Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Gjimnazistët e Tiranës, 40% mbetës. Nota mesatare, 6.6

    Gjimnazistët e Tiranës, 40% mbetës. Nota mesatare, 6.6

    Shifra alarmante. "Petro Nini" thyen rekordin për mungesat


    Nuk arrijnë të marrin dot një notë kaluese dhe kanë numër të lartë mungesash. Kjo është situata e gjimnazeve të kryeqytetit. Në mbyllje të semestrit të parë, kalueshmëria është 63 për qind, çka do të thotë që pjesa tjetër, shprehur në përqindje 37, nuk ka marrë as 5. Drejtoria Arsimore e Tiranës bëri të ditur dje për "Shqip", se niveli mësimor është mjaft i ulët dhe këtë e tregojnë më së miri të dhënat statistikore. Referuar këtyre të dhënave, që janë përpiluar nga drejtoria një muaj pas mbylljes së semestrit të parë, vëmë re "se shkolla më e mirë në Tiranë, ‘Qemal Stafa‘ ka notë mesatare 7.5 dhe ajo më e keqja, që është ‘Avdulla Keta‘, ka notë mesatare 5.8". Për të nxjerrë këto, shifra zyra e statistikës ka mbledhur notat e semestrit të parë të secilës prej shkollave të kryeqytetit. Këto të dhëna tregojnë kalueshmërinë, notën mesatare dhe mungesat për shkollat e mesme të përgjithshme, shkollat e mesme profesionale dhe shkollat 9-vjeçare.

    Për sa u përket shkollave profesionale vëmë re se ato kanë nivel akoma më të ulët. Kështu, kalueshmëria në 8 shkollat është në shifrën 61 për qind, ndërsa 39 për qind e nxënësve kanë mbetur në klasë. Më e dobëta syresh është shkolla e mesme Ekonomike dhe më pas Shkolla e Hoteleri-Turizmit. Nga 5226 nxënës, që kanë gjithsej këto shkolla, kanë kaluar 3192 prej tyre, pjesa tjetër duhet të japin lëndët për vjeshtë. Ndërkohë, rekord për mungesa është shkolla më e mirë profesionale në vend, Liceu Artistik "Jordan Misja". Nxënësit e shkollës së muzikës kanë dalë në këtë semestër me notë mesatare 7.4, por kanë bërë plot 30 mungesa për nxënës. Më pas vjen shkolla koreografie me të njëjtën fizionomi, me notë mesatare 7.3 në rang shkolle dhe numër mungesash 26 për nxënës.

    Por le të kthehemi te gjimnazet që kanë në gjirin e tyre numrin më të madh të të rinjve, me 17542 nxënës në total, prej të cilëve pjesa më e madhe janë femra, 9615. Sipas të dhënave, nxënësit mbetës janë më së shumti meshkujt dhe për sa u përket mungesave gjinia nuk përbën ndonjë diferencë të madhe, mungojnë thuajse njësoj si vajzat dhe djemtë gjimnazistë. Për sa u përket rezultateve, vërejmë se nga 14 gjimnaze, katër janë në garë të vërtetë. Shkollat e mesme "Qemal Stafa", "Sami Frashëri", "Petro Nini Luarasi" dhe "Ismail Qemali" paraqesin notën mesatare më të lartë. Përkatësisht nxënësit e gjimnazit "Qemal Stafa" janë me notë mesatare 7.5 dhe tre gjimnazet e tjera kanë shifër të njëjtë, notë mesatare 7.4 secili. Ndërsa 10 gjimnazet e tjera janë të gjithë tek 6 apo pesa. Pra, pjesa më e madhe e shkollave të Tiranës kanë nxënës të një niveli të ulët të përgatitur. Duke parë tabelën veçojmë gjimnazin "Aleks Buda", nxënësit e të cilit shkojnë mesatarisht te nota 6, ndërsa nxënësit e gjimnazit "Eqrem Çabej" janë të nivelit 6.2. Edhe shkolla "Sandër Prosi" ka notë mesatare 6.2. Nota këto që nxënësit i kanë marrë përgjatë semestrit të parë mësimor, i cili ka nisur në shtator dhe ka përfunduar në janar. Në fund të çdo semestri, shkollat shpërndajnë dëftesat dhe mbledhin prindërit për rezultatet. Ata pranojnë se ky nivel i përgatitur në mësime i nxënësve u lë për të dëshiruar. Sipas drejtorëve, gjatë semestrit të parë, për shumë faktorë nxënësit mësojnë më shumë. Mbetësit, që nuk janë pak, por 40 për qind e nxënësve të arsimit të mesëm, do t‘i japin lëndët për vjeshtë. Sipas të dhënave të tabelës, në kolonën "nota mesatare", mësojmë se në gjimnazet "Myslym Keta", "Andon Zako Çajupi", "Partizani", "Sinan Tafaj" etj., nota mesatare është 6.5.

    TE DHENAT E DREJTORISE ARSIMORE



    36.4%

    e nxënësve të gjimnazeve janë vlerësuar me notën 4


    6.6

    është nota mesatare e shkollave të mesme të përgjithshme


    23.2

    është numri mesatar i mungesave për nxënës në gjimnaze


    6.6

    është nota mesatare e tetë shkollave profesionale


    61%

    është kalueshmëria te profesionalet. Kanë mbetur 39%


    92%

    është kalueshmëria në shkollat 9-vjeçare të Tiranës


    14

    është numri i shkollave të mesme të përgjithshme në Tiranë


    57

    është numri i shkollave 9-vjeçare në kryeqytetit


    17542

    është numri i nxënësve në shkollat e mesme të përgjithshme të Tiranës

    6374

    nxënës nuk kanë mundur të kalojnë klasën në shkollat e mesme të përgjithshme

    5226

    është numri i nxënësve të shkollave të mesme profesionale në Tiranë

    2034

    nxënës të shkollave të mesme profesionale kanë mbetur në klasë

    46882

    është numri total i nxënësve në shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit

    3800

    është numri i nxënësve mbetës në shkollat 9-vjeçare të Tiranës




    detajet anash


    KRYESORET


    "Qemal Stafa"

    Ky është gjimnazi më i mirë i Tiranës, i cili ka notën mesatare më të lartë, në shifrën 7.5. Ndërsa niveli i përgjithshëm i gjimnazeve është nota 6.6


    "Petro Nini Luarasi"

    Ka nivel të lartë, pasi nota mesatare në rang shkolle është 7.4, renditet e dyta pas "Qemal Stafës", por është edhe shkolla që ka numrin më të lartë të mungesave


    "Sami Frashëri"

    Renditet ndër të parat shkolla në kryeqytet për nivelin e lartë, nota mesatare e nxënësve është 7.4 dhe numri i mungesave është mjaft i ulët, 16 për nxënës


    "Ismail Qemali"

    Hyn ndër shkollat më të mira, nota mesatare e nxënësve është 7.4 dhe numri i mungesave është 19 për nxënës. Kalueshmëria këtu është e lartë në shifrën 74.4%



    ME DOBET


    "Eqrem Çabej"

    Kryeson listën e mbetësve. Pra është shkolla me kalueshmërinë më të ulët në Tiranë, me 47 për qind. Ndërsa nota mesatare e nxënësve është 6.2


    "Aleks Buda"

    Hyn në gjimnazet me nivel të ulët, ku nota mesatare e nxënësve është vetëm 6 dhe numri i mungesave këtu është i lartë, me 27.8 për nxënës


    "Avdulla Keta"

    Ky gjimnaz paraqitet me nivel të ulët mësimor, me notë mesatare të nxënësve 5.8, që është edhe niveli minimal në të gjithë Tiranën, ndërsa mungesat janë 17 për nxënës


    "Arben Broci"

    Është një gjimnaz me nivel të dobët nxënësish dhe kalueshmëri shumë të ulët. Nga të dhënat, kalueshmëria e semestrit të parë është 50%, mungesat 24 për nxënës

    Semestri i parë në Tiranë, rekordin

    e mungesave e mban "Petro Nini Luarasi"


    Çdo gjimnazist i Tiranës bën mesatarisht 23 mungesa në një semestër shkollor. Kjo është shifra që del nga të dhënat statistikore të Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Por ka edhe më keq, gjimnazi "Petro Nini Luarasi" rezulton të ketë shifrën 37.9 mungesa për nxënës. Është mbyllur në fund të janarit semestri i parë në të gjitha shkollat e vendit dhe në fund të shkurtit zyra e statistikave në drejtori ka përpiluar të dhënat në rang qyteti. Kështu, del qartë nga tabela se nxënësit e gjimnazeve mungojnë më shumë në shkolla se nxënësit e shkollave profesionale apo më të vegjlit, nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Për sa u përket shkollave të mesme profesionale rezulton se aty është 22.6 numri i mungesave për nxënës. Ndër 8 shkollat profesionale të Tiranës, ajo Elektrike ka numrin më të lartë të mungesave. Mesatarisht secili nxënës aty ka munguar 30 herë në shkollë për një semestër. Për t‘u admiruar janë nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Nga të dhënat rezulton se këto shkolla kanë nga 10 mungesa për nxënës. Po të krahasojmë një fëmijë që kalon nga shkolla 9-vjeçare në të mesme dallojmë se në këtë fundit ai mungon katër herë më shumë në shkollë. Numri i mungesave është kthyer në problem madhor për mësuesit dhe prindërit. Sipas tyre, nxënësit janë të gatshëm të braktisin mësimin herë pas here, me arsye dhe pa arsye. Dhe arsyeja kryesore e tyre është mospërgatitja në mësime dhe e dyta përtesa për të shkuar në orën e parë. Nga një vëzhgim i "Shqip" në shkollën "Petro Nini Luarasi", që mban rekordin e mungesave, vërejmë se drejtoria ka bërë mjaft përpjekje për të eliminuar mungesat, por fenomeni mbetet prezent. "Porta është e mbyllur dhe s‘dua, pa e kapërcej. Do rri në oborr deri sa të bjerë zilja, pasi kam ikur nga ora e fizikës". Kështu shprehet një gjimnaziste që rri në shoqërinë e bashkëmoshatarëve në orët e paradites. Mësuesit kujdestarë ruajnë deri diku traditën e njoftimit të prindit për mungesat, por ky nuk është një sistem i mirëfilltë pune. Më shumë prindërit informohen gjatë mbledhjeve mujore për prezencën e fëmijëve në shkollë. Gjithsesi, as kjo nuk e ka ulur fenomenin mungesë në shkollë pa arsye. Të dhënat flasin qartë. Janë afro 1686 nxënës në shkollën "Petro Nini Luarasi" dhe për një semestër kanë bërë plot 65 mijë mungesa në semestrin që sapo u mbyll. Por ky gjimnaz nuk është i vetëm, ndër më problematikët për mungesa renditet edhe shkolla e mesme e përgjithshme "Andon Zako Çajupi" me 29 mungesa për nxënës. Më tej, në listën e përpiluar nga Drejtoria Arsimore vjen "Partizani" dhe "Besnik Sykja", ku nxënësit kanë shënuar nga 25 mungesa gjatë semestrit. Ndërsa nxënësit që kanë bërë më pak mungesa janë në shkollën "Sami Frashri", "Myslym Keta" dhe "Qemal Stafa", me nga 16 mungesa për nxënës.



    Shqip
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    paskan marr fund shkollat. 40% ngelsa, skandal

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Epo mire se me keto ritme po ecim me hapa Vigan drejt Injorances.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ehehheheheeh normale kur kemi qene ne 1-shat e Samiut te tjeret na shikonin me dylbi

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Nga 10 studentë, katër janë mbetës e nuk marrin një notë kaluese. Dhe kush nuk merr dot shkollën e mesme, nuk vazhdon dot më tej studimet universitare. Që do të thotë, që nga ky brez, 40% e të rinjve ose do të bëhen kontigjent i "shkollës së rrugës" krimit, ose do të kthehen në një fuqi punëtore e pakualifikuar që ofron vetëm forcën e krahut dhe jo të mendjes.

    Ky lajm është shokues kur mendon që po flasim për kryeqytetin e vendit ku banon të paktën 1/4 e gjithë popullsisë së Shqipërisë. Mësuesit, prindërit. intelektualët, qeveria, kuvendi, presidenti i vendit dhe cdo burre e grua me mend në Shqipëri duhet të ngrejë zërin e të bëjë dicka për të mos lejuar që Shqipëria të humbasë një brez të tëre. Kjo nuk është një fatkeqësi vetëm për jetën e këtyre adoleshentëve, kjo nuk është vetëm një turp për prindërit e tyre, kjo është një fatkeqësi për gjithë shoqërinë shqiptare: cfare të ardhme do të ketë një shoqëri që i bie me shkelm dijes?!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-03-2008 më 03:13

  6. #6
    Me te vertete per te te ardhur keq per te dhena te tilla kaq alarmante per te ardhmen e ketij brezi.
    Eshte edhe me keq se kaq, sepse kjo dukuri eshte pasoje e asaj cfare po ndodh ne dhjetevjecarin e fundit ne familjen shqiptare ku dita dites tradita e edukimit te brezit te ri po venitet.
    Turp per kete brez teresisht te shthurur, driteshkurter e mendjelehte.
    Turp per prinderit e tyre qe nuk ushtrojne autoritetin familjar tek ta, ne kohen kur femijet e tyre duhet te keshillohen, te nxiten, te gjinden me shume prane tyre, edhe te denohen kur eshte e nevojshme, por nderkohe u kane dhene atyre liri maksimale qe ne fakt nuk eshte emancipim prinderor por nje papergjegjshmeri ndaj femijes.
    Turp per institucionin arsimor ne teresi ne te gjitha nivelet dhe pozicionet, qe ka deshtuar ne edukimin e ketij brezi, misioni i shenjte i te cilit nga edukativ eshte shnderruar ne te berit biznes.
    Sa shume eshte per te te ardhur keq qe familja shqiptare perpara shume viteve, megjithese ne veshtiresi te skajshme, por ama me nder, me tradite, me moral, me femije te ushqyer e te veshur keq por ama te afte per te mbajtur dinjitetin e tyre dhe ate te familjes, ndersa sot dere turpi per femijet e tyre e jo dere shqiptari ashtu sic i ka patur hije gjithmone nder kohera.
    Turp per ne te gjithe thuaj, se do te jemi krenare per te kaluaren vetem, se nuk kam me kod nderi dhe morali ne familjen shqiptare, e cila po deshton ne perballimin e realitetit pas viteve '90 persa i perket edukimit te brezit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dhe te mendosh qe Ministria e Arsimit ka nje alamet drejtuesi si Genc Pollo.
    Turp. Ai nuk i meriton keta ngelesa, sepse nuk po e ze gjumi per sistemin arsimor dhe per te ardhmen e ketyre femijeve

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    lol, nuk e ke vene re sa eshte dobsuar, po tretet se qiriri ne pune.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eshte koha e qejfit, cfare prisni tjeter. Femijet nuk i binden me prinderve te ulen te mesojne, ne shkolle i presin aktivitet jashteshkollore, tip e dale shetitje, e shkuar neper lokale qe ne oret e mesimit, etj., prinderit nuk kerkojne me llogari, madje ndoshta as nuk e marrin me mundimin te kerkojne llogari, mesuesit kane mesuar stilin e kurseve private, nxenesit i binden stilit, drejtuesit e shkollave bejne sikur s'shohin, ne Ministri lajmet shkojne "pas pilafit", pra zakonisht kur eshte vone per te ndryshuar dicka. Kur behet ndryshimi shtrohet pyetja ne cfare drejtimi: qe i permireson gjerat, apo qe i prish me tej.

    Jam kurioze sa ka qene mesatarja per nxenesit e shkollave te mesme te Tiranes para dhjete vitesh e para njezet vitesh. Do te ishte nje krahasim me vlere.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Po kush do i mbushi kafet ne mengjes.Eshte normale nuk kane kohe per mesime kjo rinia e sotme e ka menjen vetem qef more.Para 20 vjetve nuk te lejshin shkollen se nuk kishin ku me shku me pi kafe tani spo pyt njeri se i bojn mesimet neper kafe

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •