje tė mirė. Luajtėm shumė tė pėrqendruar, por unė besoj se nuk do tė kemi rast tjetėr tė riprodhojmė atė takim. Ėshtė shumė e vėshtirė.

    Pas katėr ditėsh nga takimi nė Tiranė do tė jetė ai kthimit nė Luksemburg, shpresoni tė arrini tė paktėn njė barazim?

    - Ne shpresojmė gjithmonė, por shumė pak arrijmė. Shqipėria ka ndryshim tė madh me Luksemburgun. Ju keni njė duzinė lojtarėsh profesionistė qė luajnė jashtė shtetit, kurse ne kemi vetėm njė, dhe ai luan nė Kategorinė e Dytė.

    Ju fituat nė ndeshjen me Tus Koblenc 2-0, ndėrsa barazuat me kampionen e kategorise sė dytė franceze, Metz.

    - Ato ishin ndeshje thjesht testuese dhe nuk kanė tė bėjnė me njė ndeshje zyrtare. Por nė ndeshen me Shqipėrinė edhe lojtarėt e kanė tė qartė qė ėshtė ndryshe.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nje fitore aspak e lehte


    Derguar me: 03/06/2007
    • Nga Altin Latifi

    Po te degjoje deklaratat para ndeshjes, dukej gjithēka si nje shetitje, por ne te vertete nuk ka ndodhur aspak keshtu. Shqiperia ka mundur te marre fitoren e pare ne eleminatoret e Euro 2008, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Luksemburgun, ne nje ndeshje ku marrja e tre pikeve ishte me shume se kurre nje detyre. Por, asgje nuk ka qene e lehte perballe nje kundershtari te vendosur mire ne mbrojtje dhe madje shume te rrezikshem me kundersulm. Loja ka nisur e qete per kombetaren shqiptare, por miqte nuk kane qendruar as pasive sa ē’pritej. Ata madje kane patur tre mundesi te arta per te shenuar dhe vetem nderhyrjet ne momentin e fundit, kane bere qe Shqiperia te mos e pesoje nga nenvleresimi i kundershtarit. Momenti kyē i ndeshjes ka qene minuta e 37-te, kur nje hapje ne krahun e majte e Lorik Canes, ka gjetur Alban Bushin, qe fut nje top fluturimthi ne zone. Nje pasim i arte dhe Edmond Kapllani nuk ka falur, duke e derguar topin ne rrjete. Qetesi ne pankinen shqiptare, me Oto Bariē qe vazhdon te kryqezoje duart. Por, ne minutat e fundit, miqte kane pasur dy topa per gol dhe nuk ia kane arritur te shenojne. Vetem tre minuta nga pjesa e dyte dhe Luksemburgu arrin ta beje nje gje te tille me Mutsch. Por, per fatin e shqiptareve goli anulohet nga arbitri anesor, gje qe shkakton edhe reagimin e ashper te trajnerit Gai Hellers ne pankine. Qe nga ky moment, kuqezinjte e kuptojne se duhet te shenojne dhe shikojne me shume drejt portes. ne minuten e 57-te, Ervin Skela, ndermerr nje aksion te bukur nga e djathta dhe fut nje pasim ne qender, aty ku Altin Haxhi shenjestron porten e miqve dhe 2-0. Shpetim Duro ne pankine i thote Bariēit se fitorja u arrit, por kroati nuk kerkon qetesi. Nderrimet ne fund, natyrisht qe i kane dhene me shume gjalleri lojes kuqezi. Hamdi Salihi ka pasur dy momente te mira, me pas ka qene Armend Dallku qe me porten bosh nuk ka arritur te shenoje, nderkohe qe pak ēaste me vone eshte serish Kapllani qe godet rrjeten e jashtme.

    Bariē, triumfi i pare ne krye te kuqezinjve

    Ne pranvere do te kem skuadren time. Kishte qene kjo deklarata e bujshme e trajnerit Oto Bariē ne vjeshten e vitit 2006, kur ai kishte vetem pak muaj qe kishte marre drejtimin e Shqiperise. Shenjat e para te ketij ndryshimi natyrisht qe u dhane ne barazimin 0-0 ne Sofje, nderkohe qe mbreme erdhi edhe fitorja e pare. mund te duket habi, por ne 6 ndeshje zyrtare kroati ka arritur vetem kaq, ndonese mund te mburret me faktin se ka nje skuader te re dhe se forma e ekipit po vjen gjithnje ne rritje. 6 pike ne po kaq ndeshje natyrisht qe nuk u japin ndonje kenaqesi te madhe tifozeve shqiptare, qe jane mesuar edhe me pare me rezultate te tilla, megjithate eshte e sigurte se ndeshjet me te veshtira jane kaluar dhe rruga vetem qe nga ndeshja e mbremshme ka qene ne disheze. Madje edhe me nje gol te anuluar te Luksemburgut, qe ka krijuar jo pak makth ne radhet e kuqezinjve. Gjithsesi Bariē deri tani ka fituar vetem bastin e pare, ndersa per te dytin do te shihet ndeshja e te merkures ne Luksemburg. Qe edhe pse ne transferte, parashikohet te jete me e lehte, duke marre parasysh faktin se futbollistet jane me te ēliruar. Veē kesaj, do te kthehet edhe Bogdani, nderkohe qe Skela tregoi se mbetet i pazevendesueshem ne mesin e fushes.
    #VamosArgentina

  5. #5
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ka mberritur dhe fitorja e pare per kombetaren tone ne keto Eleminatore te Europianit 2008. Nje loje e bukur nga ana e Shqiperise dhe arrihet fitorja ndaj nje kundershtari relativisht te lehte per ne. Megjithese kishim perballe nje Luksemburg i cili nuk ka arritur te mare asnje pike ne grup ne 6 ndeshjet e para dhe qe ka shenuar ne 6 ndeshje vetem 1 gol dhe ka pesuar 11, Shqiperia eshte gjendur ne disa raste e rrezikuar nga kundershtaret. Shqiperia e kishte mare kete ndeshje pak me te lehte ndaj dhe u ndie ne rrezik ne dy apo tri raste. Por fitorja ishte mese e merituar per djemte tane dhe u uroj atyre rruge te mbare dhe te na e ngrene flamurin sa me lart ne arenen nderkombetare.

    Uroj qe ndeshjen e kthimit me Luksemburgun djemte te mobilizohen akoma me shume dhe te arrijne nje tjeter rezultat pozitiv.

    Nje gje me beri pershtypje, parulla ne stadiumin kombetar:

    Kjo qetesi u mundesua nga FSHF
    Uroj qe heret e tjera ta shikojme stadiumin plot dhe jo si ndaj Luksemburgut. Uroj qe ēmimet e biletave te ulen dhe te kene mundesi te gjithe te ndjekin ekpin e zemres.

    Nje falenderim gjithashtu dhe per trjanjerin Bariē, i cili ka arritur rezultate te mira deri tani me kombetaren tone dhe qe ka sjelle fryme te re ne ekip dhe mentalitet te ri loje, duke luajtur me bukur ne sulm dhe ne mesfushe e duke mos u perqendruar gjithmone vetem ne mbrojtje. Pergezime dhe qe therret lojtare nga kampionati Shqiptar qe me te vertete e meritojne fanellen e kombetares para atyre qe ngrohin pankinat e serive inferiore neper bote.

    Imperator
    Albanian Perandory

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Goli ndaj Anglise, triumfon Berisha

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Futbollisti i kombetares kuqezi Besart Berisha ka lene prapa ne garen e perjavshme te personazhit me te pelqyer, politikane te krahut te majte dhe kreun e Bankes se Shqiperise. Berisha ka rrembyer vendin e pare ne renditje, per shkak te golit te vyer qe shenoi ndaj kombetares angleze ne ndeshjen qe u zhvillua javen qe u mbyll. Besarti arriti te mbledhe 55.7 per qind te 1 545 votave te sondazhit "Personazhi i Javes" ne www.kohajone.com.

    Ne vendin e dyte te "toplistes" eshte renditur Ben Blushi, kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Me 19 per qind te votave, Blushi eshte vecuar kete jave per perpjekjet e shpallura prej tij per nje president konsensual. Ne fundjave, Blushi u shpreh dhe per shpalljen e nje emri zyrtar nga PS. Ai tha gjate kongresit te kesaj partie se ne fillim te dhjetediteshit te dyte te ketij muaji, partia me e madhe e opozites do te dale me emrin e saj si kandidat per te marre postin e kryetarit te shtetit.

    Me afro kater per qind me pak, ne vendin e trete eshte renditur kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim. Ilir meta ka marre 15.3 per qind te votave, per shkak te deklarimeve te tij publike, pro presidentit aktual. Meta deklaroi se Alfred Moisiu, eshte nje emer i pershtatshem per te marre nje mandat te dyte pesevjecar per drejtimin e shtetit.

    I fundit ne katershen e me te votuarve te sondazhit te www.kohajone.com, eshte renditur Ardian Fullani. Nder 1 545 vota, Guvernatori i Bankes se Shqiperise ka marre dhjete per qind te tyre. Fullani eshte pergezuar per vleresimet qe dhane ndaj tij, perfaqesuesit e Fondit Monetar Nderkombetar. Kreu i Bankes Qendrore mori vleresime pozitive per efikasitetin e politikave kombetare dhe per stabilitetin makroekonomik.
    #VamosArgentina

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    UEFA mund te gjobise federaten

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Shishet e ujit apo fishekzjarret e hedhur ne perfundim te takimit kunder Luksemburgut, mund te sjellin nje gjobe te konsiderueshme nga UEFA per Federaten Shqiptare te Futbollit. Delegati i UEFA-s ka mbajtur shenim gjithcka ka ndodhur ne stadium diten e shtune dhe mund te paraqese ne raportin e ndeshjes shkeljet e rregullores, kur u hodhen fishekzjarret apo kur femije te gezuar nga fitorja hyne ne fushen e lojes. Nese do te ndodhte, nuk do te ishte risi per federaten tone, madje eshte ndeshkimi i shpeshte per keto fenomene qe ka bere qe te gjithe te mendojne se gjoba eshte te porta.

    Grupi G



    Skuadra N F B H Gol. Pike

    Rumani 6 4 2 0 12-4 14

    Holande 6 4 2 0 8-2 14

    Bullgari 6 3 3 0 9-3 12

    Bjellorusi 6 2 1 3 9-13 7

    SHQIPERI 6 1 3 2 5-6 6

    Slloveni 6 1 1 4 5-10 4

    Luksemburg 6 0 0 6 1-11 0

    Ndeshjet e perfaqesueses sone

    Te luajtura

    02.09.2006 Bjellorusi-Shqiperi 2-2

    06.09.2006 Shqiperi-Rumani 0-2

    11.10.2006 Holande-Shqiperi 2-1

    24.03.2007 Shqiperi-Slloveni 0-0

    28.03.2007 Bullgari-Shqiperi 0-0

    02.06.2007 Shqiperi-Luksemburg 2-0

    Per t'u zhvilluar

    06.06.2007 Luksemburg-Shqiperi (?-?)

    12.09.2007 Shqiperi-Holande (?-?)

    13.10.2007 Slloveni-Shqiperi (?-?)

    17.10.2007 Shqiperi-Bullgari (?-?)

    17.11.2007 Shqiperi-Bjellorusi (?-?)

    21.11.2007 Rumani-Shqiperi (?-?)
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Te gjithe te sigurt, Bogdani do te jete

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Nese ne takimin e pare ndaj Luksemburgut, te zhvilluar diten e shtune ne mbremje (2-0), Bogdani nuk mundi te luante qofte nje minute per shkak te demtimit te marre ne takimin e fundit te Serise A mes Katanias e Kievos, duket se nuk ka per te qene keshtu ne sfiden e radhes po ndaj Luksemburgut. Bogdani u shpreh se do te ishte i gatshem per trajnerin Baric ne takimin e se shtunes dhe kroati e nxori per disa minuta ne nxemje Bogdanin, por nuk rrezikoi per ta hedhur ne fushen e lojes, sepse goli i shpejte i Haxhit, ne pjesen e dyte, i mbylli hesapet dhe kroati preferoi te aktivizonte lojtare te tjere per te lene Haxhin e Bushin te pushojne. Sfida e radhes ne Luksemburg mund ta shohe Bogdanin titullar dhe kete e konfirmojne burimet zyrtare kuqezi.
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kuqezinjte, drejt Luksemburgut me dy turne

    E Hene, 04 Qershor 2007


    Sikur te ishim ne vitin 1997, gjithcka do te dukej normale, sepse atehere mungesa e organizimit ishte bere nje "hobby", por qe sot nje ekip kombetar te shkoje me grupe drejt nje vendi, ku do te zhvilloje takimin e radhes, kjo eshte e cuditshme.

    Kuqezinjte e kane nisur miqesoren me Luksemburgun qe ne mengjesin e sotem, kur grupi i pare i lojtareve eshte nisur me nje avion te oren 02:00 te nates dhe grupi i dyte ne oren 05:00 te mengjesit. Me avionin e dyte kane udhetuar edhe zyrtaret e federates se futbollit. Gjithcka i faturohet fluturimeve te rralla drejt vendit te vogel flamand dhe numrit te paket te biletave ne dispozicion.
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric eshte i bindur per fitoren tjeter

    E Hene, 04 Qershor 2007




    Nese ka ndonje person me entuziast ne kampin kuqezi, ai eshte trajneri kroat, Oto Baric. Ne konferencen per shtyp te post-ndeshjes, Baric analizoi me kujdes cdo detaj te lojes se Shqiperise me uljet e ngritjet e saj, por te gjitheve u ra ne sy optimizmi i kroatit. Oreksi vjen duke ngrene dhe pas fitores se pare, Baric kerkon te beje "bis" ne Luksemburg.

    Per kroatin, gjithcka eshte e qarte, ai do te kerkoje serish nje Kombetare imponuese dhe kesaj here ka nje arme me shume me vete, Erion Bogdanin. "Jam i bindur se do te paraqesim te njejten forme dhe ne ndeshjen e kthimit. Ne perballjen e ardhshme do te kemi mundesine te luajme me mire, pasi tani jo vetem e njohim kundershtarin me mire, por jemi moralisht shume me lart". Fjala e kroatit nuk le shteg per keqinterpretime dhe "babaxhani" i stolit kuqezi i meshon fort faktit se tashme ka nje Kombetare me moral ndryshe, qe vjen pas nje fitoreje te rendesishme dhe se ne perballjen e radhes nuk do te kene me nje kundershtar te panjohur.

    Por, ndryshe nga sfida e pare, Oto "Maximal" kerkon qe kesaj here te mos pesoje gol, duke ruajtur nje fare rezerve ndaj rezultatit final, por bind ambientin menjehere duke shtuar se do te jene serish kuqezinjte, ata qe do te shenojne shpejt. Gjithashtu, pare vleresimet adresuar lojtareve difensive si Dallku e Cana, Baric ndjehet i sigurt ne mbrojtje. Perballja e se merkures, ora 20:15, per trajnerin Baric perkthehet ndryshe nje tjeter fitore: "Eshte e rendesishme te mos pesojme gol dhe nga ana tjeter do te perpiqemi ta gjejme rrugen e rrjetes sa me shpejt per te pasur qetesine e nevojshme ne administrimin e 90-minuteshit. Duhet te arrijme nje tjeter fitore dhe, personalisht, kam besim se do te fitojme dhe ne ndeshjen e dyte".
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 100 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •