• Ministri i Ekonomisë, liberali Mladjan Dinkiç, tha se Beogradi duhet të pushojë së paguari borxhin e jashtëm të Kosovës, por propozimi i tij ka rënë ndesh me politikat e qeverisë serbe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
“Serbia do të vazhdojë të paguajë kamatat në borxhin e Kosovës, për të treguar se Kosova ende është pjesë e saj”, ka thënë një ministër i kabinetit të Koshtunicës. Ndërsa vetëm një ditë më parë qeveria serbe ka deklaruar se një borxh të tillë nuk do ia paguajë kurrë Kosovës, tashmë duket se drejtuesit e saj kanë ndryshuar mendim. Ministri i Ekonomisë, liberali Mladjan Dinkiç, tha se Beogradi duhet të pushojë së paguari borxhin e jashtëm të Kosovës, por propozimi i tij ka rënë ndesh me politikat e qeverisë serbe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri e përkujtoi ministrin Dinkiç se kjo do të ishte në kundërshtim me politikën zyrtare të qeverisë, e cila e hodhi poshtë pavarësinë si të jashtëligjshme”, ka thënë ministri i Arsimit, Zoran Llonçar. “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë në bazë të rezolutës që e ka miratuar parlamenti”, ka thënë Llonçar. Lajmi është bërë publik nga “Radio Europa e Lirë” ndërkohë që mësohet se borxhi ndaj Kosovës që pritet të paguhet nga Beogradi është 1.2 miliardë dollarë. (A.S/Balkanweb)
http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17046
Krijoni Kontakt