Ankim per nenen
Perse,mama,ti deshiron te vdesesh?
Tani ti je me e re se une.
Njezet vjec ne Iliri zbrita,
Me te gjitha ereat qe fryn kendej pari,
por ty nuk te thane.
A e mban mend sa shume i pelqeja
kemishat e bardha?
Trupi im i lashte atehere
kishte kohen te ikte.
Kur mbusha tridhjete,nje nate dhjetori,
Mu be se fola me vete tenzone.
Ai me tha:shume ke vuajtur
per ate vajzen qe te beri koken,
te kesh kujdes se eshte e vogel!
Perse mama ti deshiron te vdesesh?
Perse keshtu pa radhe ,pa te drejte?
Vertete shpertheu koha e helmeve,
Por s'e ke mire te me lesh vetem
Kur te kesh ikur perse do qaj?
Per cilat ndarje,
Cili mall do me marre per dore?
***
Thote po me therrasin,
por une e di.
Nuk ka me vend
per lajme te reja.
Ah nena ime ka nevoje te mendohet
gjate,shume gjate,perjetesisht gjate.
Dhe as te mos pyetet,
as te pergjigjet.
Nentor 1995.
Krijoni Kontakt