Makao
Nga Fatos LUBONJA: Sa herė lexoj apo dėgjoj nė mediat lajme si ai i para dy ditėve, se KRT-ja e Tiranės aprovoi leje tė reja ndėrtimi, tė cilat nuk janė as njė e dy, por 50 e lart, mė kap njė ndjenjė e keqe ankthi
--
Sa herė lexoj apo dėgjoj nė mediat lajme si ai i para dy ditėve, se KRT-ja e Tiranės aprovoi leje tė reja ndėrtimi, tė cilat nuk janė as njė e dy, por 50 e lart, mė kap njė ndjenjė e keqe ankthi. Kur tentoj ta zbėrthej kėtė ndjenjė, dalloj qartė tė paktėn dy pėrbėrės tė shkrirė nė tė. Sė pari, mė duket sikur po mė ngushtohet edhe mė hapėsira jetike dhe vizuale me kėto kosheret gjigante prej ēimentoje dhe betoni, shėmtia estetike e sė cilave ma bėn edhe mė asfiksuese ndjesinė e mbytjes. Por mė kap edhe njė ndjenjė frike e akumuluar kahershėm nė ndėrgjegje: cilės shtėpi tė vjetėr tiranase apo cilės vilė italiane i ka ardhur radha tani? - them me vete. Ėshtė njė frikė qė tashmė shoqėrohet me ndjenjėn e resinjacionit, prandaj mė ngjall edhe njė trishtim qė amplifikohet nga mungesa tashmė, e ēdo rezistence intelektuale ndaj kėsaj masakre tė paparė tė flamės sė ēimentos ndaj kujtesės sonė arkitektonike. Aq mė tepėr kur sheh se mazhoranca e opozita e kanė vendosur ta ēojnė sė bashku deri nė fund kėtė masakėr.
Ky trishtim mė kapi edhe para disa ditėsh, kur Top Channel dha lajmin e djegies sė radhės, pa dyshim tė qėllimshme, tė njė shtėpie monument kulture, asaj tė Vėrlacit, qė nuk e pashė tė komentohet nga ndonjė e pėrditshme e shkruar. Edhe nė lajmin e Topit u dhanė vetėm disa rrėnoja nė flakė, nuk u dha asnjė foto arkivi, ku tė shihej sesi kishte qenė kjo shtėpi. Nuk pati as ndonjė reagim nga Ministria e Kulturės, Instituti i Monumenteve, intelektualė, artistė apo shkrimtarė. Kam pėrshtypjen se vetėm emri i njohur i Vėrlacit e bėri tė futej nė lajme dhe se po tė kishte qenė strehuar gjatė luftės Enver Hoxha apo Nexhmije Hoxha, do tė komentohej ca mė gjatė, siē u komentua djegia para ndoshta dy muajsh e shtėpisė sė Mulletėve, por jo pėr humbjen e njė monumenti kulture.
Sepse jemi nė Makao.
Ēlidhje ka me ne kjo ish-koloni portugeze e kthyer kinezėve mė 1999, - do tė pyesė lexuesi. Nė fakt bėra njė shoqėrim idesh, ngase mu kujtua njė letėr qė i shkruan tė bijės nga Makao udhėtari, gazetari e intelektuali i shquar italian me origjinė fiorentinase, Tiziano Terzani, mbi transformimin qė ka gjetur atje nė krahasim me si e kishte lėnė nė kohėn kur nuk i kishte rėnė flama e ēimentos. Ėshtė njė letėr qė tashmė e kujtoj sa herė dėgjoj pėr lajme tė tilla lejesh tė panumėrta ndėrtimi.
Gjithēka nė Makao ėshtė ribėrė, riēimentuar. Nga asnjė anė nuk munda tė ndjej atė erėn e vdekjes, qė nė fakt ishte vetė jeta e saj. Do tė kisha dashur qė pėr njė ditė tė isha edhe i verbėr, edhe i shurdhėr dhe pa nuhatje, aq mė vriste ēdo gjė qė shihja; ndjeja e nuhasja pėrreth [ ]
Avantazhi qė kemi ne evropianėt, ėshtė se kemi ende qytete tek tė cilėt gjejmė vetveten. Qytete ku nuk kanė ndryshuar tė gjitha pikat e referimit, ku ende mund tė marrėsh njė kthesė rruge dhe ta dish se do tė ndodhesh pėrballė njė kishe apo njė kolone, njė peme apo njė portiku, njė shtėpie tė vjetėr qė ėshtė gjithnjė me tė njėjtėn ngjyrė. Nė Makao nuk ishte mė as deti pėr tė ma dhėnė kėtė siguri me frymėmarrjen e tij monotone tė valėve, qė dikur ndesheshin me shkėmbinjtė e mėdhenj. Ata kanė shkulur vendit edhe detin.
Tani besoj se lexuesi e ka tė qartė pse thashė Makao. Sepse edhe ne po shkulim vendit gjithēka, edhe detin, pa kuptuar se ēfarė po humbasim nė mėnyrė tė pakthyeshme.
Por, a mund tė thuhet se po humbasim njė gjė, kur nuk e dimė se e kemi, pasi nuk kemi ndėrgjegjen e vlerės sė saj? Kjo ėshtė njė pyetje qė duhet shtruar seriozisht, nėse duam tė ruajmė atė ēka nuk e kemi humbur ende. Tek e fundit, ēdo gjė ėshtė ēėshtje dijeje apo vetėdijeje dhe nuk thonė kot se padija ėshtė nėna e tė gjitha tė kėqijave. Nė fakt, ne kemi njė ministri qė ėshtė edhe e Kulturės, edhe e Turizmit, qė duhet ta udhėhiqte kėtė ndryshim vlerash nė kokat e njerėzve nė favor tė dijes dhe tė vetėdijes pėr tė cilėn flet Terzani. E kemi kopjuar modelin nga evropianėt, kur e kemi bashkuar trashėgiminė kulturore me turizmin. Por evropianėt e kanė konceptuar kėshtu, sepse shohin njė lidhje tė ngushtė midis trashėgimisė kulturore dhe turizmit, sepse monumentet e kulturės janė ata qė tėrheqin turistėt. Kurse tek ne, Ministrat e Kulturės merren me ngritje fshatrash tė rinj turistikė, qė shkatėrrojnė trashėgiminė e vjetėr kulturore e natyrore, qė hanė edhe detin. Tek ne, ministrat e Kulturės bėhen kryebashkiakė dhe qendrėn e Tiranės nga monument kulture, e kthejnė nė shesh ndėrtimi pallatesh, qė i lyejnė pastaj ngjyra-ngjyra dhe reklamojnė si turistike bash pallatet dhe ngjyrat e tyre fringo tė reja.
Sepse ne nuk jemi nė Evropė, jemi nė Makao.
Ku ėshtė ylli yt? Nė cilat kujtime e gjen orientimin tėnd? Ku e ke sigurinė tėnde? Imazhit tė cilit qyteti i drejtohesh kur do tė dish se cili je? Ku do tė gjesh forcėn pėr tu ndjerė i ndryshėm nė momentin e baticės sė tė tjerėve? Kėto janė pyetje qė shtron Terzani nė letrėn e tij. Dhe pėrgjigjen e gjen tek qyteti i tij i lindjes, Firence, dhe vlerat e ruajtura e tė trashėguara nė shekuj tė kėtij qytetit.
Por ne nuk jemi nė Evropėn e Firences, jemi nė Makao. Nė kėtė Makaon tonė ku konsumizmi ėshtė nė kufijtė e barbarisė, ku po tė guxosh tė thuash ndonjė fjalė nė mbrojtje tė shtėpive tė vjetra, tė lėshohen me taborėt e zhgarrashkruesve: Ti je kundėr zhvillimit, Je pėr qerpiēin, Qyteti nuk ėshtė njė muzeum, Qyteti nuk ėshtė njė gjė e vdekur, ai ėshtė njė gjė e gjallė qė zhvillohet. Nė fakt, ashtu siē thotė Terzani pėr Makaon, vdekja e shumė prej qyteteve tona ishte jeta e tyre ose shpresa e rigjallėrimit tė tyre, kurse ky gjoja zhvillim, ėshtė vdekja e tyre e pėrditshme nėn baticėn akulturuese e mbytėse tė flamės sė ēimentos qė transformon ēdo vlerė arkitektonike e natyrore tė qytetit, nė koshere gjigante betoni, nė hojet e sė cilave njerėzit mizėrojnė nė njė jetė larg natyrės, kulturės, kujtesės, pa pasur fare nevojė tė ndjehen tė ndryshėm nga tė tjerėt.
Komente (20 vendosur):
Endrit Avdullari ne 29 February, 2008 01:28:08
Me duket sikur e ka marre kete artikull nga mendimet e mia, jam plotesisht dakord. E keqja me e madhe eshte qe jane gjera te cilat koha mund te doje shekuj per t`i korrigjuar.
Andrea ne 29 February, 2008 03:42:09
Bravo Lubonja! Nje shkrim qe te bene te mendohesh vertet gjate, dhe qe te trishton. Po si nuk e kam degjuar me Ramen te flas per keto probleme, ai qe e mbane veten si njeri me vizion. Sic duket parat e fushates se tij u moren ndertuesit e atyre pallateve qe do ngrihen te shtepia e Mulletit dhe Verlacit.
Mark ne 29 February, 2008 03:47:27
Mire e tha po kujt ja tha LUBONJA
Dispecer ne 29 February, 2008 04:37:42
Po cfare te flase Rama, o Andrea, per keto probleme, ai eshte nje nga shkaktaret kryesore te tyre. Mafie ndertimi, krokodil, mire i kane thene keshtu. Lum ne qe jetojme ne metropolin e ketyre krokodileve.
ENEA ne 29 February, 2008 04:39:40
Kujt ia tha?! Ua tha atyre qe kane sy te shikojne, kane veshe te degjojne. Ua tha te gjithe qytetareve qe qendrojne pasive dhe lejojne pushtetaret te masakrojne qytetet e Shqiperise. Po te beheshin gardh shqiptaret dhe te mos lejonin askend qe te gllaberonte hapesirat publike nuk do t'jua mbante atyre.
evgjeni llambiri ne 29 February, 2008 04:44:25
ē'do vit vij ne Tirane se malli me djeg te shoh shtepine e lindjes prane "selvise" qe tashme eshte thare dhe,duket sikur lutet pa ze"me jepni pak uje se u mbyta"!
ah!che sarą che sarą
per chi non ha un'governo
ne mai ce l'avrą
per chi non ha giudizio
ne mai ce l'avrą.....
Joni ne 29 February, 2008 05:31:43
Kur para 10 vjeteve, Lubonja kritikonte Ramen, mendoja cka ky me Edin qe po punon dhe si une ka pasur shume, por Lubonja paska patur shume te drejte. Ne vitin 2000 kur shtrohej nje rruge dukej gje e madhe se ne ate gjendje ishte katandisur ky vend.
Edi eshte vetem fasade dhe reklame, jetojme ne vendin me te piste te Europes. Pse nuk i lan nje here rruget e trotuaret mor, nuk del dot rrugeve nga pluhuri dhe pislliku, eshte turp.
Behar ne 29 February, 2008 06:05:43
Rama dhe Berisha jane sot binomi perbindesh i krijuar nga amalgama "mosdashje dhe mosdije".Shqiptare, asgje nuk e ndal rendjen e tyre dhe taborreve te monstrave qe kane pas vetes me fjale!
E shoh me pesimizem te thelle daljen nga kthetrat e kesaj mafieje te pashembullt.
fjorent rrushi ne 29 February, 2008 06:58:56
Une besoj se Lubonja eshte si Indro Montanelli ne Itali. Kishte vite qe i madhi Montanelli perpiqej te hapte syte e italianeve dhe keta vazhdonin me koken e tyre. Derisa erdhen vitet 90 dhe pastaj filluan dhe e adhuruan. Shume vone..
E njejta gje eshte me ne shqiptaret. Lubonja shkruan po kujt ja shkruan!!!
Ne mbetemi ballkanas thelle ne mentalitetin tone duke u perpjekur tja hedhim tjetrit e te shikojme vetem brenda shtepise sone. Ne hedhim gurin me shpresen se do t'i bjeri tjetrit ne koke dhe te njejten gje ben edhe tjetri me ne. Perfundimi eshte nga nje gur ne koke per secilin. Kjo djallezi e jona qe shpeshhere ngaterrohet per zgjuarsi te tipit Nano, Berisha e te tjere na ka lene prapa. Na ka lene prapa edhe sepse fatkeqsisht kam arritur ne perfundimin se ne shoqerine shqiptare qenkemi shume nano, shume berishe e shume vete qe nuk dime te krijojme nje shoqeri.
Fillimisht besonim se demokracia krijohej thjesht me nje demonstrate ne rruge. Dje po ndiqja renien e bustit te Enverit ne TV KLAN dhe pata nje lloj nostalgjie per ata te rinj qe kerkonin demokracine e vertete. Pastaj kujtoj 18 vjet tranzicion dhe them se sa shume kohe dashka nje shoqeri per tu bere vertete demokratike. Por kur shoqeria eshte e shperbere si ajo shqiptare demokracia e vertete liberale rrezikon te mos vije kurre. Nuk mjafton hedhja e nje busti per tu bere demokrat, duhet qe edhe kultura demokratike e njerezve te avancoje.
Afrim ne 29 February, 2008 07:18:36
I nderuari Zoti Lubonja,
e vleresoj perkushtimin tuaj ndaj vlerave tradicionale shqiptare - por gjithashtu nuk shikoj ndonje zgjidhje qe ofroni ju...
Njerezit nuk jetojne "me shtepi te vjetra" dhe as nuk hane "traditen". Ju do te kunderpergjigjeshit qe ky eshte nje kendveshtrim tejet pragmatist - edhe une do ta pranoj argumentin tuaj. Por nuk e kuptoj mire zgjidhjen tuaj per nje qytet si Tirana - ku njerezit kane nevoje te strehohen edhe te punojne - e jo te bejne sehir kullave te vjetra e te pavlere qe as pronaret e tyre nuk iu dalin dot per Zot...
Te kisha kohe per te soditur te kaluaren - do te kisha shkruar me shume, por kam ca pune per te mbaruar... diten e mire!
Jazzi ne 29 February, 2008 09:41:49
Ka qelluar ne shenje. Keto mendime Lubonja i ka shpalosur dhe me pare. Ndoshta s'mban me uje pilafi. Bukur ! I lumte pena .
eldi ne 29 February, 2008 10:32:34
Rrespekte Lubonja ! U be kaq kohe qe Tirona ska plan rregullimi ,dhe kjo gje shtyhet nga vet RAMA qe kur ka mar mandatin e 1. Per te nxjerr lejet 1 ktu 1 atje .E gjitha kjo per perfitime. Dhe nderkohe e shikojme tironen tone te dashur ne 1 pacavure .
lako ne 29 February, 2008 11:33:55
Terzani thot diku - "Sa me shume shikojme perreth, aq me shume kupton qe menyra jone e te jetuarit behet me e pakuptimte. Te gjithe nxitojne, po per ku...? Perse? Shume njerez ndjejne qe ky vrapim nuk na shkon dhe qe na ben te humbasim shume kenaqesi te vjetra. Po kush eshte ai qe ka guximin te thote: - Ndal! A ndryshojme rruge? - E megjithate nqse do te kishim humbur rrugen ne ndonje pyll do te kerkonim me ngulm, te gjenim nje rrugedalje! Perse te mos benim te njejten gje me kete progres te bekuar qe na zgjat jeten, na ben me te pasur, me te shendoshe, me te bukur, por ne thellesi na ben gjithnje e me pak te lumtur?"
E rendesishme z. Fatos, eshte qe kemi akoma ndjenja humane. Shkrimi juaj e deshmon kete. Vajhalli sikur nje dite te zhdukeshin dhe ato te uruara...
Edhe ne Firenzen e artit dhe Terzanit, per fat te keq ndodhin cudira si psh, trami qe do te kaloj buze Duomo-s se shpejti...
Sipas kokes dhe festja...
Rame Ahmetaj, MBA Universiteti i NY, ne NYC ne 29 February, 2008 01:20:02
Mendimi i z. Lubonja eshte plotesisht i drejte. Une, gjithashtu bashkohem me shumicen e komentuesve te mesiperm. Kujt te ja thuash keto mendime? Populli dalngadale e ka marr narkozen e mafias politike shqiptare. Ai popull qe ne vitin 1991 votonte mbi 95%, tani nuk voton as 35%. Zeri dhe reagimet e tij jane te mefshta, te topitura dhe pa jete. Ky konstatim eshte near fatal por fatkeqsisht eshte i vertete. Dhe nje popull me ndergjegje te verbuar ripet shume lehte. A ka cinizem me te madh se sa kur levizja ambjentaliste shqiptare drejtohet nga nje stalinist 70 vjecar? A ka mjerim me te madh se sa kur drejtuesit e levizjes rinore "mjaft" topiten akoma pa u ngritur ne kembe? Duket qarte se ofertat dhe tundimi i mafias se ulur kembekryq ne Tirane, qenkan te paperballueshme. Kjo mafia jo vetem na ka uzurpuar te ardhmen, por po na vjedh edhe te shkuaren...kujtimet e femijerise, rinise e dashurise. Nuk ekzistojne me shtepite, sheshet e as rruget. Cdo gje po betonohet me te njejtat kapacitete e cmenduri sic "punohej" dikur per bunkerizimin komunist te Shqiperise. Por cmenduria komuniste s'pakti bunkerizoi malet, kodrat, bregdetin e rrethinat e qyteteve. Ndersa Fidel Kastro i Tiranes (E. Rama) bunkerizon sheshet, rruget dhe shtepite.
I kam dashur aq shume rruget dhe rrugicat e Tiranes sa gjithmone kam preferuar te ec ne kembe neper to. Por tani eshte bere e pamundur. Pluhuri jo vetem te kercet ne dhembe por edhe te bllokon frymemarrjen. Altletiket(sneakers) duhet ti lash pas cdo dalje jashte, sepse ngjajne sikur ke udhetuar ne shkretetiren e Gobit. Makinat e nxjerrura nga varrezat e Europes enkas per Shqiperine duket sikur ne vend te karburantit djegin cizme te prodhuara nga NISH Goma, Durres. Ka ardhur koha qe populli ti thote Jo Edi Rames. Per kete ka pergjegjesi dhe qeveria aktuale. Nuk duhet te kishte bllokim te perkohshem, por te perhershem te cimentimit te zonave historike te Tiranes. Zona te reja ndertimi duhet te percaktohen atje ku nuk ka patur Tirane historike. Ndertime moderne duhet te behen. Por le te ndertohen lagje te reja te sistemuara, qe fillojne nga Lapraka deri ne Durres dhe Lac. Keshtu edhe infrastruktura shkatrraqe e Tiranes nuk do te rendohej me. Shteti duhet te veproje. Provojeni te prisni qofte edhe nje dru peme ne kopshtin tuaj ne NY pa leje te autoriteteve perkatese dhe shiheni nese mund te jua paguaj vlera e shtepise gjoben apo jo. Ketu mund ta rinovosh shume lehte shtepine tende nga brenda (kuptohet dhe kete me leje), por s'mund te besh asnje ndryshim qofte edhe te paperfillshem ne fasaden e saj pa lejen paraprake, te vecante te urbanistikes. Edhe pse me te gjitha lejet e duhura, nuk mund te hysh ne shtepine tende te re pa aprovimin e inspektoriatit te ndertimit, te cilet vijne per te verifikuar nese shtepia e re i ploteson kushtet per te jetuar ne te. (Uje, ngrohje, eletricitet, hyrje dalje te mjaftueshme per makinat e emergjences dhe zjarrfikset, etj). Ne ne Shqiperi jemi shume larg standardit normal. Mafia dhe korrupsioni jane instaluar ne vend te rregullit dhe ato po fosilizojne jeten tone. Nuk na mbetet gje tjeter vecse te brohorasim: "Rrofte fabrika e re e sapo inaguruar e cimentos ne Fushe-Kruje, qe do te ju bashkangjitet edhe tre te tjerave te ketilla te ndertuara vetem 20 km nga qendra e kryeqytetit shqiptar, Tirane!!!
aldo-ny ne 29 February, 2008 01:36:38
me vjen mire qe dikush si lubonja shkruan keshtu per qytetin, e jo si sahanlepirsit andrea stefani e mustafa nano qe i lepihen edi rames gjithe diten e flasin dokrra per demokracine kur ato jane bijte e njerezve te felliqur qe jetuan ne bllok e jetojne prape. kjo eshte politika e re e edi rames nderto e vjedh, e stefani,nano, veliaj mjaftist bejne iso e vallezojne bashke ne kete batardi.
Adi Toronto ne 29 February, 2008 04:00:12
Ti shume mire mendon dhe shkrun e Fatos, por mjerisht ne Shqiperi nuk ka me njerez qe te veprojne per ta shpetuar ate popull she ate vend. Ata qe ishin ndonese u perpoqen dhe luftuan per te bere bere ndonje gje per te miren e atij vendi, e pane veten te rrethuar nga injoranca politike e te gjitha niveleve dhe iken ose u detyruan te ikin dhe ne vend te tyre u kthyen bastardet e tipit Rama qe i kane hip kalaqaf atij mileti. Prandaj sa kohe qe shqiptaret do te vazhdojne te jetojne te droguar me drogat politike te te gjithe degjeneruesve politikane shqiptare, mjere ai vend. Dhe ndoshta ndryshimi do te fillonte sikur edhe ne Shqiperi te kishte ndonje nacionalist te tipit palestinez, iraken ose afgan.
Por ata burra ka kohe qe i mungojne Shqiperise dhe nuk dihet se kur do te gjenden, Deri atehere, ty te lumta goja dhe pena o Fatos por shihe nje here mundsine per te jetuar ne ndonje vend normal se boll vite burg ke bere dhe jeta nuk jetohet me shume se njehere.
lubonja1 ne 29 February, 2008 04:01:49
ore lubonja, po te gjitha komentet ti i ke shkrojtur o derezi.nje stil me shkrimin jane dhe komentet. :-)
Adi Toronto ne 29 February, 2008 04:07:50
Kush nje ti mor shke.rdhate qe fshihesh me lubonja 1 me mire quje veten Rama 1. Mos je ndonje ********** ndertimi qe po te preken interesat
geri ne 29 February, 2008 07:15:33
Eshte me mire te shkruash per artin se per problemet sociale nuk takon fare.
S. Dajti ne 29 February, 2008 07:48:55
Mafia e ndertimit dhe krokodili Rama eshte armiku dhe shkaterruesi i TIRANES.
AI E URREN KETE QYTET PER ARSYET QE AI I DIN DHE PERPIQET TA SHPERFYTYROJE ATE CDO DITE. DERI KUR QYTETETARET E KETIJ QYTETI FISNIK DO TA KENE ATE MBI KRYE?
Vendosni komentin tuaj
Emeri Juaj: Adresa juaj e E-mail: Vendosni komentin:
gazeta Korrieri
Krijoni Kontakt