Gruaja e moshuar tregon se si ka arritur tė jetojė mė shumė
se njė shekull duke u ushqyer me qumėsht dhe zarzavate
Ėshtė 113 vjec, dhe ėshtė nė gjėndje tė mirė shėndetėsore. 8
Marsin shekullor, njė nga gratė mė tė moshuara nė Shqipėri e
ka festuar nė mėnyrė tė vecantė. Dila Jakut nga fshati Balldre
i Lezhės, i ėshtė dashur tė tregojė para kameras sonė pėr orė
tė tėra me qindra copėza historie nga jeta e saj 113 vjecare.
Dila Jaku ka lindur 7 fėmijė, nga tė cilėt jetojnė 5 prej
tyre, ėshtė martuar nė moshėn 30 vjecare dhe ėshtė gruaja mė e
moshuar nė rrethin e Lezhės e ndoshta njė ndėr gratė mė tė
vjetra nė Shqipėri.
Dila Jaku 113 vjec, na tregon se ka 90 nipėr e mbesa, tė
cilėve ua di tė gjithėve emrat. Sipas saj arsyeja qė ka jetuar
kaq vite dhe ėshtė nė gjėndje tė mirė, lidhet me konsumimin e
qumėshtit dhe tė zarzavateve. Madje gruaja plakė thotė se nuk
ėshtė sėmurur asnjėhere deri mė sot. Ėshtė nė gjėndje tė ecė
vetė e tė kujdeset vetė pėr veten, pėr cdo gjė pa ndihmėn e
askujt.
Tė gjithė rrėnqethen kur gruaja 113-vjecare tregon se si u
shpall pavarsia nė Shqipėri dhe choqi i gjithė populli
shqiptar qė nga fillimi e deri nė mbarimin e dy luftrave
botėrore. Detaje nga tregimet e Dila Jakut janė botuar edhe nė
disa broshura qė i janė kushtuar enkas asaj.
© Copyright 2008 BalkanWeb
Krijoni Kontakt