Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Qeveria Berisha, 28 muaj dështimesh me kosto të lartë për shqiptarët.

    Tiranë- Berisha dhe qeveria e tij nuk kanë realizuar asnjë prej premtimeve të bëra. Në 28 muaj qeverisje, bilanci zero është mëse i dukshëm edhe në ato sektorë që u cilësuan si prioritarë, ndërsa kryeministrit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të vazhdojë të premtojë akoma. Të njëjtat premtime që nuk realizoi në gjithë këto muaj që ka qenë në drejtimin e vendit. Por tashmë shqiptarët e dinë se këto nuk janë vecse mashtrime dhe demagogji të turpshme. Berisha nuk ka bërë asgjë. Pjesa më e madhe e këtyre premtimeve ose vazhdojnë të mbeten vetëm teori, fjalime dhe asgjë tjetër, ose janë fshirë nga lista e prioriteteve që në fillimet e punës së qeverisë. Tani ka ardhur koha që Berisha të marrë dënimin për mashtrimin 28 mujor të një qeverie të krizës, të territ dhe progresit, të cilën shqiptarët nuk e meritojnë.

    Kthim dhe kompensim i pronave në kufijtë maksimalë
    Kryeministri Berisha ka harxhuar më shumë se 50 % të mandatit të tij por ky premtim nuk është mbajtur. Në emër të maxhorancës, Kryeministri ka premtuar heqjen e "kufizimeve diskriminuese", kryesisht në sasinë e kthimit apo të kompensimit të pronave. Por në ligjin nr. 9853 datë 17.7.2006 "Për pronat ..." kjo gjë nuk pasqyrohet. Qeveria vetëm sa ndryshoi shifrat në ligjin e mëparshëm. Në të, prona kufizohej të kthehej apo kompesohej deri në 60 ha. Ndryshimi i Kryeministrit e çoi këtë shifër në 100 ha, kur angazhimi programor i votuar në Parlament ishte heqja fare e kufizimit. Asgjë tjetër, praktikisht nuk ka ndryshuar në ligjin e miratuar nga maxhoranca gjatë vitit 2007.

    "Siguria rrugore do të trajtohet gjithashtu me përparësi"
    Në fakt, ky është angazhimi më dramatik i programit të Qeverisë. Përmbushja e tij është çështja më e verifikueshme. Vetëm me dy shifra. Gjatë vitit 2007, në Shqipëri, në aksidente rrugore kanë vdekur më shumë se 500 shtetas. Ndërkohë janë plagosur në aksidente edhe 500 shtetas të tjerë. Vetëm në ditët e para të janarit 2008 vdiqën me dhjetëra të tjerë në aksidente rrugore.

    "Në katër vjet shtrimi dhe asfaltimi i 4 mijë kilometrave rrugë rurale"
    Mbajtja e këtij premtimi përkthehej me 1000 kilometra rrugë rurale të ndërtuara çdo vit. Kur është ndarë edhe buxheti i vitit 2008, kushdo mund të konstatojë faktin se ky premtim, realizimi i tij nuk ka lidhje me qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha. Asnjëherë. Kur ka kaluar 50 % e mandatit, qeveria nuk është në gjendje të tregojë më shumë se 30 - 40 kilometra rrugë rurale të asfaltuara.

    Brenda 2006, ujë 24 orë për qytetet turistike
    Në vend që të përmirësohej, situata u përkeqësua. Nuk mungoi vetëm uji. Por, edhe energjia. 24 orë furnizim me ujë jo vetëm që nuk u realizua si premtim por nuk garantohet as në verën e vitit 2008. Qeveria nuk ka në buxhet para për të mbuluar me shërbim furnizimi 24 orë me ujë zonat turistike.

    "Mazhoranca e re dhe qeveria e saj shpallin katër vitet e ardhshme si vitet e luftës kundër errësirës dhe pasigurisë energjitike"
    Qeveria nuk ia doli të na japë qoftë edhe një ditë 24 orë energji elektrike në familje apo në biznese. Qeveria nuk ka krijuar, në fakt nuk ka nisur të krijojë një burim të ri energjie apo të garantojë burime të mjaftueshme energjie. Çmimet e energjisë që vjen në Shqipëri janë vetëm në rritje. Përkundër ç'premtoi, Qeveria dërgoi në çdo familje gjatë vitit 2006 një çmim të ri, të rritur, të energjisë elektrike. Qeveria vazhdon të blejë si pasojë e aferave korruptive energji shumë të shtrenjtë.

    "Rritje 50% për pagat e mësuesve"
    Për vitin 2006, qeveria rriti pagat e mësuesve 15 % në muajin prill dhe 10 % të tjera në muajin korrik. Pra, po të bësh llogari, mësuesit nuk morën 25 % rritje page për gjatë gjithë vitit. Ata për tre muaj, janar, shkurt, mars, 25 % e vitit kalendarik, morën pagën që kanë pasur. Për 3 muaj të tjerë, 25 % e pjesës tjetër të vitit kalendarik ata morën 15 % rritje page dhe për 6 muajt e mbetur, ata morën dhe 10 % rritje page shtesë, pra 25 % rritje page. Por, vetëm për këto gjashtë muaj.

    "Do të sigurohet kompjuterizimi dhe lidhja në internet në çdo shkollë e klasë si dhe mësimi masiv i gjuhës angleze"
    Për gjithë vitin 2008, Qeveria e Kryeministrit Berisha nuk ka një projekt të shkruar e të maturuar financiarisht për përmbushjen e këtij angazhimi programor. Deri në fund të vitit 2007 janë vetëm disa dhjetra shkollat që kanë akses në internet. Shkollat, jo klasat siç premton Qeveria. Janë vetëm disa dhjetra shkolla nga mbi 4 mijë që janë në total në Shqipëri. Shumica nuk ka akses në internet. Mbi të gjitha, shumica nuk kanë thuajse gjatë gjithë vitit arsimor energji elektrike. Kjo vlen shumë.

    "Karburanti për konsum bujqësor do të sigurohet me nje çmim prej jo më shumë se 40 lekë për litër për të gjithë fermerët shqiptarë"
    Programi i nisur nga qeveria socialiste për të përmbushur këtë angazhim nuk ekziston më. Qeveria e Kryeministrit Berisha jo vetëm e atakoi fort, por, që në tremujorin e parë të vitit 2006 ajo e fshiu totalisht skemën e naftës për bujqësinë me 40 lekë për litër. Mbi të gjitha edhe për vititn 2007 kjo skemë subvencioni nuk do të ekzistojë. Qeveria nuk ka para në Buxhetin e vitit 2008 për të përmbushur këtë angazhim programor. Madje jo vetëm për bujqësinë por edhe për peshkimin ku kjo skemë ishte konsoliduar.

    "Rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë një prioritet i politikave buxhetore të mazhorancës së re dhe qeverisë së saj. Pensionet do të dyfishohen brenda periudhës 4 vjeçare ndërsa do të vazhdojë ngushtimi i diferencës së pensioneve të qytetit me ato të fshatit"
    Në fund të vitit 2006 Qeveria mori një vendim për të rritur deri në 10 mijë lekë në muaj të ardhurat minimale të pensionistëve të qytetit dhe 5 mijë lekë në muaj, të pensionistëve të fshatit. Para 3 korrikut 2005, të ardhurat minimale të pensionistit të qytetit ishin 8340 lekë në muaj. Duke mos u ndalur në premtimet elektorale, Qeveria ka të miratuar në programin e saj, se do të dyfishojë pensionet e qytetit dhe do të rrisë edhe më shumë ato të fshatit. Por, pasi ka kaluar gati 40 % të mandatit Qeveria nuk arriti të rrisë më shumë se 20 % pensionet. Në Korrik të vitit 2006, Qeveria, me rritjen 5 % ka bërë rritjen më të ulët të pensioneve të qytetit që nga viti 1991. Ndërkohë, prej korrikut 2006 jetesa e pensionistëve është shtrenjtuar me 340 lekë me vendosjen e tarifës për recetë. Pra me 440 lekësh në muaj. Ky 440 lekë në muaj është më i madh se rritja 5 % e datës 1 korrik. Kështu, në gusht 2006, të paktën gjysma e pensionistëve të qytetit merrnin realisht më pak se në maj 2006.
    Qeveria shprehet se rritjet e ndryshme që prekin pensionet kanë një vlerë mujore 600 milionë lekë. Aritmikisht mund të jetë kështu, por të paktën 5 muajt e fundit të vitit 2006, Qeveria tregoi se është e paaftë të mbajë detyrimin për të paguar ritmikisht këto pensione. Ndërkohë, do të duhet që në vitin 2007, Qeveria të shpenzojë mbi 5 miliardë lekë më shumë se në vitin 2006. Së pari, këto lekë nuk janë në buxhetin e miratur të vitit 2007. Së dyti, kjo është më e rëndë, nuk mbetet asnjë lek për të bërë rritje të tjera të pensioneve deri në fund të vitit 2007. Pra edhe kur të ketë konsumuar 60 % të mandatit, pensionet e gjysmës së pensionistëve të qytetit do të jenë rritur jo më shumë se 20 % që prej korrikut të vitit 2005, ndërsa ato të gjysmës tjetër, vetëm 5 %, duke mos ruajtur as vlerën e tyre reale. Për pensionet e fshatit ia vlen të thuash se me rritjen prej 20 % që Qeveria bëri në korrik 2006 e që është vetëm 700 lekë në muaj, qeveria vetëm sapo ka mbuluar shpenzimet e shtrenjtimit të jetesës që llogaritet në 400 lekë.

    "4000 apartamente për të pastrehët"
    Sipas këtij angazhimi programor do të duhet që qeveria të ndërtojë 1000 apartamente banimi çdo vit. Por, u provua gjatë vitit 2006, Qeveria nuk ia doli të ndërtojë as 25 % të apartamenteve të planifikuara për çdo vit. Jo më t'i ketë ndarë ato. Për fat të keq edhe për vitin 2007, fundi i të cilit shënon edhe konsumimin e 60 % të mandatit të Qeverisë Berisha, qeveria ka planifikuar fonde për të ndërtuar vetëm 224 apartamente të reja. Pra, gjithsej, në dy vite, Qeveria nuk shënon dot as 450 apartamente të ndërtuara. Kur duhet të ndërtonte 2000 të tillë.

    Gazeta "Zeri i Popullit"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Se si nuk ma thote mendja se ne Shqiperi ka ende njerez te cilet lexojne Z.P.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Berisha, “Oqil Oqilovi” i Ballkanit

    Kryeministri Ende Komunist i Shqiperise
    Nga Kastriot Myftaraj

    A e dini se me cilin nga kryeministrat e sotëm të vendeve ish-komuniste ka më shumë gjëra të përbashkëta kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha? Me Oqil Oqilovin, kryeministrin aktual të Taxhikistanit, që nga viti 1999. Të dy kanë lindur në vitin 1944, të dy kanë qenë anëtarë për mbi 20 vjet të partisë komuniste.

    Nëse do t’ i kërkosh të ngjashmit e kryeministrit Berisha, duhet të shkosh në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, ose edhe në Rusi.

    Në vendet e tjera ish-komuniste europiane, duke përfshirë dhe shumë vende ish-sovjetike, nuk gjen të ngjashëm të kryeministrit shqiptar. Në Bullgari, kryeministri Sergey Stanishev, kryeministër që nga viti 2005, është i datëlindjes 1966 dhe nuk ka qenë komunist. Në Kroaci, kryeministër që nga viti 2003 është Ivo Sanader, i datëlindjes 1953, cili nuk ka qenë komunist. Në Republikën Çeke, kryeministër që nga viti 2006 është Mirek Topolanek, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Estoni kryeministër që nga viti 2005 është Andrus Ansip, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Hungari, kryeministër që nga viti 2004 është Ferenc Gyurcsany, i datëlindjes 1961, i cili nuk ka qenë komunist. Në Latvia (Letoni) kryeministër, që nga viti 2007 është Ivars Godmanis, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Lituani, kryeministër që nga viti 2006 është Gediminas Kirkilas, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Maqedoninë fqinje, kryeministër që nga viti 2006 është Nikola Gruevski, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Poloni, kryeministër që nga viti 2007 është Donald Tusk, i datëlindjes 1957, i cili nuk ka qenë komunist. Në Malin e Zi, kryeministër që nga viti 2006 është Zeljko Sturanoviç, i datëlindjes 1960, i cili nuk ka qenë komunist. Në Serbi kryeministër që nga viti 2004 është Vojislav Koshtunica, i datëlindjes 1944, si Berisha, por që nuk ka qenë komunist. Në Gjeorgji kryeministër, që nga viti 2007 është Lado Gurgendidze, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Slloveni, kryeministër që nga viti 2004 është Janez Jansha, i datëlindjes 1958, i cili ka qenë komunist, por në 1988 është arrestuar dhe dënuar me burgim, pasi si gazetar botoi shkrime kundër ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët. Në Rumani kryeministër që nga viti 2004 është Calin Popesku-Tariceanu, i datëlindjes 1952, i cili nuk ka qenë komunist. Në Ukrainë, kryeministre që nga viti 2007 është Yulia Tymoshenko, e datëlindjes 1960, e cila nuk ka qenë anëtare e partisë komuniste. Në Armeni kryeministër që nga viti 2007 është Serzh Sagsyan, i datëlindjes 1954, i cili nuk ka qenë komunist. Madje edhe në tre republika ish-sovjetike të Azisë Qendrore, në Uzbekistan, Kirgizistan dhe Kazakhstan kryeministrat aktualë nuk kanë qenë komunistë. Në Uzbekistan, kryeministri Shavkat Mirziyoev, i datëlindjes 1957, kryeministër që nga viti 2003, nuk ka qenë komunist. Në Kirgizistan, kryeministri nga viti 2007, Igor Chudinov, i datëlindjes 1961, nuk ka qenë komunist. Në Kazakhstan Karim Massimov, i datëlindjes 1965, i cili është kryeministër nga viti 2007, nuk ka qenë komunist.

    Në vendet ish-komuniste jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, një kryeministër ish-komunist gjen në Sllovaki, ku kryeministri Robert Fico, i datëlindjes 1964, i cili është kryeministër që nga viti 2006, ka qenë komunist që nga viti 1987, pra vetëm për dy vjet. Kryeministrat e tjerë ish-komunistë i gjen vetëm në ish-republikat sovjetike.

    Në Rusi kryeministër që nga viti 2007 është Victor Zubkov, i datëlindjes 1941, i cili ka qenë komunist për mbi 20 vjet. Në Moldova (Moldavi) kryeministër që nga viti 2001 është Vasile Tarlev, i datëlindjes 1963, i cili ka qenë komunist për disa vjet.

    A e dini se ç’ ngjashmëri ka kryeministri shqiptar Berisha me kryeministrin e Kinës, Wen Jiabao? Të dy janë anëtarë të partisë komuniste që nga vitet gjashtëdhjetë. Kryeministri i Kinës që nga viti 2003, Wen Jiabao, i datëlindjes 1942, pra dy vjet më i madh se Berisha, ka hyrë në partinë komuniste në vitin 1965, pra tre vjet para Berishës. Por, profili politik i Berishës do të ishte i paplotë nëse do të krahasohej vetëm me homologët e tij kryeministra, se Berisha ka qenë edhe President i Republikës, në vitet 1992-1997. Për këtë arsye Berisha, për nga kohëqëndrimi në pushtet ngjan më tepër me Presidentët-despotë të republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, që kanë një kohë të gjatë në pushtet.

    Por Berisha ka një ndryshim me këta. Derisa këta venë kryeministra-kukulla, Berisha, duke përfituar nga koniukturat ndërkombëtare, ka vënë një president-kukull, për shkak se nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, shembull që pritet ta ndjekë dhe Presidenti rus Putin. Në këtë pikëpamje, Berisha nuk ngjan aq me kryeministrin e Taxhikistanit, Oqil Oqilov, por me ish-komunistin Emomalii Rahmon, i cili u bë President i Taxhikistanit në të njëjtin vit kur Berisha u bë president i Shqipërisë në 1992.

    Ndryshimi është se Emmomali Rahmon mundi të qendrojë në pushtet pa ndërprerje që nga viti 1992 dhe deri më sot, ndërsa Berisha, u rrëzua një herë, megjithëse bëri përpjekje ta mbante me çdo kusht pushtetin. Ndërsa Presidenti i Kazakhstanit, që nga viti 1990, Nursultan Nazarbayev, i datëlindjes 1940, pra katër vjet më i madh se Berisha dhe që ngjan me Berishën se është bërë anëtar i partisë komuniste në vitet gjashtëdhjetë, prodhoi një kryeministër-kukull jokomunist si Karim Massimov, Berisha u tregua dhe më i shkathët duke prodhuar, i favorizuar nga koniukturat ndërkombëtare, një president-kukull jokomunist. Kushedi se ç’ mendime do t’ i kenë ardhur në mendje Berishës kur takoi ditët e fundit Presidentin e Azerbajxhanit që nga viti 2003, Ilham Alyev, duke konsideruar që ky i fundit, trashëgoi postin e të atit, Heydar Aliyev, i datëlindjes 1923, i cili ishte President i Azerbajxhanit nga viti 1993 në vitin 2003, kur vdiq. Heydar Aliyev ishte oficer i NKGB, në 1944, gjeneral-major dhe shef i KGB të Azerbajxhanit në 1967, dhe komunist që në vitet dyzet. Zot na ruaj mos i ka lindur Berishës ndonjë ide trashëgimie posti.

    Në vendet ish-komuniste, një njeri që të ketë qenë kryetar shteti në 1992, kur Berisha e mori këtë post, dhe që të jetë ende në pushtet, e gjen vetëm në Kazakhstan, kur Nursulltan Nazarbayev është president që nga viti 1990, në Taxhikistan, ku Emomalii Rahmon është president që nga viti 1992, në Uzbekistan ku ish-komunisti Islam Karimov është president që nga viti 1991. Në Turkmenistan, ish-komunisti Saparmurat Nyiazov, i cili ishte president që nga viti 1990, e lëshoi postin kur vdiq në 2006.

    Këta janë homologët e vërtetë të Berishës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Se si nuk ma thote mendja se ne Shqiperi ka ende njerez te cilet lexojne Z.P.
    Kan lexuar njerzit edhe RD ne 1996 qe u thoshte se parat e shqiptareve jan te pastra, prandaj jan kthyer perseri te Zp.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    "qeveria e tij nuk kanë realizuar asnjë prej premtimeve të bëra."



    Te lideret shqiptar randesi ka qe te premtohet,se a realizohet apo jo atyre sju behet vone,sepse prap ju premtojn heren tjeter para se me u rizgjedh

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SALAMANDRISTAN


    Panorama, 1 Mars 2008

    Ish-pronarët: Ky është shteti i çudirave

    Çmimet e vendosura nga qeveria për trojet dhe tatimi që do t’u vilet pronarëve, cilësohen nga shoqata “Pronësi me Drejtësi” si një vendim që i merr vetëm shteti i çudirave.

    BLEDAR HOTI

    Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Reshit Vorpsi, në një prononcim për “Panorama” shprehet se, “qeveria me vendimin e marrë sanksionon një unifikim të çmimeve, duke mos zbatuar tregun e lirë në vend”. Vorpsi shprehet se qeveria po vepron me tre standarde në lidhje me pronën në Shqipëri. Sipas tij, çmimet e shitjes të përcaktuara nga ana e qeverisë janë më të larta se ato të përcaktuara në metodikën e qeverisë për kompensimin financiar të ish-pronarëve.

    “Efekte të drejtpërdrejta ky vendim nuk ka, është në interesin e pronarëve në raport me kompensimin. Por mendoj se në zonën e Tiranës ato janë më të larta se sa çmimet që zbatohen nga qeveria për metodikën. Shteti shqiptar është drejt unifikimit të çmimeve, kjo kupton për tregun e lirë. Të gjithë e pranojnë se ka pasur një luhatje për çmimet, shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare nuk i interesojnë çmimet që deklarohen, kjo ka qenë një masë në interes të qeverisë”, deklaroi Vorpsi. Kjo është edhe arsyeja që ish-pronarët shprehen të çuditur në lidhje me vendimin e marrë.

    “Shteti u shet pasuritë publike personave të tretë me çmime shumë herë më të ulëta se sa çmimet që po kërkon të aplikojë me këto vendime. Për banorët e zonave informale, të cilat kanë zaptuar tokën e ish-pronarëve, shteti iu merr 10 USD për metër katrorë, ndërsa për ish-pronarët i merr më shumë lekë. Pra, kemi të bëjmë me një shtet të çudirave, efektivisht pasi shet lirë dhe blen shtrenjtë, një efekt tërthorë, duke përdorur tre nivele çmimesh”, theksoi Vorpsi. Për tatimin e vendosur ndaj pronës që do të shitet, sekretari i shoqatës thekson se një vendim i tillë shihet si një cinizëm ndërmjet raportit për të grumbulluar lekë dhe për të kompensuar i jep më lirë.

    Çmimet e miratuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin financiar të ish-pronarëve në krahasim me ato të vendosura nga ana e Ministrisë së Financave për shitblerjen e trojeve, kanë ndryshime të mëdha. Nisur nga kjo, ish-pronarët janë shprehur prej kohësh për një rishikim të çmimeve që ato të përafrohen mbi bazën e vlerës së tregut.

    Ndërsa përplasja më e madhe qëndron në lidhje me legalizimet e zonave informale, ku çmimet që këta banorë duhet të paguajnë janë vendosur me një çmim paraprak nga Ministria e Financave, duke mos i paguar në bazë të vlerës së tregut, apo sipas metodikës së vlerës së çmimeve, të përcaktuar nga ana Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të miratuar nga Kuvendi.

    Pjesë nga udhëzimi i Financave dhe Drejtësisë për pronën

    1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtese, tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

    2. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kesaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

    3. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit të pasurise së paluajtshme. Në kuptim të nenit 11 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtese apo toke.


    4. Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katrorë të pasurisë, çmimin për metër katrorë dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.

    7. Në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën, për efekt të përcaktimit të detyrimit tatimor, si çmim minimal i shitjes do të merret çmimi i përcaktuar në VKM nr.555, datë 29.08.2007, VKM nr.653, datë 29.09.2007, dhe VKM nr.139, datë 13.02.2008. Për zonat e tjera të vendit, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme do të marrin në konsideratë vendimet e Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilave do të përcaktohen çmimet minimale të trojeve në hartat përkatëse të këtyre qarqeve.

    10. Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i të drejtës së pronësisë paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.

  7. #7
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Vetem shqiptaret votojne per kryeminister nje njeri qe i coi deri ne prag te nje lufte civile. Turpi me i madh qe historia nuk ka per te na i falur eshte se nuk dime te jemi te vetedijshem per ate çka bejme dhe vetekenqemi me injorancen dhe budallepsjen qe sic duket na shkon me shume per hije...

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Berisha votohet sepse filozofia e tij eshte terheqese, aventuresek por edhe shkaterruese. Berisha karizmen e vet e bazon tek konflikti. Sa me shume konflikt, aq me interesante politika. Nuk ka norma, nuk ka rregulla civilizuese, nuk ka limite humane, ka vetem xhahilllek. Politika eshte aventure, eshte tribune sherri, inati, konflikti, qe modelon per nje mendesi dhe nje shoqeri qe keto virtyte i ka disi te skalitura ne gen. Politika cakalle e Rrumpalles, modelon per shqiptaret intolerance, destabilitet, mosmarrveshje dhe tension te vazhdueshem dhe Dr Rrumpalla eshte dhe ka qene misherimi i kesaj.

    Shoqeria shqiptare nuk ka per tu qetesuar kurre per sa kohe ky njeri eshte figure publike. Gjithmone do gjej nje konflikt tjeter te ulet e te peshtire per ta ulur edhe me shume nivelin e civilizimit te saj. Shqiptaret e kthejne vemendjen nga politikani vetem kur ai kthehet ne nje ujk, dhe trazon ujerat e stabilitetit ne shoqeri, ndryshe llogjika dhe arritjet nuk te cojne asgjekundi. Me te ardhur ne pushtet Berisha filloi te prishe, mbikalimin e Zogut te Zi, si dhe projekte te tjera (qe me pas i miratoi prape), pikerisht qe te terheqe vemendjen nga vetja, ne debate te kota dhe boshe.

    Berisha eshte ndoshta figura me e pamerite ne historine e Shqiperise, ne te gjitha aspektet dhe fushat, ekonomi, ne mardheniet sociale, ne ceshtjen kombetare etj etj. Ky njeri nuk ka asnje merite, asnje arritje qe i dedikohet vizionit te tij, absolutisht asnje. Por Berisha eshte revolucionar dhe di si te ngacmoje instinktet me te primitive dhe barbare te shqiptarit.

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •