Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Drafti i Kushtetutës së Kosovës, reagojnë shqiptarët

    Shkruan: Koço DANAJ

    Eshte pohim I frikshem, por eshte I vertete. Zevendeskryeministri I Kosoves Hajredin Kuci ka frike te jete shqiptar!. Zevendeskryeministri i Kosoves Rame Manaj ka frike te jete shqiptar! Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka frike te jete shqiptar!. Ministri i Kosoves Arsim Bajrami ka frike te jete shqiptar!. Nenkryetari i LDK Ekrem Kryeziu ka frike te jete shqiptar!. Dhe qe te mos e vazhdojme listen se eshte e gjate, po e perfundojme me.. Blerim Shala ka frike te jete shqiptar..!!!
    Dhe qe te mos e leme lexuesin ne pritje po i japim pergjigje titullit te mesiperm. Emrat e siperpermendur jane nder hartuesit kryesore te ProjektKushtetutes se Kosoves. Projekti i saj tashme eshte ne qarkullim. Por ne asnje faqe te saj nuk permendet fjala shqiptar. Pra me Kushtetute ne Kosove nuk ka shqiptare. Ka pakica serbe, boshnjake, turke etj, por jo shumice shqiptare. Dhe me Projekt-Kushtetuten, kur ajo te miratohet neser, mund te denohesh penalisht po te quhesh shqiptar!
    Teksti i Projekt Kushtetutes eshte bere i njohur. Por as Hashim Thaci, as Fatmir Sejdiu dhe askush nga deputetet e Kuvendit te Kosoves nuk ka folur, nuk kane thene asnje fjale. Qe do te thote se edhe ata kane frike te jene shqiptare! (Per gati nje shekull, me dhune dhe masakra shovinizmi serb nuk arriti dot tua mohoje identitetin kombetar shqiptar. Por per nje dite, qeveritaret aktuale te Kosoves pranuan vete te mos jene shqiptare!!)
    Pra ata pranojne te jene pa identitet kombetar, boll te qeverisin nje vend pa emer, pa komb shumice, por me pakica konkrete.
    Para disa ditesh ne Tirane qeveritare dhe politikane nga Prishtina dhe Tirana folen per dy shtete shqiptare, folen per integrime ndershqiptare, folen per bashkepunime midis Shqiperise dhe Kosoves. Por askush nuk tha se Kushtetuta e Kosoves e ka te ndaluar fjalen «shqiptar». Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj nuk thane se kane dhene urdher te mos perdoret flamuri kombetar shqiptar ne institucionet e Kosoves.
    Ata nuk thane se as 17 shkurti dhe as 28 Nentori nuk do te jene festa te shqiptareve, as kombetare dhe as shteterore. Per tu bindur lexuesi se sa frike ka nga fjala shqiptar po sjellim nje shembull nga vete Projekti i Kushtetutes. Ja shembulli. Pasi ta lexoni gjejeni sa here permendet fjala «shqiptar»:
    -«.....Neni 64 [Struktura e Kuvendit]
    1. Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.

    2. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon:

    (1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e ulëseve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) ulëse të garantuara, në rast se numri i
    ulëseve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);

    (2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e ulëseve të fituara në
    zgjedhjet e hapura me minimumin e ulëseve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) ulëse; komuniteti Ashkali një (1) ulëse; komuniteti Egjiptian një (1) ulëse; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, apo Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) ulëse, komuniteti Turk dy (2) ulëse dhe komuniteti Goran një (1) ulëse, nëse numri i ulëseve të fituara nga secili komunitet eshtë më i vogël se numri i ulëseve të garantuara..... »

    Eshte ndoshta situata me paradoksale pas pavarsise se Kosoves. Te pranosh te mbetesh pa emer kombetar per hir te qeverisjes!! Ata qe kane hartuar ProjektKushtetuten e kane pranuar nje gje te tille. Kane pranuar te mos jene shqiptare. Perse? Ju kane thene? Duan nje identitet te ri kombetar? Kane frike te jene shqiptare? Pranojne me mire qeveritare se sa shqiptare? Por me te rendesishme jane dy pyetjet e meposhtme: Po deputetet e Kuvendit te Kosoves, a do ta pranojne te mos jene shqiptare?
    Po populli i Kosoves a do pranoje te mos jete shqiptar?

    Paraqet,Sabri Selmani

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    turp turp turp
    te mohosh preardhjen tende esht thjesht turp

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Emri shqiptar të jep krenari. Prandaj i sheh politikanët e Kosovës, që nuk janë fare krenarë, rrinë kokë-ulur, hundë-rrënqethur, të frikësuar, flasin ngadalë e si me drojë.

    E vetmja zgjidhje për shqiptarët e Kosovës: Pushkatimi i tërë klasës politike.

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Kalova lumin, te dh.... kalin i thone nje pune.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kushtetutë kundërshqiptare

    Nga: Koço DANAJ

    Disa sqarime te nevojshme:
    E para: Titulli i analizes lidhet me Projektkushtetuten e Republikes se Kosoves e cila po diskutohet dhe po behet gati te miratohet ne Parlamentin e saj deri ne fund te muajit mars 2008.
    E dyta: Ne kete Kushtetute shqiptaret nuk figurojne as si popull, as i komb apo pjese kombi, as si pakice kombetare. Neni 1 I saj thote se: Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj. (Deri me tani perberja etnike e Kosoves eshte: 90 perqind shqiptare, 6 perqind serbe dhe 4 perqind boshnjake, turq etj.)
    Ne 160 nenet e saj, shqiptaret nuk permenden asnjehere, ndersa serbet 13 here.
    E treta: Kjo Kushtetute e ndalon bashkimin me ndonje shtet tjeter sic mund te nenkuptohej Shqiperia. Neni 3. I saj thote se: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti
    (Ndersa kushtetuta e Shqiperise ne Preambulen e saj pranon dhe mbeshtet te drejten e shqiptareve per bashkimi kombetar)
    E katerta: Kushtetuta e Kosoves mund te jete ashtu sic thone hartuesit e saj, shume moderne dhe shume demokratike. Analiza nuk e mendon nje gje te tille. Ata qe e kane hartuar ate, jane profesioniste, qofshin banore te Kosoves apo banore te botes. Analiza pohon vetem faktin se ata qe e kane hartuar kete projektkushtetute nuk jane shqiptare, nuk pranojne te jene shqiptare dhe kane hartuar nje kushtetute kundershqiptare.(Jo antishqiptare)
    E pesta: Pas miratimit te saj nga deputetet e Kuvendit te Kosoves, ata do te jene te detyruar te percaktojne identitetin e tyre kombetar. Pasi ata nuk mund te jene shqiptare me kushtetute kundershqiptare, ata nuk mund te jene shqiptare duke mohuar nje shekull histori shqiptare. Vetem origjina e ketyre deputeteve do te jete shqiptare.
    E gjashta: Hartuesit e Kushtetutes kundershqiptare jane te pasinqerte me qytetaret e Kosoves. Pse jane te tille. Kur qytetaret i kane pyetur perse na mohoni te drejten te jemi shqiptare ata ju kane thene se keshtu i kane porositur te huajt. Ja disa fakte konkrete:
    1-Ne Shtime qytetaret pyesin: Kush është hartues i kësaj kushtetuese? Pasi që në preambulën e kushtetutës së Kosovës, nuk figuron fare populli shqiptar, atëherë, sipas të gjitha gjasave ai nuk është shqiptar. Kush e ka hartuar këtë kushtetutë dhe nga ka ardhur kjo kushtetutë? Në preambulat moderne por edhe në të kaluarat historike shumë mirë figurohen edhe ambiciet, sakrificat, luftërat të cilat i ka bërë ai popull për të ardhur deri te akti më i lartë - te Kushtetuta.
    Ndersa pergjgja qe kane marre ishte se:
    Kushtetuta nuk është akt i vullnetit të asnjë populli por është kompromis i vullneteve të caktuara.
    2-Ne Prishtine, qytetaret pyesin dhe thone se: Unë kam vërejtje esenciale në këtë projekt kushtetues. Preambula sipas meje është pa shije pa ngjyrë dhe pa erë, sepse nuk e përcakton se kush janë shumicë por të gjitha komunitete janë të barabarta. Askund nuk përmenden shqiptarët. Pse përmendet: të drejta shtesë të komuniteteve. Nuk e di nëse do të mund të kalojë kjo kushtetutë në Parlament pasi që kemi aq shumë të drejta shtesë për komunitetin serb duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve. Nëse do të miratohet kjo kushtetutë unë do të jem njëri nga ata që do ta padisë Kuvendin e Kosovës sepse shkelen disa të drejta të popullit shqiptar.
    Ja pergjigja qe kane marre: Të gjithë ne e dimë kush është këtu shumicë. ( Por nuk e thote). Midis këtyre rreziqeve të kontekstit etnik të Kushtetutës që është sugjeruar nga pakoja e Ahtisarit që të formulohet si shumë etnike ne e kemi marr konceptin liberal demokratik ku qytetarët dhe shtetasit vihen në epiqendër dhe ata bëhen bartës së sovranitetit.
    3-Ne Malisheve qytetaret thone se: Në nenin 1. pika 2, ku thuhet se Republika e Kosovës është shtet i shtetasve ë saj, unë mendoj se duhet të jetë pak më ndryshme: Republika e Kosovës është shtet i shqiptarëve dhe i minoriteteve tjera që jetojnë në të.
    Ja pergjigja qe kane marre: Ju e dini që Kushtetua e Kosovës e ka edhe elementin e jashtëm, elementin e ashtuquajtur Pakoja e Ahtisarit. Kjo pako është kompromis i gjithë asaj për shumicën në Kosovë. Dhe kjo kushtetutë i plotëson nevojat thelbësore të shumicës por edhe të pakicës në Kosovë. Është dashur kështu të veprohet për shkak të pranimit të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Si në kushtetuta të botës, ashtu edhe në kushtetutën e Kosovës ka gjëra që nënkuptohen, dhe duhet të nënkuptohen.(Pra sipas hartuesit te saj, Pakoja e Ahtisarit pranon qe serbet te jene serbe, por nku pranon qe shqiptaret te jene shqiptare!!)
    E shtata: Drejtuesit me te larte te Kosoves, Sejdiu, Thaci dhe Krasniqi i dhane shenjat e pare qysh ne fjalimet e tyre ne 17 shkurt, kur nuk pranuan te falenderonin Shqiperine per ndihmesen 100 vjecare qe ja dha per arritjen e pavarsise. Shenja e dyte u dha disa dite me vone, kur kryeministri i Kosoves Hashim Thaci vendosi shenjen e barazimit midis Shqiperise, Malit te i Zi apo Maqedonise ne marrdheniet e Kosoves me fqinjet. Ky qendrim kundershqiptar i parapriu publikimit te kesaj Projektkushtetute.
    E teta: Pranimi i tezes per asimilimin kombetar me ane te Kushtetutes po realizohet nga nje pjese e shtreses politike e ish-revolucionareve te Kosoves, ish-ilegaleve te saj, ish-drejtues te UCK, shoket e te cileve u vrane duke luftuar me heriozem te pashoq per te qene dhe mbetur ne radhe te pare shqiptare. Mjerisht, fshehur pas perfeksionimit dhe modernizmit apo gjoja integrimit, nje pjese prej tyre, vecanerisht ne Kosove dhe Maqedoni eshte tjetersuar deri ne pranimin e te mosqenit shqiptar.
    E nenta: Nga diskutimet e deritanishme, shume qytetare te Kosoves nuk e kane pranuar asimilimin me Kushtetute. Ata jane treguar me euroamerikane se politikanet e tyre. Kane kerkuar ne menyre demokratike te mos mbeten pa emer etnik dhe pa histori. Nje popull pa te kaluar nuk ka as te ardhme. (Te mos pranosh se kush eshte shumica qofte edhe njehere ne Kushtetute, qe eshte ligji themelor, do te thote te heqesh dore nga identiteti kombetar.).
    E dhjeta: Duket se shume shpejt ne Kosove duhet dhe do te krijohet Partia e Shqiptareve. Do te jete partia me e madhe qe eshte njohur deri me sot.

    Paraqet,Sabri Selmani

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    FALSIFIKIMI I IDENTITETIT

    Shkruan: BESNIK PRISHTINA

    NUK ISHIM JUGOSLLAVË, NUK JEMI KOSOVARË, POR JEMI SHQIPTARË!

    E pabesueshme, por e vërtetë! Askush nuk e kishte besuar se edhe pas pavarësisë së Kosovës qendrore nga Serbia, shqiptarëve do të guxojë dikush të provojë t' ua falsifikojë identitetin kombëtar. Por, ja se edhe kjo po bëjka vaki! Përmes institucioneve të pakicës: Kushtetuta e Ligjet, stema e himni dhe flamuri, e me siguri edhe stafeta e Ahtisarit, si fantazmë po i mbështillen si laku në fyt popullit shqiptar të Kosovës, pa u bërë as një javë nga shpallja e pavarësisë!

    Në të gjitha shtetet e botës flamuri kombëtar është edhe flamur shtetërorë, përveç tek ne. Tek ne veç flamuri shtetëror, e veç flamuri kombëtar! Sepse i paska 5% pakicë ose më mirë me thënë - kjo bëhet vetëm për shkak të kolonëve serbë. A thua çfarë të mirash na paskan bërë neve serbët që ne të heqim dorë nga flamuri i ynë kombëtar për shkak të tyre?!

    A janë edhe disa shtete në botë që e kanë flamurin e njëjtë edhe pse janë kombe të ndryshme. Ndërsa ne shqiptarët jemi një komb dhe sipas Ahtisarit u dashka t'i kemi dy flamurë!?

    Çfarë pavarësie qenka kjo kur të tjetër na e hartojnë Kushtetutën, Ligjet, Himnin, Stemën, Flamurin e po presim edhe të na caktoi edhe Stafetën e vet si dikur diktatori Marshall Tito?!

    Cili do ta bëjë i pari atë? A do të del përsëri ndonjë Azem Vllas? Populli Shqiptar i Kosovës më 17 Shkurt 2008 e shpalli dhe festoi pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ndërsa si po duket institucionet gjysmake shpallën pavarësinë e Kosovës nga Populli Shqiptar i Kosovës dhe e krijuan një shtet feudal kosovar në pronësi të BE dhe në pronësi të tyre private.

    Kjo që po ndodh në Parlamentin e Kosovës është një vepër makabër në emër të Kosovës dhe kundër Kosovës. Dikur e kishim një Syrja Popovci e tani plot parlamenti syrjaja!

    Shumë herë deri me tani pushtuesit e ndryshëm provuan të na zhdukin fizikisht, na i copëtuan trojet etnike me kufijtë e vet të dhunës, provuan të na asimilojnë përmes religjioneve e ideologjive të veta dhe gjithmonë dështuan!

    Kësaj radhe demolimi i tërësisë territoriale, demolimi i tërësisë kombëtare dhe falsifikimi i identitetit tonë për herë të parë po provohet përmes të “institucioneve vendore” të pakicës të dala nga zgjedhjet e 17 Shkurtit 2007. Përmes tyre po provohet të legjitimohet si “vullnet” i yni edhe heqja dorë nga vetvetja, nga kombi, nga atdheu nga flamuri e himni i ynë kombëtar! E tërë kjo bëhet në emër të “demokracisë”, por pa e pyetur fare popullin! Në emër të “mbikëqyrjes” po instalohet Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian dhe së shpejti UDB-ën e Beogradit do ta zëvendësojë UDB-a e Brukselit, ku përsëri shqiptarët do t'i spiunojnë vëllezërit e tyre tek sunduesit e huaj për një grusht parash të ndyra.

    Përsëri gjykatës, milicë e gazetarë të regjimit do të prodhojë koha! Në vend se të fillojë të funksionojë drejtësia dhe të thirren në përgjegjësi ish marionetat e regjimit titist jugosllav që për mbi gjysmë shekulli e terrorizuan popullin tonë, ata vet po marrin pjesë në këto institucione. Si shumë gjykatës, prokuror, UDB-ash e milicie që i kanë duart me gjak. Si Nekibe Kelemendi, që dënoi njerëz për Kosovën Republikë e tani u bë Ministre e Drejtësisë se kësaj republike. Ose si Sheremet Ahmeti, i cili është përgjegjës për vrasjen e Regjep Malës e Nuhi Berishës e shumë të tjerëve deri te dëshmorët e 10 Shkurtit 2007 dhe tani, ai dora vet, merr përsëri guxim të barazojë edhe AKSH me Gardën e Car Llazarit.

    Me njerëz që kanë punuar kundër Republikës së Kosovës nuk bëhet Republika e Kosovës kurrë! Këta që dje na thonin se jemi “jugosllavë” e tani na thonë se jemi “kosovarë” nuk sjellin liri por robëri! Ketë do ta bëjnë për vete, por pa Popullin Shqiptar të Republikës së Kosovës.

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje Autor Britanez ,te poashtu nje Gazete Britaneze,thotë se "Nuk Do Doja ,Me Shume Ne Vendin Tim ,Se Sa Ta Kem Statusin e Njejtë ,Me Stastusin e Priviligjuar Te Nje Serbi Ne Kosovë"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,968
    ..."Diku gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe....vjell gjith jetën"!!!
    Sa çudi!

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Hej,po tani eshte duke e ekzagjeruar europa,si mund ti heqesh kombesine shqiptare me kushtetute,shqiptareve te kosoves dhe kosoves te qenit toke shqiptare?
    Dakort me njohjen e minoriteve dhe me privilegje tyre,per hir te pavaresise,po mos t'ja q.ne robte tani europianet me shuarjen e identitetit kombetar shqiptar te shqiptareve te kosoves,se mos po vjen ndonje dite qe do ua q.me ne robte atyre,nga i pari tek i fundit.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Thashetheme-ndoshta e vërtetë
    I pazëvendësueshmi z. Hajredin Kuqi, zv.kryeministër, edhe sot e kësaj dite me xhip të Qeverisë e në përcjellje të truprojave shkon nga fakulteti në fakultet për të mbajtur ligjërata me studentët. Gjatë tërë kohës së mësimit, ata përcjellësit e tij enden poshtë e lart me xhip, për ta thyer "monotoninë" e pritjes së shefit të tyre.
    "Të gjithë janë të barabartë para ligjit", ka thënë z. Kuqi, i cili është edhe anëtar i shumë komisioneve deri te ai për hartimin e Kushtetutës së Ahtisarit (Kosovës).
    Kësaj i thonë: Bën si them unë, mos bën si bëj unë.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •