
Postuar më parë nga
Jack Watson
Alienated, po mundohem të të jap unë një përgjigje, ashtu siç e perceptoj. Këto shtete që t'i ke përmendur rrojnë vetëm me naftë, nuk rrojnë me gjë tjetër. Puset e naftës janë punë fati, nuk kanë dalë në oborrin e shtëpisë sime, po kanë dalë në "oborrin" shkretëtinor të një dubajani, katarjani, kuvajtjani etj. Nuk ka ndonjë meritë ai arabi që i ka rastis delli i naftës në territorin e tij, as meritë mendore, as meritë diplomatike, asnjë gjë, thjesht fat.
Pastaj shih edhe popullsinë e këtyre shteteve që ke përmendur: Katari - 800 mijë, Kuvajti - 2 milion e ca, Emiratet Arabe (se Dubai nuk është shtet) - 2 milion e gjys, ndërsa Malajzia me 25 mil banorë ka GDP 12 mijë $, kur Europa dhe ShBA (900 mil bashkë) e kanë mbi 28 mijë $. Kuptohet me gjithë ato puse nafte që kanë, me gjithë atë prodhim e shitje nafte që kanë (mbi 100 $ çmimi për fuçi) mund ta mbështesin zhvillim ekonomik të vendeve të tyre me popullsi vocërrake. Pse Egjipti me 70 milion banorë s'është si Gjermania ose si Katari fundja? Ose Pakistani, Bangladeshi, Maroku, Algjeria, Irani etj...
Lekët i japin sheikët myslimanë, po ndërtimin e bëjnë europianët, projektet hartohen nga europianët, materialet ndërtuese merren në Europë e ShBA, përveç lekëve dhe traullit gjithçka tjetër është euro-amerikane. Ku qëndron merita e dubajanëve, katarjanëve? Askund për mua.
Krijoni Kontakt