Ne kete teme do te publikohen artikuj dhe intervista te bera reth dy poeteve te rrinj shqiptar te ndjekur nga shteti dhe te denuar rende.
Po e filloj me artikullin me posht.
Armiqtė Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Poetėt / Nr.1
Grupi armiqėsor i Bėrzeshtės
Dy tė PUSHKATUAR dhe 70 vite burgim
1-Genci Bardho (Feim) Leka, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.
2- Vilson Sami Blloshmi, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.
3- Bedri Sami Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 25 (njėzet e pesė) vjet tė heqjes sė lirisė dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.
4- Demir Marko Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 18 (tetėmbėdhjetė) vjet tė heqjes sė lirisė, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.
5- Rustem Ymer Ēerri, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 12 (dymbėdhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.
Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit 05.08.1976
6- Rustem Shaban Dashi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 10 (dhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.
7- Rexhep Ali Sula, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal dhe 44 tė Kodit Penal e dėnon me 3 (tre) vjet heqje lirie.
8- Ali Isuf Goēi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė shumė tė vogėl dhe nė bazė tė nenit 81 e 42 germa a tė Kodit Penal e dėnon me 2 (dy) vjet heqje tė lirisė.
Vendimi u shpall nė Librazhd, mė 13.06.1977
Vilsoni dhe Genci u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut 1977
Arkivat. Arrestimi i poetėve
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, lindėn nė muajin Mars. Vilsoni, lindi mė 18 mars tė vitit 1948, ndėrsa, Genci mė 23 mars tė vitit 1941. Qė tė dy ishin nga i njėjti fshat, nga Bėrzeshta e Librazhdit, qė tė dy ishin poetė. Ashtu siē kishin lindur nė tė njėjtin muaj, ata patėn tė njėjtėn vdekje dhe nė tė njėjtėn natė. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut tė vitit 1977, pėr tė vetmin faj, se kishin lindur poetė. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatėve, ndėrsa trupat e njomė u flakėn nė tė njėjtėn gropė. Tė dy poetėt e kallur nėn dhe` u lanė nė harresė deri nė shembjen e diktaturės, ndėrsa poezitė e tyre u shpallėn heretike. Diktatura i groposi, por tė dy poetėt kishin skalitur pavdekėsinė me krijimtarinė e tyre, poezinė. Ata ishin poetė tė lindur dhe i kėndonin bukurisė, njeriut tė thjeshtė.
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ishin mėsues dhe poetė tė talentuar qė aspironin pėr liri dhe demokraci, pėr njė jetė mė tė mirė. Ndaj tyre u organizua njė gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisė sė Librazhdit kishte bėrė njė plan masash pėr gjykimin dhe dėnimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės. Pra, nė Komitetin e Partisė merreshin vendime pėr pushkatimin e poetėve. Edhe diskutimet qė do tė bėheshin nė gjyqin politik, ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė dhe aty ishin caktuar gjashtė vetė, pėr tė diskutuar ato qė ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė. Nė planin e masave tė Komitetit tė Partisė, thuhej se: Gjykatat Popullore punojnė pėr tė realizuar vendimet e Kongresit tė 7-tė tė PPSH. Akuzat ishin tė rėnda pėr krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandė.
Vilson Blloshmi rridhte nga njė familje patriotike. Ai fliste frėngjisht dhe anglisht nė mėnyrė tė shkėlqyer. Shkruante poezi, por edhe pėrkthente poetėt mė nė zė perėndimorė, sidomos ata francezė. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia Saharaja, ku ai e simbolizon Shqipėrinė tė shkretė dhe pa miq e pa shokė, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thėnė se, qė tė bėhesh njeri i afirmuar, duhet tė dish edhe gjuhė tė huaja. Regjimi nuk i donte njerėzit qė dinin gjuhė tė huaja. Megjithėse dinte gjuhė tė huaja, ai shikohej me sy tė keq nga Partia e Punės dhe qeveria komuniste. Nė aktakuzė thuhej se: Vilson Blloshmi e ka filluar qė nė bankat e shkollės, nė Normalen e Elbasanit, veprimtarinė armiqėsore. Ai i kishte thėnė njė shoku nė shkollė se, vendi nuk ka literaturė tė bollshme dhe njerėzit nuk marrin dije...
Genc Leka, ishte njė mėsues shembullor, por pėr probleme tė biografisė e ēuan nė punė ndėrtimi. Edhe pse punonte shumė, ai gjente kohė qė tė shkruante edhe poezi. Nė aktakuzė ishte shkruajtur se ai ka bėrė agjitacion, duke u shprehur se, normat janė tė larta dhe shpenzimet e ulėta sa mezi jetohet. Ai u akuzua pėr poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, poezitė shprehnin dėshpėrim. Interpretimi i poezive e rėndoi akuzėn. Edhe poezitė e natyrės cilėsoheshin si politike.
Ekskluzive/Nga dosja origjinale gjyqėsore e ajo hetimore e arrestimit dhe pushkatimit tė poetėve tė talentuar, Vilson Blloshmi e Genc Leka, nga sot e nė vazhdim, do tė japim detaje tė panjohura e rrėqethėse rreth kėtij krimi makabėr, si u pėrgatit dhe u formulua akuza e sabotimit ekonomik, ajo e agjitacionit e propagandės, vendimi i Partisė pėr dėnimin maksimal tė Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės, kush mori pjesė nė kėtė skenar, kush dhe si u pėrgatitėn Akt-Ekspertizat e krijimtarisė artistike, tentativa e dėshtuar e Sigurimit tė Shtetit pėr ti bėrė bashkėpunėtorė nė kėmbim tė jetės, torturat fizike e psikologjike ndaj tyre, deri nė pushkatimin nė mesnatė nė njė pyll e gjetjen e varreve nga familjarėt nė vitet e demokracisė.
Si u pėrgatit arrestimi, gjykimi dhe
pushkatimi i poetėve Blloshmi e Leka
Nga Kujtim Boriēi
Ėshtė pranverė e vitit 1976. Kishte kohė qė Partia dhe Sigurimi i Shtetit kishin vėnė nė shėnjestėr tė ndėshkimit, dy poetėt e rinj dhe tė talentuar, Genci Lekėn dhe Vilson Blloshmin. Referuar Dosjes Blloshmi-Leka (Nr.48) qė ruhet nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, pjesė tė sė cilės ne do botojmė nė numrat nė vazhdim tė gazetės, gjithēka ėshtė kopsitur: Ėshtė pėrcaktuar grupi armiqėsor, krerėt e tij, si dhe akuzat qė do i dėnonin, agjitacioni e propaganda dhe sabotimi nė ekonomi.
I pari nė pranga, Bedri Blloshmi
Referuar dosjes Blloshmi-Leka, gjithēka ka funksionuar nė sinkron tė plotė pėr zbulimin e grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės, me synimin e ndėshkimit ekstrem tė dy poetėve tė rinj e tė talentuar, Vilson Blloshmi e Genci Leka nga Librazhdi.
I pari vihet nė pranga Bedri Blloshmi, 25-vjeē, vėllai i Vilsonit, poetit qė do tė pushkatohej mė pas. Ajo ditė, 1 prill 1976, shėnon vėnien nė pranga tė Bedriut, i cili do tė dėnohej pėr akuzat e mėsipėrme, jo pak, por 25 vjet heqje lirie. Ato momente qė nisėn kalvarin e mundimshėm tė armiqve tė Bėrzeshtės, dhėnė dhe nė faqet e librit tė S.Bejkos, ruhen e riprodhohen tė gjalla nė kujtesėn e Bedri Blloshmit, teksa rrėfen pėr gazetėn Shekulli. ...Atė ditė, tė dy vėllezėrit kanė punuar te arat e kooperativės. Rrėmihnin anėt e arave qė mbeten pa u punuar; aty ku merr kthesėn e rrotullohet traktori. Nė njė pushim, Bedriun e zė gjumi. Nė ėndėrr veten e ka parė nė njė pyll. Bie zjarri dhe i merr trupin, ia djeg njėrin krah. Nė tjetrin ka njė fėmijė qė e shpėton. Zgjohet keq e me tė bėrtitura. Vilsoni e qetėson. I thotė, do kesh zėnė krahun poshtė trupit e tė ka dhembur, ndaj pe atė ėndėrr. Kur vijnė nė shtėpi pėr tė ngrėnė drekė, xhaxha Hasani i thotė qė tė kėrkojnė nė Librazhd pėr zborin. Bedriu niset, nė ēast, pėr ta sqaruar. Zborin e kishte bėrė. Ka dalė ndonjė ngatėrresė. Xhaxha Hasani e kthen: Prit tė tė jap ca lekė me vete. Bedriu nuk i do. Mbaji, ti kesh lekėt. Vajta-erdha, ngul kėmbė Bedriu. Do ti sqaroj dhe kaq. Mbaji lekėt, se mi kthen prapė. Dėgjo, bir, shton Hasani, ti kėta nuk i njeh mirė. Mua nuk mė ngjan punė zbori kjo. Nuk mė ndjell zemra pėr mirė. Sido qė tė jetė, bėhu burrė. Po tė jetė ashtu, po ia mbath matanė. Tė arratisem?. Tani nuk ke ku shkon. Nė kanė ndėr mend gjė tė ligė, qė kėtė ēast ata tė janė vėnė kėmba-kėmbės. Por me mend nė kokė, siē tė thashė.
Nė Librazhd, Bedriut i thonė se mbase e ke bėrė zborin, por kėtė do ta sqarojmė nesėr. Sot fli nė hotel dhe duku prapė. Ktheu dhe njė herė nga Dega e Punėve tė Brendshme. Bedriu nuk arrin ta kuptojė ēpo ndodh. Nuk kam punė me Degėn (Sigurimin e Shtetit), u thotė. Nesėr do tė paraqitesh kėtu, nė repartin ushtarak, qė ta sqarojmė atė punėn e zborit. Sonte fli nė hotel se duhet tė paraqitesh qė nė mėngjes. Nė hotel i thonė se do tė flejė nė dhomėn 11, kati i tretė. Iu duk se edhe kėta sikur e dinin qė ai do tė vinte aty. Bedriu stepet. Diēka e keqe po i vjen rrotull, po prapė nuk do ta besojė. Ai i hotelit i thotė dil, pi ndonjė kafe, ha darkėn, dhomėn e ke tėnden. Kishte pasur tė drejtė xha Hasani, lekėt duheshin me vete. Njė polic qė e priste te dera, e ēon te Kryetari i Degės. Ai ia thotė copė: Duhet tė punosh me ne, pėr shtetin. Ti je nga fisi i Blloshmit dhe njerėzit kanė besim tek ju. Ne duam tė dimė ēfarė thonė njerėzit. Do tė na japėsh tė dhėna pėr tė gjithė njerėzit, veē njerėzve tė familjes tėnde. Ti je i ri. Ne do tė mbajmė mirė. Shko me cilėndo vajzė qė tė tė dojė qejfi nė gjithė Librazhdin, veē tė bėsh kėtė punė pėr ne. Shko fli nė hotel, mendohu, nesėr flasim prapė. Bedriu nuk pranon qė tė bėhet spiun. Vijnė prapė natėn nė hotel dhe ia pėrsėrisin kėrkesėn. Bedriu nuk do. E arrestojnė. Akuza: Ke djegur rrapin dhe Muzeun e fshatit. Ne nuk ta kishim vėnė atje emrin e gjyshit tėnd, Selman Blloshmi, dhe ti nga inati doje tė digjje Muzeun.
Pranga dhe pėr Vilson Blloshmin
Ishte 5 gushti i vitit 1967. Arrestimet vazhdojnė. Ėshtė radha e Vilsonit. Vilsonin e thėrrasin nė Librazhd, pėr njė punė te ferma. Me vete ka marrė njė batanije, bukė dhe librin e Hygoit Viti 93. Pa hyrė nė qytet, tek ura i hedhin hekurat. Ia mbulojnė kokė me batanije dhe menjėherė e nisin nė Tiranė. Batanijen e shtėpisė, bukėn dhe librin e Hygoit i lėnė nė burgun e Librazhdit. Ka ndenjur i lidhur duar e kėmbė te biruca nr.20, birucat e Koēi Xoxes, siē i quanin. I thonė se je djalė inteligjent, di gjuhė tė huaja. Duam bashkėpunimin tėnd. Tė shkosh jashtė, nė Belgjikė te daja yt dhe tė punosh pėr ne. E ka marrė nė pyetje vetė Kadri Hazbiu, ministri i Brendshėm. Kjo torturė vazhdon dy muaj rresht. Nuk e torturojnė, por e masakrojnė. Kur vjen nė Librazhd, krahun e majtė e ka tė mpirė. Nuk e urdhėron dot. E merr me dorėn tjetėr qė ta vėrė mbi tavolinė.
25 ditė pas arrestimit tė Vilsonit, te qendra e fermės shtetėrore arrestojnė Gencin. Fillimisht i thonė se, kur ke shkruar parullat propagandistike nė muret e godinave tė fermės, emrin e Enver Hoxhės e ke bėrė me bojė tė zezė. Genci do tė jetė te qelia nr.1. Pas tij, te 2-shi ėshtė Bedriu. I treti nė radhė, ėshtė Vilsoni. Fillojnė qė tė merren vesh me goditje nė mur. Alfabeti i tė burgosurve.
Janė bėrė ndėrkohė dhe arrestime tė tjera: Demir Blloshmi, Rustem Dashi, Rustem Ēeni, Rexhep Sula dhe, i fundit, Ali Goci qė arrestohet nė gjendje tė lirė. Mė vonė, mbasi i japin aktakuzėn, edhe kėtė e kthejnė nė burg. (Burimi, Dosja Gjyqėsore)
(Vijon)
Krijoni Kontakt