I SHTRENJTI IM
Ne kete kend te qete,
Ku s'fishket lulja e moshes
Gjashtembedhjete vjec ke mbetur ti,
Po mua nuk mu nda stuhia e kohes,
Me la pa flete qysh filiz te ri,
Aq sa perpara kohe,krejt jam thinjur.
Ndaj, ne s'kam ardhur deri sot,besome:
S'kam dashur qe me lotin tim te hidhur,
Te ta helmoje shpirtin tend te njome.
Se ty te mori plumbi armik,po mua
me nxine ditet mizorisht ata,
Qe me te shtrenjtat enderrat e tua
Ti amanet ua le, o im vella!
Po sot s'kam ardhur te te qaj,
As te ankohem per kalvarin tim.
Nje tjeter brenge kam, qe s'di me ke ta ndaj,
ne kete mot zhgenjimesh pambarim!
Se s'me kish vajtur neper mendje kurre
Te arrinte marrezia gjer ketu,
Sa me kurora lulesh e flamure,
Te rivarrosen vrasesit e tu
Edhe te mijera djemsh e vajzash qe, si ti,
Atdheun duke vene perjetsisht mbi veten
n'altarin e lirise bene fli
Ate c'ka paten me te shtrenjten: jeten!
Oh, kur mendoj se ajo turme e cmendur
Mund te shkele edhe ty mbi varr,
vella me ngjethte mishte e s'me mban vendi,
Ndaj erdha te te marr
Dhe, meqe tek kjo toke qe pandehme meme,
Qe ti fale gjakun dhe une shpirtin tim
Te afermit e varfer s'arriten te na lene
Asnje pellembe trual trashegim,
Do te gjej nje kend mes kengeve te mija
Te prehesh ne qetesi
Larg britmave te atyre qe iu ka hyre babezia
ta lene kete vend pa histori
*******
Dy hapa larg e vite per te arritur
Atje,ku per cdo cast na vete malli
Atje, ku bujarisht fal jeten dielli i ndritur
Atje, ku po na qjne per se gjalli.
Dy hapa larg, dy hapa larg, matane
pas mureve te lagesht e te erret,
Po na vajton Liria, qe prej saj na ndane,
Sepse me fort e deshem nga te tjeret.
Krijoni Kontakt