Kryeministri Berisha: Gjuha shqipe të përdoret në të gjitha tabelat dhe etiketat
Km.gov.al
27/02/2008
Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit të përgatisë vendimin për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha emërtimet e tabelave dhe etiketave.
“Gjuha shqipe, - u shpreh Kryeministri - duhet të prevalojë në të katër anët e vendit. Të gjitha tabelat dhe etiketat duhet të jenë në gjuhën shqipe. Pas gjuhës shqipe, t’i vendosin në gjuhën që dëshirojnë. Ne duhet të tregojmë respektin më të madh për këtë gjuhë të mrekullueshme që kemi.”
Krijoni Kontakt