Fusha e Shallvares nuk mund tė pėrfytyrohet pa Loro Boriēin

Nga Orhan Sakiqi

Kjo ėshtė e vėrtetė. Sa herė mė kujtohet fusha sportive, nuk mund tė rri pa kujtesėn e Loros sė madh. Koha e tregoi sa i madh ka qenė ai, mbase jo pėr ndeshjet e shumta me ekipin kombėtar, por pėr karakterin e tij, pėr thjeshtėsinė e komunikimit me tė gjithė e deri te ne, fėmijėt e asaj kohe, pėr seriozitetin e punės.

Para disa kohėsh, nė njė nga emisionet e RAI-t: “Storia siamo noi” (“Historia jemi ne”), ku trajtohen figura tė rėndėsishme tė Italisė nė tė gjitha fushat, u trajtua kapiteni dhe mbrojtėsi i kombėtares, Fachetti. Njė emision pėr mė shumė se dy orė pėr atė, ku u fol nga shumė personalitete jo vetėm tė sportit, si njė simbol i Italisė. Kėshtu edhe pėr ne Boriēi mbetet simbol i papėrsėritshėm.

Pėr mua, kontakti i parė me Boriēin ka qenė nė fushėn e Shallvares, ku me siguri ai ka luajtur atje edhe mė parė, mbase nga mesi i viteve ’30, para se tė shkonte nė Itali. Mė vonė, nė vitin 1947 apo ‘48, i ardhur nga ‘Vllaznia’ te ‘Partizani’, ai rrinte bashkė me shokėt e klubit nė njė ndėrtesė njėkatėshe, pranė shtėpisė Topi dhe jo mė shumė se 200 m nga fusha sportive e Shallvares. Pas stėrvitjes sė tij, Loro na organizonte ndeshje ndėrmjet fėmijėve, duke i ndarė nė grupime sipas moshave, ose si i thonė sot, nė breza sportivė. Kėtė e bėnte vullnetarisht. Vėllezėrit Mema, vėllezėrit Ruci e shumė futbollistė tė mėvonshėm kėtu kanė marrė mėsimet e para.

Shumė herė, nė mungesė tė njė vendi tė veēantė zhveshjeje, Loro zhvishej dhe lahej nė shtėpinė tonė dhe aty linte edhe pjesė tė pajisjeve tė tij. Kėto pastaj, kur ai largohej, bėnim garė kush t’i vishte si provė. Fanelėn e tij me numrin 9 donin ta provonin tė gjithė. Njė dashamirės marangoz i solli pastaj njė dollap, tė cilin e vendosi nė dhomėn e zhveshjes, kėshtu qė nuk pati nevojė pėr shtėpinė tonė. Mendoni se nė ēfarė konditash stėrviteshin kampionėt e ardhshėm ballkanikė.

Mė kujtohen stėrvitjet e kombėtares sonė nėn drejtimin e trajnerit kroat pėr pėrgatitjen e Ballkaniadės sė vitit 1946. Bashkė me Llambin, Parapanin, Spahiun, Biēakun, Telitin, Pozelin Mirashin e shokė i dhuruan vendit Kupėn Ballkanike. Siē shkruan Dizdari: “Boriēi, shtatlartė, i fuqishėm, elegant, i njė bukurie autentike tė racės ilirike, ngjitet nė podium pėr tė marrė kupėn. Marrja e kupės dhe njė rreth dafine nė kokė mė kujtohen shumė mirė.

Loro ishte njė sportist i gjithanshėm. Ai luante shumė mirė pinpong deri nė rang kampionati. Ndeshjet e tij nė parkun sportiv “Rinia” me Qemal Voglin tėrhiqnin njė numėr tė madh sportdashėsish qė ndaheshin sipas preferencave tė futbollit. Ata luanin tė dy shumė mirė dhe me inat. Loro ishte mė i kujdesshėm dhe racional, kurse Qemali mė i vrullshėm. Lufta bėhej pėr ēdo pikė. Loro luante edhe volejboll dhe tek- tuk merrte edhe raketėn e tenisit. “Ky sport, - thoshte, - shėrben pėr tė ‘mprehur syun’. I duhet sidomos portierit.” Interesant ishte se Loro nuk pėrtonte tė na fliste edhe ne fėmijėve tė atij brezi. Dy episode: Nė njė ndeshje me ‘Dinamon’, humbi njė gol me kokė ngjitur me vijėn fatale tė portės. “Nuk i rashė unė topit me kry, por mė ra mue topi nė kry”, - tha Loro pas pyetjes sonė dhe vazhdonte tė qeshte, karakteristikė e tij e pėrhershme. E dyta, tufėn e zakonshme me lule, nė fillim tė njė ndeshjeje, na e hidhte neve nė tribunėn anėsore pesėlekėshe.

Nga mesi i viteve ’60, “kur erdhėm nė mend tanė” ē’ėshtė e drejta, kur edhe futbolli kishte preferencė politike, u afruam me ‘Tiranėn’, por pa u larguar nga dashamirėsia pėr Loron personalisht.

Njė miqėsi tė gjatė me Boriēin ka mbajtur shoku dhe miku im i hershėm ing. Piro Bedo. Ata i shihje bashkė nė rrugė, nė kafe etj. Mbase inxhinieria e urave dhe futbolli kanė tė pėrbashkėt artin dhe racionalen. Ai mė kujton disa momente interesante ose se ēfarė gjėrash i kanė bėrė Loros mė shumė pėrshtypje nga karriera e tij, tė thėna nga vetė ai:

- Goli ndaj Dinamos, i shėnuar nė vitet ’50. Vogli e priti topin, por, sipas tij, ishte kryer njė faull, kėshtu qė e ‘dorėzon’ topin nė vend. Loro qė nuk ishte pranė vendit, afrohet me vrap atje dhe shėnon. Goli ishte i vlefshėm.

- Goli i famshėm i shėnuar kundėr ‘Skėnderbeut’ tė Korēės. Topin e godet portier Maliqati. Boriēi nė mes tė fushės i jep shenjė Resmes qė niset dhe pa rėnė topi nė tokė, e pason nga ai, qė gjithashtu pa ndaluar e dėrgon nė rrjetė. Deri tani unė nuk kam parė njė gol tė tillė me tri takime, pėrfshirė portierin, pa rėnė topi nė tokė. Mbase duhet shėnuar nė Gines.

- Piro thotė se Loro nuk harronte ndeshjen me Irlandėn e Veriut tė ‘Best’-it tė famshėm. Ai barazim historik 1-1 e eliminoi atė, duke ēuar nė finale Zvicrėn. Aty ai aktizoi pėr herė tė parė me kombėtaren 5-6 lojtarė tė rinj si Haxhiu, Rudi e Zhega qė ishte edhe shėnuesi i golit. Ishte guxim i madh tė aktivizoje pesė 20-vjeēarė nė njė ndeshje kaq tė rėndėsishme.

- Nė ndeshjen e famshme tė kombėtares sonė nė vitin 1971 kundėr Gjermanisė perėndimore, mbas eliminimit nga ne mė 1967, kur ajo nuk shkoi nė Europianin e vitit 1968, pritej qė ajo tė vinte kėtu me formacionin mė tė mirė, duke marrė edhe Shnelingerin nga ‘Milan’. “Pėr mua, - thoshte Loro, - ishte problem kush do tė luante kundėr Bekenbauerit. Vendosi qė do tė luante Sabah Bici. Por ai duhej pėrgatitur pėr kėtė. Gjeta dhe porosita gazeta e revista tė specializuara, tė cilat pėrshkruanin lojėn e Bekenbauerit. Sabahu nuk dallohej pėr regjim tė fortė sportiv. Mbasi e ‘ndrydha’ mirė me ēelės, arrita qė tė bėj pėrgatitje speciale me tė.” Atė ditė Bici zhvilloi njė lojė tė shkėlqyer. Bekenbaueri, i pyetur nga shtypi se cili lojtar i kishte bėrė mė shumė pėrshtypje, u pėrgjigj: “Mė ka bėrė pėrshtypje kundėrshtari im direkt, Bici, megjithėse te ne, nė Gjermani, njihet mė shumė Pano.”

Boriēi hyn te ‘historia jemi ne’, sepse ai ishte kapiten dhe mė vonė trajner i skuadrės kombėtare, ishte nga ata qė luajtėn me sukses nė Itali, por kthehet nė atdhe me gjithė ofertat, ishte specialisti i parė qė shkoi tė japė pėrvojė si trajner nė njė kombėtare tė huaj, ishte ai qė nė zigzaget e kohės pranoi tė stėrvisė dhe tė luajė, pra trajner dhe lojtar nė njė skuadėr tė vogėl. Pėr tė gjitha kėto, Loro Boriēi mbetet protagonisti mė popullor i sportit pėr tė gjitha kohėt.

Tema