Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    BE publikon sot planin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok

    BE publikon sot planin per integrimin e ballkanit perendimor ne bllok

    Nje dokument i KE qe analizon progresin e bere perpara anetaresimit ne BE per gjashte vendet e Ballkanit perendimor do te beje te ditur sot te ardhmen e te gjithe rajonit ne Bashkimin Europian Version multimedial i ketij lajmi

    Bruksel-Bashkimi Europian do te propozoje sot (e merkure) planet per te vazhduar mbeshtetjen per Ballkanin dhe per anetaresimin eventual te ketij rajoni ne bllokun europian si dhe per te siguruar stabilitetin aty pas pavaresise se Kosoves nga Serbia.
    Nje dokument i Komisionit Europian qe analizon progresin e bere perpara anetaresimit ne BE per gjashte vendet e Ballkanit perendimor do te beje te ditur te ardhmen e te gjithe rajonit ne Bashkimin Europian si dhe do ti beje thirrje Serbise qe te shikoje perpara drejt integrimit.

    Ky dokument i cili ka rene ne duart e agjencise se lajmeve Reuters, propozon plane per secilin vend ku perfshihet heqja e regjimit te vizave, dyfishimi i numrit te bursave per studime ne vende te BE-se, dhe koordinim me i mire per modernizimin e rajonit.
    Po sipas ketij dokumenti, theksohet nevoja per reforma ekonomike dhe politike si dhe i kerkohet Serbise qe te bashkepunoje me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage si kusht per anetaresimin e ketij vendi ne BE.
    ”Ky vit eshte vendimtar per Ballkanin Perendimor”, shprehet komisioneri europian, Olli Rehn lidhur me leximin sot te planit per keto vende.
    “Se fundmi, theksoj se jane lideret demokrate te ketij rajoni qe do te vendosin nese vendet e tyre do te jene te qendrueshme, do te levizin ose jo drejt stabilitetit dhe se ardhmes europiane”, shton Rehn.
    Dokumenti citon gjithashtu se shpallja e pavaresise me 17 Shkurt e ka fokusuar vememendjen e BE-se ne Ballkan. “Eshte e rendesishme te ruhet paqja dhe stabiliteti ne rajon. Kjo mund te arrihet me mire nese perspektiva e tyre per te ardhmen eshte BE-ja".
    Po sipas dokumentit te KE-se, Banka Europiane e Investimeve do te rriste huate per Ballkanin perendimor perendimor me 2.8 miliard euro gjate periudhes 2008-2010.
    Sipas ketij dokumenti, anetaresimi i Shqiperise dhe Maqedonise ne BE varet nga forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kunder korrupsionit, ndersa Bosnja do te nenshkruaje MSA-ne nese perparon me reformat politike.


    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-03-2008 më 02:52

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    KE: Ballkani Perëndimor, pa viza drejt BE

    Nga Ejona Bajrami

    Komisioni Evropian ka vendosur dje që t’i japë të tjera impulse ritmeve të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Një paketë nismash është propozuar ditën e djeshme, që synon të afrojë këtë rajon me BE. Mes tyre llogariten liberalizimi i vizave, shtimi i bursave të studimit, si dhe nisma me karakter rajonal.

    Propozimet do t’iu paraqiten vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në një takim informal të ministrave të Jashtëm të BE , i cili do të zhvillohet në Slloveni, më 28-29 mars.

    “Masat e sotme provojnë angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian lidhur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Brenda Bashkimit Evropian ekziston një vullnet i patundur për të mbështetur popujt e Ballkanit Perëndimor që të përqafojnë vlerat dhe standardet e jetesës evropiane. Sidoqoftë, janë udhëheqësit dhe popujt e rajonit ata që do të përcaktojnë, nëse vendi i tyre, nëpërmjet reformave, do të ecë me vendosmëri drejt një të ardhmeje evropiane, e karakterizuar nga stabilitet dhe prosperitet në rritje”, - tha Olli Rehn, Komisioneri për Zgjerimin.

    “Është koha për të ecur drejt një regjimi udhëtimi pa viza të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”, - thuhet në njoftimin e KE.

    Komisioni Evropian do të çelë dialogun me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, të interesuara për të vendosur kushtet që duhen plotësuar para se të hiqet regjimi i vizave.

    Komisioni Evropian do të rrisë më tej numrin e bursave që iu jepen studentëve nga Ballkani Perëndimor që studiojnë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian mbështet zhvillimin e shoqërisë civile dhe dialogu me të do të rritet ndjeshëm. Më shumë programe të Bashkimit Evropian dhe agjensive të tij do të hapen për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar mundësi për kontakte dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shkencore dhe arsimore. Komisioni Evropian do të vijojë mbështetjen e tij për një bashkëpunim më intensiv në fushat e shkencës dhe kërkimit, arsimit, kulturës, rinisë, politikave të punësimit dhe çështjeve sociale, mbrojtjes së mjedisit, si edhe në fushat e drejtësisë, lirive dhe sigurisë.

    Një bashkëpunim i mëtejshëm rajonal është thelbësor për zhvillimin social, ekonomik dhe politik të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe forume të tjera bashkëpunimi siç janë Marrëveshja e re për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore, Traktati i Komunitetit për Energjinë, dhe Marrëveshja për Zonën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit. Komisioni Evropian gjithashtu do të propozojë që të negociohet për një Traktat të Komunitetit për Transportin në Ballkanin Perëndimor.

    Djegiet në një shkallë të gjerë të pyjeve në verën e vitit 2007 vunë në dukje rëndësinë e veprimeve të parapërgatitura dhe të mirëkoordinuara në rast fatkeqësish në rajon. Komisioni Evropian do të shpallë një nismë në fushën e parandalimit, parapërgatitjes dhe reagimit ndaj fatkeqësive dhe do të mbështesë bashkëpunimin rajonal në këtë fushë.

    “Gjatë këtyre dy viteve, vendet e Ballkanit Perëndimor janë afruar edhe më shumë pranë Bashkimit Evropian. Kjo pasqyron përparimin, edhe pse jo të njëtrajtshëm, që është bërë në reforma dhe në plotësimin e kushteve. Sidoqoftë, këto vende po përballen me një numër sfidash në vitin 2008, të cilat kanë ndikim afatgjatë për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e tyre.

    Është në interesin e Bashkimit Evropian dhe të Evropës në tërësi që rajoni të ecë përpara në reformat politike dhe ekonomike, drejt mirëkuptimit mes njerëzve dhe përparimit drejt Bashkimit Evropian. Në këtë transformim të tyre, Komisioni Evropian i jep një përparësi të veçantë forcimit të shtetit ligjor, mirëqeverisjes, reformës së gjyqësorit dhe asaj administrative, kontakteve ndërmjet njerëzve dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Bashkimi Evropian po mobilizon të gjithë instrumentet politike që ka në dispozicion për të mbështetur përparimin e rajonit”, - thuhet në njoftimin e KE.


    Frattini, të premten në Tiranë për heqjen e vizave

    Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Franco Frattini, do të vizitojë Tiranën të premten, më 7 mars 2008, për të nisur një dialog me Shqipërinë për regjimin e udhëtimit pa viza.

    Në prag të vizitës së tij në Shqipëri, zëvendëspresidenti, Franco Frattini, Komisioner për Lirinë, Sigurinë dhe Drejtësinë, tha: “Vij personalisht në Tiranë për t’iu sjellë qytetarëve shqiptarë një mesazh politik të fortë e pozitiv nga Bashkimi Evropian, duke nisur dialogun për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe vendit të tyre. Ky proces synon të arrijë një qëllim të përbashkët që është lëvizja e lirë e qytetarëve. Për më tepër, ky dialog do të nxisë promovimin e lëvizjes së njerëzve mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor si një element kyç drejt një bashkëpunimi më të ngushtë me vendet e rajonit”.

    Zëvendëspresidenti Frattini do të vijë në Tiranë për të nisur Dialogun për Regjimin e Udhëtimit Pa Viza me Shqipërinë. Ky dialog do të hapet nga pala shqiptare nga kryeministri Sali Berisha. Gjatë vizitës së tij të shkurtër, zëvendëspresidenti Frattini do të takohet gjithashtu me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Qëlllimi i dialogut është t’iu japë sinjale të qarta autoriteteve shqiptare për masat që duhen marrë për të siguruar lëvizjen pa viza për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

    Këshilli i Bashkimit Evropian përshëndeti më 28 janar synimin e Komisionit Evropian për të nisur një dialog me Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit për regjimin e udhëtimit pa viza dhe shprehu gatishmërinë e tij për të diskutuar më tej këtë çështje bazuar në Komunikatën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor të bërë publike sot. Komunikata përcakton rrugën e detajuar, duke shenjuar objektiva të qarta që vendet e rajonit duhet të arrijnë në mënyrë që të përparojnë gradualisht drejt regjimit të udhëtimit pa viza. Kjo do të bëjë të mundur që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian të monitorojnë nga afër progresin e bërë në reformat e nevojshme.

    Që prej 1 janarit 2008, qytetarët shqiptarë tashmë po gëzojnë përfitimet nga regjimi i lehtësuar i vizave që përcakton aplikim dhe procedura të njësuara të lëshimit të vizave për një kategori të gjerë qytetarësh që përfshin studentët, sportistët, njerëzit e kulturës, gazetarët, ata që vizitojnë pjesëtarët e familjes që jetojnë në Bashkimin Evropian, njerëzit që kanë nevojë për trajtim mjekësor, operatorët ekonomikë që punojnë me kompanitë e Bashkimit Evropian, etj. Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave gjithashtu parashikon një kosto më të ulët për vizat (35 euro në vend të 60 euro), viza me afat më të gjatë, viza falas për fëmijët dhe pensionistët, etj.


    Lohan: Duhen zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare

    “Komisioni Evropian konstaton një progres të qartë për sa i përket reformave në Shqipëri, si dhe përafrimit të legjislacionit dhe standardeve me vendet e BE. Po ashtu, Shqipëria po zbaton ashtu si duhet Marrëveshjen e Ndërmjetme dhe MSA, duke e dëshmuar me fakte konkrete ecurinë e saj”, - deklaroi sot Kreu i Delegacionit të KE në Shqipëri, Helmut Lohan.

    Gjatë një konference për shtyp, Ambasadori Lohan prezantoi dokumentin e Komisionit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur konkretisht në çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

    Në këtë drejtim, ai u shpreh se “Shqipëria do të zhvillojë më tej marrëdhëniet e saj me BE me kusht që të vazhdojë të implementojë në mënyrën më të kënaqshme MSA”.

    “Shqipëria duhet të sigurojë realizimin e standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet, si dhe duhet të fuqizojë më tej shtetin ligjor. Po ashtu, në këtë dokument të Komisionit Evropian thuhet se fuqizimi i klimës së biznesit dhe konkurrencës së ekonomisë do të jetë i rëndësishëm”, - tha ambasadori Lohan.

    Sipas tij, “në këtë dokument dëshmohet edhe vlerësimi i Komisionit Evropian për situatën, në të cilën ndodhet Shqipëria”.

    “Po ashtu, në dokument vlerësohet se udhëheqësit politikë të Shqipërisë janë angazhuar se do të ecin përpara dhe do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për reformat kyçe, si psh., reformën zgjedhore, fuqizimin e shtetit ligjor, si dhe për reformat që kanë të bëjnë me sistemin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë këta elementë, si dhe përmirësimi i punës në parlament janë kyç për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë”, - tha zoti Lohan.

    Tema

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Për të përshpejtuar përparimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian

    Nga Olli Rehn*

    Këtë vit, popujt në Ballkanin Perëndimor përballen me një zgjedhje të qartë: ose rajoni i tyre do të zgjidhë përfundimisht problemet e tij nga luftërat e viteve ’90, ose do të kthehet prapa te mungesa e stabilitetit dhe te nacionalizmat ekstreme. Opsioni i parë do t’i çojë ata drejt stabilitetit, përparimit dhe integrimit evropian.

    Në fakt, të gjitha vendet mund të ecin shumë shpejt përpara në rrugën drejt Evropës. Nga fundi i këtij viti, shpresoj që ato të gjithë të bëjnë një hap përpara.

    Kroacia po i afrohet fazës vendimtare të negociatave të anëtarësimit. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të mund të demonstrojë së shpejti gatishmërinë e saj për të filluar negociatat për anëtarësim, nëse do të vazhdojë të ruajë vullnet të mjaftueshëm politik dhe dialog ndërpartiak për të ecur drejt reformave me seriozitet. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nevojë të dëshmojnë me rezultate zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. Unë shpresoj që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia do ta kalojnë pragun drejt kandidimit për anëtarësim, duke nënshkruar një Marrëveshje të Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka nevojë të sigurojë ekzistencën e një shoqërie demokratike dhe multietnike.

    Përparimi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të varet tani nga zbatimi i kënaqshëm i dispozitave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Shqipëria ka gjithashtu nevojë të sigurojë që zgjedhjet do të plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe do të forcojë shtetin ligjor dhe efektshmërinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Forca shtytëse e përparimit drejt Bashkimit Evropian janë reformat në secilin prej vendeve. Por Bashkimi Evropian është gati të japë ndihmën e tij. Unë sot do t’i propozoj Komisionit Evropian të miratojë një numër nismash të reja dhe të nxisë ato ekzistuese që mbulojnë zhvillimet kyçe në axhendën evropiane dhe atë rajonale të Ballkanit Perëndimor.

    Dëshiroj të shoh më shumë kontakte mes njerëzve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe njerëzve të vendeve të rajonit. Kjo është mënyra më e mirë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të rritur mirëkuptimin për kërkesat në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Unë mbështes lëvizjen pa viza të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk mund të bëhet në çast dhe pa asnjë kushtëzim, për shembull, duhet ruajtur siguria e kufijve dhe e dokumenteve. Në këtë mënyrë, ne përcaktojmë rrugë të qarta për secilin vend që ta bëjë realitet lëvizjen e lirë.

    Unë propozoj të rritet numri i bursave për studentët e rajonit që vijnë të studiojnë në Bashkimin Evropian. Sugjeroj më shumë pjesëmarrje në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian dhe më shumë bashkëpunim intensiv në fushat e shkencës dhe kërkimit, arsimit, kulturës dhe rinisë. Propozoj gjithashtu të përqendrojmë mbështetjen tonë financiare më shumë drejt shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë në zhvillimin e saj.

    Mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Evropian, bashkërendimi më i mirë me donatorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare, dhe masat që ne propozojmë për parandalimin e fatkeqësive kanë si qëllim përmirësimin e zhvillimit social-ekonomik të rajonit dhe e ndihmojnë rajonin të ecë më shpejt përpara në integrimin drejt Bashkimit Evropian.

    E ardhmja e Ballkanit nuk ka sesi të jetë e zymtë. Në Bashkimin Evropian nuk ka ekzistuar asnjëherë një vullnet kaq i fortë politik për të mbështetur popujt e Ballkanit Perëndimor për të përqafuar vlerat dhe standardet e jetesës evropiane. Por, në fund të fundit, janë vetë popujt e rajonit ata që duhet të ushtrojnë zgjedhjen e tyre demokratike për të përcaktuar rrugën e së ardhmes të vendit të tyre.

    *Komisioneri evropian për Zgjerimin

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une nuke e besoj se ruset do lejojne qe kjo zone te ju shkoje prej dores dhe do bejne krejte q'eshte e mundur qe serbine ta mbajne ne gjirin e tyre ne menyre qe permes malit te zi te dalin ne deti por kane edhe ndonje plan tjeter qe serbet e bosnjes ti ruajne si faktor vendimtar qe edhe permes bosnjes te dalin ne deti te iu kushtoje sa te ju kushtoje qofte edhe me nje lufte tjeter.

Tema të Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •