Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Plani kombëtar për përfshirjen e grave në vendimarrje

    Kryeministri Berisha: Hapja ndaj vendimmarrjes së grave në politikë është dhe në dobi të luftës më efikase ndaj korrupsionit

    Gjatë përshëndetjes së tij në Seminarin e organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI) për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe lidership, Kryeministri Berisha theksoi rolin e rëndësishëm të grave dhe vajzave politikbërëse në luftën kundër korrupsionit.

    Kryeministri Berisha u shpreh se hapja e hapësirave të pushtuara përbën një kusht jo vetëm për të shfrytëzuar potencialin e madh të grave, për të përmirësuar etikën e administratës dhe vendimmarrjes. Por kjo hapje është e domosdoshme për një luftë më efikase kundër korrupsionit.

    “Unë kam bindjen më të thellë se ky fenomen kaq i dëmshëm dhe i rrezikshëm është shumë më pak i shprehur tek gratë dhe vajzat. Asgjë nuk mund të bëjë më shumë për vendin e tij një Kryeministër, një President, një qeveri një parlament se sa të luftojë korrupsionin, sepse asgjë nuk dëmton më shumë një vend se sa korrupsioni. Ky është një kancer i vërtetë që duhet të luftohet çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.”, vijoi më tej Kryeministri Berisha.

    Në këtë kontekst Kryeministri theksoi si pjesëmarrja e grave në vendimmarrje, kontributi i tyre është më i dobishëm se sa ai i burrave. Ndaj, veçoi më tej kryeministri, kuotat e grave duhet të përfshijnë të gjitha nivelet, duhet të jenë ligjore, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset duke i rezistuar presionit të jashtëzakonshëm, zemërthyerjeve që krijohen.

    Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të ecim drejt një shoqërie moderne, e shkëputur nga kodet e vjetra dhe folklorizmi dhe e vendosur denjësisht në gjirin e shoqërive të zhvilluara.

    Kryeministria
    01/03/2008

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Plan kombëtar veprimi për lidershipin dhe pjesëmarrjen e grave në vendimarrje

    Kryeministri Berisha deklaroi sot se do hartohet një plan veprimi kombëtar, i cili do të mundësojë përfaqësimin e duhur të grave dhe vajzave në vendimarrje dhe vendimbërje.

    Duke folur gjatë një tryeze me temë “Programi i Advokimit për Gratë” i organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Kryeministri Berisha tha se do të bëjë përpjekje serioze në përcaktimin e kuotave për përfaqësimin e grave në të gjitha nivelet e vendimarrjes dhe vendimbërjes . Kryeministri theksoi se kjo do të jetë e vlefshme në politikë, në shoqëri dhe në shkencë.

    “E gjykoj jashtëzakonisht të rëndësishëm një projekt kombëtar për ta ndryshuar me shpejtësi gjendjen aktuale. Kjo është detyrë e të gjitha partive politike. Forcat tona politike duhet të ndahen njëherë e përgjithmonë nga këto praktika të cilat ngushtojnë hapësirat për gratë dhe vajzat në vendimmarrje”, u shpreh Kryeministri Berisha duke shtuar se këto nuk janë vetëm praktika që rrjedhin nga mentaliteti, por janë të pashpallura edhe në legjislacion.
    Kryeministri theksoi se kjo duhet të fillojë me Kodin Zgjedhor, ku të përcaktohen qartë kutat e përfaqësimit të grave në Kuvend.

    “Në vitin 1996 kemi patur shumë më tepër gra dhe vajza në parlament se sa kemi sot. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në parlament. Kjo është përcaktuese që ato të marrin vendin e tyre në vendimarrrje. Unë mendoj se kuota minimale prej 30 % si hap i parë, është i domosdoshëm”, u shpreh Kryeministri Berisha.
    Duke vijuar në këtë kontekst, Kryeministri ftoi drejtuesit e të gjitha partive politike që kjo kuotë të respektohet në mënyrë rigoroze.
    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vendoset kjo kuotë. Ajo nuk do të mund të rikthehet, nëse vendoset, por do të njohë progres më të madh dhe nivele më të larta”, nënvizoi Kryeministri Berisha.
    M ë tej Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që kuotat të funksionojnë në të njëjtën mënyrë edhe për universitetet.

    Barazia gjinore reale në një shoqëri, vijoi më tej Kryeministri, përbën ndoshta treguesin më kryesor të shkallës së emancipimit të kësaj shoqërie.
    “ Në këtë kontekst kam qenë dhe mbetem i bindur se kjo barazi përbën një kusht përcaktues për emancipimin tonë kombëtar, përbën një nga faktorët apo levat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, të shfrytëzimit të gjysmës së potencialit të madh njerëzor të kombit”, tha Kryeministri duke shtuar se kjo nënkupton që hapësirat e pushtuara padrejtësisht nga pala tjetër duhet të lirohen.


    Kryeministria
    01/03/2008

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në tryezën e organizuar nga NDI

    E konsideroj një privilegj që të flas në këtë tryezë që të falenderoj Institutin Demokratik Kombëtar Amerikan për ndihmën e çmuar dhe të madhe që ka dhënë fill pas rënies së Perdes së Hekurt e deri më sot dhe që vazhdon të japë për ndërtimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave të tyre.

    Unë dua t`ju përgëzoj për temën që keni zgjedhur, një nga problemet më fondamentale dhe më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Barazia gjinore reale në një shoqëri përbën ndoshta treguesin më kryesor të shkallës së emancipimit të kësaj shoqërie. Në këtë kontekst kam qenë dhe mbetem i bindur se kjo barazi përbën një kusht përcaktues për emancipimin tonë kombëtar, përbën një nga faktorët apo levat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, të shfrytëzimit të gjysmës së potencialit të madh njerëzor të kombit. Kjo nënkupton se hapësirat e pushtuara padrejtësisht nga pala tjetër duhet të lirohen.

    Shoqëria nuk mund të jetë e drejtë në rast se nuk ka barazi mes vëllait dhe motrës, bashkëshortit dhe bashkëshortes nënës dhe babait. Kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Mendoj se qëndrimi aktual i vendosjes së grave në pozicione kryesore është defiçitar. Krahasuar me vitin 1996 ka një regres në këtë drejtim. Ky regres ka ardhur dhe vazhdon për shkak të ndikimit të lobeve të ndryshme.

    Shqipëria ka një bazë shumë të sigurtë me të cilën mund të ecë shpejt në vendosjen e grave dhe vajzave në vendimarrje. Shkollat e larta të Shqipërisë dominohen nga vajzat numerikisht, universitetet e Shqipërisë në raport me ekselencat dominohen nga vajzat. Nuk kam një statistikë të qartë, por kam përshtypjen se edhe kontigjenti i graduar në universitetet perëndimore dominohet nga vajzat. Administrata aktuale shqiptare dominohet nga gratë dhe vajzat në numër, burrat ja ëpakicë në administratë. Por, kjo nuk do të thotë se është përmbushur detyra sepse burrat janë shumicë në postet kryesore dhe vendimarrje dhe kjo është një përgjegjësi reale e forcave politike.

    Ajo që dua të them dhe që u garantoj se do të bëj përpjekjet më serioze të përcaktojmë kuotat në çdo gjë në politikë, në shoqëri në shkencë. Ajo që padrejtësisht është lënë pas dore duhet të bëhet prioritet, ajo që gabimisht është injoruar duhet të marrë përparësi.
    Në këtë kontekst e gjykoj jashtëzakonisht të rëndësishëm një projekt kombëtar për ta ndryshuar me shpejtësi këtë gjendjen aktuale. Kjo është detyrë e të gjitha partive politike. Forcat tona politike duhet të ndahen njëherë e përgjithmonë nga këto praktika, të cilat ngushtojnë hapësirat për gratë dhe vajzat në vendimmarrje. Nuk janë këto vetëm praktika që rrjedhin nga mentaliteti, por janë të pashpallura edhe në legjislacion. Ndaj le ta ffillojmë me Kodin Zgjedhor, duke përcaktuar kuota.
    Në vitin 1996 kemi patur shumë më tepër gra dhe vajza në parlamet se sa kemi sot. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në parlament. Kjo është përcaktuese që ato të kenë vendin e tyre në vendimarrrje, sepse kështu janë të ndërtuara strukturat vendimarrëse politike.

    Unë mendoj se një kuotë minimale 30 % si hap i parë, është i domosdoshëm. E shfrytëzoj këtë rast për t`u bërë thirrje liderëve politikë të foraceve politike të mëdha dhe të vogla sepse të voglat përbëjnë 1/3 e elektoratit dhe parlamentarëve që kjo kuotë të respektohet në mënyrë rigoroze. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vendoset kjo kuotë. Ajo nuk do të mund të rikthehet nëse vendoset, por do të njohë progres më të madh dhe nivele më të larta.
    Është shumë e rëndësishme që kuota të funksionojnë në të njëjtën mënyrë dhe për universitetet. Univeristetet tona kanë pedagogë të shkëlqyer, por në këtë kuadër zgjedhjesh duhen evituar praktikat populiste. Gratë dhe vajzat nga vetë praktika e tyre e kanë të vështirë të adaptojnë praktika populiste.

    Në Davos unë takova një rektore të njërit prej universiteteve më të vlerësuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty mësova se gjysma e 10 universiteteve të para në SHBA drejtohen nga shkencëtare gra.
    Hapja e hapësirave të pushtuara përbën një kusht jo vetëm për të shfrytëzuar potencialin e madh për të përmirësuar etikën e administratës dhe vendimarrjes. Por, kjo hapje është e domosdoshme për një luftë më efikase kundër korrupsionit. Unë kam bindjen më të thellë se ky fenomen kaq i dëmshëm dhe i rrezikshëm është shumë më pak i shprehur tek gratë dhe vajzat. Asgjë nuk mund të bëjë më shumë për vendin e tij një Kryeministër, një President një qeveri, një parlament se sa të luftojë korrupsionin, sepse asgjë nuk dëmton më shumë një vend se sa korrrupsioni.
    Ky është një kancer i vërtetë që duhet të luftohet çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Edhe në këtë kontekst unë shoh pjesëmarrjen tuaj në vendimarrje, kontributin tuaj më të dobishëm se sa të burrave. Këto kuota që unë përmenda duhet të përfshijnë të gjitha nivelet.

    Duhet të jenë ligjore sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset duke i rezistuar presionit të jashtëzakonshëm zemërthyerjeve që krijohen vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të ec im drejt një shoqërie moderne të shkëputur nga kodet e vjetra dhe folklorizmi, e vendosur denjësisht në gjirin e shoqërive të zhvilluara.
    Ndaj, unë ju garantoj se në Kodin e ri Zgjedhor, ua kam bërë të qartë edhe aleatëve të mi; unë do të bëj të gjithë përpjekjet dhe në Partinë Demokratike unë do ta instaloj normën e përcaktuar me ligj dhe do të respektoj ligjet e vendit.


    Unë i qëndroj një plai veprimi kombëtar që synon që duhet të garantojë që gratë dhe vajzat në përputhje me të tëë marrin të gjitha hapësirat dhe vendin që mertojnë në vemndimarrjke dhe vendimbërje në këtë vend. Ky plan kombëtar duhet të hartoget në bashkëpunim me porganizatata përfaqësuese të shoqërisë civile që janë të përkushtuar në drejtim të të drejtave të grave dhe në drejtim të angazhimitt të tyre në vendimbërje dhe vendimarrje kështu që koha ka ardhur që të shkëputemi nga një situatë e papranueshme.


    Kryeministria
    01/03/2008

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky eshte populizem i paster... Pastaj kjo puna e :

    Administrata aktuale shqiptare dominohet nga gratë dhe vajzat në numër, burrat ja ëpakicë në administratë. Por, kjo nuk do të thotë se është përmbushur detyra sepse burrat janë shumicë në postet kryesore dhe vendimarrje dhe kjo është një përgjegjësi reale e forcave politike.

    nuk merret vesh se cfare eshte...fakti qe nje gjini eshte shumice gjekundi nuk do te thote se ka ndonje lloj diskriminimi gjinor,se ne fund te fundit 2 gjini ka,njera do jete ne shumice,ska ndonje gje te cuditshme...Grate jane shumice ne administrate po nuk eshte permbushur detyra,thote,duhet te jene edhe ne vendet drejtuese...Hajde mision hajde,do e kishin zili vete feministet e viteve 70....

    Pastaj te luftosh korrupsionin duke quajtur si vendimtar favorizimin e nje gjinie ne vend te tjetres,do te thote te jesh krejtesisht i lajthitur e s'ja ke haberin fare nga vjen korrupsioni e aq me pak si luftohet...

    Shpikjet e dr rrumpalles skane te sosur...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombëtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •