Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 98
  1. #31
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Fatos Arapi

    Ne park




    Ne trup te nates hije neper hije
    duken e zhduken forma dashurie,
    duken e zdhuken silueta te holla
    Tungjatjetani-o dashuri te njoma!
    Tungjatjetani-caste pafajesie!
    dehur nga mushti i peshperimave tuaja
    mes jush,-duem e zhdukem vet'si hije,
    si siluete e holle dashurie.

  2. #32
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Fatos Arapi

    28 Korrik 14551)




    ...Kte dite si Rozafen
    muroseni themelit ne keshtjelle
    Dhe vetem gjirin ia lini pak jashte,
    gjaku i Muzakes te rrjedhe.


    Do vijne dite te tjera
    aty te pine paprere.
    Do te jene ato dite--Vajkal,
    Albulene do te jene...




    1) dita e Tragjedise se Beratit

  3. #33
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Bardhyl Londo

    VETEM ITAKA MBETET
    Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut.
    Kane nderruar dashurite.S'jane me si
    te Manelaut.
    Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes.
    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    parparendes.
    Vtem Itaka mbetet.
    Itaka te femijea,Itaka te gjeniu
    ajo, e perjetshmia,
    enderra,
    dashuria,
    jeta,
    vdekja:
    Itaka-vete njeriu.

  4. #34
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Bardhyl Londo

    AMANETET E POETIT
    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.
    Nese syte e tu do te dridhen sado pak
    nga keto vargje
    une i gjithi do t kumboj si nje kitare
    deri ne agim.
    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.
    Mos harro te vish ne harrim.

  5. #35
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Bardhyl Londo

    NE TREGUN E RREFUGJATEVE
    Ne tregun e refugjateve
    kepuce po bleve,
    ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura
    Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje.
    Ne tregon e refugjateve ,
    tensioni do te te ulet.
    Ndaj mos harro,
    merr gjithmone nje te aferm
    nga krahu te te mbaje.
    Ne tregun e rrefugjateve
    mos bli kurre embelsira,
    vetem kafe bli, kafe te hidhur.
    Mos pyet kurre per cmimet,
    (si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?)
    Dhe mos harro,
    sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve,
    dy here puthe vajzen,
    dy here djalin.
    Kujdes kur te hedhesh hapat netregun
    e rrefugjateve.
    ngadale mbi zemra shkel
    mbi dashurine.
    Dhe mbi te gjitha,
    sa here te shkosh ne tregun e refugjateve,
    te lutem,
    mos harro te mbash ne xhep
    trinitrine...

  6. #36
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Bardhyl Londo

    VETEN E VRASIM PERDITE
    Veten e vrasim perdite.Ne tavolina
    te pista kafenesh. Ne rrjeshta
    te ndyte gazetash. Ne qarqe
    prapesish, intrigash. Vritemi
    ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot,
    s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza
    nuk hiqet.
    Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet.

  7. #37
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Xhevahir Spahiu

    Heshtje s'ka




    Zhurmojne lumenjte
    qe nga koha e Adamit
    Zhurmojne bletet dhe rete
    permbi supet e malit.
    Zhurmojne orkestrat e deteve
    dhe bubullimat e avioneve,
    zhurmojne udhet e shteteve
    dhe zerat e zogjve
    zhurmon limfa neper drure
    dhe gjaku neper trup,
    zhurmojne shirat e ardhshem
    neper qiejt e murme
    dhe mendimet ne tru.


    Ngopur bota me zhurma
    te vogla e te medha
    Heshtje s'ka.

  8. #38
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Xhevahir Spahiu

    Udhetimet e mIa




    Do ta shaloj rene
    te shkoj mbi malet e mia,
    po deshen shi, t'u derdh pika lotesh.


    Do ta shaloj kalin
    te ndiej shijen e eres
    kur dashuria pret.


    Do ta shaloj lumin
    te me coje ne det,
    te mbaj mbi vete anijet.


    Do ta shaloj pemen
    mos pikellohet pa zogjte,
    rrenjet t'i ngulen me thelle ne toke.


    Do ta shaloj endrren
    pa yzengji dhe pa fre,
    te me coje tek e nesermja.


    Do ta shaloj kengen,
    zot i saj, rob i saj, -t'i kendoj
    levizjes dhe nga pika e vdekur.

  9. #39
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Xhevahir Spahiu

    Pleqte e dheut


    Ne lillim ish ulliri. ..
    Preki me gishta nje nga nje trungjet tempuj;
    kush si ata ia di shijen dheut?
    2gavra te gerryera
    prej heshtjes, mosqeshjes ;
    gunga te dala
    prej pezmit, prej helmit;
    te verteta te ruajtura
    si prej levozhges,
    thelbi.


    Bisqet qe brofin befasisht mbi rrenoje,
    pagjumesi mijevjecare e nje jete ne loje.


    Thinjen e thinjen. Harruan moshen.
    Kujtesekaltert. Fjale te Urta te tokes.


    Kohet pa kthim,
    zerat e larget
    hedhur e mbetur ne disqe rrathesh.






    Me cilin shekull,
    me cilin njeri
    kerkon til flasesh ?


    Ne fillim ish ulliri. ..

  10. #40
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Xhevahir Spahiu

    Raport lufte


    I perendishmi Padishah!
    Zjarri i xhehnemit
    Mbi Arberine ra.
    Dhjete mije fryme
    i derguam ne ate bote:
    shtate mije arnaute,
    tre mije ullinj te motcem.
    Te paudhet
    shkuam nje nga nje ne shpate,
    druret
    i dogjem te gjithe te gjalle.
    Tre dite e tre net'arome profetike
    e nje flake ylberore,
    vec te ishe aty.
    Zoti im!


    Sherbetori yt i perunjur
    Ibrahim

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •