Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    VIZITA HISTORIKE E PRESIDENTIT BUSH



    Shkruan: Xhavit Haliti

    Të gjithë e mësuam lajmin se Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, mund të vizitojë Prishtinën, pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Bukuresht, që do të zhvillohet në datat 2-4 prill. Lajmi i madh na ka gëzuar shumë. Kosova do të presë përfaqësuesin më të lartë të një shteti që na ka mbështetur fort që në fillimet e kauzës sonë e deri në realizimin e saj.

    Për një vizitë të mundshme të Presidentit amerikan në Kosovë u fol edhe një vit më parë, kur Xhorxh Bush vizitoi Tiranën, mirëpo statusi i pazgjidhur i Kosovës deri në atë kohë, bëri që Prishtina të mos futej në axhendën e tij.

    Tashmë që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe çështja e statusit u përmbyll me sukses, është shumë e mundur edhe vizita e Presidentit amerikan. Ai vjen në Kosovë pas një misioni të përmbushur, vjen të marrë nga afër mirënjohjen e popullit të Kosovës, që kurrë nuk u ndje i tradhtuar nga SHBA dhe aleatët.

    Kosova do ta presë Presidentin e Amerikës krahëhapur, me një gëzim krejtësisht të motivuar. Ardhja e tij në Kosovë do të përbëjë kulmin e gëzimit të festës për pavarësinë.

    Në krah të Presidentit Bush pritet të jenë në këtë ditë edhe protagonistët e çlirimit të Kosovës, ata që mbështetën luftën e vitit 1999, si ish-presidenti amerikan Bill Klinton, Sekretarja e Shtetit Madalene Allbright, ish-kryeministri britanik Tony Blair etj.

    Këta emra të nderuar të SHBA vijnë të gjithë së bashku në Kosovë, për të rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen për shtetin e pavarur të Kosovës, që serbët rreken ta quajnë ende josovran.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat në botë që deklaruan se njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, shtetit më të ri në Evropë, dhe bënë të ditur se shumë shpejt do të emërojnë ambasadorin e tyre në Prishtinë. Fuqia e botës mbështet pareshtur Kosovën dhe për këtë natyrisht që ndihemi krenarë, ndihemi të nderuar, ndihemi dhe të ngushëlluar për mijëra jetë që na humbën, por më së shumti na bën të ndiejmë më shumë përgjegjësi për atë që duhet të bëjmë.

    Ardhja e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush

    Sa gëzim dhe mbështetje. Përbën edhe një detyrim moral për t‘i dëshmuar atij se kemi filluar të jetojmë denjësisht si qytetarë të një shteti të pavarur, se dimë të zbatojmë ligjet që vetë i kemi bërë, se dimë t‘i respektojmë pakicat dhe se ato ndihen në Kosovë si në shtëpinë e tyre.

    Sot, pas kaq vjetësh, më kujtohet vizita e ish-presidentit Klinton në Kosovë, në vitin 1999. Ishte vizita që shënoi fundin e dhunës dhe genocidit serb, që simbolizoi fitoren e botës perëndimore të qytetëruar mbi primitivizmin millosheviçian dhe paralajmëroi fillimin e një rruge të gjatë për të arritur qëllimin e madh. Ndërsa kjo e Presidentit Bush mbyll rrugën e gjatë të përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe paralajmëron një epokë të re; atë të luftës së madhe për konsolidimin e shtetit më të ri në Evropë. Vizita historike do të japë sinjalin për fillimin e përpjekjeve po aq të mëdha sa të deritanishmet, për arritjen e standardeve që do ta bënin Kosovën një shtet të merituar për integrimin euro-atlantik.

    Dhe Kosova do ta bëjë, sepse asgjë nga ato që i ka ofruar historia nuk e kanë penguar të ndihet një vend i vërtetë evropian mu në zemër të Evropës. Këtë do të kemi rastin dhe nderin ta dëshmojmë edhe një herë përpara Presidentit të Amerikës në ditët e para të prillit, kur pranvera sapo kanë hyrë...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga dodoni

    Pajtohem me ty Lumnjani. Pritja me e mire e mundshme duhet ti behet nga politikanet tane por dalldisja rrugeve eshte e tepert, edhe pse ne njefare menyre deshmon mirenjohjen, dashurine, dhe respektin qe kane edhe shqiptaret e thjeshte per Ameriken.

    E ku e pe ti dalldisjen e shqiptareve rrugeve o Dodon?! Me urdher dalja ne rruge eshte penguar. Kane qene vetem pak njerez ne rruget e Tiranes e me pas ata qe jane lejuar te dalin ne Fushe-Kruje. Sa do kishin dashur te dilnin e jane mjaftuar me televizionin, ty e kolegut parafoles me ty nuk jua merr mendja. Masat e sigurise per kete vizite te madhe ishin te tilla e njerezit nuk kishin c'te benin, vec t'i pranonin.

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Do te jete edhe nje vulosje e miqesise tone te perjetshme, do te jete edhe nje qartesim per boten se kush me ke eshte ne Ballkan.Shqiptaret dhe Amerika jane bashke ,njesoj sic jane serbet dhe Rusia...Balanci ne Ballkan u vendos perfundimisht dhe shpresoj ti sherbeje ardhmerise per paqe te perjetshme.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •