Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Borxhi i jashtëm i Kosovës dhe Serbia

    Ministri i Ekonomisë, liberali Mladjan Dinkiç, tha se Beogradi duhet të pushojë së paguari borxhin e jashtëm të Kosovës, por propozimi i tij ka rënë ndesh me politikat e qeverisë serbe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

    “Serbia do të vazhdojë të paguajë kamatat në borxhin e Kosovës, për të treguar se Kosova ende është pjesë e saj”, ka thënë një ministër i kabinetit të Koshtunicës. Ndërsa vetëm një ditë më parë qeveria serbe ka deklaruar se një borxh të tillë nuk do ia paguajë kurrë Kosovës, tashmë duket se drejtuesit e saj kanë ndryshuar mendim. Ministri i Ekonomisë, liberali Mladjan Dinkiç, tha se Beogradi duhet të pushojë së paguari borxhin e jashtëm të Kosovës, por propozimi i tij ka rënë ndesh me politikat e qeverisë serbe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri e përkujtoi ministrin Dinkiç se kjo do të ishte në kundërshtim me politikën zyrtare të qeverisë, e cila e hodhi poshtë pavarësinë si të jashtëligjshme”, ka thënë ministri i Arsimit, Zoran Llonçar. “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë në bazë të rezolutës që e ka miratuar parlamenti”, ka thënë Llonçar. Lajmi është bërë publik nga “Radio Europa e Lirë” ndërkohë që mësohet se borxhi ndaj Kosovës që pritet të paguhet nga Beogradi është 1.2 miliardë dollarë.

    (A.S/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    sa po e lxoja kte lajm te guardian.co.uk

    qef te kene, le te vazhdojne ta paguajn

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nëse ka ekspert të çështjes juridiko-ndërkombëtare në forum, është i lutur të shpjegon pak këtë 'BORXH TË JASHTËM' - se kush duhet të paguaj, si funksionon kjo gjë në raste ndarje shtetesh, kujt i mbetet barra e këtij borxhi? Shtetit që ndahet, apo shtetit që mbetet? Si u zgjodh kontesti i borxhit të jashtëm me ndarjen e Gjermanisë në dy shtete, si ishte rasti me Çekinë dhe Sllovakinë, me ish republikat Jugosllave, apo edhe me republikat që dolën nga BRSS-ja?

    Po ashtu, kam edhe një nënpyetje:

    A duhet të kërkoj Kosova dëmshpërblim për dëmet e luftës nga Serbia?
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nëse ka ekspert të çështjes juridiko-ndërkombëtare në forum, është i lutur të shpjegon pak këtë 'BORXH TË JASHTËM' - se kush duhet të paguaj, si funksionon kjo gjë në raste ndarje shtetesh, kujt i mbetet barra e këtij borxhi?
    Barra ndahet mes shteteve.
    Zakonisht duhet të merren parasysh, raporti i numrit të popullësisë së dy vendeve.

    Por dy humbje të mëdha i kanë shqiptarët këtu, e para që gjithë ato borxhe që ka marrë jugosllavija nuk janë investuar fare këtu, por në Serbi, dhe ne tash duhet të paguajmë. Tjetra është që në Marrëveshjen Ahtisari është paraparë vetëm borxhi të ndahet, por nuk ndahen edhe të mirat materiale, të kthehen pensionet që deri më tash Serbia nuk i ka paguar, e shumë borxhe tjera që ata kanë ndaj nesh.

    Parimisht do të duhej të ndahej edhe armatimi. Kur e ndajmë të keqen duhet t'a ndajmë edhe të mirën.

  5. #5
    Kte mendim kam dhe une, qe ndahet ne baze te popullsise ose siperfaqes, ose nje kombinim i te dyjave. Por ne fakt anthem ka te drejte se gjeja me e drejte eshte qe te ndahet ne baze te investimeve dhe perfitimeve qe kane pasur secili shtet.

    Dhe kjo puna e pensioneve eshte nje problem i madh. Cfare do bejne ata qe dalin ne pension tani? Ata qe kane punuar nje jete te tere dhe i bie qe mos marrin asgje.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  4. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •