Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si udhėhiqte poeti Blloshmi "sabotimin ekonomik" tė "Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės!"

    Numer. 8/1

    Pjestarėt e grupit "armiqėsor" tė Bėrzeshtės

    Dy tė pushkatuar dhe 70 vite burgim

    1 prill 1976. Bedri Blloshmi, 25-vjeē, vėllai i poetit Vilson Blloshmi, thirret pėr njė "sqarim"nė polici ku i vihen prangat. Njė ngjarje jo e zakontė pėr kohėnnė qytetin e vogėl kufitar, por qė shpejt do tė bėhej e bujėshme nė gjithė vendin. Pas tij prangat do i provonin dhe dy poetėt e talentuar Genci Leka e Vilson Blloshmi, si dhe 5 persona tė tjerė. Akuza, referuar dosjes gjyqėsore e penale "Blloshmi-Leka"(Nr.23) ėshtė "Sabotim ekonomik" dhe "Agjitacion e propogandė kundėr pushtetit popullor!". Hetimet intensive ndaj tė pandehurve pėrcaktuan si krerė tė "grupit armiqėsor" dy poetėt, Vilsonin dhe Petritin. Ndėrsa nga Partia nė qendėr(referuar procesverbalit "sekret" Nr. 23 datė 28.IV. 1977, dosja e cituar mė sipėr) ishte dhėnė porosia qė veprimtaria e tyre tė cilėsohej "Vepėr penale nė grup" dhe pėrveē dėnimit ekstrem tė "armiqve", vetė gjyqi tė kthehej nė njė gjykim shembullor nė funksion tė "edukimit tė masave".

    Nė pak kohė, pas gjykimit politik tė "Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės", nisin seancat gjyqėsore nė gjashtė dit radhasi. Nė pėrfundim, dy poetėt dėnohen me pushkatim, ndėrsa pjestarėt e tjerė tė grupit me dėnime tė ndryshme nė shumėn 70 vite .

    1-Genci Leka, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    2- Vilson Blloshmi, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    3- Bedri Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 25 (njėzet e pesė) vjet tė heqjes sė lirisė dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    4- Demir Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 18 (tetėmbėdhjetė) vjet tė heqjes sė lirisė, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    5- Rustem Ēerri, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 12 (dymbėdhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit 05.08.197

    6- Rustem Dashi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 10 (dhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.

    7- Rexhep Sula, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal dhe 44 tė Kodit Penal e dėnon me 3 (tre) vjet heqje lirie.

    8- Ali Isuf Goēi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė shumė tė vogėl dhe nė bazė tė nenit 81 e 42 germa "a" tė Kodit Penal e dėnon me 2 (dy) vjet heqje tė lirisė.

    Vendimi u shpall nė Librazhd, mė 13.06.1977

    Vilsoni dhe Genci u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut 1977

    Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore e arrestimitnė kėtė numėr po japim vazhdimin e ballafaqimit tė poetit "armik" Vilson Blloshminė hetuesi, pyetjet e hetuesve, ballafaqimi me dėshmitarėt lidhur me njė akuzė tjetėr ndaj tij, atė tė sabotimit ekonomik, akuzė e cila refuzohet prerazi nga poeti


    Hetuesit ia lėnė radhėn njėri-tjetrit, ndėrkohė qė pėrballė tyre, nė seancat e njėpasnjėshme, vihet poeti "armik", Vilson Blloshmi. Pas akuzave tė "agjitacionit e propagandės", Blloshmit i duhet tė pėrballet dhe me njė akuzė tjetėr, atė tė sabotimit ekonomik. Kėshtu, mė datė 9 maj 1977, hetimin pėr kėtė akuzė e drejton S.Caka. Nga Dosja origjinale hetimore "Blloshmi-Leka" (faqja 240-243), po japim nė vazhdim pjesė tė kėsaj seance hetimore.

    Tjetėr akuzė, "Sabotim ekonomik!

    Hetuesi:- Ēfarė keni biseduar ju i pandehur me tė pandehurin Genc Leka, lidhur me jetėn nė kooperativė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė kam folur edhe njė herė pėr kėto probleme, edhe kur jemi ballafaquar me Gencin dhe nuk kam ēfarė t'u shtoj tjetėr atyre qė kam thėnė. Me Gencin kam diskutuar tema tė lira qė nuk pėrbėjnė asgjė armiqėsore dhe nuk di qė t'i kem thėnė atij ndonjė gjė armiqėsore qoftė pėr jetėn nė kooperativė apo tema tė tjera.

    Hetuesi:- Ju i pandehur keni biseduar me tė pandehurin D.B., pas arrestimit tė vėllait tuaj dhe nė qoftė se po, ēfarė keni biseduar?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė nuk kam takuar Demirin dhe nuk i kam thėnė asgjė atij qoftė pėr vėllanė qė u arrestua, dhe pėr asgjė tjetėr, pavarėsisht se ē'mund tė thotė ai. Me D., si pėrpara dhe pas arrestimit tė tij (Bedriut) nuk kam biseduar pėr asnjė problem armiqėsor.

    Hetuesi:- (I lexon Vilsonit procesverbalin e pyetjes sė dėshmitarit tė mėsipėrm, tė datės 2.5.1977). Ē'keni pėr tė thėnė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė e dėgjova kėtė dhe kam pėr tė thėnė se nuk janė tė vėrteta ato qė ka deponuar ai....

    Hetuesi:- Sa kohė keni punuar ju i pandehur me tė pandehurin tjetėr R.S., si kafshar dhe nė ēfarė transportimesh keni marrė pjesė me tė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė kam punuar kafshar kur jam kthyer nga ushtria, pra nga muaj prill 1970 deri nė muajt e parė tė vitit 1973. Por tė kuptohemi, nuk kam punuar gjithė kohėn si kafshar, sepse kam kryer edhe detyra tė tjera nė bujqėsi. Unė kam punuar si kafshar nė brigadėn e Sh.Blloshmit, ndėrsa R.S ishte si kafshar nė njė brigadė tjetėr, kėshtuqė puna nuk na lidhte nė transportim, pėrveē kur takoheshim nė rrugė. Unė kam transportuar nga tė gjitha llojet e transportit, si prodhime bujqėsore, artikuj ndėrtimi, plehra etj., por bashkė me tė nuk kam transportuar.

    Hetuesi:- Keni transportuar ju me kėtė tė pandehur libra dhe nė qoftė se po, kur dhe ku?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė vetė nuk kam transportuar libra , por me R., nuk kam transportuar asnjėherė.

    Hetuesi - I lexohen mė tej procesverbalet te tė pandehurit R.S, datė 23.8.1976, 24.8.1976, 27.1.1977 dhe datė 2.5.1977). Ēfarė keni pėr tė thėnė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė i dėgjova se ēfarė paska thėnė ai dhe nuk pranoj aspak fjalėt e tij, sepse nuk janė tė vėrteta...

    Hetuesi:- Ju i pandehur keni biseduar pėr vjedhje me dėshmitarin F.C dhe nėse po, pėr ēfarė vjedhjesh keni biseduar me tė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė nuk kam folur asnjėherė me kėtė njeri pėr vjedhje, apo pėr gjėra tė tjera tė kėsaj natyre.

    Hetuesi:- Ju i pandehur akuzoheni pėr krimin e sabotimit tė ekonomisė kooperativiste, parashikuar nga neni 72-12 tė Kodit Penal.

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Unė akuzėn qė mė bėhet nuk e pranoj nė asnjė mėnyrė, ajo pėr mua ėshtė e rreme dhe si e tillė, doemos, ėshtė e pa pranueshme....

    Procesverbali lexohet e kėrkohet firmosja

    Hetuesi: S.Caka(Firma) I pandehuri Vilson Blloshmi(Refuzon firmėn). (Firmosin dhe dėshmitarėt A.O dhe T.B.)

    Pakėnaqėsitė e tė pandehurit ndaj pushtetit popullor

    Procesverbal : "Mbi pyetjen e tė pandehurit). Datė 08.08.1976

    Unė hetuesi i Degės sė Punėve tė Brendėshme M.Hasa mora nė pyetje tė pandehurin Vilson Blloshmi.

    Hetimi fillon ora 12:00 dhe mbaron nė orėn 16:00

    Hetuesi:- Na shpjegoni i pandehur rreth veprimtarisė suaj armiqėsore kundėr pushtetit popullor dhe nėse e pranoni akuzėn pėr tė cilėn akuzoheni?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Nė vitin 1967-1970 kam kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė rrethin e Lezhės, nė NBU-Tale. Nė kėtė kohė kam filluar tė lexoj ku gjeta libra tė ndryshėm me autorė tė ndryshėm. Kėtė e bėja me qėllim qė tė shtoja njohuritė e mia kulturore. Veē kėtyre qė shpjegova, tjetėr unė nuk di tė kem zhvilluar ndonjė veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit.

    Hetuesi:- Qė kur ke filluar tė ndjesh pakėnaqėsi kundėr pushtetit dhe pse?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Nė vitin 1966 mbarova shkollėn pedagogjike nė Elbasan. Pas kėsaj nuk ushtrova profesionin tim si arsimtar, megjithėse kėrkova qė tė shėrbeja si arsimtar, nuk mė emėruan. Dhe unė, duke ditur se prejardhja dhe qėndrimi im politiko-shoqėror ishte i keq, pasi babai im Sami Blloshmi ėshtė dėnuar me 7 vjet burg pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor, dhe xhaxhai im, Hetem Blloshmi, dėnuar me 15 vjet burg tė diversantit B.L, tė cilin e ka dajė. Duke qenė kėshtu, unė kam ndjerė pakėnaqėsi kundėr pushtetit popullor, por nuk kam zhvilluar ndonjė veprimtari armiqėsore. Tjetėr, veē kėtyre, unė nuk kam ē'tė shtoj...

    (Firmoset procesverbali nga i pandehuri, nė prezencė tė hetuesit M.Hasa dhe asistuesit N.Vila)

    Hetimi nė njė seancė tjetėr

    Hetuesi:- Po, si ke reflektuar pakėnaqėsinė ndaj pushtetit popullor...?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Nė vitin 1966 mbarova shkollėn e mesme pedagogjike, ishim 2008 veta nė maturė, unė u ndava, nuk m'u dha punė pėr tė ushtruar profesionin si arsimtar. Kjo e drejtė nuk mė jepej. Nė kėto rrethana unė kam shkruar poezinė: "Nėse nuk munda brengės t'i bėj ballė/ Zjarr pėrsėri unė kam nė shpirt tė djegur/ Nėse njė i vdekur jam nga ēdo i gjallė/ Mirė pra, mė i gjallė jam se ēdo i vdekur!" Me kėto vargje kam dashur tė shpreh kėto mendime:

    Sė pari, kam shprehur mėrzinė dhe dėshpėrimin tim pėr mossistemimin tim nė punė, pasi vitet kalonin dhe unė vazhdoja tė punoja nė prodhim. Kėtė e konsideroja si thyerje para dėshirės sime, u bėra pesimist. Unė, Vilsoni, porsa i pėrket sistemimit tim nė punė nuk u llogarita midis njerėzve e shokėve qė mbaruam bashkė, por u llogarita midis klasave tė vdekura, njerėzve tė vdekur, sepse siē e thashė, merrej pėr bazė e kaluara e familjes simedhe qenia kulak. Pėr poezinė e mėsipėrme unė kam dashur tė them se unė jam mė i gjallė se tė vdekurit. (Firmoset procesverbali nga i pandehuri, nė prezencė tė hetuesit M.Hasa dhe asistuesit S. Musaj)

    (Vijon)

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Akuzat. Poeti "armik", Blloshmi, pėrballė dėshmitarėve mohon akuzat

    Kontrolli nė banesėn e poetit "Armik"

    Literaturė revizioniste qė ju bllokua:

    1-Muhameti, Profeti ynė!'

    2-"Qyteti i djallit tė verdhė", pa autor

    3- "Njerėz tė rinj-tokė e lashtė". Libėr i ndaluar pėr arsye se autori i saj Bilal Xhaferri ėshtė i arratisur jashtė shtetit.

    4- "Thelbi i qėllimit-Udha e shpėtimit", libėr fetar i ndaluar.

    5 "Heronjtė e Elladės!"

    6- "Pikskill", me autor Hovard Fast, botim i vitit 1954.

    7- "Thuaj vdekjes jo!", me autor Dymfna Kysak.

    8- "Artikuj kritikė", me autor Bjelinski.

    9- "Jeta nė Madrid ose Ondonada", me autor Hezus Iskaraj.

    10- "Vilhelm Tel", me autor Shiler.

    11- "Oliver Tuist", me autor Dikens.

    12- "Vjersha e poema", me autor Adam Miskieviē.

    13- "Nė kėrkim tė botės sė humbur", Ekaterina Andrejeve.

    14- "Lulja Magjike", me autor rus.

    15- "Tregime nga Shekspiri", me autor Ēarls Lang dhe Neri Lang.

    16- "Dėnimi i Paganinit", me autor A.Vinogradov

    17- "Metodika analitike"

    18- "Studime historike", revistė, dy copė.

    19- "Drama" tė Ēehovit.

    20- "Estetika e letėrsia" e Plehanovit.

    21- "Norma e punės me krahė dhe me kafshė".

    22- "Jeta e Elena Gjikės", Vehbi Bala.

    23- "Vdekja nė anije",Ēarls Snou

    24- "Poezi" tė Gėtes.

    25- Revista "Nėntori", Nr.12

    26- Gjashtė blloqe shėnimesh tė ndryshme, si dhe njė bllok i vogėl me shėnime frėngjisht.



    Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore e arrestimit nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e ballafaqimit tė poetit "armik", Vilson Blloshmi nė hetuesi, me dėshmitarėtlidhur me "veprimtarinė armiqėsore", pakėnaqėsinė ndaj pushtetit popullor, literaturėn e huaj dhe mohimin e poetit pėr akuzat e tyre.


    Nė fillim tė tetorit 1976, hetimet ndaj poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, tė akuzuar pėr "agjitacion e propagandė kundėr Partisė e pushtetit popullor", nisin me dėshmitarėt. Procesverbalet origjinale tė ballafaqimit me dėshmitarėt, pjesė nga tė cilėt po japim nė vazhdim, sjellin mė tė plotė atė situatė rrėqethėse, ku megjithėse pėrballė terrorit fizik e psikologjik, ata mohojnė akuzat pėr veprimtari armiqėsore.

    Dosja hetimore "Blloshmi-Leka".

    Ballafaqimi me dėshmitarėt

    Sot mė datė 8.10.1976, unė L. Kondili, hetues i Degės sė Punėve tė Brendshme Librazhd, duke parė kontradiktat qė ekzistojnė ndėrmjet thėnieve tė tė pandehurit Vilson Blloshmi e dėshmitarit S.H., nė lidhje me ēėshtjen e dosjes qė bėn fjalė pėr agjitacion e propagandė, me qėllim qė tė sheshoj kontradiktat mes tyre, qė tė eliminoj thėniet qė nuk janė tė vėrteta, vendosa tė bėj ballafaqimin ndėrmjet tyre.

    Dėshmitė e S.H.

    Hetuesi:- Na thoni ju dėshmitar, a e njihni personin qė keni pėrpara dhe ēfarė keni pėr tė thėnė?

    Dėshmitari: - Personin qė ėshtė pėrpara, unė e njoh, ėshtė Vilson Blloshmi. Me kėtė unė jam njohur qė nė vitin 1962. Marrėdhėniet i kam pasur shumė tė mira dhe nuk kemi pasur asnjėherė grindje. Po ashtu, nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Elbasan, kemi qenė bashkė. Si rezultat i shoqėrisė qė kemi pasur ne, i kemi dėrguar letra njėri-tjetrit.

    Nė lidhje me Vilsonin kam pėr tė thėnė disa biseda qė mė ka bėrė ky me karakter armiqėsor. Mė kujtohet se nė dy vitet e fundit tė shkollės sė mesme 1965-1966, Vilsoni, nė lidhje me problemin e artit mė fliste me simpati pėr letėrsinė franceze. Ishte pranvera e vitit 1966, nė prag tė provimeve, nė njė bisedė qė mė ka bėrė, Vilsoni mė ka thėnė: "Qė tė bėhesh njeri i afirmuar, duhet studiuar gjuha e huaj, sidomos frėngjishtja, anglishtja, italishtja etj... Kėta janė gjuhė nė kuptiminplotė tė fjalės, tė hapin horizont, njeh jetėn dhe kulturėn botėrore nė tėrėsi. Kurse gjuha jonė, shqipja, ėshtė gjuhė monotone, nuk ka literaturė tė bollshme, gjuhė e kufizuar e rrjedhimisht edhe dijet ngelen tė kufizuara. Unė-mė tha Vilsoni- po lexoj disa shkrimtarė, e mė shumė mė ka pėlqyer frėngjishtja e disa nga shkrimtarėt si Sharl Bodleri, Shati Brinadi, tė cilėt po pėrpiqem t'i lexoj origjinal nė gjuhėn e tyre, nė gjuhėn frėnge. Kultura perėndimore ka stadin mė tė lartė tė zhvillimit, shumė ndryshe nga ajo e jona, qė nuk lejohet tė studiosh shkrimtarė dekadentė si kėta qė thashė.

    Nė vazhdim unė jam takuar me Vilsonin, i cili mė ka thėnė se lexon shkrimtarė qė janė tė mėdhenj, janė koha. Edhe shkrimtarėt tanė (thėniet e Vilsonit pėr mua..) mundohen qė tė shkruajnė, por nuk ja arrijnė dot, nuk kanė liri veprimi. Nuk shkruhet ngjarja ashtu siē ėshtė realiteti, pasi e tillė ėshtė politika e vendit tonė, dhe duhet qė t'ia pėrshtatim politikės. Unė i kam bėrė pyetje se si i shkruajnė librat tanė. Ky mė thoshte se ato nuk pasqyrojnė realitetin, pasi ato i pėrshtaten politikės sė vendit tonė, ndėrsa nė vendet kapitaliste revizioniste ka liri veprimi, aty mund tė shkruash si tė duash, tė lexosh ēfarė tė duash... Ndėrsa kėtu tek ne ndodh e kundėrta...

    Mė vonė jam takuar nė Prrenjas, kemi shkuar qė tė pimė njė kafe tek klubi, mė ka thėnė qė tė shkoja nga dhoma e tij, i kam thėnė se do tė vete. E kishte dhomėn nė katin e pestė. Atje kishte disa libra. I kam thėnė se cilat mund tė mė jepte pėr tė lexuar, ai mė ka thėnė qė tė marr librin "Viti 93", i cili ėshtė shumė i mirė. E kam marrė kėtė libėr, e kam lexuar. Pastaj mora librin dhe ia ēova. Mė ka pyeturnėse e kisha lexuar, i thashė se po. Mė pyeti se si mė ishte dukur. Mė tha se po aty nė fund, ai Simon Dani, megjithėse e kishte bėrė bir pėr shpirt Govenin, dėnimin ia dha me vdekje, dhe nė njė gijotinė ai vrau veten me pistoletė. Merre me mend se ēfarė ligji i fortė ishte nė atė kohė. Unė nuk dija qėllimin se pėrse ma tha ky nė kėtė kohė.

    Pas disa ditėsh unė e kam takuar nė Pėrrenjas, i cili ishte me gjithė gruan. Unė aty kam bėrė disa fjalė me gruan e tij, po ashtu dhe Vilsoni kishte disa probleme me tė.

    Mė vonė Vilsoni ka shkuar nė kooperativė dhe unė edhe i kam shkruar ndonjė copė letėr, tė cilėn ia kam dėrguar. Nė kėtė letėr unė i kam thėnė se ti nuk je ndonjė njeri me karakter deveje, kėtu e kisha fjalėn pėr grindjet qė kishte ky....

    Mė vonė ėshtė martuar, mua mė kishte premtuar pėr tė mė dhėnė disa libra. Njė herė mė ka rėnė rruga, kam shkuar nė shtėpinė e tij. Nė fillim kam hyrė nė njė dhomė tė pamobiluar mirė. Pasi kemi pirė kafe nė darkė, mė ka ēuar nė njė dhomė tė mobiluar mirė. Nuk di se pėrse ma bėnė kėtė ndryshim, pasi nė dhomėn tjetėr qė kam shkuar, kishte kolltukė etj...

    Thėniet e tė pandehurit Vilson Blloshmi

    Hetuesi:- Na thoni i pandehuri Vilson Blloshmi, a e njihni personin qė keni pėrpara dhe ēfarė keni pėr tė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Personin qė kam pėrpara, unė e njoh; ėshtė S.H. Thėniet e tij i dėgjova, por nuk pranoj asgjė.

    Sa thashė mė sipėr i lexoj e i nėnshkruaj.

    I pandehuri Vilson Blloshmi (refuzon firmėn)Hetuesi L. Kondili(Firma)

    Sqarim i Blloshmit pėr refuzimin firmės

    Referuar dosjes hetimore tė poetit Blloshmi, tė cilėsuar si "armik" nėn akuzėn e agjitacion-propagandės, konfirmohet se nė asnjė rast ai nuk ka pranuar "veprimtarinė armiqėsore". Edhe nė ballafaqimin me dėshminė e mėsipėrme, ai ka refuzuar tė firmosė, duke shpjeguar me shkrim dore: Refuzoj firmėn sepse fjalėt "Unė nuk dua tė flas", s'i pranoj. (Nė fund firma e Vilson Blloshmit)

    Ballafaqim me tjetėr dėshmitar

    Sot mė datė 16.10.1976, unė L. Kondili, hetues i Degės sė Punėve tė Brendshme Librazhd, duke parė kontradiktat qėekzistojnė ndėrmjet thėnieve tė tė pandehurit Vilson Blloshmi e dėshmitarit H.B., nė lidhje me ēėshtjen e dosjes qė bėn fjalė pėr agjitacion e propagandė, me qėllim qė tė sheshoj kontradiktat mes tyre, qė tė eliminoj thėniet qė nuk janė tė vėrteta, vendosa tė bėj ballafaqimin ndėrmjet tyre.

    Hetuesi:- Hetuesi:- Na thoni ju dėshmitar, a e njihni personin qė keni pėrpara dhe ēfarė keni pėr tė thėnė?

    Dėshmitari: - Personin qė kam pėrpara, e njoh, ėshtė Vilson Blloshmi me tė cilin unė jam njohur qė nė vitin 1873. Me tė unė nuk kam pasur asnjė grindje. Nė kėtė vit unė kam qenė me makinė nė Stravaj, aty ngarkoja gurė me makinė. Ndėrmjet punėtorėve tė tjerė unė kisha punėtor tė ngarkimit tė makinės dhe Vilsonin. Gjatė kohės qė ngarkonin makinėn, unė kisha nė dorė njė libėr, "Bankieri", duke e lexuar. Ėshtė afruar Vilsoni atydhe e pa librin. Mė tha se qenke duke lexuar Bankierin, bėn fjalė pėr Vults Palmerin. Meqenėse mė tha kėshtu, unė nuk e pyeta mė gjatė. Unė kuptova se ky do ta kishte lexuar.

    Mė vonė unė kam vazhduar punėn pėrsėri kėtu. Njė ditė Vilsoni kishte nė dorė njė libėr me kopertinė tė trashė. E pyeta sė nė ē'gjuhė ishte ai libėr. Vilsoni mė tha se e kishte nė gjuhėn frėngjishte. Nė kopertinė ky kishte njė fotografi femre tė zhveshur e cila i kishte duart tė futura nė organet seksuale. Kėtė e kemi parė tė gjithė shokėt qė ishin aty. Vilsoni lexonte disa shprehje nga kėto qė kishte libri nė gjuhėn frėnge dhe na i thoshte, po se ēfarė na ka lexuar konkretisht, mua nuk mė kujtohen. Kėshtu vazhdonim tė punonim dhe ne njiheshim mė mirė dhe mė afėr. E kemi afruar njeri-tjetrin dhe kemi bėrė biseda tė mėvonshme.

    Mė vonė unė kam vazhduar bisedėn me Vilsonini cili mė fliste pėr letėrsinė, mė thoshte se ky shkrimtar ėshtė i madh, nxirrte Balzakun, V.Hygonė etj...

    Pėrgjigjet e tė pandehurit Vilson Blloshmi

    Hetuesi:- Na thoni i pandehuri Vilson Blloshmi, a e njihni personin qė keni pėrpara dhe ēfarė keni pėr tė?

    I akuzuari Vilson Blloshmi:- Personin qė kam pėrpara e njoh, ėshtė H.B., me tė cilin pasi e kam njohur, nuk kemi shkuar keq. Thėniet e tij i dėgjova dhe pranoj se unė kam qenė bashkė me tė nė punė. Ky ka qenė shofer dhe unė kam qenė punėtor. Po ashtu, ėshtė e vėrtetė se H., ka ardhur nė shtėpinė time. Bile kėtė e kam kthyer unė, kėtė natė qė tė rrimė tek unė.

    Ato qė thotė se i kam thėnė unė, nuk i pranoj. Nuk di se pėrse flet kėshtu, por me kėtė, ėshtė e vėrtetė se unė kam pasur shoqėri, nganjėherė dhe jemi grindur.

    Pėrsa thashė, pasi i lexoj, i firmos.

    I pandehuri Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi L. Kondili(Firma)

    (Vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RaPSouL : 11-03-2008 mė 19:15

  3. #13
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    o rapsoul cka te duhet ty qe flet per ish qytetaret e qytetit tim???

    Ne nder te tyre dy shkollat 8-vjecare te qytetit te Librazhdit kane marr emrin e tyre "Genc Leka""Vilson Blloshmi" te kjo e fundit kam mbaruar une shkollen
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjyqi i poetėve. Leka e Blloshmi, "armiq" si Lubonja e Paērami

    Nr. 12


    "Provė" pėr "armiqėsinė" e Vilson Blloshmit

    Veprimtaria "armiqėsore" nė ditarin e poetit



    16 mars: - Unė takova nė Qukės miq... Unė shėtita me... mbi hekurudhė, deri tek urat... Unė prita pėr disa gjėra nė xhami shokun tim... Natė...



    17 mars:- Elbasan... Gjithnjė e njėjta gjė. Unė pashė "Gronues", film franko-anglez.



    19 mars: - Kthimi nė shtėpi... Shpesh e urrejmė, se e duam nga mėshira...



    22 mars:- Unė isha nė Qukės. Unė udhėtova me "atė", deri tek Tre Urat.



    3 prill- Librazhd. Raport mjekėsor pėr nėntokė (shkruar nė shqip). Unė e di tani atė, se njeriu fiton kur humbet! (Frėngjisht).



    7 prill:- Stravaj. Shkėputje komplet. Sheherezade. Tė kthesh Hygonė nė ndonjė gjuhė, d.m.th., ta kthesh atė pėrmbys! (shqip).

    9 prill:- Unė fillova punė nė galerinė e Minierės sė Pėrrenjasit. .............................(V) Pėr mungesė fjale, mė sipėr janė vėnė pika...

    12 prill:- Turni i dytė nė barkun e tokės. Jetojmė se nuk mund tė vdesėsh. Vdes se nuk mund tė jetosh.

    15 prill:- Turni i parė. Nganjėherė njerėzit mbajnė mbi vete emra false njerėzish!

    21 prill:- Tiranė. Unė lexova disa pjesė tė "Divina Comidin" (Komedia Hyjnore) e Dante Aligierit.

    22 prill:- U ktheva nė shtėpi. Natė. Tė gjithė flenė; dhe tė vdekurit, dhe varret dhe...

    23 prill:- Nė punė, turni i dytė. Unė lexova Teofil Gėte. Faqe tė mrekullueshme.

    24 prill:- Pasnesėr mbi shpinėn time do tė jenė 26 vjet. Kjo ditė nuk do tė festohet nga unė, as tani, as kurrė. Humnera tė gėlltit. Jetė, ditė tė tmerrshme...

    28 prill:- Ka njerėz tė cilėt janė si hija ime. Ata nuk mė ndjekin, veēse nė ditėt me diell.

    16 maj:- Dhe dashuria e pėrjetshme zgjati tre ditė...................

    17 maj:- Nga erdhi ky njeri?... Ai iku nė njė botė tjetėr dhe doli kėtej...

    26 maj:- Me atė. Shėtitje e mrekullueshme nė pyll. Ditė lumturie e vėrtetė. Nė mbrėmje unė jam i sėmurė... Temperatura 39 gradė.

    27 maj:- ...Sėmurė. Ethe tė tmerrshme, 39.8 gradė. Tri ditė qetėsi...

    28 maj:- I sėmurė akoma. Nė shtėpi. Ditė e bukur. Asgjė e madhe. Jetė pėr tė jetuar...

    29 maj:- U ktheva nė punė. Prapė pushime mjekėsore...

    30 maj:- Turni i dytė. Unė fillova punėn. Ladi, vėllai i madh, erdhi nė dhomėn time dhe ne diskutuam pėr literaturė...

    6 qershor:- Nė qoshe tė njė fushe me grurė, mesditė... Diell, dashuri, ėndrra, jetė e gjallė, ėndrra tė gėzueshme. Me Edin.

    8 qershor:- Vajzė e vogėl me sy blu/ Mė jep mua dashurinė tėnde/ Vajzė e vogėl me sy blu/ Ti je e bukur si dita. (Nga njė kėngė franceze).

    13 qershor:- Ajo shkoi nė shtėpi. Stefan Cvaik. Letra e njė tė panjohure. Unė shkova nga shtėpia.

    20 qershor:- Zbor. Breg-Plep. Mė kujtohet koha e shkuar qė unė nuk e di tani...

    21 qershor:- Punė... Vargje tė bukura, shkruar nga unė, lexuar pėr mikun tim Genc...

    22 qershor:- Shėtitje nė pyll................!!!????!!!!??????

    23 qershor:- Punė e zgjim me mua, miku i dashur. Ne pimė verė nė Breg-Plep.

    24 qershor:- Punė e shėtitje nė Giovamė me Gencin.

    25 qershor:- Ne folėm pėr muzikėn...

    26 qershor:- Gjithnjė bashkė, ditė e natė. Diskutime.

    27 qershor:- "Ti ikėn, ikėn, dhe bie nė njė hon/ Ē'ke ēdo ditė, ēdo ditė tė mungon......" (Shkrim, shkrim tjetėr!)

    28 qershor:- Pogradec. Qytet i bukur, liqeni. Unė e dua kėtė liqen dhe nė qoftė se ėshtė thėnė, ai do tė jetė shtrati im i pėrjetshėm.

    29 qershor: - .................................................. ............................................

    .................................................. ................................ Unė mendoj pėr ictyosames dhe rolin e tyre.

    1 Korrik:- Unė u njoha me Li. Beth inteligjent dhe shpirt tė pastėr.

    6 korrik:- Librazhd. Vetėm. Punė. Shpirt shumė i mėrzitur (Frėngjisht). Ndarja fillon atje ku fillon bashkimi, ashtu siē fillon vdekja, atje ku fillon jeta (Shqip).

    7 korrik:- Punė. Turni i parė. Me dy mėsuese nga Tre Urat deri nė Pėrrenjas. "Auxit"

    8 korrik:- Ditė e bukur. Pyll. Fundi i "Auxietė". Ajo dhe unė, jemi ne qė jemi. Uvertura e "Berberit tė Seviljes".

    15 korrik:- Turni i tretė. Pyll. Dashuri. Ajo Myrton e reja Ferentine.

    23 korrik:- Unė isha nė Tiranė.................!!!!!??????

    27 korrik:- Zbor...........!!!

    5 gusht:- Fundi i shėrbimit ushtarak.

    25 gusht:- Pyll. Tė mira. Dashuri. Shqetėsime. Ndarje.

    Pėrkthyer materiali nė bazė tė origjinalit tė kalendarit tė Vilson Blloshmit:

    Pėrkthyesi: Theofan Nishku

    Librazhd mė 15.07.1976

    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve, Vilson Blloshmi e Genci Leka, nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e procesverbalit origjinal tė gjykimit e vendimit tė dhėnė nė tė, ku Blloshmi e Leka u dėnuan me vdekje me pushkatim, ndėrsa tė cilėsuarit bashkėpunėtorė, u dėnuan me gjithsej 70 vite burg.



    Ėshtė dita e fundit e gjykimit njėjavor tė poetėve Blloshmi e Leka nė Gjykatėn e Librazhdit, pėrkatėsisht 13 qershori 1978. Pretenca e prokurorit dhe diskutimet e porositura nga salla (gjashtė tė tilla), i kanė lėnė vendin vendimit tė gjykatės. Ja pjesė nė vazhdim nga vendimi i trupit gjykues, marrė te procesverbali origjinal i dosjes hetimore "Blloshmi-Leka" me Nr.48:



    "Por zhvillimi i gjykimit vėrtetoi se nga disa komunistė e kuadro nė fshatin Bėrzhitė, nuk ėshtė pasur parasysh sa e si duhet ky mėsim i shokut Enver sepse ndryshe nuk ka se si shpjegohet ulja e vigjilencės revolucionare, indiferentizmi i theksuar, opinioni e korruptimit i tyre nga njerėzit e deklasuar, vendosja e personave me pėrbėrje tė keqe politike, nė punė e detyra qė kanė tė bėjnė me administrimin e pasurisė sė pėrbashkėt. Nė kėtė sektor ishte krijuar njė situatė e vėshtirė dhe opinioni shoqėror nuk qėndronte nė lartėsinė e duhur. Kėtė gjendje e shfrytėzuan tė pandehurit armiq e sabotatorė, Genci Leka, Vilson Blloshmi e Bedri Blloshmi, sepse ju krijua terren i pėrshtatshėm pėr tė kryer veprimtari armiqėsore pėr minimin dhe dobėsimin e ekonomisė bujqėsore tė kooperativės nė Bėrzeshtė, si dhe tė pandehurve tė tjerė, R.Dashi, R.Ēerri, R.Sula dhe A.Goēi, hajdutė e pėrvetėsues qė i kanė kryer njė sėrė pėrvetėsimesh, sidomos nė prodhimet bujqėsore, e nė veēanti nė farat e mbjelljes. Pra, kėta tė pandehur kanė drejtuar veprimtarinė e tyre keqbėrėse nė dėm tė pronės socialiste, e cila ėshtė baza e paprekshme e rendit socialist, burimi i mirėqenies sė popullit dhe i fuqisė sė Atdheut dhe ka mbrojtje tė veēantė nga shteti, neni 17 i Kushtetutės sė RPS tė Shqipėrisė.

    Gjithashtu rezultoi se zbulimi, ndėrprerja dhe asgjėsimi i veprimtarisė sė theksuar kriminale tė tė pandehurve armiq, sabotatorėsh dhe hajdutėsh, ėshtė rezultat jo i dėshirės sė tyre por i forcės sė shtetit tonė tė Diktaturės sė Proletariatit, i vigjilencės sė lartė revolucionare dhe i mbėshtetjes sė masave ta gjėra punonjėse qė kanė ndihmuar nė zbulimin e demaskimin e kėsaj veprimtarie.




    Gjatė gjykimit tė ēėshtjes, veprimtaria armiqėsore e kriminale e secilit tė pandehur u konkretizua si vijon:



    I pandehuri Genci Leka, siē u pėrmend me lart, ka pasur predispozicion armiqėsor tė theksuar, prandaj ka ushqyer urrejtje tė tėrbuar kundėr Parisė dhe Pushtetit Popullor. Qysh nė vitet e Shkollės sė Mesme Pedagogjike kur ka qenė nxėnės e mė vonė, kur ka dalė e punuar ai arsimtar pėr disa vjet, deri nė vitin 1968, ai, mendimet dhe botėkuptimin e tij tė huaj e ka manifestuar nė disa shkrime qė ka bėrė nė formė poezie, shkrimefkėto, me formė poezie, qė nuk kanė pasur asgjė tė pėrbashkėt me frymėn e shėndoshė revolucionare qė ekziston nė vendin tonė.

    Por, nė veēanti ai ka hyrė nė rrugėn kriminale, duke e shfaqur hapur urrejtjen e armiqėsinė ndaj rendit tonė socialist qysh nga viti 1968, nė formėn e agjitacionit dhe propagandės kundėr pushtetit popullor.




    Kėtė veprimtari kriminale e ka vazhduar e thelluar mė tej, duke kryer dhe veprime qė synonin tė minonin ekonominė bujqėsore tė kooperativės Bėrzeshtė, qė nga muaji qershor i viti 1973 pra, qė nga ky vit e deri nė momentin e arrestimit tė tij mė 31.08.1976, ky i pandehur, agjitacionin dhe propagandėn e tij e ka gėrshetuar me veprimtari kriminale, armiqėsore e sabotuese, drejtuar bazės ekonomike tė vendit tonė.

    Duke filluar nga viti 1968 i pandehuri Genci ka agjituar dhe propaganduar duke bėrė thirrje pėr tė minuar e dobėsuar pushtetin popullor, ashtu dhe me anėn e pėrgatitjes dhe pėrhapjes sė shkrimeve me pėrmbajtje armiqėsore.

    Masat e marra nga Partia e Pushteti Popullor pėr revolucionarizimin e gjithė jetės sė vendit mbas vitit 1966 i pandehuri Genci nuk e priti mirė. Prandaj dhe iu kundėrvu atyre dhe mendimet armiqėsore i pasqyroi nė disa shkrime nė formė poezish qė bėri dhe i pėrhapi tek tė tjerėt, pėr tė helmuar ndėrgjegjen e tyre. Shkrime me pėrmbajtje tė tilla janė, "Poezi pa titull", "Vjeshta", "Kėngė pėr miqtė e parė", "Fillimi i pranverės", "Kjo rrugė", "Oxhaku", "Rrethi i hėnės", "Harabelat", etj. Tė gjitha kėto, janė shkrime me frymė tė theksuar armiqėsore, ato janė me pėrmbajtje ideore tė huaj, janė pesimiste. Nė disa prej tyre, siē ėshtė ajo "Kėngė pėr miqtė e parė", "Kjo rrugė", i thuret himn e ngrihet lart figura e tradhtarėve tė popullit, armiqve dhe agjentėve nė shėrbim tė vendeve tė huaja, qė kanė ardhur nė vendin tonė si diversantė, midis tė cilėve dhe i ati i tij, Bardho Leka, duke i cilėsuar si njerėz qė kanė parė shumė nga jeta dhe janė trima me fletė.



    Kėto shkrime e tė tjera si kėto, qė i janė gjendur me rastin e kontrollit tė banesės nė shtėpi, ai i ka shkruar me frymė armiqėsore, sepse shpreh pakėnaqėsi e urrejtje ndaj rendit tonė e pushtetit popullor dhe ėndėrron tė kaluarėn, si dhe ndryshimin e situatės sė vendit tonė, mbasi realitetin qė ekziston nė vendin tonė e konsideron tė rėndė.

    Por ėshtė fakt se kėto shkrime me pėrmbajtje tė huaj me frymėn e realitetit tonė socialist, kur ua ka lexuar personave tė ndryshėm, pjesa dėrrmuese e tyre e ka hedhur poshtė me pėrbuzje. I vetmi person qė ia ka pranuar si "shumė tė mira", qė "pasqyrojnė njė realitet qė ndodh" dhe qė e ka frymėzuar dhe nxitur pėr tė shkruar tė tjera, ėshtė i pandehuri Vilson Blloshmi.

    Gjithashtu, nė biseda qė ka bėrė ai me persona tė ndryshėm, ai ka shprehur armiqėsi tė theksuar kundėr Pushtetit Popullor. Kėshtu, ai biseda me karakter tė tillė ka zhvilluar sidomos me tė pandehurin Vilson Blloshmi, me tė cilin siē ėshtė shprehur vetė nė hetuesi dhe nė gjyq kanė qenė "shokė" sepse kanė pėrbėrje tė njėjtė klasore dhe tė njėjtin botėkuptim armiqėsor pėr realitetin e sotėm socialist qė ekziston nė vendin tonė. Biseda tė tilla, gjithashtu, ka bėrė me tė pandehur D.Blloshmin, dėshmitarėt D.Osmėria, E.Diko e persona tė tjerė.




    Nė takimet e shpeshta dhe bisedat e shumat qė ka bėrė, sidomos me tė pandehurin Vilson e D.Blloshmi, dėshmitari i ėshtė kundėrvėnė masave tė marra nga Partia pėr revolucionarizimin e shkollės, pėr luftėn kundėr burokratizimit pėr luftėn e klasave, pėr ngritjen e gruas nė pėrgjegjėsi dhe emancipimin e mėtejshėm tė saj. Gjendjen ekonomike nė vendin tonė e ka paraqitur nė kundėrshtim me realitetin, se "normat janė tė larta e shpėrblimet tė ulėta, saqė mezi jetohet".

    Figurėn e tė rinjve tanė tė revolucionarė tė edukuar nga Partia, ai ėshtė pėrpjekur pėr ta ulur e poshtėruar. Disa shfaqje tė huaja e intime tė mėnyrės sė jetesės e modės sė huaj qė u vunė re tek-tuk tek ndonjė i ri, para viteve 1973, qė ishin pasojė e veprimtarisė sė grupit tė armiqve nė ideologji, F.Paērami e T.Lubonja, i ka pėrgjithėsuar tek e gjithė rinia nė bisedat qė ka bėrė.

    Po kėshtu, masat e marra nga Partia e Pushteti Popullor kundėr grupeve tė armiqve nė ideologji, F.Paērami e T.Lubonja dhe armiqve nė Ushtri, B.Ballukut, P.Dumes, Hito Ēakos, nuk i kanė pritur mirė. Ka simpatizuar kėta armiq dhe ka shprehur keqardhje pėr zbulimin e asgjėsimin e veprimtarisė sė kėtyre grupeve.

    Ka dėshiruar ndryshimin e situatės nė vendin tonė, d.m.th., rrėzimin e pushtetit popullor dhe kėtė ndryshim e priste nga veprimet e armiqve e tradhtarėve tė brendshėm. Ja si ka pohuar nė hetuesi dhe seancė gjyqėsore ky i pandehur. "Me Demirin dhe Vilsonin kam biseduar edhe lidhur me goditjen e grupit tė tradhtarėve F.Paērami e T.Lubonja, nė fushėn e ideologjisė. Kėta tė dy i simpatizoja pėr veprimtarinė e tyre, qė nė letėrsi dhe ne art, nė vitet e fundit fryn njė erė e re, era e liberalizimit, e futjes sė rrymave tė reja qė u pasqyruan nė veprat e ndryshme, si tė Fadilit dhe tė autorėve tė tjerė apo Festivali i 11-tė ėshtė vepėr e Todi Lubonjės dhe mė tej vazhdon: "Simpatinė pėr ta (F.Paērami e T.Lubonja) e kam shprehur dhe nė veprat e mia letrare qė kam bėrė, tė cilat kanė pasur pėrmbajtje tė rrymave tė reja letrare". "Kur mėsova goditjen e tyre, mua mė erdhi keq...".




    Lidhur me grupin e armiqve nė Ushtri, i pandehuri ka pohuar: "Nė bisedėn qė kanė bėrė me Demir Blloshmin, nė Gusht 1974, ku mėsova pėr goditjen e grupit tė armiqve nė Ushtri, B.Balluku me shokė, i thashė se po tė kishte fituar ky grup, do tė kishte bėrė tė mundur tė ndryshonte situata nė Shqipėri nė favorin tonė, e ne do tė kishim tė gjitha tė mirat qė nuk i kemi sot, sepse pushteti do tė ishte i joni, por ē'e do qė nuk fitoi".

    Siē shihet i pandehuri Genci nė bisedat e tij qė ka bėrė, ka prekur tė gjitha sferat e veprimtarisė sė pushtetit popullor. Ato kanė pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore e janė bėrė me qėllim pėr tė minuar e dobėsuar pushtetin popullor. Vepra e kryer formon krimin e parashikuar nga neni 73/1 i Kodit Penal".

    (Vijon)

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja si drejtonin “grupin armiqėsor” poetėt Leka e Blloshmi

    Kujton poeti Ylber Merdani

    Ja si e hoqėn nga arsimi Genc Lekėn

    Fund korriku 1960. Seksioni i Arsimit Librazhd bėnte Mbledhjen Plenare me arsimtarėt e rrethit. Unė dhe motra ime, Beatriēja, e kishim vitin e dytė nė Zdrajsh tė Ēermenikės. Nė mbarim tė mbledhjes, mė afrohet mėsuesi Rrahman Gjorga dhe mė prezanton me Genci Lekėn: “Ėshtė mėsuesi ri dhe e kanė emėruar nė Zdrajsh Katund”. I dhashė dorėn Gencit, duke u prezantuar: “Ylber Merdani, mėsues nė Zdrajsh Katund!”.

    Unė dhe motra, ishim tė parėt mėsues korēarė qė vinim nė Ēermenikė. I ftoj pėr njė kafe tek klubi i “Buqes” dhe kur konstatova hezitimin e Gencit, duke bėrė humor i thashė: “Mos u tremb, se do i paguaj unė kafetė!”. E qeshura e Gencit mė la njė pėrshtypje tė ėmbėl. U bėmė shokė qė nė kafenė e parė dhe kjo shoqėri u kthye nė miqėsi familjare.

    Megjithėse e emėruan nė Zdrajsh, kur doli kuadri i dytė, e ēuan nė shkollėn 7-vjeēare tė Gur-Gegės (Orenjė), shumė mė larg, ndėrsa unė vazhdoja nė Zdrajsh Katund. Takoheshim ēdo fundjavė nėse nuk shkonim nė shtėpi, megjithėse nė Korēė shkoja njė herė nė dy muaj. Zakonisht, vinte ai tek unė nė Zdrajsh. Mė pas, ai erdhi nė Zdrajsh Katund me bashkėshorten e tij.

    Pasioni i pėrbashkėt pėr poezinė, nė veēanti pėr poetėt e vargut klasik, na lidhi aq ngushtė me njėri-tjetrin. Nėse unė deklamoja dy vargje tė Lasgushit, “Vėshtroni si shket sipėr valash, e tundet anija me nge`”, Genci, aty pėr aty, do plotėsonte: “Me krisma e prush prej stėrkalash, mbi tė shkreptin njė rrufe”. Kėshtu, vazhdonim me Ali Asllanin apo Fishtėn, me poetėt e huaj, Eseninin, Isakovski apo Bėrns...

    Nuk mund tė harroj ndodhinė me Jonuz K., njė katundar qė nuk donte tė futej nė kooperativėn e Zdrajshit. Ishte mesi i dimrit dhe megjithėse kish fėmijė tė vegjėl, partiakėt dhe pushtetarėt vendas i kishin vėnė kusht qė tė hynte nė kooperativė, ndryshe nuk e ndihmonin. Genci mė erdhi nė mbrėmje vonė dhe mė kėrkoi njė autorizim pėr mua e pėr motrėn, nė emėr tė Jonuz K., qė tė merrte racionin tonė tė grurit nė qytet. Po kėshtu i dha edhe autorizimin e tij dhe tė gruas sė tij, Zhulit. Jonuzi fisnik ju thoshte fėmijėve tė tij tė vegjėl: “Ja shpėtimtari juaj, mos e harroni”, dhe tregoi Gencin.

    Sinqeriteti i Gencit shkonte deri nė naivitet. Ai kujtonte se tė gjithė njerėzit kishin shpirtin e tij. Unė shpesh i thosha se nė aspektin e kurtheve qė ka jeta, mėso nga unė, kurse ti je profesori im pėr poezinė! Nga ajo kohė, ruaj nga Genci disa strofa poezish tė pabotuara.

    Dorėshkrimet i firmoste me pseudonimin “Lankomeliku” qė ishte ndėrrimi i vendit tė rrokjeve tė fjalės “Melankoliku”.

    Por poeti i talentuar Genc Leka, si njė intelektual me “cen” nė biografi, kishte kohė qė ndiqej nga Sigurimi e masa e parė, ishte heqja nga arsimi e dėrgimi punėtor. Ai dhe shokėt e tij tė ngushtė e pėrjetuam dhimbshėm kėtė fakt (pa ditur se tragjedia ishte pranė), por pa mundur ta ndihmonim.

    Gjatė hetuesisė time (u arrestova nė vitin 1969) hetuesi mė shqepi nė dru dhe pėr shkak se nuk pranoja akuzėn e bashkėpunimit dikur me poetin e pushkatuar, Genc Leka.

    …Ishte mesi i vitit 1976 kur nė burg, i burgosuri Hysni Palla, kushėri i nėnės sė Gencit, mė thotė se Gencin e kanė arrestuar. Mė pikoi nė zemėr. U lirova nė vitin 1977 dhe pėr ēudi, internohem nė Shtyllė tė Vithkuqit. Data e internimit, 17 Korrik 1977. Mė pas u informova se po atė ditė ishte pushkatuar dhe shoku im, Genci Leka.

    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve Vilson Blloshmi e Genci Leka, nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e procesverbalit origjinal tė gjykimit e vendimit tė dhėnė nė tė, pjesė tė vendimit ku jepet mėnyra se si poetėt Leka e Blloshmi drejtonin “Grupin armiqėsor”


    Vendimi qė lexohej nga kryetari i trupit gjykues, me njė “mal” argumentesh pėr poetėt “armiq” e bashkėpunėtorėt e tyre, nuk kishte tė sosur atė mesditė tė 13 qershorit 1978. Ja vazhdim i kėtij vendimi, shkėputur nga dosja Nr.48 “Blloshmi-Leka”:

    “I pandehur Vilson Blloshmi, veprimtarinė kryesore kundėr pushtetit popullor e ka filluar nė formėn e agjitacionit dhe propagandės, me anė tė thirrjeve qė ju ka bėrė disa personave pėr tė dobėsuar dhe minuar pushtetin popullor, si dhe me anėn tė pėrgatitjes sė mjaft shkrimeve tė pėrhapura tek persona tė ndryshėm, me pėrmbajtje thellėsisht armiqėsore. Kėtė veprimtari qė formon krimin e parashikuar nga neni 73/1 i Kodit Penal, ai e ka filluar qysh nė vitin 1966, kur ishte nxėnės nė Shkollėn Pedagogjike tė Elbasanit, dhe e ka vazhduar e thelluar mė tej, duke e gėrshetuar edhe me kryerjen e veprimeve tė tjera kriminale tė drejtuara kundėr bazės ekonomike tė rendit tonė socialist, pėr minimin e saj, d.m.th., pėr sabotimin, tė parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal.

    I pandehur Vilson Blloshmi, ashtu si dhe i pandehuri Genci Leka, ka ushqyer urrejtje tė tėrbua kundėr pushtetit popullor e rendit tonė socialist. Ai ka lidhje fisnie me tė pandehurin Genci, sepse atin e kėtij tė fundit d.m.th., armikun e popullit, tradhtarin B.Leka e ka dajė. Por ajo qė lidhte dhe afronte mė shumė kėta tė pandehur ishte pėrbėrja e tyre klasore e njėjtė qė u pėrmend mė lart, prandaj edhe kanė mendime tė njėjta dhe kanė bashkėbiseduar veprimtarinė kriminale, kundėr Partisė e Pushtetit Popullor.

    Nė bisedat qė ky i pandehur ka bėrė me persona tė ndryshėm, si me S.Hykėn, H.Bardhoshin, E.Dikėn, A.Lepenicėn, F.Blloshmin dhe tė tė pandehurit Genci Leka dhe D.Blloshimi, ai dhe me shkrimet, pėrkthimet qė ka bėrė nga gjuhė tė huaja dhe literaturat jashtė qarkullimit qė ka pėrhapur tek tė tjerėt, ka bėrė thirrje pėr minimin e dobėsimin e pushtetit popullor tė regjimit tonė socialist.

    Ka shkruar mjaft poezi qė janė nė kundėrshtim tė hapur me realitetin tonė dhe me frymė tė theksuar armiqėsore, siē janė “Sahara”, “Njė ankth i llahtarshėm”, “Dhe Koha shkon”, “Jehonė vjeshte”, “Nėse nuk munda brengės t’i bėj ballė”, “Poezi pa titull” etj. Veē kėtyre, ka mbajtur nė shtėpi, lexuar e pėrhapur librat jashtė qarkullimit, si “Njerėz tė rinj e tokė e lashtė” tė Bilal Xhaferrit, i arratisur jashtė, librat fetarė “Thelbi i qėllimit, udha e shpėtimit”, “Muhamedi, profeti ynė”. Ka bėrė pėrkthime nga autorė tė huaj dekadentė e reaksionarė. Kėshtu, ka lexuar e pėrkthyer pjesė nga shkrimtarėt dekadentė nė gjuhėn frėngjishte, si Shatobriani, Le Martini, Rembo, Bodler, Syli Predan etj., etj. Gjithashtu, ka nxjerrė nga autorė tė huaj dekadentė e ka pėrkthyer fragmente tė shkėputura ose vjersha tė shkruara nė shtatė blloqe shėnimesh, si dhe ka mbajtur shėnime nė njė bllok nė formė kalendarike nė gjuhėn frėngjisht, pa pėrmendur kėtu dy thasė me libra jashtė qarkullimit e me shėnime armiqėsore, qė mundi t’i zhdukė gjatė kontrollit tė banesės qė iu bė.

    Siē u tha edhe mė lart, nė tė gjitha kėto shkrime, shėnime e pėrkthime tė pėrgatitura nga ky i pandehur pėrshkruhen fund e krye, nė pjesėn mė tė madhe, nga pėrmbajtja reaksionare ndaj realitetit tė sotėm socialist tė vendit tonė, i kundėrvihen atij.

    Nė kėto materiale tė shkruara ose tė pėrkthyera, ai ėshtė munduar tė helmojė ndėrgjegjen e personave tė ndryshėm me tė cilėt ka biseduar, kurse me tė pandehurit, Genci Leka e D.Blloshmi, ka pasur qėllim qė t’i nxitė, stimulojė e frymėzojė mė tej ata, pėr t’u thelluar nė veprimtarinė kriminale e sabotuese. Dhe me kėta dy tė pandehur ia ka arritur qėllimit.

    Si nga pėrmbajtja e kėtyre shkrimeve e shėnimeve qė ka pasur, dhe akt-ekspertimet letrare tė ekspertėve kompetentė, del se ata janė me frymė thellėsisht armiqėsore. Disa tė tjera kanė pėrmbajtje nihiliste, pesimiste, flasin pėr mėrzitjen, pėr vdekjen, mohojnė jetėn, kuptimin e punės sė dobishme etj. Pra i bėhet jehonė ēdo gjėje tė shėmtuar, negative, regresive me kėto shkrime e shėnime.

    Ja se ēfarė thuhet nė disa nga kėto shkrime: “S’ka asgjė mė tė vėrtetė tė bukur, pėrveē asaj qė nuk shėrben pėr asgjė. Gjithēka ėshtė e dobishme, ėshtė e shėmtuar” ose “koha shkon dhe koha ikėn/ dhe ne “ecim”/ dhe qeshim kur qan jeta/ dhe kur qesh varri vdesim”. Por dispozicioni i madh i kėtij tė penduari pėr t’i ngritur e bėrė jehonė ēdo gjėje tė huaj e negative, del edhe nga njė fakt tjetėr, sepse edhe kur ka lexuar shkrimtarė tė huaj pėrparimtarė, si Shekspirin, Hygonė, Gorkin etj., ka gėrmuar e ka nxjerrė aty pjesėt qė janė mė negative, ose ka lexuar edhe veprat e tyre me pėrmbajtje jo tė shėndoshė, tė cilat edhe kėta autorė i kanė mohuar nė shkrimet e mėvonshme. Kėshtu p.sh., nga Gorki ka nxjerrė citatin “nuk ka njeri qė tė jetė egoist mė i madh se i sėmuri”. Nga poeti ynė i Rilindjes, Naim Frashėri, ka marrė citatin: “Mos u bėj mjaltė se tė hanė mizat” e shumė tė tjera si kėto, me tė cilat janė mbushur plot blloqe e kalendarė, tė cilat i shėrbenin si ushqim i ideologjisė sė tij, si dhe pėr tė infektuar personat e tjerė tė cilėve ua lexonte.

    Pėr mė tepėr, nė mjaft shkrime e shėnime tė tjera tė pėrgatitura nga i pandehuri pasqyrohet urrejtja dhe ligėsia e tėrbuar e tij qė ushqen ndaj realitetit tonė socialist dhe fitoreve tė mėdha qė janė arritur nė vendin tonė nėn udhėheqjen e Partisė, siē ėshtė poezia “Sahara” me tė cilėn ai bėn aluzion pėr vendin tonė, se “ka ngelur pa miq e pa shokė”… Pra, e konsideron vendin tonė tė “izoluar”, pa miq, “shkretėtirė”. Ėshtė e qartė se realiteti ynė i mrekullueshėm flet pėr tė kundėrtėn. Ne kemi plot miq, partitė Marksiste-Leniniste dhe popujt pėrparimtarė tė botės. Vendi ynė gėzon njė autoritet dhe prestigj tė lartė, qė ēdo ditė po ngrihet e po shkon mė tej. Pėr kėtė flet mė mirė jehona qė kanė bėrė punimet e materialeve tė Kongresit tė 7-tė tė PPSH, nė shumė vende tė botės etj.

    I pandehuri Vilson, si armik i tėrbuar, ka ėndėrruar e shpresuar pėr ndryshimin e situatės nė vendin tonė; d.m.th., pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor. Jetėn ekonomike, politike e shoqėrore, nė bisedat qė ka zhvilluar e nxjerrė nė kundėrshtim tė hapur me realitetin e gjėrave. Se, sipas tij, gjoja jeta ėshtė e rėndė, normat (nė kooperativė) tė larta, shpėrblimet tė ulėta e nuk mund tė pėrballohet jetesa. Pėrmbysjen e pushtetit popullor ai e ka pritur nga ndėrhyrja e imperialistėve amerikanė dhe revizionistėt sovjetikė.

    Ka lavdėruar e ngritur lart, rendin politik shoqėror tė Jugosllavisė e tė vendeve tė tjera kapitaliste, se atje jetohet mė mirė, me liri veprimi e mendimi, kurse tek ne, sipas tė pandehurit, njerėzit nuk janė tė lirė tė veprojnė si tė duan.

    Fajėsia e tij pėr krimin e agjitacionit e tė propagandės, megjithėse u pėrpoq ta mohojė, u vėrtetua me provat materiale (shkrimet, pėrkthimet e shėnimet), me dėshmitė e dėshmitarėve tė pėrmendur mė lart, si dhe me atribuimet e tė pandehurve, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi.

    I pandehuri D.Blloshmi, njeri me mbeturina tė sė kaluarės, egoist dhe llafazan, i prirė nga interesi personal, fillimisht ka pėrvetėsuar pasurinė socialiste, nė bashkėpunim me tė pandehurin A.Goēi, R.Dashi e persona tė tjerė, qė nga viti 1971. I prirė nga ndjenja pėr tė pėrfituar nga shoqėria sa mė shumė e tė rrisė tė ardhurat jo me djersė, ka kryer disa pėrvetėsime nė vitet 1971 dhe 1972, me tė pandehurin A.Goēi; dhe ky person, me tė njėjtat dobėsi tė karakterit, ėshtė pėrpjekur tė zhvatė nga shoqėria. Kėshtu, nė kėto vite, ata kanė pėrvetėsuar gėlqere dhe lėndė ndėrtimi, qė prodhonin pėr kooperativėn bujqėsore, duke e shitur me lekė nė dorė e tė hollat i pėrdornin pėr nevojat e tyre. Me kalimin e kohės, veprimtaria kriminale nė dėm tė pronės bujqėsore ėshtė zgjeruar gradualisht; po kėshtu, edhe numri i personave qė kanė marr pjesė nė kėtė veprimtari, ėshtė shtuar.

    Veprimtaria kriminale e tė pandehurit D.Blloshmi, bashkė me persona tė tjerė, ėshtė shtrirė nė aktivitete tė tjera tė kooperativės bujqėsore. Ai dhe personat e tjerė filluan tė pėrvetėsonin produkte bujqėsore si grurė, misėr, fasule etj. Dhe, nga ana tjetėr, gradualisht filluan tė bashkėpunonin edhe me personat e tjerė nė pėrvetėsimet qė kryenin, si me tė pandehurin R.Ēerri, B.Blloshmi, R.Sula, M.Ēerri etj.

    Pėrvetėsimet u zgjeruan e u shtrinė sidomos nė produktet bujqėsore, e nė veēanti nė farėn qė destinohej pėr mbjellje si grurė, misėr, fasule etj.

    Tė korruptuarit, nga pėrvetėsimet e paligjshme qė po siguronin me anė tė vjedhjeve, si i pandehuri Demir e Bedri Blloshmi, R.Ēerri, R.Sula, humbėn ēdo ndjenjė dashurie pėr punėn e pronėn socialiste dhe njė pjesė e tyre, siē janė dy tė parėt, u thelluan mė tej nė veprimtarinė kriminale, duke arritur deri aty sa tė kalojnė nė veprimtari armiqėsore, pėr tė minuar bazėn ekonomike tė rendit tonė socialist dhe predikojnė e dėshirojnė pėrmbysjen e rendit socialist.

    Kėtė situatė tė krijuar nė kooperativėn bujqėsore tė Bėrzeshtės e nė veēanti nė Sektorin e Tretė, e nuhatėn dy armiqtė e tėrbuar tė Partisė e Pushtetit Popullor, pėr tė thelluar e avancuar mė tej veprimtarinė kriminale nė pėrvetėsimet qė kryheshin nga tė pandehurit e tjerė, pėr tė minuar ekonominė bujqėsore tė kėsaj kooperative, pėr tė dobėsuar pushtetin popullor, domethėnė, pėr tė sabotuar.

    (Vijon)

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si i rekrutonin bashkėpunėtorėt poetėt "armiq" Leka e Blloshmi

    Arkivat dhe dėshmitė

    Poetėt nė sallėn e gjyqit


    "Gjyqi vazhdoi gjashtė ditė. Seanca e parėparaqiti pėrbėrjen e trupit gjykues. Seancėn e drejton jo kryetarja e gjykatės, por gjykatėsi S. Sulēe. Pranė tij ėshtė dhe njė gjykatės nga Tirana. Asnjė nga tė afėrmit e tė akuzuarve nuk ishin lejuar tė vinin nė sallėn e kinemasė. Nė sallė janė aparatēikėt e administratės sė rrethit, hetues, nxėnės, mėsues, ushtarakė, njerėz tė zgjedhur nga Bėrzeshta, vendlindja e tė akuzuarve dhe nga gjithė krahinat e tjera tė rrethit Librazhd.

    Menjėherė pas njoftimit tė atyre qė do ta drejtojnė kėtė gjyq, e marrin fjalėn njerėzit e pėrgatitur nga salla. Lexojnė nė letėr ato qė u janė thėnė. I pari flet njė mėsues nga Bėrzeshta. Nuk e duam tė birin e Bardho Lekės. Nuk duam tė na ngjallet edhe njė herė mbi kalė tė bardhė Bardho Leka... pastaj njė nxėnėse e gjimnazit, njė oficer i kufirit, njė kryetar kooperative... Retorikė, sharje, kėrcėnime, betime e premtime para partisė dhe udhėheqėsit tė madh. Fjalė nga ato qė tė ngrijnė gjakun. Gjyqi do t'u merrte jetėn dy tė rinjve, por kėta qė janė nė sallė, duke u bėrė pjesėmarrės nė kėtė vrasje, do ta mbronin mė pas vendimin qė do tė jepte ky gjyq.

    Fjala e prokurorit ėshtė njė fjalim politik. Tė pandehurit nuk e pranojnė akuzėn. Seanca mbyllet pėr t'u hapur prapė mbasdite.



    Nė qelinė e Gencit hyn kryehetuesi S. Caka. Dėgjohen tė bėrtitua. Fjalė tė vrazhdėta dhe me zė tė lartė. Pastaj me zė mė tė ulėt.

    Pasdite Genc Leka do ta pranojė akuzėn: kemi bėrė sabotim ekonomik, kemi qenė grup sabotator...Nuk dihet ēfarė kanė bėrė me Gencin, ē'i kanė premtuar atij. Ajo qė nuk ndodhi nė kaq muaj hetuesi, kur i rrihnin, i linin pa gjumė, i masakronin, u thyenin gishtėrinjtė e dorės me thundrėn e kėpucės, ndodhi tani...

    Akuzat pėr sabotimin ekonomik ishin tė tilla: "U keni thėnė njerėzve mos punoni", "Ky shtet po u shfrytėzon", "Popunoni shumė dhe nuk po merrni asgjė" etj... Nga kjo propagandė nė fshat janė kalbur patatet, ėshtė kalbur misri. Kjo se njerėzit i dėgjonin kėshillat e Gencit dhe tė Vilsonit. Ata janė tė demoralizuar nga falėt e tyre. I kanė nxitur pėr tė dėmtuar ekonominė. Ėshtė groposur nitrati, nė vend qė t'i hidhej grurit. Ėshtė flakur nė Shkumbin plehu superfosfatik etj.Fara e grurit ėshtė trajtuar me helme mė shumė se sa nevoitej qė tė sterilizohej...

    ...Vilsoni me krahun e majtė tė varur, si tė tharė, qė e merrte me dorėn tjetėr pėr ta vėnė mbi gjunjė, u qėndroi akuzave. Nuk i pranoi. I dolėn dėshmitarė gjithė turp e djersė disa nga mėsuesit e fshatit...



    Njė infermiere e internuar nė ndėrmarrjen pyjore flet pėr librat e ndaluar qė i kėrkonte Vilsoni. Njė shofer, qė nuk kishte lexuar kurrė libra, thotė se Vilsoni i ka dhėnė libra me gra lakuriqe.

    Pastaj ai gjykatėsi nga Tirana do tė flasė pėr vjershat dhe pėrkthimet e Vilsonit. Prokurori vė nė dukje se nė bibliotekėn e tij me mbi 700 libra, nuk kishte asnjė vepėr tė Enver Hoxhės, por kishte gjithė farė "plehrash tė borgjezisė e tė reaksionit" si Lamartin, Shatobrian, Bodler etj. Seancat me vjershat e pėrkthimet ishin mė tė gjatat. Lexoheshin disa herė ekspertizat e ardhura nga Tirana. Pastaj gjykatėsi i Tiranės i pyeste njė pėr njė pėr vargjet. Pėr pėrkthimet nga Bodleri, Remboja dhe S. Prydhomi. Me kėto dilnin nė pėrfundim se kėta kanė patur nė kokė dhe kanė shprehur nė letėr mendime armiqėsore. Dhe si armiq dhe me tė tilla mendime armiqėsore, i kanė bėrė edhe sabotimet pėr ta dėmtuar pushtetin popullor.."



    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, edhe nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e procesverbalit origjinal tė gjykimit e vendimit tė dhėnė nė tė, pėr poetėt Blloshmi e Leka, mėnyrėn se si kėta rekrutonin pjesėtarėt e "grupit armiqėsor" nė veprimtarinė kriminale.

    -----------------------------------------------------------------------------


    Nė funksion tė "dėnimit tė merituar" pėr dy poetėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre nė "veprimtarinė armiqėsore", nė akuzė dhe argumentimin e vendimit tė pritshėm, siē del nga dosja gjyqėsore, ėshtė formuluar dhe kėrkohet pėrgjegjėsia pėr akuzėn e "sabotimit ekonomik" nė dėm tė ekonomisė sė pėrbashkėt e pushtetit popullor. Nė pėrligje tė akuzės sė mėsipėrme, siē do tė shohim nė pjesėt nė vazhdim tė procesverbalit origjinal, janė dhe njė sėrė tė akuzuesish e bashkėpunėtorėsh, pėr tė cilėt jepet nė detaje mėnyra e realizimit tė "sabotimit ekonomik", futja nė lidhje me njeri-tjetrin, mėnyra e komunikimit dhe marrjes sė udhėzimeve nga tė cilėsuarit si krerė tė "Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės". Gencit e Vilsonit.

    Ja vazhdimi i dokumentit tė mėsipėrm:

    "Aty nga mezi i vitit 1973, secili nga kėta dy tė pandehur vihen nė dijeni pėr grupin e personave qė kryente pėrvetėsime nė kėtė kooperativė bujqėsore, nga i pandehuri D. Blloshmi. Ky i pandehur, i cili ishte martuar me tė motrėn e tė pandehurit Genci, pasi ishte zhytur thellė nė veprimet e pėrvetėsimeve nė dėm tė kooperativės bujqėsore, nė muajin qershor tė vitit 1973 shkon nė shtėpinė e kėtij tė fundit pėr t'u kėshilluar se si tė vepronte.

    I pandehuri D. Blloshmi e vuri nė dijeni se nė sektorin e Bėrzeshtės ishte nė aktivitet e kryente vjedhje njė rrjet i tėrė personash, kush ishin ata, si dhe forcat e mėnyrat me tė cilat i kryenin vjedhjet. I pandehuri Genci, menjėherė e shfrytėzon kėtė pėr qėllimet e tij tė errėta ndaj pushtetit popullor. Ai, menjėherė vihet nė krye tė kėtij grupi vjedhėsish, duke e drejtuar me anė tė tė pandehurit D. Blloshmi. Pasi mėsoi pėr ekzistencėn e rrjetit tė madh tė vjedhjeve tė pronės sė kooperativės,i pandehuri Genci i jep udhėzime herė pas here tė pandehurit D.B, qė tė zgjerojnė mė tej pėrvetėsimet dhe personat, dhe i shpjegon qėllimet armiqėsore qė do tė arrinin: "Tė dobėsojmė ekonominė e kooperativės,tė ulen e tė pakėsohen tė ardhurat e anėtarėve qė tė bėhen sa mė tepėr njerėz tė pakėnaqur e kėshtu tė shtohen radhėt e tė pakėnaqurve ndaj pushtetit popullor".Ky i pandehur, duke udhėzuar e nxitur tė pandehurin D. Blloshmi qė tė vazhdojė vjedhjet i ka thėnė: "Vazhdoni qė tė vidhni, mirė bėni qė vidhni, veē kini kujdes se mos ju kapin, kėta tė marrin shpirtin. Mbajeni mirė me Mihane Ēerrin, se tek ajo nuk dyshon njeri". Po nė shtėpinė e tė pandehurit Genc Leka, ku kanė qenė tė grumbulluar dhe disa persona tė tjerė me pėrbėrje tė keqe politike, tė afėrm tė tij, midis tė cilėve dhe A. Leka..........................., i cili do tė gjykohet nė njė ēėshtje tė veēantė pėr krimin e nenit 73/1, ka qenė dhe i pandehuri D.B. Aty ėshtė vjellė vrer ndaj pushtetit popullor nga tė gjithė tė pranishmit dhe u bisedua edhe ēėshtja e pėrvetėsimeve qė kryente rrjeti i gjerė i personave qė ėshtė nė aktivitet. Aty, i pandehuri Genci e udhėzoi mė tej tė pandehurin D.B pėr tė vazhduar veprimtarinė armiqėsore dhe sabotuese nė dėm tė kooperativės, i shpjegon edhe njė herė pėr qėllimet armiqėsore qė do tė arrinin me anė tė pėrvetimeve e shpėrdorimeve qė po kryheshin.

    Po nė vitin 1975, nė njė bisedė tjetėr qė ėshtė bėrė midis tė pandehurve Genci Leka, D. Blloshmi e Bedri Blloshmi...ėshtė menduar qė tė punėsoheshin si kafsharė, nė mėnyrė qė tė realizonin sa mė lehtė detyrėn...

    ...Pas kėsaj, ai pėrsėri e porositi tė pandehurin D.B qė tė vazhdonte mė tej vjedhjet, tė ruanin lidhjet me M.C se tek ajo nuk dyshon njeri pėr vjedhje, meqė ėshtė komuniste. Kurse i pandehuri Bedri i ėshtė pėrgjigjur: "Se si e kemi rregulluar ne me M., o Genc, nuk ka perėndi qė tė na shkatėrrojė!". Kėto shprehje tė kėtij tė pandehuri flasin pėr vendosmėrinė qė tė vazhdonte mė tej veprimet armiqėsore, nė dėm tė ekonomisė sė kooperativės bujqėsore, pėr lidhjet e ngushta qė kishin vendosur midis tyre e nė veēanti me ish-magazinieren e sektorit Bėrzeshtė M. Ē., e cila pėrvetėsonte dhe u krijonte kushte tė favorshme kėtyre sabotatorėve qė tė dėmtonin pasurinė e pėrbashkėt.

    Nė bisedat e takimet qė bėnin, i pandehuri Genci me tė pandehurin D.B, i pari i frymėzonte dhe i nxiste mė tej si kėtė, ashtu dhe pjesėtarėt e tjerė tė grupit, tė hajdutėve, me anė tė tij pėr tė vazhduar e zgjeruar veprimtarinė kriminale tė vjedhjeve. Siē e pohuan edhe vetė nė hetuesi e seancė gjyqėsore, tė dy tė pandehurit pėrdornin shpesh parullat "vidhni se mall kooperative ėshtė, ne nuk kemi sesi tė dėmtojmė ndryshe kooperativėn vetėm me anė tė vjedhjeve".

    Po kėshtu, dhe i pandehuri Vilson Blloshmi, nė vitin 1973, mėsoi pėr rrjetin e gjerė tė pėrvetėsuesve qė vepronin nė Bėrzeshtė, sepse nė tė bėnte pjesė dhe vėllai i tij, i pandehuri Bedri Blloshmi, me tė cilin jeton bashkė nė njė familje. Edhe ky armik i Popullit e i Partisė, i shfrytėzon veprimet qė kryheshin, pėr qėllimet armiqėsore tė tij, pėr sabotimin e ekonomisė tė kooperativės bujqėsore, tė ulej vlera e ditės sė punės e tė shtoheshin radhėt e tė pakėnaqurve ndaj pushtetit popullor, siē ėndėrronte ai.

    Fillimisht, ky i pandehur, duke pėrfituar nga niveli i ulėt arsimor e kulturor dhe vėshtirėsitė e pėrkohshme ekonomike qė kishte i pandehuri R. Sula, qė punonte kafshar me tė, qysh nė vitin 1971, e komprometuan dhe e futėn nė rrugėn e pėrvetėsuesve. Meqė i mungonin tre thasė doku nga ato qė kishte nė ngarkim pėr transportime me kafshėt e kooperativės, i pandehuri Vilson i thotė qė t'i merrte nė magazinėn e sektorit Bėrzeshtė fshehurazi magazinieres, dhe kėshtu vepruan. Ai(Vilsoni), e gėnjen dhe nxjerr jashtė magazinieren, kurse i pandehuri Rexhep merr dy thasė doku fshehurazi dhe njė ia jep i pandehuri Vilson. Pėrsėri, nė njė rast nė magazinėn e sektorit Karkavec,i pandehuri Vilson e nxiti tė pandehurin Rexhep dhe qė tė dy pėrvetėsuan nga njė thes bezeje.

    Nė vitin 1972, kur transportonin lėndė ndėrtimi pėr kooperativėn nga mali, i pandehuri ka pėrvetėsuar 6 copė kolona ahu me dėrrasa. Dhe kur e pyet i pandehuri tjetėr R. Sula, ai i pėrgjigjet: se kėshtu e duan, nuk tė paguajnė shpėrblimin e punės... Ata vidhnin mė pas nėpėrmjet magazinieres.. Genci Leka i porosiste qė "me atė tė mos e prishin nė mėnyrė qė tė vazhdonin vjedhjet, ndihmojeni M.C, siē e keni ndihmuar pėr ndėrtimin e shtėpisė dhe Bedriu e ndihmon nė krahun tjetėr" . Ndėrsa nė njė rast tjetėr, nė vitin 1974 po ky i pandehur i ka thėnė tė pandehurit D.B, tek vendi i quajtur "Farka e Jevgut: "Ju me Bedriun jeni shumė tė fortė, se edhe unė kafshar isha nė kooperativė, por nuk e rregullova dot me magazinieren pėr tė vjedhur aq mirė sa e keni rregulluar ju. E keni mirė, por tani mos e prishni mė, mbajeni kėtė terezi qė keni".

    Kėto biseda tė bėra nga i pandehuri Vilson me njė nga anėtarėt e grupit tė sabotatorėve, tė pandehurin D.B, flasin qartė se ai ka qenė nė dijeni tė grupit tė vjedhėsve tė pronės sė kooperativės dhe se mė vonė, kur u sigurua pėr zgjerimin qė kishte marrė, me organizimin qė ekzistonte mes pjesėmarrėsve, si dhe pėr faktin se nė tė marrin pjesė edhe njerėz me pėrbėrje tė mirė politike siM. Ēerri, magaziniere e sektorit, bashkėshorti i saj R. Ēerri, qė shėrbenin si mburojė e veprimeve kriminale tė vjedhjeve, sepse tek kėta nuk dyshonte njeri dhe se ata ishin korruptuar e zhytur thellė nė veprimet qė kryente grupi i vjedhėsve, e shfrytėzuan pėr qėllimet e tija kėtė veprimtari. Ky i pandehur, sikundėr dhe i pandehuri Genci, e pėrpunojnė mė tej grupin e vjedhėsve, e orientojnė, e organizojnė dhe zgjerojnė pėr tė thelluar veprimtarinė keqbėrėse.

    Kėshtu, nė rrjetin e vjedhėsve, qė me kalimin e kohės po zgjerohej e po merrte pėrpjesėtime tė mėdha, nė vitet 1973-1974 u pėrfshinė edhe shumė persona tė tjerė si roja i lėmit, punonjės tė magazinės, transportues dhe mullixhiu i fshatit. Mullixhiu i fshatit u kthye nė njė vend pėr tė lehtėsuar sa mė shumė pėrvetėsimet, sepse mbuloheshin. Drithi nga lėmi ose magazina nė shumė raste dėrgohej nė mulli, gjoja pėr t'u bluar, dhe natėn merrej prej andej dhe ēohej nė persona tė tjerė tė cilėve u shitej.

    Pra, edhe i pandehuri Vilson Blloshmi sė bashku me tė pandehurin tjetėr Genci Leka janė kokat drejtuese tė kėsaj veprimtarie tė gjerė armiqėsore qė ėshtė zhvilluar kundėr pronės socialiste, pėr minimin e pushtetit popullor, domethėnė pėr sabotim.

    Fajėsia e kėtij tė pandehuri ėshtė me tėrėsinė e fakteve dhe rrethanave qė u pėrmendėn mė lart. Me atribuimet e tė pandehurit D. Blloshmi, R. Sula, me tė cilin ai ka pasur marrėdhėnie shumė tė mira,dhe nuk kanė asnjė interes tė rėndojnė pozitėn e tij, siē pretendoi ai nė seancėn gjyqėsore. I pandehuri D.B ka shpjeguar se nė bisedat qė bėnte me Vilsonin, ai e mėsonte dhe e shtynte pėr tė vazhduar mė tej veprimtarinė kriminale, ai i jepte kurajė pėr kėtė,...

    ... Kėto tė dhėna, si dhe fakti qė i pandehuri Vilson pas thirrjes sė vėllait tė tij nė hetuesika marrė pjesė nė dy mbledhje, qė kanė bėrė disa nga pjesėtarėt e grupit tė pėrvetimeve dhe veprimtarisė sabotuese, ku ai ka udhėzuar e mėsuar me ēfarė qėndrimi duhet tė mbajnė nė qetėsi, nuk lė asnjė dyshim se ai ėshtė koka drejtuese e sabotatorėve tė ekonomisė sė Bėrzeshtės. Jo vetėm kaq, por ky i pandehur pas fillimit tė ndjekjeve penalekundėr tė pandehurit Bedri Blloshmi, mė 4.4.1976, duke arritur deri aty sa tė bashkėpunojė me mashtruesin profesionist Ferit Ēotra, i cili ėshtė dėnuar me 5 vjet heqje lirie, pėr tė korruptuar punonjės tė organeve tė diktaturės. Pėr kėtė qėllim i ka dhėnė tė dėnuarit F.C, tė cilin e ka pasur shok tė ngushtė, 6000 lekė qė t'i jepte mitė personave qė do tė mbulonin ēėshtjen penale nė ngarkim tė vėllait tė tij.

    Edhe veprimet e kryera nga i pandehuri Bedri Blloshmi, qė kanė filluar pėrvetėsimet nė dėm tė pasurisė sė kooperativės nė bashkėpunim me tė pandehurin D. Blloshmi, M. Ēerri, R. Ēerri, R. Sula etj., nė fillim kanė pasur karakterin e pėrfitimit personal, por mė vonė, e nė vitin 1973 i kanė ndryshuar me veprime e pikėsynime armiqėsore pėr sabotim. Kėshtu, ky i pandehur, ka bashkėpunuar me tė pandehurin Bedri Blloshmi, armik e sabotator, si dhe me tė pandehurit e tjerė. Vjedhjet e kryera prej kėtij tė pandehuri nga viti 1973 e deri nė arrestimin e tij mė 4.4.1976, janė bėrė me qėllim tė posaēėm armiqėsor.. Ai, si me tė pandehurin Demir Blloshmi dhe me tė pandehurin R. Sula, pėrdorte shpesh shprehjet: Vidh se mall dėrzhave ėshtė", "T'i biem mallit tė kooperativės, ta vjedhim atė". Kur kėshillohej me tė e kėrkonte ndihmė, i pandehuri D.B, ai(i pandehuri Bedri) i thotė: "Ti paske qenė gomar, ne mallin e kooperativės po vjedhim, nuk kemi si ta dėmtojmė ndryshe kooperativėn".

    (Vijon)

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sabotimi ekonomik i "grupit armiqėsor" qė drejtuan poetėt Blloshmi e Leka

    Kujtime tė tė akuzuarit Bedri Blloshmi

    Poetėt "armiq" nė sallėn e gjyqit

    Kryetari i seancės lexoi Akt-Ekspertizėn deri nė fund. Vazhdonte akuza ndaj Gencit. Rrinim mes rrethimit tė policėve.

    -Fol i pandehur, pėr helmin qė ke vjellė! Pėr kė aludohet?- tha gjyqtari.

    -Unė jam dakord qė ato poezi janė shkruar nga unė, por jo me atė qėllim qė komentohet nė akt-ekspertizė, interpretimi nuk ėshtė ai qė mendoni ju.

    -Po ju s'keni se si t'i mohoni, se kėto janė marrė gjatė kontrollit tė banesės. Ndėrsa, pėrsa i pėrket frymės dekadente qė pėrmbajnė kėto poezi, vlerėsimi ėshtė yni. Shpejt do ta marrėsh vesh, tė siguroj se nuk ke pėr tė shkruar mė. Nė vend qė tė ulje kokėn, tė shlyeje gjynahet e babait, merresh me shkrime, libra tė ndaluara. Mirė, mirė, ulu. I pandehuri Vilson Blloshmi, ēohu nė kėmbė, tė porosis tė ndryshosh qėndrim! Mos u sillni kaq kokėfortė se ėshtė nė dėmin tuaj.

    -Drejtues tė seancės! Unė ju thashė qė ditėn e parė, nuk kam asgjė pėr tė shtuar.

    -I pandehur, ju po rėndoni veten mė shumė me kokėfortėsinė tuaj. Duhet tė shpjegoheni pėr ēfarė do tė pyeteni.

    -Jo, jo, nuk jam dakord me asnjė gjė. Ashtu siē e keni pėrgatitur planin tuaj, vazhdoni.

    -I pandehuri Bedri Blloshmi, ēohu nė kėmbė!

    -Jo,-i them.- S'kam pėr tė thėnė asnjė gjė, se s'kam faj. Ju e dini, s'kam marrė as akt-akuzėn sepse nuk e pranoj, nuk ėshtė fajėsia ime.

    -I pandehur, pak rėndėsi ka kjo.

    Gjeta momentin, pashė nga vėllai me vėshtirėsi, se nuk tė linin policėt, rrinin nė kėmbė me qėllim qė tė mos shiheshim apo komunikonim me njėri-tjetrin me ndonjė shenjė. Vili ma aprovoi mendimin me njė lėvizje tė lehtė tė kokės: tė mos ndryshoja qėndrim.

    Gjykatėsi pasi nuk arriti tė komunikonte me ne, iu drejtua njė tė pandehuri tjetėr, ishte arrestuar qėllimisht me premtimin se, sa tė mbaronte gjyqi, do ta lironin. Ai shpjegoi siē e kishin porositur, u tregua fajtor, i penduar. Duke pėrfunduar, shtoi se gjykata duhet tė merrte parasysh se kishte shumė fėmijė, ishte shtresė e varfėr, kishte besim te trupi gjykues. Kishte folur disa minuta Genci.

    ...Hetuesi i drejtohet Kryetarit tė Gjykatės:

    -Nė rregull tani?

    -Po, po.- ja kthen kryetari i gjykatės.

    Dolėn jashtė tė ndjekur nga pas nga hetues tė tjerė. Nė kėtė moment, vėllai gjeti mundėsinė e mė dha sinjale. Mblodhi buzėt, qė dha tė kuptojė se ēdo gjė mori fund dhe pse ne mendonim qė me qėndrimin tonė mohues mund ta prishnim gjyqin.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------



    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, edhe nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e procesverbalit origjinal tė gjykimit e vendimit tė dhėnė nė tė, pėr poetėt Blloshmi e Leka, mėnyrėn e bashkėpunimit tė pjesėtarėve tė grupit nė dėmtimet nė ekonomi dhe fatura e kėtij dėmi.


    Para shqiptimit tė vendimit pėr dėnimin e poetėve "armiq", trupi gjykues, nė argumentim tė fajėsisė rendit, rast pėr rast, dėmin ekonomik tė secilit dhe atė nė bashkėpunim, shoqėruar dhe me faturėn financiare pėrkatėse. Ja vazhdim i kėtij vendimi nga origjinali, shkėputur nga dosja Nr.48 "Blloshmi-Leka":

    "Duke avancuar mė tej nė veprimet e hapura armiqėsore e sabotuese nė dėm tė pronės sė kooperativės bujqėsore ky i pandehur nė dy raste tė veēanta, kur ka transportuar pleh e ēimento, bashkė me tė pandehurin R.Sula, ka hedhur nė lum njė thes me ēimento e njė thes me pleh kimik. Dhe kur i ka bėrė vėrejtje i pandehuri tjetėr, ai i ėshtė pėrgjigjur: "Mos bėj llafe ti, ē'tė duhet ty, ti po merr vetė sende nė kooperativė", ose "ti mos bėj llafe shumė po vazhdo tė vjedhėsh se nuk ėshtė malli jot, qė tė vjen keq".

    Nga ana tjetėr, siē u provua nė seancė gjyqėsore, veē kėtyre formave, ky i pandehur, pėr tė dėmtuar sa mė shumė pronėn socialiste shpeshherė kur shkarkonte ose ngarkonte kafshė me thasė me drithė, i lėshonte tė binin nė tokė me forcė, qė tė ēaheshin thasėt e tė derdhej drithi. Dhe kėshtu ka vepruar nė disa raste, atij i ėshtė tėrhequr vėmendje nga drejtuesi i sektorit pėr "pakujdesi" ndaj pasurisė sė kooperativės.

    Vepra e kryer nga ky i pandehur nė bashkėpunim me tė pandehurit e tjerė, Genci Leka, Vilson e D.Blloshmi, pėrmban plotėsisht elementėt e krimit tė sabotimit, tė parashikuar nga neni 72 e 12 tė Kodit Penal.

    Megjithėse i pandehuri ka mbajtur qėndrim mohues nė hetuesi dhe seancė gjyqėsore, fajėsia e tij u provua me atribuimet e tė pandehurve D.Blloshmi, R.Sula, R.Dashi, R.Ēerri dhe dėshmitari R.Gurra.

    Po kėshtu, u provua se tė pandehurit e tjerė, R.Ēerri, R.Sula, R.Dashi kanė pėrvetėsuar pasurinė socialiste nė grup tė organizuar, krim i parashikuar nga neni 80/1 i Kodit Penal, kurse i pandehuri A.Goēi ka pėrvetėsuar pasurinė socialiste nė bashkėpunim nė shuma tė vogla, krim i parashikuar nga neni 81 i Kodit Penal.

    Siē u vėrtetua gjatė gjykimit, ndonėse veprimet e pėrvetėsimeve tė kryera nga kėta tė pandehur, nuk kanė motive kundėrrevolucionare, sepse nuk kanė qenė nė dijeni tė veprimeve armiqėsore sabotuese tė katėr tė pandehurve tė parė, kėto veprime keqbėrėse tė tyre, nė pjesėn mė tė madhe, janė kryer nėn influencėn e veprimeve sabotuese tė tė pandehurve armiq e sabotues.

    Pėrvetėsimet nga tė pandehurit R.Ēerri, R.Dashi dhe R.Sula janė kryer kryesisht nė ditėt gjatė fushatave tė mbjelljeve, duke ēuar mė pak pėr mbjellje nga sa nevojitej e shėnohej nė dokumente. Vjedhjet, nė kėtė mėnyrė, janė kryer nė magazinėn e sektorit, nė brigadat ku bėhej mbjellja, nė lėmė gjatė shirjeve, si dhe nė brigadėn e blegtorisė ku transportohej ushqim pėr kafshėt, si tagji, etj. Pra, vjedhjet janė kryer nė kohė dhe vende tė ndryshme, domethėnė nė objekte tė ndryshme, por tė sė njėjtės ekonomi bujqėsore.

    I pandehuri R.Ēerri, ka pėrvetėsuar herė pas here nė grup tė organizuar, qė nga viti 1972 e deri nė vitin 1975, nė disa objekte tė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė, nė veēanti mallra dhe tė holla nė njė shumė prej 1180 lekėsh, kurse nė bashkėpunim me pjesėtarėt e tjerė tė grupit dhe disa persona tė tjerė, produkte dhe materiale ndėrtimi nė vlerėn prej 5977 lekėsh. Shuma totale e pėrvetėsimeve tė kryera nė veēanti e bashkėpunim, arrin nė 7157 lekė. Pretendimi i tė pandehurit se duhet tė zbritet vlera e 32 copė kolonave tė ahut, qė ka marrė tek ēajra nė mal, sepse i ka patur me damkė, nuk ėshtė e bazuar. Ėshtė e vėrtetė se ai, pėr nevojat e shtėpisė sė tij (ndėrtimin), ka marrė nė vitet 1972-1975 leje-damkė pėr disa drurė, por kjo sasi ka qenė e pakėt. Kjo lėndė ėshtė prerė e ēuar nė shtėpi pėrveē atyre qė akuzohet nga ta pandehurit D. Blloshmi e R.Dashi. Sasia prej 32 copė kolonash ahu, siē doli e vėrtetuar nga tėrėsia e rrethanave tė ēėshtjes, janė pronė e kooperativės bujqėsore. Kėto kolona kanė qenė ēarė pėr kooperativėn nga tė pandehurit D.Blloshmi e R.Dashi, por i janė dhėnė atij si "shpėrblim" pėr drithin qė ai u jepte nga magazina sipas marrėveshjes qė kishin arritur mė parė mes tyre.

    I pandehuri R.Sula, ka pėrvetėsuar pasuri socialiste, prodhime bujqėsore, lėndė ndėrtimi, tė holla e tė tjera pasuri tė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė, nė njė shumė totale prej 5704 lekėsh. Vjedhjet, ky i pandehur... i ka kryer si nė magazinė, nė farėrat nė kohėn e fushatės, si dhe vende tė tjera..., vepra e kryer pėrmban elementėt e krimit tė parashikuara nga neni 80/1 i Kodit Penal. Ky i pandehur ka pėrvetėsuar nė veēanti mallra nė njė shumė prej 1898 lekėsh dhe nė bashkėpunim me tė pandehurit e tjerė e persona tė ndryshėm, njė shumė prej 3833 lekė. Vlera e mallrave tė pėrvetėsuara nė total arrin 5704 lekė.

    I pandehuri R.Dashi, ka pėrvetėsuar pasurinė socialiste herė pas here dhe nė objekte tė ndryshme gjatė viteve 1973-1975, nė njė shumė prej 3282 lekė, si produkte bujqėsore, lėndė ndėrtimi, gėlqere etj.

    Pėrvetėsimet, i pandehuri R.D., i ka kryer nė bashkėpunim me tė pandehurin D.Blloshmi, R.Ēerri, A.Goēi dhe M.Ēerri. Ēėshtja penale e kėsaj tė fundit, ėshtė e veēuar nga organet hetimore dhe do tė gjykohet mė vete.

    Ėshtė e vėrtetė se ky i pandehur pėr njė pjesė tė produkteve bujqėsore, 4 kv grurė, nga i cili 1 kv grurė farė, 330 kg misėr dhe njė sasi gėlqere qė u ka paguar lekė tė pandehurve R.Ēerri, D.Blloshmi e A.Goēi, por edhe pėr kėto mallra, ai duhet tė pėrgjigjet pėr pėrvetim tė pasurisė socialiste. Nė rastin konkret, blerjet e produkteve bujqėsore dhe mallrat e tjera prej tė pandehurit R.Dashi, nga tė pandehurit D.Blloshmi, R.Ēerri etj., kanė shėrbyer si nxitje pėr kėta tė fundit, qė tė kryenin pėrvetėsime tė tjera.

    Vepra e kryer prej tij duhet cilėsuar nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal, sepse shuma e pėrvetėsuar nuk ėshtė e vogėl. Nga ana tjetėr, ajo ėshtė bėrė nė njė ekonomi bujqėsore ku nė tė njėjtėn kohė me vjedhjet e kryera nga ky i pandehur, zhvillonte veprimtari sabotuese grupi i sabotatorėve dhe deri nė njė farė shkalle i ka shėrbyer kėsaj veprimtarie. Jo vetėm kaq, por dėmet qė ka pėsuar sektori dhe kooperativa bujqėsore ku ėshtė zhvilluar veprimtaria e pėrvetėsimeve tė sabotuesve, janė relativisht tė mėdha.

    Fajėsia e kėtij tė pandehuri u provua me atribuimet e tė pandehurve D.Blloshmi, R.Ēerri, A.Goēi, thėniet e dėshmitarit H.Zagolli dhe Sh.Dashi, si dhe me pohimet e pjesshme tė tij.

    I pandehuri A.Goēi ka pėrvetėsuar pasurinė socialiste, herė pas here, nė objekte tė ndryshme; vetėm materiale ndėrtimi, si gėlqere, dėrrasa, patavra, etj., qė nga viti 1969 e deri nė vitin 1975, nė bashkėpunim, nė njė shumė prej 1187 lekė. Vepra e kryer pėrmban elementėt e krimit tė parashikuar nga neni 81 i Kodit Penal.

    Fajėsia u provua me pohimet e tij, nė atribuimet e tė pandehurve D.Blloshmi, R.Dashi, me dėshmitė e dėshmitarėve A.Sina, P.Leka, S.Vasku etj.

    I pandehuri D.Blloshmi, nė kuadrin e veprimtarisė kundėrrevolucionare tė sabotimit, ka kryer pėrvetėsime nė bashkėpunim me tė pandehurin B.Blloshmi, R.Ēerri, R.Sula, R.Dashi, A.Goēi e persona tė tjerė, nė njė shumė prej 9200 lekė.

    Ndėrsa i pandehuri Bedri Blloshmi, gjithmonė nė kuadrin e veprimtarisė sabotuese ka kryer pėrvetėsime nė bashkėpunim me tė pandehurit e tjerė tė pėrmendur mė lart, nė shumėn e 7229 lekėve.

    Si rezultat i veprimtarisė sabotuese tė kryer me anėn e pėrvetimeve nga tė pandehurit Genc Leka, Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi, D.B., dhe katėr tė pandehurit e tjerė, pėrvetėsues tė pasurisė socialiste, ėshtė munduar tė evidentohet se dėmi arrin nė 20793 lekė. Po siē e pohuan vetė tė pandehurit D.Blloshmi, R.Ēerri, R.Sula dhe siē del nga tėrėsia e fakteve, dėmet ekonomike janė shumė mė tė mėdha se shuma e mėsipėrme. Vetėm nė magazinėn e kėtij sektori ku ėshtė kryer veprimtaria, mungesat nė drithėra bukė, raki etj., arrijnė shumėn 67000 lekė. Por dhe kjo shumė nuk ėshtė e plotė, sepse dėmet janė akoma mė tė mėdha. Gjatė viteve qė ėshtė kryer kjo veprimtari armiqėsore e pėrvetimeve, rendimentet kanė qenė tė ulėta e si rrjedhim, tė ardhurat janė realizuar jo nė masėn e mundshme. Kjo, pėr shkak se pjesa dėrrmuese e pėrvetimeve ėshtė bėrė nė kohėn e fushatave tė mbjelljeve, nė farat e grurit, misrit, fasules etj. Dhe si rrjedhim, fara nuk ka shkuar nė sasitė e nevojshme por mė pak, prandaj janė marrė dhe rendimente mė tė ulėta.

    Veprimtaria kriminale, armiqėsore e sabotuese e tė pandehurve Genci Leka, Vilson, D., e B.Blloshmi, si dhe ajo e tė pandehurve tė tjerė pėrvetėsues, paraqesin rrezikshmėri tė theksuar nė kushtet aktuale, kur vendi ynė ndodhet i rrethuar nga imperialistėt e revizionistėt dhe bllokadės sė egėr tė kėtyre vendeve. Rrezikshmėria e veprave tė kryera ėshtė tepėr e madhe edhe pėr faktin se nė stadin nė tė cilin ndodhet vendi ynė, ndėrtimin e socializmit, qė kėrkon njė mobilizim tė tė gjithė forcave dhe burimeve njerėzore e materiale, nė zbatim tė detyrave tė mėdha historike qė shtroi Kongresi i 7-tė i PPSH, si dhe porosive shumė tė vlefshme qė ka dhėnė shoku Enver nė Aktivin e Komitetit tė Partisė tė rrethit tė Vlorės.

    Nė frymėn e kėtyre materialeve tė Partisė e tė shokut Enver, duke u thelluar mė tej nė studimin e pėrvetėsimin e tyre, duhet tė nxjerrim mėsimet e tyre nga ngjarjet e rėnda nė kooperativėn bujqėsore tė Bėrzeshtės. Tė rritim e tė kalitim vigjilencėn revolucionare, tė thellojmė vijėn e masave, tė dėgjojmė me kujdes zėrin e tyre, tė ngrehim e mobilizojmė opinionin shoqėror kundėr ēdo gjėje negative e tė shkeljeve tė ligjeve; duke arritur tė krijojmė njė ambient mbytės me tė vėrtetė pėr ēdo shkelės tė ligjeve.

    Gjithashtu duhet tė forcojmė e pėrsosim mė tej diktaturėn e proletariatit dhe bazėn ekonomike tė tij e t'i ruajmė e mbrojmė me fanatizmin mė tė madh. Duhet tė mbajmė qėndrim klasor tė mirė kundėr njerėzve tė deklasuar e atyre qė kanė kryer shkelje tė ligjeve tona.

    Por duhet theksuar se, pas zbulimit e asgjėsimit tė grupit tė armiqve e pėrvetuesve dhe demaskimit tė bashkėpunėtorėve tė tyre, qė janė mbi 40 persona, tė cilėt nuk i kanė kaluar organeve pėrkatėse pėr ndjekje penale dhe masave tė marra nga Partia e Pushteti nė rreth, gjendja nė kooperativėn bujqėsore Bėrzeshtė ka filluar tė shėndoshet e nė veēanti nė sektorin e Bėrzeshtės ku ka patur qendrėn e veprimtarisė, grupi i armiqve dhe vjedhėsve. Ėshtė forcuar uniteti, si nė gjirin e popullit dhe rreth Partisė. Kjo duket nė frymėn e lartė revolucionare qė ka shpėrthyer dhe nė rezultatet e ndjeshme qė janė arritur nė drejtim tė prodhimeve bujqėsore blegtorale. Nė vitin 1976, rendimenti nė drithėra e prodhime tė tjera bujqėsore, ėshtė rritur mjaft nė krahasim me vitin e kaluar kur kryhej veprimtaria armiqėsore e grupit.

    Rrezikshmėria shoqėrore e veprave dhe secilit autor, qė pėr tė pandehurit Genc Leka e Vilson Blloshmi qė janė kokat udhėheqėse tė tė gjithė kėsaj veprimtarie kundėrrevolucionare qė ėshtė kryer, ėshtė tepėr e madhe. Por mė e theksuar ėshtė rrezikshmėria, qoftė e veprės, qoftė si person e tė pandehurit Vilson Blloshmi, si dhe e vėllait tė tij, tė pandehurit Bedri Blloshmi, qė edhe nė hetuesi, edhe nė seancė gjyqėsore ka mbajtur qėndrim thellėsisht armiqėsor. I pandehuri Vilson Blloshmi, nė Hetuesi dhe nė gjyq, nė disa raste manifestoi qėndrim tė hapur armiqėsor. Dhe, nga ana tjetėr, edhe pse tė ndodhur para fakteve tė shumta qė i demaskojnė dhe i venė me shpatulla pėr muri, lidhur me fajin e tyre, ata (Vilsoni e Bedriu) u pėrpoqėn t'i shmangen pėrgjegjėsisė, duke ngritur lloj-lloj pretendimesh, sa tė pabazuara, aq edhe absurde".

    (Vijon)

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vendimi i trupit gjykues pėr dėnimin me vdekje pėr poetėt Leka e Blloshmi

    Nr.16 - B-

    Gjyqi ndaj poetėve "armiq"

    Dėshmitarėt nė sallėn e gjyqit

    Dėshmitarėt futen nė sallėn e gjyqit dhe pohojnė atė qė kishin deklaruar pėr poetėt "armiq" Genc Leka e Vilson Blloshmi. Tė akuzuarit qė kundėrshtojnė, nuk lejohen t'u bėjnė pyetje. Ja si i rrėfen kėto momente Bedri Blloshmi, vėllai i Gencit, qė u dėnua nė kėtė gjykim me heqje lirie: "...Tė gjithė dėshmitarėt u futėn njė e nga njė. Shumė prej tyre nuk na njihnin. Ata thoshin porosinė sipas instruktazhit dhe dilnin jashtė. Gjykatėsi vetėm hesht, pa kėrkuar asnjė shpjegim. Nuk na lejuan tė replikonim me asnjė. Kryetari i seancės i drejtohej sekretares, tė shkruante ato fjalė qė i diktonte ai. Mbaruan tė gjithė, vetėm njė nga mėsuesit, qė kishte qenė nė shkollė bashkė me Vilsonin, nė Elbasan, i drejtohet prapė trupit gjykues mbasi kishte dėshmuar se kishte diēka pėr tė shtuar. Njė bisedė qė ishte bėrė nė vitin 1964, nė Elbasan, nė ambientet e shkollės, ose mė saktė, nė njė orė mėsimi. Mbasi profesori e kishte pyetur Vilsonin pėr mėsimin qė e shpjegoi shumė mirė, ai i kėrkoi tė bėnte njė paralelizėm. Bėhej fjalė pėr njė familje shumė tė varfėr, e cila kishte shumė fėmijė dhe nuk mund t'i ushqente dot. Njė ditė burri i thotė tė shoqes, se do tė shkonte tė kėrkonte fatin e fėmijėve, se kėshtu nuk jetohej mė. Gjatė rrugės takon profetin. Mbasi i tregon pėr hallin qė kishte, profeti i thotė: "Vazhdoje rrugėn qė ke nisur, atė ē'ka do tė gjesh nė fundin e rrugės, ėshtė kėsmeti yt".




    Rruga e ēoi nė njė shpellė tė errėt. Tek hyrja u ndal. Shikoi rreth e rrotull dhe s'gjeti gjė. Vazhdoi deri nė fund tė shpellės, po priste. Aty dėgjoi se nė ēdo njė orė, pikonte nga njė pikė ujė. Ky u mėrzit shumė, tha me vete: "Pse, ky qenka kėsmeti im?". Mori pak baltė dhe e zuri vrimėn ku pikonte. "Unė nuk e dua fare, as edhe kėtė pikė ujė qė bie njė herė nė orė".



    Profesori e falėnderoi, i tha tė ulet.

    Sa herė qė unė e takoja, apo shkoja nė shtėpinė e kėtij, ma tregonte rastin e kėtij fatkeqi.

    -Kaq shoku gjykatės,- tha mėsuesi.



    Pasi del jashtė ky mėsues, e merr fjalėn prokurori gjithė inat: "Shikoni se ē'ka bėrė qysh nė shkollė! Vrer ka vjellė edhe me shokėt e tij. Por mos ki merak i pandehur, se dhe ne do ta zėmė fare atė gojėn tėnde, ja, shumė shpejt!...".

    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, edhe nė kėtė numėr, po japim vazhdimin e procesverbalit origjinal tė gjykimit e vendimit tė dhėnė nė tė, pėr poetėt Blloshmi e Leka qė u dėnuan ditėn e 6-tė tė gjyqit me "vdekje me pushkatim", ndėrsa bashkėpunėtorėt e tyre, me 70 vjet burg gjithsej.



    --------------------------------------

    Gjashtė ditėve tė gjyqit "shembullor" ndaj poetėve "armiq", Genci Leka e Vilson Blloshmi, u vjen fundi. Mes duartrokitjeve frenetike pėr "Partinė e Enverin" nga tė pranishmit nė sallė, jepet vendimi pėr "Grupin armiqėsor tė Bėrzeshtės". Ja vazhdimi i kėtij vendimi, shkėputur nga dosja Nr.48 "Blloshmi-Leka": "Pėr tė pandehurin D.Blloshmi, megjithėse ka kryer dy krime tė rėnda, por duke patur parasysh se nė hetuesi e nė gjyq ėshtė treguar i sinqertė nė tregimin e veprimtarisė kriminale tė tij dhe, nga ana tjetėr, ka ndihmuar nė njėfarė mase edhe nė zbėrthimin e procesit pėr tė zbuluar veprimtarinė e tė pandehurve tė tjerė, ka vend qė ndaj tij tė jepet njė masė dėnimi nė pėrshtatje me kėto rrethana.

    Pėr tė pandehurin R.Dashi kihet parasysh pėrbėrja e keqe klasore e tij, format e kryerjes sė pėrvetėsimit, dhe se nuk ėshtė treguar i sinqertė nė gjyq dhe hetuesi, ėshtė pėrpjekur tė zvogėloj fajet e tij.

    I pandehuri R.Ēerri, ka pėrbėrje tė mirė politiko-shoqėrore, por se ėshtė ky dhe bashkėshortja e tij, qė duke u bėrė vegla nė duart e sabotatorėve e vjedhėsve tė tjerė, u dhanė mundėsi tė zhvillojnė veprimet armiqėsore e keqbėrėse nė dėm tė diktaturės sė proletariatit e pronės socialiste.

    Qėndrimi jo plotėsisht pendues qė ka manifestuar nė hetuesi nė gjyq dhe nė hetuesi flet pėr rrezikshmėri tė madhe.

    Pėr tė pandehurin R.Sula, se ka origjinė e pėrbėrje politike tė mirė, ka nivel tė ulėt arsimor e kultural, dhe se ėshtė ky qė ka ndihmuar sė tepėrmi organet e diktaturės nė zbulimin e goditjen e grupit armiqėsor tė vjedhėsve.

    Nė hetuesi e nė gjyq mbajti qėndrim mjaft pendues, prandaj ka vend tė aplikohet neni 44 i Kodit Penal, pėr uljen e dėnimit nėn minimumin e parashikuar nga dispozitat penale pėrkatėse.

    Pėr tė pandehurin A.Goēi kihet parasysh shuma e pėrvetėsuar, si dhe fakti qė ka qenė i dėnuar dhe mė parė.

    Pėr kėto arsye

    Gjykata, nė bazė tė neneve 278-279 tė Kodit Penal

    Vendosi:

    1-Tė deklarojė fajtor tė pandehurin Genci Bardho (Feim) Leka pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me vdekje, me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    Tė deklarojė fajtor tė pandehurin Genci Bardho (Feim) Leka pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1 tė Kodit Penal e dėnon me 10 vjet heqje tė lirisė.

    Duke bėrė bashkimin e krimeve, nė bazė tė nenit 48 tė Kodit Penal, pėrfundimisht e dėnon me vdekje, me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    2- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin Vilson Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me vdekje, me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    Tė deklarojė fajtor tė pandehurin Genci Bardho (Feim) Leka, pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1 tė Kodit Penal e dėnon me 10(dhjetė) vjet heqje tė lirisė.

    Duke bėrė bashkimin e krimeve, nė bazė tė nenit 48 tė Kodit Penal, pėrfundimisht e dėnon me vdekje, me pushkatim dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    3- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin Bedri Sami Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 25 (njėzet e pesė) vjet tė heqjes sė lirisė, dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga data e paraburgimit, 03.04.1976

    4- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin D.Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 18 (tetėmbėdhjetė) vjet tė heqjes sė lirisė, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    Tė deklarojė fajtor tė pandehurin D.Blloshmi, pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1 tė Kodit Penal e dėnon me 5 (pesė) vjet heqje tė lirisė.

    Duke bėrė bashkimin e krimeve, nė bazė tė nenit 48 tė Kodit Penal, pėrfundimisht e dėnon me 20 (njėzet) vjet heqje tė lirisė, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit, 10.06.1976

    5- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin R.Ēerri, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste, tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 12(dymbėdhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit, 05.08.1976

    6- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin R.Dashi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal e dėnon me 10 (dhjetė) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisė.

    7- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin R.Sula, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste tė kryer mė shumė se njė herė dhe nė bazė tė nenit 80/1 tė Kodit Penal dhe 44 tė Kodit Penal e dėnon me 3 (tre) vjet heqje lirie.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit, 10.06.1976

    Edhe tė pandehurit R.Dashi i fillon dėnimi nga dita e paraburgimit, datė 11.06.1976

    8- Tė deklarojė fajtor tė pandehurin A.Goēi, pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė shumė tė vogėl dhe nė bazė tė nenit 81 e 42 germa "a" tė Kodit Penal e dėnon me 2 (dy) vjet heqje tė lirisė.

    Vuajtja e dėnimit i fillon nga dita e paraburgimit, 06.05.1977

    Detyrimin e tė pandehurit D.Blloshmi qė t'i paguajė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn prej 1105 (njėmijė e njėqind e pesė lekė).

    Detyrimin solidarisht tė tė pandehurve D. e Bedri Blloshmi e R.Dashi t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 1927 (njėmijė e nėntėqind e njėzet e shtatė) lekė.

    Detyrimin solidarisht tė tė pandehurve D. e Bedri Blloshmi e R.Dashi t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 870 (tetėqind e shtatėdhjetė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D. e Bedri Blloshmi e R. Sula t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 1122 (njėmijė e njėqind e njėzet e dy) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi e R.Ēerri, solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 1336 (njėmijė e treqind e tridhjetė e gjashtė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi e R.Ēerri e R.Dashi, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 1350 (njėmijė e treqind e pesėdhjetė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi e R.Ēerri e B. Blloshmi , solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 502 (pesėqind e dy) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi dhe A.Goēi, solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 497 (katėrqind e nėntėdhjetė e shtatė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi, A. e R.Dashi, solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 690(gjashtėqind e nėntėdhjetė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi e R.Dashi, solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 602 (gjashtėqind e dy) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve Bedri Blloshmi nė veēanti t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 560 (pesėqind e gjashtėdhjetė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve D.Blloshmi e R.Sula, solidarisht, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 310 (treqind e dhjetė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurve R.Sula, nė veēanti, t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė 6 copė shina nė vlerėn 457 (katėrqind e pesėdhjetė e shtatė) lekė, t'i paguajė R.H. Elbasan 3 copė hekur betoni 3 ml gjatėsi 20 ml, me vlerė 132 (njėqind e tridhjetė e dy) lekė, njė karrocė dore me vlerėn 80 lekė dhe dy blloqe betoni me vlerė 90 lekė. Dhe, kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė t'i paguajė vlerėn 3320 (tremijė e treqind e njėzet lekė)

    Detyrimin e tė pandehurve R.Sula dhe R.Dashi t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 137 (njėqind e tridhjetė e shtatė) lekė.

    Detyrimin e tė pandehurit R.Ēerri t'i paguajnė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė shumėn 4025 (katėrmijė e njėzet e pesė) lekė.

    Konfiskimin e provave materiale jashtė qarkullimit e blloqet e shinat qė janė gjetur nė shtėpinė e tė pandehurve Genci Leka e Vilson Blloshmi. Ndėrsa librat qė janė pronė e Ndėrmarrjes Bujqėsore Librazhd, t'i kthehen kėsaj ndėrmarrje.

    Kundėr kėtij vendimi mund tė bėhet ankim ose protestė nė Kolegjin Penal tė Gjykatės sė Lartė Tiranė brenda 6 ditėve nga e nesėrmja e shpalljes sė tij; pėr tė pandehurit Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, ēėshtja pėr shqyrtim nė shkallė tė dytė Gjykatės sė Lartė Tiranė. Dėrgohen nė bazė tė neneve pėrkatėse tė Kodit Penal.

    U shpall nė Librazhd, mė 13.06.1977

    Sekretarja: A.Xhani (Firma)

    Gjyqtari: S.Sulēe (Firma), Vula e Gjykatės.

    Shėnim: Me Vendimin Nr.22, datė 02.07.1977, tė Gjykatės sė Lartė Tiranė, ėshtė vendosur: Lėnia nė fuqi e Vendimit Nr.25, datė 13.06.1977, tė Gjykatės sė Rrethit Librazhd.

    Ky vendim, pėr tė dėnuarit Genc Leka e Vilson Blloshmi, nė bazė tė nenit 349, tė Kodit tė Procedurės Penale, nuk do tė vihet nė zbatim derisa tė shqyrtohet kėrkesa e tyre pėr falje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

    K/Sekretarja: A.Xhani (Firmė, vulė)".


    (Vijon.)

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Poetėt "armiq" nė pritje tė vendimit tė dėnimit nė vdekje

    Nr.15/1-A

    Arkivat pėr "armiqtė" Blloshmi e Leka Si i pėrgatiti Sigurimi dosjet e poetėve

    Raport:

    Procedura hetimore dhe gjykimi pėr poetėt "armiq" Genc Leka e Vilson Blloshmi, pasqyruar nė dosjen hetimore (Nr.48), ėshtė paraprirė nga njė punė e stėrmundimshme e planėzuar e realizuar nga organet e Sigurimit tė Shtetit, me bashkėpunėtorėt e tij nė bazė. Teksa poetėt vuanin privimin e ushtrimit tė profesionit, punonin nė minierė apo kooperativė, dikush i ndiqte e survejonte. Ja pjesė si bėhej grumbullimi e raportimi i informacionit, referuar dy rasteve, nga shumė tė tillė nė origjinal, duke mos pėrfshirė vetėm emrat e personave pjesėmarrės.

    Preferencat e poetėve pėr letėrsinė bashkėkohore

    (Marrė nga punėtori operativ "X". Dhėnė nga bashkėpunėtori "Y")

    Burimi njofton se mė dt.20.05.1973 ai zhvilloi bisedė me Vilson Blloshmin rreth kritikės qė i bėhet romanit "Dimri i vetmisė sė madhe" tė Ismail Kadaresė. Ndėr tė tjera, Vilsoni tha: "Ismaili ėshtė i madh si shkrimtar dhe kėto kritika po i bėhen se e kanė zili. Edhe kėtė radhė do ta kalojė me njė kritikė besoj. Ismaili njihet mirė dhe nga tė mėdhenjtė prandaj i shkruan kaq serbes, ai rrėshqet shumė si vijė.

    Dritėro Agolli njė herė ka rrėshqitur por nuk ėshtė kapur gabimi i tij. Ja si shkruan Dritėroi nė njė libėr tė tij. "Njė piktor bėri portretin e njė djali prej dru arre. Ky skulptori punonte me daltė nė fytyrė. Njė ditė shkoi nė dhomėn e punės sė tij njė piktor qė e kishte shok. Por papritur dalta takoi nė mesin e fytyrės njė hekur. E nxjerrin dhe e shohin. Ishte njė plumb. Plumbi qė i kishte rėnė arrės qė nė kohėn e luftės". Kėto ishin fjalėt e Vilsonit tė tregimit dhe si e mbaron, thotė: "Po e kupton se ē'deshi plumbi nė ballin e kėtij djali tė partizanit? Domethėnė qė koka e kėtij djali tė partizanit qė luftoi, nuk ka shpėtuar nga plumbi. Kjo duhet tė ishte kritikuar".

    Detyrat:-Do ta takoni pėrsėri Vilsonin dhe i thuaj se letėrsia ėshtė thikė e hollė, unė mendoj se ju keni tė drejtė qė thoni se Dritėroi ka dashur tė tregojė se djali i partizanit qė luftoi nuk ka shpėtuar, kot qė luftoi babai i tij.

    Ndėrsa pėr atė, qė thonė se Ismaili ka gabuar, unė nuk e kuptoj mirė pse ka gabuar.

    Masat operative: -Do tė studiosh rrjetin shoqėror tė Vilsonit nė Stravaj. Meqenėse ai njihet me b.p. "…" qė mbahet nė lidhje me shefin e seksionit do tė bisedohet mė tė, pėr ta drejtuar tek ai, do tė studiohen tė dhėnat e Vilsonit.

    Vlerėsimi: Mendoj se e dhėna ka rėndėsi, se Vilsoni nė njė interpretim e shpreh pikėpamjen e tij. Vilsoni ėshtė me shkollė.

    Punėtori operativ

    Si do arratiseshin poetėt nė Jugosllavi

    (Pėrgatitur nga punėtori operativ, firmosur nga kryetari e DPB)

    Plan masash agjenturor-operativ nė drejtim tė pėrpunimit nė (XY). Nė ngarkim tė Vilson Sami Blloshmit. Nga tė dhėnat e marra nė ngarkim tė Vilson Blloshmit, del se ky zhvillon agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Mė datėn 09.05.1976 qytetari "X" denoncon nė organet tona, se Vilson Blloshmi i ka propozuar pėr t'u arratisur nė Jugosllavi sė bashku me "Y", i cili u mor nė pėrpunim... pėr kėtė tendencė. Genc Leka nė kontrollin operativ (X) po ashtu, ėshtė dhe njė qytetar tjetėr nga Rrajca, por emri i tė cilit nuk dihet dhe as se kush ėshtė ky person.

    Me qėllim pėr tė parandaluar nė kohė arratisjen e tij sė bashku me personat e tjerė tė lartpėrmendur, do tė merren kėto masa agjenturalo-operative.

    1-Do t'i jepet njė vijė sjelljeje qytetarit "X" pėr tė zbuluar se kush ėshtė personi nga Rrajca dhe kur e kanė lėnė datėn pėr t'u arratisur, nė ēfarė drejtimi do tė lėvizin dhe nėse kanė armė, dhe ēfarė lloji arme kanė.

    2-Meqenėse Informatori do tė takohet me Vilsonin mė 10.05.1976, nė Pėrrenjas, do tė merret nė survejim pėr ta saktėsuar se me cilin person do tė takohet dhe do tė saktėsohen dhe lėvizjet e tjera.

    5-Me rastin e arrestimit tė vėllait tė Vilsonit i janė dhėnė detyra (disa bashkėpunėtorėve) pėr ta patur nėn kontroll, meqenėse banojnė dhe jetojnė nė kėtė fshat dhe pėr ēdo lėvizje tė Vilsonit, (largim nga fshati) tė na njoftojnė me kėtė parullė: "Pakon e nisėm pėr Librazhd".

    7-Do tė merren masa kontrolli dhe nė drejtim tė Genc Lekės i cili, del qė edhe ky do tė arratiset me Vilson Blloshmin.



    -----------------------------------------------------------------------

    Mbas pėrfundimit tė kėtyre detyrave tė ngritura nė kėtė plan, do tė bėhet analiza e tyre dhe do tė merren masa tė mėtejshme.

    Punėtori operativ X.Y.



    Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore dhe gjyqėsore e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, nė vazhdim, po japim momentet kur tė akuzuarit prisnin vendimin me pushkatim nga gjykata nėpėrmjet pohimeve tė Bedri Blloshmit, si dhe mėnyrėn se si pėrgatiti Sigurimi suverjimin e arrestimin e tyre.





    Ėshtė dita e fundit e gjyqit ndaj "Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės" ku poetėt Blloshmi e Leka pritet tė marrin dėnimin me pushkatim. Ja si e sjell dėshmia e Bedri Blloshmit, i dėnuar me 25 vjet burg, kėtė ngjarje tė rėndė:



    Fundi i ditės sė parė tė gjykimit

    "...Mbaroi dita e parė e gjyqit…Kryetari i Gjykatės deklaron se seanca mbyllet. I drejtohet njė personi nė sallė tė bėnte gati dėshmitarėt pėr ditėn e nesėrme. U lexua njė listė me emrat e dėshmitarėve, qė ishin tė gjithė tė gatshėm jashtė sallės ku zhvillohej gjyqi me dyer tė mbyllura. Urdhėrohen policėt qė tė na ēonin nė dhomat e izolimit dhe tė paraqiteshim ditėn e nesėrme, nė orėn 10:00.

    Pasi na lidhėn dy e nga dy, hipėm nė makinė. Nisemi si ditėt e tjera pėr nė birucė. Kur dolėm jashtė, njerėzit prisnin nė tė dyja anėt e rrugės dhe pėshpėritnin: "Hė a mbaruan? Sa u dėnuan? Si s'po marrin vesh asnjė gjė? Gjithė kėto ditė gjyq! Ē'po bėhet kėshtu?". Ata na shoqėronin deri nė hyrje tė Degės. Kur dilnim pėr seancėn tjetėr i shihnim ulur nė trotuar, apo mbėshtetur nė trungun e ndonjė druri tė bulevardit. Dukeshin tamam tė pėrgjumur, tė lodhur. Ata shkonin me mendimin se do fitonin diēka, se kot nuk i kishin sjellė tė organizuar. Prisnin nė atė tė nxehtė qershori...

    Dielli sikur e bėnte qėllimisht vapėn pėrcėlluese, digjte nė kokat tona tė qethura. Sytė na ishin verbuar nga izolimi i gjatė. I hapnim, i mbyllnim shpesh, na dhembnin nga drita shumė e fortė e mesditės.

    Edhe pse ishte kjo nxehtėsi e padurueshme, njerėzit kureshtarė ishin tė interesuar pėr njė pėrgjigje. Ata prisnin, nė tė dy anėt e bulevardit, nėpėr ballkone dėgjoheshin zėra, donin tė dinin nėse kishte seancė tjetėr pasdite.

    Shkuam nė paradhomė, dhe qė andej kalonim nė korridorin e ngushtė. Ne, edhe pse ishim ambientuar, tė detyruar me erėn e igrasisė dhe tė mykut, kur ktheheshim nga jashtė, kjo erė thartire na i ngacmonte prapė hundėt, fillonin teshtitjet.

    Tė gjithė policėt viheshin nė lėvizje tė rrėmujshme, tė na zgjidhnin e futur nė biruca, atje ku kishim qenė. Pasi mbaronin me ne, vendin e rrėmujės sė zhurmshme e zinte njė qetėsi e detyruar, tė cilėn e thyente vetėm kėpuca me gozhdė e policėve tė qelisė: ishin 4-5-fishuar".

    Biseda ime me vėllanė, Vilsonin

    "Gjetėm mundėsinė pėr tė biseduar shkurt me Vilin, nėpėrmjet murit, siē e kam shpjeguar mė parė, nė radhitjen e kėtyre kujtimeve tė hidhura dhe shkatėrruese, me ne dhe familjen tonė. Vili mė tha se as sot nuk kishte parė asnjė nga familja.

    -Nuk di ē'bėhet me Dianėn?! Bedri, ajo duhet tė ketė ditė qė ka lindur. Ne, nuk duhet tė mėrzitemi po morėm dėnime kapitale, sepse jemi krenarė pėr ata prindėr qė na lindėn dhe edukuan. Mė e rėndėsishmja ėshtė se askujt nuk i kemi as borxhin mė tė vogėl. Jemi tė qetė shpirtėrisht. Unė nuk besoj qė Zoti tė pėrkrahė mendimin e kėtyre njerėzve egėrsira, megjithatė i jep disa dhe i merr shpejt. Nuk i lė gjatė nė kėtė botė tė pashpirt, ku njeriu pėrpiqet tė hajė njerinė. Unė po kuptoj se diēka e rėndė ėshtė pėrgatitur pėr ne.

    I mėrzitur, me zor i shtyja orėt, minutat. Prisja me padurim pėrfundimin. Nga ajo gjendje shpirtėrore qė isha, mė ishte prerė dhe oreksi. Buzėt, gryka na thahej. Shoku qė kisha nė dhomėn e izolimit, ishte njė burrė i moshuar me pamje babaxhani. Mė jepte kurajo. Shpesh mė jepte nga njė cigare, mė detyronte ta pija. E vazhdonte bisedėn.

    -Bedri, ju s'jeni as tė parėt, as tė fundit nga familja e Blloshmėve qė dėnoheni kot, kjo dihet. Prandaj mos u demoralizo se s'i dihet. Tė rinj jeni, nuk e ndjeni, me moshė e kaloni ēdo gjė. Ja qė taksirati s'paska tė mbaruar.

    Nata e errėt mė e nxirė se herėt e tjera (tė paktėn kėshtu mė dukej mua). Mendoja: "Ditė tė kėqija do tė na sjellė kjo natė qershori...". Gjithė natėn nuk vura gjumė nė sy. Edhe shoku i birucės nuk fjeti. Mė ėshtė dukur njė natė shumė e gjatė. Si duket, dita s'donte tė hapte, ndoshta pėr tė na dhėnė kohė mė shumė pėr ta shtyrė tė keqen sa tė mundej. Megjithatė u gdhi. Filloi lėvizja e shulave tė dyerve tė hekurta, pėrplaseshin me forcė nga dora e policėve. Dhe po tė qe nė gjumė ndonjė i arrestuar, do ngriheshe menjėherė nga zhurma".



    Pėrsėri nė sallėn e gjyqit



    Erdhi ora! Na nxorėn nga birucat shpejt e shpejt e na lidhėn si ditėt e tjera. Qyteti ishte mbushur me fshatarė tė ftuar, rrinin jashtė sallės sė gjyqit. Makina ecte nė mes tė bulevardit, ku pėrpara makinės, ecte shumė ngadalė, hapte rrugėn Kryetari i Gjykatės me prokurorin, herė pas here hidhnin shikimin nga ne tė lidhur nė makinė. Qyteti ishte mbushur me fshatarė tė ftuar rrinin jashtė sallės sė gjyqit.

    Prokurori diē pėshpėriste kur i afroheshe ndonjė fshatar, kur afroheshin kokė mė kokė. Kur ndaheshin, tė tjerė e rrethonin pėr tė dėgjuar diēka. "Do e merrni vesh pėr armiqtė e klasės me gojėn e tyre tė helmuar, nuk e kanė arritur qėllimin, se s'i latė ju, por u treguat vigjilentė, i sollėt kėtu ku janė".

    Zumė vend nė sallė, si ditėt e tjera. Mbasi folėn vesh mė vesh, gjykatėsi me prokurorin, njė nga tė ftuarit dukej se kishte njė detyrė qė ishte brenda nė sallė; i dorėzoi njė letėr gjykatėsit. Ndėrsa e lexonte pa zė, ai e shoqėronte me lėvizjen e kokės, me shenjėn qė miratonte atė qė ishte shkruar. Heshtja vazhdonte. Tė gjithė shikonin gjykatėsin qė po lironte kollaren nė qafėn e majme. Fėrkoi duart, liroi zėrin mbasi u kollit, hodhi njė shikim nga salla pėrballė.

    -Mirė pra. Seanca e radhės hapet. I pandehuri Genc Leka! Pėr ju i pandehur kemi njė provė tė fortė, ka tė bėjė me dorėshkrimet tuaja. Sipas Akt-Ekspertizės Letrare qė kemi nga njė kompetent letrar, del se janė shkruar me frymė armiqėsore. Nuk i pėrshtaten realizmit tė sotėm. Sado qė je munduar tė fshehėsh, aludimi ėshtė i qartė.

    "Poezia pa titull". Ėshtė pesimiste, ku autori shpreh dėshpėrim. Ku nga e kaluara e tij nuk ka mė asgjė veē gėrmadha dhe gurė i kanė ngelur, ditėt e lumtura dhe miqtė s'i ka mė.

    "Miqtė e parė". Dhe kjo tregon se nuk janė mė, dhe prej tyre veē gjurmėt kanė mbetur. Autori kujton me nostalgji kohėn e shkuar.

    "Kjo rrugė". Vjersha tregon rrugėn malore, gjurmėt nėpėr zall, humbasin pa mundim.

    "Oxhaku", "Harabelat", "Cigani" e shumė tė tjera sipas Akt-Ekspertizės Letrare shprehin dėshpėrim, pesimizėm, vuajtje, janė nė kundėrshtim me realitetin tonė. Kėrkon t'i mohojė.

    I pandehur, keni shumė dėshmitarė qė provojnė njė krim tjetėr. Propagandėn. Keni bėrė herė pas here, nė ambiente tė ndryshme. Nė fermė, nė pyjore, kudo qė je shprehur se je i dėshpėruar, pa tė ardhme. Pa shpresė, asgjė s'tė pėlqen.


    (Vijon)

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjykata e lartė: "Poetėt Leka e Blloshmi, tė dėnohen me vdekje me pushkatim!

    Arkivat. Kėrkesa nė Gjykatėn e Lartė


    Blloshmi: "Ja pse nuk duhet tė mė pushkatoni!"



    Dėnimi me vdekje pėr dy poetėt librazhdas, Vilson Blloshmi e Genci Leka, i sapo kumtuar nė sallėn e kinemasė sė qytetit, mes njė auditoritė pėrzgjedhur qė duartrokiste "Rroftė Partia" "Poshtė armiqtė!", atė mesditė tė 13 qershorit 1977 sapo ėshtė dhėnė. Tashmė, nė qeli tė veēanta (birucat) ku rrinin, atyre u lidhen kėmbė e duar, u vendoset helmeta nė kokė dhe u dyfishohen rojet. Ditė-netė-javė tė tėra nė njė gjendje tė tillė tė tmerrshme. Edhe e drejta pėr tė pėrtypur dy kafshatė bukė, megjithėse ata nuk kishin uri e etje, nuk mund tė realizohej. Edhe kėtė shėrbim ua kryenin policėt e dubluar…Poetėt, e jo vetėm ata, e kanė kuptuar se shpresa pėr falje jete, tashmė do tė ishte vetėm njė shpresė. Thuhet pėr ēdo rast e pėr ēdo rrethanė se, shpresa vdes e fundit…

    Kėshtu qė tė dėnuarit me vdekje atė mesvit tė trishtė tė 1977-ės, bėjnė ankimimin nė Kėshillin Gjyqėsor tė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė. Kėrkojnė t'u falet jeta, duke bėrė dhe argumentimin se pėrse e kėrkojnė njė gjė tė tillė…

    Ja ēfarė thuhet mes tė tjerave nė kėrkesėn e tė dėnuarit Vilson Blloshmi drejtuar Gjykatės sė Lartė pėr zbutje dėnimi:


    "Si nė hetuesi, edhe nė gjyq unė e kam mohuar akuzėn, nuk kam sabotuar, nuk kam agjituar pėr tė pėrmbysur pushtetin…

    Dėnimi kapital, mendoj se nuk duhet tė zbatohet kundėr meje, sepse jam ende djalė i ri, me ēdo mundėsi pėr t'u edukuar nėse gjykata e shkallės sė dytė do ta gjejė tė provuar fajėsinė time, qoftė edhe duke ndenjur pėr njė kohė tė gjatė i izoluar nga jeta e lirė, me ēdo mundėsi pėr tė punuar dhe pėr t'i shėrbyer mė gjatė shoqėrisė."


    Arkivat pėr poetėt "armiq"


    Kush ishin Vilson Blloshmi dhe Genc Leka


    Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindėn nė muajin Mars. Vilsoni, lindi mė 18 mars tė vitit 1948, ndėrsa, Genci mė 23 mars tė vitit 1941. Qė tė dy ishin nga i njėjti fshat, nga Bėrzeshta e Librazhdit, qė tė dy ishin poetė. Ashtu siē kishin lindur nė tė njėjtin muaj, ata patėn tė njėjtėn vdekje dhe nė tė njėjtėn natė. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut tė vitit 1977, pėr tė vetmin "faj", se kishin lindur poetė. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatėve, ndėrsa trupat e njomė u flakėn nė tė njėjtėn gropė. Tė dy poetėt e kallur nėn dhč u lanė nė harresė deri nė shembjen e diktaturės, ndėrsa poezitė e tyre u shpallėn heretike. Diktatura i groposi, por tė dy poetėt kishin skalitur pavdekėsinė me krijimtarinė e tyre, poezinė. Ata ishin poetė tė lindur dhe i kėndonin bukurisė, njeriut tė thjeshtė.

    Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ishin mėsues dhe poetė tė talentuar qė aspironin pėr liri dhe demokraci, pėr njė jetė mė tė mirė. Ndaj tyre u organizua njė gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisė sė Librazhdit kishte bėrė njė plan masash pėr gjykimin dhe dėnimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės. Pra, nė Komitetin e Partisė merreshin vendime pėr pushkatimin e poetėve. Edhe diskutimet qė do tė bėheshin nė gjyqin politik, ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė dhe aty ishin caktuar gjashtė vetė pėr tė diskutuar ato qė ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė. Nė planin e masave tė Komitetit tė Partisė, thuhej se: "Gjykatat Popullore punojnė pėr tė realizuar vendimet e Kongresit tė 7-tė tė PPSH". Akuzat ishin tė rėnda pėr "krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandė".



    Vilson Blloshmi rridhte nga njė familje patriotike. Ai fliste frėngjisht dhe anglisht nė mėnyrė tė shkėlqyer. Shkruante poezi, por edhe pėrkthente poetėt mė nė zė perėndimorė, sidomos ata francezė. Akuza kryesore ndaj tij ishte poezia "Saharaja", ku ai e simbolizon Shqipėrinė tė shkretė dhe pa miq e pa shokė, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thėnė se, "qė tė bėhesh njeri i afirmuar, duhet tė dish edhe gjuhė tė huaja". Regjimi nuk i donte njerėzit qė dinin gjuhė tė huaja. Megjithėse dinte gjuhė tė huaja, ai shikohej me sy tė keq nga Partia e Punės dhe qeveria komuniste. Nė aktakuzė thuhej se: "Vilson Blloshmi e ka filluar qė nė bankat e shkollės, nė Normalen e Elbasanit, veprimtarinė armiqėsore". Ai i kishte thėnė njė shoku nė shkollė se, "vendi nuk ka literaturė tė bollshme dhe njerėzit nuk marrin dije"...

    ...Genc Leka, ishte njė mėsues shembullor, por pėr probleme tė biografisė e ēuan nė punė ndėrtimi. Edhe pse punonte shumė, ai gjente kohė qė tė shkruante edhe poezi. Nė aktakuzė ishte shkruar se ai ka bėrė agjitacion, duke u shprehur se, "normat janė tė larta dhe shpenzimet e ulėta sa mezi jetohet". Ai u akuzua pėr poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, "poezitė shprehnin dėshpėrim". Interpretimi i poezive e rėndoi akuzėn. Edhe poezitė e natyrės cilėsoheshin si politike.


    Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqėsore Nr.48 e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka, nė kėtė numėr, po japim pjesė tė vendimit tė Kėshillit Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė, i cili, pasi shqyrton kėrkesėn e tė dėnuarve, lė nė fuqi vendimin pėr dėnimin me vdekje me pushkatim pėr poetėt "armiq" Genc Leka eVilson Blloshmi.

    --------------------------------------------------------------------------------------------

    Nė pėrfundim tė gjykimit tė gjykatės sė shkallės sė parė Librazhd, mė 13.6.1977, pėr 8 pjesėtarėt e "Grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės", ku pėr dy poetėt Genc Leka e Vilson Blloshmi kėrkohet dėnimi ekstrem , a i vdekjes me pushkatim, shpresa e vetme mbetet ndryshimi i kėsaj mase nga KėshilliGjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė Tiranė tė cilit i janė drejtuar. Tre javė mė pas, ky Kėshill, referuar vendimit origjinal (Dosja Nr.48, faqe 356-370), nėn drejtiminkryesueses Eleni Selenica, merr nė analizė ankimimin. Nė pėrfundim, ky organizėm i lartė gjyqėsor i kohės, lė nė fuqi vendimingjykatės sė Librazhdit, duke lėnė nė fuqi ndėshkimin e poetėve me pushkatim.

    Ja pjesė nga ky vendim:

    "KėshilliGjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė,

    pasi dėgjoi relacionin e anėtarit S.Krongo, mendimin e prokurorit P.Konomi, qė kėrkoi lėnien nė fuqi tė vendimit dhe pasi shqyrtoi e bisedoi nė tėrėsi ēėshtjen

    Vėren:

    Vendimi i gjykatės ėshtė i drejtė dhe si i tillė duhet tė lihet nė fuqi.

    Nga materiali i ēėshtjes rezulton e vėrtetuar se tė gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, D.Blloshmi, Bedri Blloshmi, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, pėr njė kohė relativisht tė lartė, kanė zhvilluar njė veprimtari tė theksuar kriminale ku kanė synuar minimin e ekonomisė bujqėsore dhe pėr tė dobėsuar Pushtetin Popullor. Nga kėta, tre tė parėt kanė zhvilluar edhe agjitacion e propagandė kundėr Pushtetit Popullor, kurse tė gjykuarit e tjerė R.Ēerri, R.Sula, R.Dashi pėr disa vjet me radhė, sistematikisht dhe nė grup tė organizuar me njėri-tjetrin dhe me tė gjykuarit Bedri e D.Blloshmi, si dhe nė bashkėpunim me A.Gocin kanė pėrvetėsuar pasuri socialiste.

    Siē del nga tė dhėnat e gjykimit, tė gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi e R.Dashi, janė persona me prejardhje klasore e pėrbėrje politike shumė tė keqe, rrjedhin nga familje shumė tė pasura, prindėrit e tė afėrmit e tyre gjatė luftės Nacionalēlirimtare u lidhėn dhe bashkėpunuan ngushtė me pushtuesin dhe organizatat tradhtare tė Ballit Kombėtar, si dhe ju kundėrvunė lėvizjes nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit kanė mbajtur qėndrim armiqėsor ndaj pushtetit popullor. Kėshtu, i ati i tė gjykuarit Genc Leka, B.Leka, jo vetėm qė ka marrė pjesė nė radhėt e Ballit Kombėtar, por pas ēlirimit u arratis nė Jugosllavi dhe ishte vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja duke vepruar disa herė si diversant nė vendin tonė nė zonėn e Qukėsit. Po kėshtu, familja e tė gjykuarve tė tjerė Vilson e Bedri Blloshmi(vėllezėr) ka qenė e lidhur me Ballin Kombėtar dhe shtėpia e tyre pas ēlirimit qe kthyer nė strehė pėr bandat e diversantėve e tė tradhtarėve si Haki Blloshmi, Bardho Leka, Hasan Blloshmi. I ati i tyre Sami Blloshmi ėshtė dėnuar pėr krime kundėr shtetit.

    I gjykuari D.Blloshmi, megjithėse ka origjinė tė varfėr, por duke pasur njė vėlla tė pushkatuar gjatė luftės u lidh me kėta armiq, duke marrė pėr grua vajzėn e tradhtarit B.Leka, motrėn e tė gjykuarit Genc Leka dhe duke qenė edhe vetė egoist, llafazan e vjedhės, ra nėn presionin e tyre..

    …..Nė kėto kushte, kėrkesat e tė gjykuarve pėr tė ndryshuar vendimin e gjykatės nė lidhje me dėnimet e caktuara, janė tė pabaza dhe si tė tilla, duhet tė refuzohen.

    Pėr kėto arsye: Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė, nė bazė tė pikės 1 tė nenit 313 tė K.Pr.P, vendosi:

    Lėnien nė fuqi tė vendimit Nr. 45, datė 13.06.1977 tė gjykatės sė rrethit Librazhd.

    Ky vendim, pėr tė dėnuarit Genc Leka e Vilson Blloshmi, nė bazė tė nenit 349 K.Pr.P nuk do tė vihet nė ekzekutim, derisa tė shqyrtohet kėrkesa e tyre pėr falje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

    Tiranė mė 2.7.1977

    Anėtar S.Krongo(firma), Anėtar A.Zenko(firma) Kryesuese Eleni Selenica(firma)"

    Aranit Ēela, firmos vendimin pėrfundimtar

    Fijen e fundit tė shpresės pėr jetėn, poetėve Leka e Blloshmi, ua pret shkresa e firmosur nga Aranit Ēele. Ja si thuhet mes tė tjerave nė kėtė vendim:

    "...Siē del nga tė dhėnat e gjykimit tė ēėshtjes, tė gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi etj., janė persona me prejardhje klasore e pėrbėrje politike shumė tė keqe. Kėta rrjedhin nga familje tė pasura, qė bashkėpunuan me Ballin Kombėtar...

    ...Gjykata e Lartė, duke e shqyrtuar nė tėrėsi kėtė ēėshtje dhe duke pasur parasysh edhe diskutimin e masės gjatė gjykimit, lė nė fuqi vendimin e Gjykatės Librazhd pėr dėnimin me vdekje me pushkatim tė tė gjykuarve Genc Leka e Vilson Blloshmi. (Burimi i cituar mė lart)

    Kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela(Firma) (Burimi i cituar mė lart)

    Pushkatimi i poetėve

    Genci dhe tė Vilsonit, nė mesnatėn e errėt tė 17 korrikut 1977, u pushkatuan nė njė largėsi prej rreth 5-6 km nė largėsi tė Librazhdit, nė njė humnerė qė quhet "Pėrroi" dhe "Firarit". Njė toponim i ēuditshėm. Atje jo qė s'ka ujė, por as zogjtė nuk duan tė kalojnė andej. Me sa duket e ndiejnė erėn e vdekjes. Sipas kalimtarėve, atje rrallė mund tė ndodhte tė dėgjohej zėri i ngjirur i qyqes. Qyqja, siē tregon njė gojėdhėnė, kėrkon vėllanė e vrarė nga shokėt nė pyll. Siē duket, edhe qyqes nuk i besohet qė nė tė tilla humnera mund tė ndodhin tragjedi tė tilla.

    Ditėn qė u bė zhvarrimi i trupave tė Gencit dhe Vilsonit, kujton Bedri Blloshmi, plumbin e gjeta midis trupave tė tyre. Kishte filluar tė kalbej, ndėrsa trupat e tė ndierėve i kishin mbuluar rrėnjėt e drurėve qė kishin mbirė mė pas. Siē duket, i mbanin mbuluar nga ndonjė rrezik tjetėr si i diktaturės, qė tė zhduknin ēdo gjurmė mbas krimit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bedri Blloshmi: Bode, kryetar i shoqatės “Enveri”
    Nga Maars nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 03:11
  2. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  3. Kadare per dy poetet e pushkatuar nga PPSH-ja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •