
Postuar më parë nga
il.Padrino
Nje nga keshillat me te bukura te Islamit drejtuar njerezimit eshte fitimi i diturise dhe njohurise. Per kete arsye ne ajetet e para te Kur’anit qe iu shpallen Profetit, flitet per arsimin dhe mesimin. Ne islam, njohuria dhe vetedija kane shume rendesi sa u eshte kerkuar myslimaneve qe adhurimin e vet ta zbatojne ne baze te njohurise dhe dijeve te veta. Sipas pikepamjes se islamit, dituria eshte pasuria e cila luan nje rol shume te madh ne jeten e njeriut. Disa prej problemeve dhe krizave te jetes nuk mund te zgjidhen ne menyre tjeter pervecse duke u mbeshtetur tek njohurite dhe dija. Profeti i Islamit, rendesine e dijes e ka shfaqur shpesh gjate fjalimeve te veta.
Profeti nxenien e diturise e quante detyre per çdo burre e grua, edhe sikur per te arritur dijen te jete e nevojshme udhetimi neper pikat me te largeta te globit. Vete hazreti thote:
“Kerkoni dijen edhe sikur ajo te jete ne Kine”,
qe do te thote sado qe larg mund te jete dhe sado mund qe kerkon, dija eshte dicka e qe patjetur duhet arritur.
Ne fjalimet e Profetit te islamit, edhe dijetaret e shkenctaret kane nje pozite shume te larte. Dijetaret ne kuader te dijes se tyre ndricojne rrugen e njerezimit. i derguari i Zotit ne lidhje me kete thote:
“Dijetaret jane ne toke si yjet ne qiell. Nepermjet yjeve zhduket erresira ne toke dhe det dhe nese nuk do te ishin yjet atehere edhe njerezit nuk do te orientohehsin dot”.
Profeti i islamit gjate keshillave te tij dhene dijetareve u kujton qe diturine e tyre ta perdorin ne rruge pozitive. Nje nga vetite e pelqyera te dijetareve eshte dhe urtesia. Dijetari ka nevoje per urtesi me qellim qe te kete me shume ndikim tek njerezit. Po keshto Profeti edhe miresine e quan nje veti te çmuar te dijetarit dhe thote:
“Populli im me i mire jane dijetaret, dhe dijetart me te mire te popullit tim jane te miresjellte. Ta dini se dijetari zemer mire diten e ringjalljes vjen me nje drite nga vetvetja e cila mbush nje distance nga Lindja deri ne Perendim”.
Pa dyshim qe sjellja e mire e dijetareve me njerezit krijon kushtet per ta per shfrytezim me te mire te dijes. Sjellja e mire dhe e shkelqyer me njerezit eshte hapi i pare per te ndikuar tek zemrat. Me kete terheqje mund te ushqehen njerezit nga burimi i dijes dhe diturise.
Profeti u kerkon dijetareve qe t’i japin rendesi ne jete kenaqesise se Zotit. Ai po keshtu edhe kleriket i fton drejt miresise, drejtesise dhe largimit nga mashtrimet dhe tradhetia duke thene:
“Ne punet e diturise te jeni shoke dhe dashamires te njeri-tjetrit, sepse tradhetia ne dije eshte me e keqe se tradhetia ne mallra.
Ne kuader te vemendjes se islamit kushtuar dijes, historia e qyteterimit njerezor eshte njohur me emra te shumte dijetaresh si gjeograf, historian, matematicien e astrolog mysliman.
Historiani amerikan, Vil Durant ne librin e tij “historia e qyteterimit” shkruan: ”Myslimanet gjate mesjetes ne fushat e shkences nuk kishin rival”.
Tani le t’i kthehemi historise se islamit, dhe te shohim nje ngjarje gjate diteve te bukura te pranise se Profetit ne Medine, duke e mbyllur keshtu edhe emisionin tone.
Ate dite kur profeti hyri ne xhami, ndihej atmosfera e mbushur perplot dashuri dhe qetesi. Hodhi veshtrimin rreth e perqark xhamise dhe shikonte myslimanet e mbledhur aty. Veshtrimi i embel i Profetit perhere u jepte zemer myslimaneve dhe prania e tij ne mesin e njerezve sillte qetesi me vete. Ne xhami myslimanet ishin ndare ne dy grupe, njeri po merrej me lutje dhe adhurim, ndersa grupi tjeter po merrej me diskutime shkencore. Profeti pasi i pa dy grupet mire e mire tha:
“Te dy grupet jane ne rrugen e mire dhe te lumturise, por une i bashkohem grupit qe po merret me dijen”, dhe pas kesaj fjalie shkoi e u ul prane tyre.
Krijoni Kontakt