Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: te Sheshi

  1. #1
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    te Sheshi

    ne te vetmin shesh te qytetit
    dje u mbajt nje tubim ku degjuam e c'nuk degjuam
    retorike politike dhe perversione te ngjajshme

    nuk munguan as Nostradamuset moderne
    me gazeta te pozites ne xhepin e djathte
    te opozites ne te majtin
    ta mjegullojne mendjen me ato qe kane lexuar ndermjet rreshtave
    (rreshtat gjithsesi genjejne!)

    dikush me vone
    i kurdisur ne nje nga kafenete e sheshit
    gjithe zjarr prognozon lufte te re
    sikur te flitet per vazhdimin e ndonje filmi aksion amerikan
    me heronj pozitive alla Rambo
    qe e shpetojne boten nga terroristet apo kreaturat jashtetokesore

    e ne
    populli i thjeshte
    klase punetore qe na quanin dikur
    mahnitemi me gjithe ato koka gjeniale qe ka rritur kjo toke
    por kurrsesi s'kuptojme pse e tera eshte ende ne balte

    gjithe ato koka gjeniale
    e ne po cmendemi kolektivisht...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 24-10-2005 mė 15:59

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shi ben mire qe here pas here e lag me vargje kete forum,qe ka kohe qe eshte thare...................

    Bukur.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Je thyer ne mes populli im
    Armiq nen kollona apartamentesh,
    te therin gjymtyret.
    Te shurdhojne veshet mikrofonat pompoz
    Dhe perkushtimi genjeshtar i pseudobijeve llups
    po te ha eshtren......
    .................................................. ...............
    Populli im ende projekton Perrallen e vjeter.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne te vetmin shesh te qytetit dje u mbajt nje tubim ku degjuam e c'nuk degjuam, retorike politike dhe perversione te ngjajshme. nuk munguan as Nostradamuset moderne me gazeta te pozites ne xhepin e djathte dhe te opozites ne te majtin. ta mjegullojne mendjen me ato qe kane lexuar ndermjet rreshtave. rreshtat gjithsesi genjejne!
    dikush me vone i kurdisur ne nje nga kafenete e sheshit gjithe zjarr prognozon lufte te re sikur te flitet per vazhdimin e ndonje filmi aksion amerikan me heronj pozitive alla Rambo qe e shpetojne boten nga terroristet apo kreaturat jashtetokesore e ne, populli i thjeshte, klase punetore qe na quanin dikur mahnitemi me gjithe ato koka gjeniale qe ka rritur kjo toke por kurrsesi s'kuptojme pse e tera eshte ende ne balte. gjithe ato koka gjeniale e ne po cmendemi kolektivisht...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-10-2005 mė 10:55

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    kolombi, helena78 dhe brari, ju falenderoj qe keni marre mundin ta lexoni kete rremuje qe kam shkruar. posaqerisht falenderoj brarin qe ka marre mundin t'i fshije Enter-at ne fund te rreshtave dhe poezine ne dukje te ma shnderroje ne proze. pune eshte edhe kjo.

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    bëhu nënshtetas i ndershëm
    në fund të muajit
    paguaji të gjitha borxhet e faturat
    me kusurin e mbetur qerase veten me një makiato
    falënderoju Zotit për ditën e re
    mos u anko
    mos mallko
    kafshoje buzën nëse të shahet

    fytyrat nëpër posterë lëri le të vazhdojnë të zgërdhihen
    s'ka lidhje që u ka dalë boja
    kryesorja është se ende janë aty
    pikërisht aty ku i kemi vendosur vetë
    prandaj
    vazhdo ec
    shiko rrugën tënde
    shiko punën tënde

    mos u anko
    mos mallko
    kafshoje buzën nëse të shahet
    bëhu nënshtetas i ndershëm i një shteti që shtet nuk është...

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    nė asnjėrėn prej gazetave tė kėsaj dite dhjetori
    nuk ishte shkruar gjė
    pėr lypėsin njėmbėdhjetė vjeēar
    qė mbrėmė bėnte gjumė mbi njė copė kartoni
    nė njėrin prej trotuareve
    nė mes tė sheshit

    edhe sonte
    mu nė mes tė sheshit tė qytetit
    moshatarėt e tij e mėsojnė lėndėn e matematikės
    duke kthyer kusur pėr cigaret e shitura
    nėpėr po atė shi

    nė asnjėrėn prej gazetave tė nesėrme
    nuk do tė shkruhet gjė
    si zakonisht
    jeta do tė vazhdojė me normalitetin e vet abnormal...

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:06
  2. Si ju duket Qendra e Tiranes?
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 09:25
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Ura e Gurit, tupani, pitajkat dhe sheshi Shatervan
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:55
  5. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •