Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Mali i Shenjtë, dhuratë ikonën e Hyjëlindëses Udhëheqëse për Beratin

    Ikona e Hyjlindëses “Udhëheqëse” dhuratë e veçantë nga Mali i Shenjtë për Beratin

    Më 26 Janar, besimtarët e qytetit të lashtë të Beratit pritën një dhuratë të madhe nga Mali i Shenjtë, Athos, Ikonën e Hyjlindëses Mari “Udhëheqëse”. Kjo ikonë e madhërishme, u punua me shumë dashuri dhe përulësi nga dy etërit të skitit të Danilenjve, Atë Danieli dhe Atë Damaskini, të cilët nëpërmjet penelit kanë treguar jo vetëm talentin e tyre, por i kanë dhënë ikonës portretin e vërtetë sa njerëzor po aq edhe qiellor.

    Pas dreke, njerëz të shumtë të informuar nga njoftime të ndryshme mediatike, filluan të mblidheshin në afërsi të Kishës së Shën Spiridhonit, që ndodhet në një nga lagjet muze të qytetit të lashtë të Beratit, në lagjen Goricë. Qindra e qindra njerëz, rrugë të shtruara me dafina. Priftërinjtë e shumtë të veshur me stolitë përkatëse, të udhëhequr nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignati, fëmijë me veshje kishtare që mbanin në duar elbezetë dhe qirinjtë, fëmijë të tjerë të veshur me kostume popullore, të cilët mbanin buqetat me lule, tashmë ishin sistemuar në vendin e pritjes.

    Të gjitha këto tregonin qartë se ky do të ishte një moment i madh, që nuk e dimë nëse do ta përjetojmë më në jetën tonë. Ishte diku rreth orës 16 kur përpara një turme të madhe besimtarësh u faneps me një madhështi të jashtëzakonshme, e cila nuk është e lehtë të përshkruhet me fjalë njerëzore, Ikona e Hyjlindëses "Udhëheqëse".

    Ardhjen e saj e përshëndetën jo vetëm qindra besimtarë të Beratit, por edhe shumë të tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

    Në veçanti Ikonën e Hyjlindëses Mari e përshëndeti në gjuhët shqip dhe greqisht grupi i fëmijëve të veshur me kostumet kombëtare. Nga të dyja anët e rrugës besimtarët mbanin në duar dega dafine, ndër të cilët një grup fëmijësh të entuziazmuar e përshëndesnin ikonën duke thirrur: “Hosana, hosana …”.

    Ikona u prit dhe u shoqërua nga Kryebariu i Mitropolisë së Beratit, Imzot Ignati, i rrethuar nga dhjetëra klerikë të dioqezës, por edhe më gjerë. Për ta bërë këtë festë sa më madhështore ishte ftuar nga Shën Vlashi i Durrësit, kori i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, i cili me psalmodhitë mbresëlënëse e bëri këtë pasdite më tepër të ngazëllueshme, që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni.

    Himnet dhe Lavdërimet e shumta që iu psalën së Tërëshenjtës gjatë shoqërimit për në Kishën e Shën Spiridhonit treguan qartë madhështinë e Krishterimit, bukurinë e këtyre litanive, të cilat janë pjesë e pandarë e traditës Orthodhokse.

    Ashtu siç i ka hije festimeve të tilla pas vendosjes së ikonës në qendër të kishës, u psal Dhoksologjia e Madhe si dhe u përshëndet e Tërëshenjta Mari nga turma e madhe e besimtarëve, të cilët erdhën enkas për të. Më pas nën drejtimin e Imzot Ignatit u krye Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës si dhe u bë bekimi i Pesë Bukëve për nder të Kryezonjës së Tërëshenjtë. Në fund të Shërbesës së Mbrëmësores fjalën e mori Kryebariu Imzot Ignati, i cili në përshëndetjen e rastit theksoi:

    “Vendin e parë midis shenjtorëve të Kishës e ka Hyjlindësja e Tërëshenjtë Mari. Është e zgjedhura e parë nga të gjithë brezat si banesë e Krijuesit dhe Mbretit të gjithësisë, Krishtit Perëndi, për përmbushjen e Ekonomisë Hyjnore, nëpërmjet Tij u rigatuam dhe u rinovuam nga prishja për jetën e pasosur. Është “Shenjtorja më e madhe se të gjithë shenjtorët”.

    Nuk mund të themi absolutisht asgjë, por duke përmendur fjalët e Shën Grigor Pallamait, se “vetëm Ajo është kufiri ndarës midis natyrës së krijuar dhe të pakrijuar; dhe askush nuk mund të vijë tek Perëndia, veçse nëpërmjet Asaj dhe Mjeshtërit që lindi prej Saj”, ta përgjërojmë për të na mbrojtur dhe për të na udhëhequr në rrugën e detyrës dhe të virtytit, duke thënë bashkë me Shën Joan Damaskinin: “U bëftë dëshira jonë, o e Mira Kryezonjë, që të na mbikëqyrësh dhe të na sjellësh përmbushjen e lumtur të kërkesave tona, dhe sidomos të shpëtimit tonë.”

    Duke iu drejtuar Etërve të ardhur nga Mali i Shenjtë, Hirësia theksoi:

    “Shumë të nderuar dhe miq të dashur etër Daniel dhe Damaskin, mirë se erdhët në këtë ditë të bekuar në qytetin tonë të lashtë dhe në kishën historike të Shën Spiridhonit. Prania juaj midis besimtarëve shqiptarë u prit me një kënaqësi të papërshkruar, sepse kjo është një ngjarje e rrallë në jetën tonë shpirtërore.

    Sotiraq Mishaxhi & Joan Qako
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile

    Në veçanti Ikonën e Hyjlindëses Mari e përshëndeti në gjuhët shqip dhe greqisht grupi i fëmijëve të veshur me kostumet kombëtare. Nga të dyja anët e rrugës besimtarët mbanin në duar dega dafine, ndër të cilët një grup fëmijësh të entuziazmuar e përshëndesnin ikonën duke thirrur: “Hosana, hosana …”.

    Hosana, Hosana iu tha vetem Jezusit





    “Vendin e parë midis shenjtorëve të Kishës e ka Hyjlindësja e Tërëshenjtë Mari. Është e zgjedhura e parë nga të gjithë brezat si banesë e Krijuesit dhe Mbretit të gjithësisë, Krishtit Perëndi, për përmbushjen e Ekonomisë Hyjnore, nëpërmjet Tij u rigatuam dhe u rinovuam nga prishja për jetën e pasosur. Është “Shenjtorja më e madhe se të gjithë shenjtorët”.


    Te gjith ata qe besojne te Krishti jane banese e perjeteshme te Atit Birit dhe Shpirtit te Shenjte





    Nuk mund të themi absolutisht asgjë, por duke përmendur fjalët e Shën Grigor Pallamait, se “vetëm Ajo është kufiri ndarës midis natyrës së krijuar dhe të pakrijuar; dhe askush nuk mund të vijë tek Perëndia, veçse nëpërmjet Asaj dhe Mjeshtërit që lindi prej Saj”, ta përgjërojmë për të na mbrojtur dhe për të na udhëhequr në rrugën e detyrës dhe të virtytit, duke thënë bashkë me Shën Joan Damaskinin: “U bëftë dëshira jonë, o e Mira Kryezonjë, që të na mbikëqyrësh dhe të na sjellësh përmbushjen e lumtur të kërkesave tona, dhe sidomos të shpëtimit tonë.”


    Jezusi eshte guri i qoshes qe ndertuesit e hodhen poshte por qe per ta u be gur pengese
    Sepse vetem nepermjet Jezusit mund te shkojme tek Perendia.

    Askush nuk mund te vije tek Ati vecse nepermjet meje tha Jezusi.




    Duke iu drejtuar Etërve të ardhur nga Mali i Shenjtë, Hirësia theksoi:

    Sepse toka dhe gjithshka qe ajo permban i perkasin Zotit, nuk ka me vend i shenjte apo shume i shenjte sepse nepermjet besimit ne kemi hyrje tek Perendia permes Krishtit, gjakut te tij.



    “Shumë të nderuar dhe miq të dashur etër Daniel dhe Damaskin, mirë se erdhët në këtë ditë të bekuar në qytetin tonë të lashtë dhe në kishën historike të Shën Spiridhonit. Prania juaj midis besimtarëve shqiptarë u prit me një kënaqësi të papërshkruar, sepse kjo është një ngjarje e rrallë në jetën tonë shpirtërore.


    Te gjitha ditet i ka krijuar Perendia dhe ne mund ti festojme ato te gjitha duke kujtuar sa i Mire eshte Perendia.

    Bibla e Shenjte kunder Sotiraq Mishaxhi & Joan Qako
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31
    i dashur alban
    mund te shprehesh me qarte su ku do te dalesh
    je duke kritikuar nje Mitropolit te nderuar me keto qe shkruan
    shprehu me qarte


    asnje nga argumentet e tua nuk cenohet ne fjalim, po te thellohesh dhe ta lexosh me kujdes

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    "Asnjë veprim nuk ka kuptim nëse nuk është fryt i lirisë."

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    albani eshte nga keta evangjelistet, apo jo o alban?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e born to kill
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    VIJ VERDALLE
    Postime
    23
    I Nderuar Alban; Se Pari Te Kritikosh Nje Mitropolit, I Cili Si Kryebari Per Nje Grigje Te Caktuar Eshte Vendosur Sipas Rregullit Episkopal Te Apostujve Te Shenjte.. "pra Ne Bibel Thuhet Dhe Apostujt Vune Duart E Tyre Mbi Keta Njerez..", Por, Te Ndalemi Tek Tema; Mendimi Juaj Duket Se Eshte Pak Konfuz Kur Shpreheni Per "bibla Kunder Joan Qakos Dhe Sotiraq Mishaxhi", Mos E Perdorni Biblen Me Pjeset Qe Cdo Kujt I Interesojne, Sepse Jo Te Gjithe Ata Qe Besojne Tek Krishti Do Te Shpetohen, Nuk E Di Se Kujt "besimi I Perkisni", Sepse Kryezonja Shen Mari Tha Kur Vizitoi Kusheriren E Saj Elisabete "ja Qe Tani E Tutje Gjithe Brezat Do Me Lumturojne" Me Respekt "born To Kill".

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    A ka mundesi te na e sqaroje dikush pak me mire origjinen e kesaj ikone e cila fatkeqsisht qenka punuar rishtas dhe jo nga artiste historik te shekujve te shkuar, -nga cila kishe e malit te shenjte eshte bere dhurate per qytetin tone te lashte?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31
    per Baptistin

    Ikona eshte bere ne manastirin e Danieleive. Jane dashur 3 vjet dhe shume lutje qe kjo ikon te perfundohej.

    Nga ckam degjuar Hyjlindesja e zgjodhi vete emrin ne kete ikone qe quhet "Udheheqese", sipas nje mrekullie i ishte shfaqur nje murg dhe nga disa emra qe ishin shkruar ne ket ikon ajo tha kete. (Te ma falesh se nuk jam i sigurt, por sapo ta mesoj si eshte realisht, do ta shkruaj.)
    "Asnjë veprim nuk ka kuptim nëse nuk është fryt i lirisë."

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ju faleminderit, por une serish nuk kuptova i ciles kishe eshte Manastiri i Danieleve. Ne Atos gjinden 20 Manastire vetqeverisese te popujve e kombeve te ndryshme.
    Asnjeri prej tyre nuk quhet Monastiri i Danielit. Monastiri i Shen Danielit gjendet ne Rusi ne Moske e jo ne Hilandar. Dhe ky manastir poashtu eshte themluar ne po te njejtin shekull kur edhe sllavet e ballkanit (gati te gjithe perfundimisht e pranuan fene e krishter dhe) moren hise ne kishe, pra ne shekullin XIII.

    Te rifrazoj: pra, a eshte fjala per kishe apo per manastir kur thua "manastiri i Danieleive", dhe cilit manastir te Atosit i takon ajo?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e born to kill
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    VIJ VERDALLE
    Postime
    23
    I Nderuar Baptist, "manastiri I Danieleive", Nuk Eshte Manastir, Por Thjesht Nje Skite [kishes E Vogel], E Cila Nuk Permban Me Shume Se 15-20 Murgj, Ku Diten E Kalojne Ne Lutje Dhe Pune Te Ndryshme. Dhe Kjo Ikone Qe Eshte Dhuruar Per Qytetin Antik Te Beratit, Nga Keta Murgjer Me Shume Vullnet E Perkushtim, Eshte Punuar Sipas Nje Stili Ikonografik, Te Te Madhit Prift-murg Shqiptar Onufri. Dhe Ne Nder Te Onufrit Te Madh, Ne Kishen Kryesore [katedrale] , Ne Kala Shen Maria, Eshte Vendosur Emri Muzeu Onufri. Shpresoj T'ju Kem Sqaruar Sadopak.

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga born to kill Lexo Postimin
    I Nderuar Baptist, "manastiri I Danieleive", Nuk Eshte Manastir, Por Thjesht Nje Skite [kishes E Vogel], E Cila Nuk Permban Me Shume Se 15-20 Murgj, Ku Diten E Kalojne Ne Lutje Dhe Pune Te Ndryshme. Dhe Kjo Ikone Qe Eshte Dhuruar Per Qytetin Antik Te Beratit, Nga Keta Murgjer Me Shume Vullnet E Perkushtim, Eshte Punuar Sipas Nje Stili Ikonografik, Te Te Madhit Prift-murg Shqiptar Onufri. Dhe Ne Nder Te Onufrit Te Madh, Ne Kishen Kryesore [katedrale] , Ne Kala Shen Maria, Eshte Vendosur Emri Muzeu Onufri. Shpresoj T'ju Kem Sqaruar Sadopak.
    E shoh qe vini verdalle, por nuk jeni pergjegjur sepse une po pyesja: "cili manastir e dhuroi ikonen?"

    Nese eshte "skite e vogel" pra "kishez" sic thuani ju, atehere perse e quani Manastir kur nuk eshte?!

    Stilin e kam parasysh se e shoh ne foto edhe permbajtjen. Ajo ngjet me "hodegetrine", dhe per nga stili shume pak ose aspak nuk ngjet me ate te Onufrit. Per dallim nga hodegetrite tjera ikonike te Theotokese kjo mbane Krishtin ne krahun e saj te djathte.

    Cilit Manastir te malit te shenjte Atos i takon skita e Danieleve? Kjo ishte pyetja...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Pagezimi ne Frymen e Shenjte
    Nga i krishteri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 24-10-2007, 12:39
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •