Ditėn qė u bė zhvarrimi i trupave tė Gencit dhe Vilsonit, kujton Bedri Blloshmi, plumbin e gjeta midis trupave tė tyre. Kishte filluar tė kalbej, ndėrsa trupat e tė ndierėve i kishin mbuluar rrėnjėt e drurėve qė kishin mbirė mė pas. Siē duket, i mbanin mbuluar nga ndonjė rrezik tjetėr si i diktaturės, qė tė zhduknin ēdo gjurmė mbas krimit.

Genci dhe tė Vilsonit, nė mesnatėn e errėt tė 17 korrikut 1977, u pushkatuan nė njė largėsi prej rreth 5-6 km nė largėsi tė Librazhdit, nė njė humnerė qė quhet "Pėrroi" dhe "Firarit". Njė toponim i ēuditshėm. Atje jo qė s'ka ujė, por as zogjtė nuk duan tė kalojnė andej. Me sa duket e ndiejnė erėn e vdekjes. Sipas kalimtarėve, atje rrallė mund tė ndodhte tė dėgjohej zėri i ngjirur i qyqes. Qyqja, siē tregon njė gojėdhėnė, kėrkon vėllanė e vrarė nga shokėt nė pyll. Siē duket, edhe qyqes nuk i besohet qė nė tė tilla humnera mund tė ndodhin tragjedi tė tilla.

Ditė-netė-javė tė tėra nė njė gjendje tė tillė tė tmerrshme. Edhe e drejta pėr tė pėrtypur dy kafshatė bukė, megjithėse ata nuk kishin uri e etje, nuk mund tė realizohej. Edhe kėtė shėrbim ua kryenin policėt e dubluar…Poetėt, e jo vetėm ata, e kanė kuptuar se shpresa pėr falje jete, tashmė do tė ishte vetėm njė shpresė. Thuhet pėr ēdo rast e pėr ēdo rrethanė se, shpresa vdes e fundit…



PS: Me ket fjale po permbyllet edhe ky dossier i cuar enkas per keta 2 Poet te rri Shqiptare qe fati nuk i deshti.


PS2: Kerkoj qe tema te mbyllet dhe te ngel e tille!