Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-03-2008 më 07:13
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
KUSHTETUTA – UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR PLANIN E AHTISAARIT
Kushtetuta përshkruan mungesën e sovranitetit dhe demokracisë brenda Kosovës. Pas nenit 142 thuhet që Plani i Ahtisaarit është mbi
kushtetutën në fuqi, dhe që Prania Ndërkombëtare (EULEX) në Kosovë mban autoritetin përfundimtar ekzekutiv. Vetëm EULEX-i ka të drejtë ta
interpretojë Planin e Ahtisaarit dhe të marrë vendime për të. Të gjithë nenet deri te ai 142 përshkruajnë një botë imagjinare kompetencash që
qeveria e Kosovës do t’i ketë pasi BE-ja të ketë ikur, me shpresën që askush nuk do të ketë energji t’i lexojë 20 nenet e fundit të cilat tregojnë
qysh BE-ja do të na qeveris tash dhe kur do të vendos të shkojë (nëse vërtet do të vendos).
Mohimi i identitetit tonë kombëtar
1. Kjo Kushtetutë na e mohon identitetin tonë kombëtar:
• Preambula e saj na e pezullon historinë.Nuk i referohet askund viteve tëluftës për liri që prej vitit 1912. Nuk përmend Konferencën e
Bujanit (1943-44), e as luftën çlirimtare (1998-99). Kurse prej atyre që e kanë përpiluar kushtetutën, ajo po quhet “akti historik”. Kjo
Kushtetutë është historike në kuptimin e mohimit që ia bën historisë shqiptare. (Preambula).
• Përcaktohet “flamuri i ri shtetëror”, duke e spostuar flamurin tonë në simbol kombëtar, të barabartë me atë të pakicave tjera (Neni 6.2).
Përdorimi i këtij flamuri i nënshtrohet votimit nga shumica e dyfishtë dhe kjo mbulohet nga ligji që përcakton përdorimin e simboleve
kombëtare (Neni 81).
• Thuhet që Kosova është “shoqëri shumetnike” (Neni 3.1) duke e mohuar realitetin sipas të cilit mbi 90% e popullatës është shqiptare
(Neni 3.1).
2. Kushtetuta zotohet që të jetë e përkushtuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës (Neni 9) dhe trashëgimisë kulturore të të gjitha
“bashkësive” (Neni 58.5), por në fakt, sipas Planit të Ahtisaarit, objektet e fesë dhe kulturës ortodokse definohen si “serbe”, prandaj ky është
mohim i historisë së shqiptarëve dhe ndarje e Kosovës mbi mbështetje fetare.
3. Kushtetuta na e garanton të drejtën e lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë (Neni 38), kurse mbështetet në Planin e Ahtisaarit që e definon
Kishën Ortodokse në Kosovë si Kishë Ortodokse Serbe. Sipas kësaj, çdo shqiptar që dëshiron t’i jepet besimit ortodoks i imponohet
vetëpërcaktimi si serb, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Nenin 57.2 të Kornizës Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i
cili thotë që askush nuk mund t’i nënshtrohet deklarimit të imponuar të vetvetes si anëtar i bashkësisë.
4. Kushtetuta thotë që Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve të ish Jugosllavisë të cilët qenë
qytetarë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998 (Neni 155.2). Ky nen ua mundëson të gjithë refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja të
sjellur në Kosovë nga regjimi i Milosheviqit gjatë luftërave të shkaktuara nga Serbia, që të bëhen qytetarë të Kosovës, kurse ua mohon këtë të
drejtë shqiptarëve që në këtë kohë gjendeshin në azil nëpër vendet e perëndimit.
Mohimi i demokracisë dhe fuqisë ekzekutive
5. Kushtetuta thotë që Kosova është “demokratike” (Neni 1.1, dhe Neni 4.1), por në të njëjtën kohë konfirmon që një prani e pazgjedhur dhe
jollogaridhënëse ndërkombëtare (EULEX) do ta mbajë fuqinë ekzekutive për një periudhë të pacaktuar kohore (Neni 143). EULEX-i është
plotësisht mbi ligjin. Nuk ka organizatë brenda Kosovës e cila do të bëjë mbikëqyrje mbi veprimtarinë e EULEX-it. Vetë EULEX-i e cakton afatin
e tij.
6. Në nenin 16 kushtetuta thotë që vetë kushtetuta është “akti më i lartë ligjor” në Kosovë dhe që fuqia për të qeverisur rrjedh nga ajo. Por më
pas, në nenin 143.1 konfirmohet që nëse ekziston ndonjë kundërthënie ndërmjet kushtetutës dhe Planit Ahtisaarit, vlen kjo e fundit. Kjo do të
thotë që Plani i Ahtisaarit dhe jo kushtetuta është akti më i lartë ligjor në Kosovë.
7. Kushtetuta thotë që qeveria ka “fuqi ekzekutive” (Neni 92.2), por neni 146 konfirmon që prania ndërkombëtare (EULEX) e ka autoritetin
përfundimtar ekzekutiv në Kosovë deri sa të jetë përcaktuar që Plani i Ahtisaarit ka përfunduar së zbatuari, dhe që EULEX-i ka autoritetin
përfundimtar për “interpretimin” e Planit të Ahtisaarit (Neni 147).
8. Kushtetuta thotë që kufizimet e fuqive të institucioneve të Kosovës do të bëhet vetëm gjatë “fazës kalimtare”, por nuk garanton për afatin e
përfundimit të këtij “transicioni”. Për më keq, kushtetua ia delegon EULEX-it të gjitha fuqitë vendimmarrëse lidhur me përfundimin e “transicionit”
i cili i vetëm do ta vlerësojë a është zbatuar Plani i Ahtisaarit (Neni 146.1).
9. Kushtetuta potencialisht ia mohon popullit të Kosovës çfarëdo mekanizmi institucional për ta kundërshtuar Planin e Ahtisaarit sepse:
• Plani i Ahtisaarit është mbi kushtetutën dhe ligjet (Neni 143).
• Plani i Ahtisaarit mohon të drejtën e referendumit për dispozitat e këtij Plani (Neni 81).
• Vetëm EULEX-i e ka të drejtën e interpretimit të Planit dhe të marrë vendime lidhur me të.
• Vendimet e EULEX-it lidhur me Planin konsiderohen të obligueshme (Neni 146.2, dhe Neni 147).
10. Kushtetuta i vendos ndërkombëtarët jo vetëm mbi institucionet tona por gjithashtu brenda institucioneve për një periudhë të pacaktuar
kalimtare:
• Këshilli Juridik do të ketë dy gjykatës ndërkombëtar, njëri prej të cilëve do të propozohet nga ESDP (Neni 151.2).
• Tre gjykatës ndërkombëtar do të jenë në Gjykatën Kushtetuese, drejtpërdrejt të emruar nga EULEX-i (Neni 152).
• Auditori i Përgjithshëm do të jetë ndërkombëtar i emruar nga EULEX-i.
• Emrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës do të aprovohet nga EULEX-i.
11. Kushtetuta nuk thotë që prania ndërkombëtare (EULEX) duhet t’i japë llogari popullit të Kosovës për shkeljet e kryera kundër tij sepse nuk e
definon atë si “autoritet publik”, “administrim publik” apo “autoritet shtetëror”.
• Neni 114.7 thotë që individët që i kanë shterrur mjetet tjera ligjore mund ta kalojnë rastin e tyre në gjykatën kushtetuese po qe se
“autoritetet publike” kanë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore të garantuara me kushtetutë.
• Institucioni i Ombudpsersonit mund të bëjë rekomandime dhe propozojë veprime vetëm atëherë kur shkelja e të drejtave dhe lirive
njerëzore kryhen nga “administrimi publik” apo “autoritetet tjera shtetërore” (Neni 135.3).
12. Kushtetuta thotë që ne ushtrojmë sovranitetin në pajtim me referendumin (Neni 2.1), por neve na është mohuar referendumi për
vetëvendosje, dhe ajo na e mohon të drejtën për ta shfrytëzyar referendumin si shprehje e vullnetit tonë për Planin e Ahtisaarit (Neni 81).
Mohimi i sovranitetit dhe integritetit territorial
13. Kushtetuta thotë që Kosova është "sovrane" (Neni 1.1), por na e mohon të drejtën që vjen me sovranitetin e vërtetë: dorëzimin e sovranitetit
si e drejtë për t'u bashkuar me një shtet tjetër. (Neni 1.3). Për ta ndryshuar këtë klauzolë do të nevojitet pajtimi i pakicës serbe sepse çdo
amandamentim i kushtetutës i nënshtrohet rregullës së votimit të dyfishtë: 2/3 e ulëseve të rezervuara për pakicat (Neni 65).
14. Kushtetuta thotë që integriteti territorial i Kosovës është "i paprekshëm, i patjetërsueshëm dhe pandashëm" (Neni 2.2) dhe që ajo ka
institucionet të cilat do ta mbrojnë integritetin territorial dhe rendin tonë kushtetues, të gjitha këto duke vepruar nën autoritetin e institucioneve të
Kosovës (Neni 4.7). Kurse vetë kushtetuta konfirmon që Kosova nuk do të ketë të drejtën e "ushtrisë" (aty nuk përdoret fjala "ushtri", vetëm
"forcë"):
• TMK-ja do të shuhet përbrenda një viti (Neni 154)
• TMK-ja do të zëvendësohet nga Forca e Sigurisë e Kosovës e cila do të ketë kompetenca për t'u marrë me përgjigje ndaj krizave,
mjeteve shpërthyese apo mbrojtjes qytetare (Neni 126.2).
• Integriteti territorial dhe rendi ynë kushtetues do të jetë nën kontroll të Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare (Neni 153).
• Dispozitat e Planit të Ahtisaarit e ndajnë vendin tonë mbi decentralizimin etnik, legalizimin e strukturave paralele të Serbisë brenda
Kosovës, dhe ia japin Maqedonisë 2.500 hektarë të tokës te Debëlldeja, mbi mbështetjen e marrëveshjes të bërë më 2001 ndërmjet
Serbisë dhe Maqedonisë.
15. Kushtetuta thotë që policia duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të komunës në "kufijtë më të lartë të mundshëm". Kjo nënkupton miratimin e
një policie etnikisht të ndarë me 100% të forcës policore serbe që do të veprojë nëpër komunat e veriut të Kosovës dhe komunat e reja të
Parteshit dhe Ranillugut dhe me një shumicë etnike serbe në komunat e Graçanicës, Novo Bërdës, Kllokotit dhe Shtërpcës (Neni 128.4). Ky nen
thotë që gjykatat themelore duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të juridiksionit territorial të asaj gjykate (Neni 107.3), prandaj nënkupton
miratimin e një sistemi ligjor etnikisht të ndarë. Kjo gjë do ta shkatërrojë aftësinë e qeverisë qendrore për shtrirjen e kontrollit nëpër këto
territore.
Mohimi i gjyqësorit të pavarur
16. Kushtetuta thotë që gjykatat tona do të jenë të pavarura (Neni 4.5; dhe Neni 102.4), por ajo i jep fuqinë pranisë ndërkombëtare (EULEX) për
t'i emruar drejtpërdrejt tre gjykatës në Gjykatën Kushtetuese (Neni 152), dhe ua lejon gjykatësve ekzistues ndërkombëtar të emruar nga UNMIKu
që të mbesin në pozitat e tyre (Neni 150.2).
Mohimi i barazisë para ligjit
17. Kushtetuta deklaron që Kosova do t'i trajtojë të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit (Neni 3.2), por në fakt nuk na konsideron si individë,
por si "bashkësi" etnike. Ajo konfirmon dispozitat e Planit të Ahtisaarit i cili i jep pakicës serbe privilegje mbi të gjitha pakicat tjera, tërësisht
jashtë përpjestimit të madhësisë së tyre reale dhe i cili i pajis ndërkombëtarët, që do ta qeverisin Kosovën në mënyrë jodemokratike, me
imunitet nga përndjekja ndaj veprimeve të tyre:
• Kushtetuta e bën gjuhën serbe gjuhë zyrtare të Kosovë jo vetëm nëpër komunat me shumicë serbe, edhe pse përafërsisht popullata e
përgjithshme serbe brenda Kosovës është 6%.
• Kushtetuta krijon potencialin për fërkimin/përçarjen e përhershme ndërmjet qeverisë qendrore dhe pakicës serbe duke e privilegjuar
këtë të fundit nëpërmjet zotimit për decentralizim etnik të komunave, policisë dhe gjyqësisë.
• Kushtetuta pajis pakicën serbe me aftësinë e bllokimit të funksionimit të Kuvendit nëpërmjet vetos së shumicës së dyfishtë mbi ligjet e
rëndësisë vitale (Neni 81) dhe po të njëjtit parim mbi amandamentet dhe kushtetutën (65.2).
Mohimi i demokracisë shoqërore
18. Kushtetuta thotë që Kosova do të jetë “ekonomi e tregut të lirë me konkurencë të hapur” pa i afirmuar njëkohësisht edhe të drejtat e popullit
për mirëqenie shoqërore dhe mbrojtje nga tregu (siç përcaktohet në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,
konventë kjo që nuk është përfshirë në Kushtetutë).
Mohimi i të drejtës në pronë
19. Kushtetuta deklaron që mbrohet e drejta në pronë (Neni 46), por që toka e uzurpuar për qëllime "zonimi", nuk janë të përcaktuara për
kompensim (Neni 46.2). Kjo do të thotë që ata që kanë toka të cilat gjenden përbrenda Zonave të Veçanta të Mbrojtjes përreth objekteve dhe
kishave ortodokse nuk do të marrin kurrfarë kompensimi për mohimin që i bëhet të drejtës së tyre mbi pronën e tyre.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Protektorati nderkombetar vazhdon te sundoje ne kosove edhe pas shpalljes se pavaresise...Kjo dihej,ceshtja eshte se nuk kane vene asnje afat kohor,pra sundimi mund te jete aq i gjate sa ta shohin te arsyeshem franko-gjermanet....
Nuk eshte vetem thellesisht antidemokratike,por eshte pakti i kolonise....Jane praktikuar shume ide qe kishin qe prej luftes se dyte boterore qe nuk praktikoheshin,pra qe atehere kur europa perpiqej te mbulonte sundimin e saj ne zona te ndryshme te botes me 'traktate' te ndryshme me popullsite vendase....
Nderkaq Serbia ka marre masat edhe me pagimin e borxheve qe asgjekundi te mos duket se ka hequr dore prej sovranitetit mbi kosoven...
Kjo do te thote se nese bashkesia europiane nuk do jete me e afte te ruaje sundimin e saj mbi kosoven,Serbia do kerkoje te rivendose sovranitetin e saj mbi kosoven,cka ne nivel nderkombetar nuk mund t'ja kundershtoje dot OKB-ja,per faktin e thjeshte se Kosova nuk do futet kurre ne OKB,per shkak te vetos se perjetshme te rusit...
Kosova duke mos pasur ushtri,nuk do jete kurre ne gjendje ti rezistoje nje sulmi serb,keshtu qe Europa i ka thurur gjerat ne menyre te atille,qe nje terheqje e saj,pra nje hedhje poshte te
regjimit te saj ne kosove,nuk mund te deshirohet kurre prej shumices se shqiptareve te kosoves....
Kjo pseudokushtetute po i garanton shqiptareve te kosoves, sundimin e perjetshem te Franko-Gjermanise dhe nje te ardhme te erret,per shkak te reduktimit ne impotence ligjore,ekonomike,ushtarake dhe politike te popullsise shqiptare....
Pra kosova do jete nje shtet impotent,ku vete elementi i dobet shqiptar do mbyse elementin e forte,ne cdo shkalle te administrates dhe te jetes publike... Do e beje me ndergjegje te plote,ndersa per pafytyresi te paster 'demokratike' dhe hipokrizi patriotike do u beje ndere deshmoreve te UCK-se....
Nderkaq,jam shume kurioz te di se si do e fillojne librat shkollore historine e kosoves ....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Për ata që nuk e dinë ,duhet të kthehen prapa në kohë dhe të lexojn ose të flasin me ata që kan lexuar deklarimet e Albin Kurtit kur pat thënë se : Thaqi , është i zgjedhuri i bashksis evropiane për ket periudhë , dhe ai do të bëhet kryeministër dhe ata do ta drejtojn si të donë .këtë e ka thënë në qershor-korrik 07 .
Cka ndodhi o vllazni???
K. Dana ka thënë me mija her atë cafrë është , jo vetëm më e mira ,për kombin shqiptarë ,por edhe domosdoshmëri , e kjo është bashkimi kombëtarë .
Cka më cuditi për së tepërmi është lajmi që u tha në TV e Kosoves , se ASHAK paska thënë fjalën e vet kritike ndaj projektkushtetutes , e jo që nuk e kritikoj mosekzistimin e fjalës shqiptarë në kët projektkushtetut , po cka është më e keqja , as ata vet nuk e përmenden faktiorin shqiptarë në këtë "shtet" të ri .
Kjo lirisht mund të bashkangjitet me akademim e shkijeve .
Aty nuk ka marr pjesë Akademik Rexhep Qosja dhe disa akademik të tjerë .
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Me te vertete eshte per tu menduar njeriu ne keto qaste, jemi shqiptar apo ç'jemi ?
Do kene telashe me gjeneraten e re keta perpilues te kushtetutes...
Me thoni tani; cila ishte me e vlersuar per ne, kushtetuta e kaçanikut apo kjo e Ahtisarit ?
Ne Shqiperi perdoret nje shprehje popullore e cila fatkeqesisht po gjen zbatim real ne Kosove." Luftuan qorrat qe te hajne horrat"
Bartesit e pushtetit te sotem ne Kosove nje kohe jo vetem qe nuk pranuan flamurin dardan te propozuar nga Rugova, por, hynin me force neper komuna edhe e digjnin. Tash e kemi me YLLA qe shendrisin.
AI kritikohej si tradhetar sepse kerkonte bashke-jetese me etnite tjera te Kosoves mirpo nen flamurin dardan dhe kushtetuten kryekput SHQIPTARE. AI thoshte se me mire eshte te respektohet SECILI qe jeton ne Kosove e te kemi nje vend SHQIPTAR, por, ja qe bartesit e pushtetit te sotem e konsideronin te bute, jo-patriot.
Cka eshte patrioti? AI qe bertet?
Tash, ju befte mire.
Where have all the good men gone
& where are all the gods?
Jo, jo e qarte ishte qe ne versionin e pare po me kete perkthimin e dyte i ke rene vule.
A e degjuat: "serbet e Kosoves nuk e pranojne policine e Kosoves edhe i kane dorezuar armet e uniformat e e kane braktisur SHPK-ne, ndersa SHPK-ja i ka suspenduar duke vazhduar t'ua pagoje rrogat."
A ka bre ne ndonje vend tjeter dicka te tille!
O burra, te gjithe futuni ne SHPK e pastaj jepni doreheqje se SHPK-ja do ju suspendoje por do vazhdoje t'ua pagoje rrogat ... mbase se pari duhet te deklarohesh serb se ky privilegj per serbet nuk besoj se vlen per shqiptaret!
Shkurorëzimi shqiptar
Kosova duke u bërë shtet në vete, po merr detyrime të rëndësishme dhe gati te përballueshme në shikim te parë. Është sfiduese për një vend të ri, për një elitë të re politike, e cila pa përvojën e duhur, po pranon fare guximshëm të vet menaxhohet me strukturën komplekse te shtetit, ne fakt shteti mbete akoma një kompleks metodash në teorinë politike sa i përket forcimit të idesë se si duhet funksionuar shteti.
Shkruan: Bekim REXHEPI
Duke shikuar më thellë zgjidhjen e aplikuar për Kosovën, del se kjo zgjidhje më shumë i sugjestionon (këtë fjali po e përdor ne shpjegimin e: 2. Nënshtrimi para vullnetit të dikujt, mungesa e pavarësisë në mendime dhe në gjykime.,etj.), klasën politike se sa kombin. I tërë procesi politik që është zhvilluar deri me sot për Kosovën, duket se është ndikuar jashtë interesit vital te kombit. Ndofta, duhet pranuar se klasa politike shqiptare ne Kosovë, më shumë qe e ndikuar nga sistemi dhe ideologjia qe i ka sorollatur ata. Po marrja këtë argument sa të sforcuar dhe po aq te dështuar, pra mbi projektin e Jugosllavisë si shtet multinacional. ky shtet si multinacional për ata qe projektuan dhe për me tepër për ata që e provuar doli se nuk ka funksionuar as edhe kurrë mbi principin e proklamuar te barazisë se kombeve. Nuk e di nëse kjo dilemë e zgjuar do të përbëj koincidencën e më vonshme edhe me procesin e Kosovës si një shtet multietnik. Po edhe po deshe t’i ikim këti argumenti që shtruam më sipër, ne do të mund të gjenim tani edhe argument tjetër, shih: plani i M.Ahtisarit për Kosovën dhe qe ky plan është (mishëruar) sforcuar pikërisht me projekt kushtetutën e Kosovës, të hartuar nga ekspert 'shqiptar', dhe qe ky projekt kushtetues kinse po e merr opinionin qytetar. Sipërfaqësisht, ky veprim i klasës politike në Kosovë është vërtetë një mashtrim politik, sepse populli nuk është pyetur asnjëherë, më keq nuk është respektuar:,-shih arbitrin politik që kjo klasë e ngriti vetën, duke i dhënë legjitimitetin politik të udhëheqjes, i cili realisht nuk mund të ngjitët mbi shumicën e bojkotit.
Duke e justifikuar politiken, dhe njëkohësisht rolin e klasës politike 'shqiptare' ne Kosovë, sikur po na bëhet e qartë, çdo ditë e më shumë, shkurorëzimi me identitetit nacional. Më këtë shkurorëzim politik të vullnetshëm që po e bënë klasa politike në Kosovë, gjithsesi ngrihet apo mbyllet realizimi i interesit vital i kombit.
Sikur ka të drejtë shumë në atë shtjellim të pak ditë më parë analisti i shquar shqiptar: F. Lubonja, qe e nxori se shqiptaret tani po kalojnë na fazën e realizimit të 'kombit kulturor' dhe jo atë të kombit shtet.
Pse shkurorëzim shqiptar?
Nuk e di, nëse ka ndikuar rezonimi politik i frikës se disa vendeve, se krijimi i një shteti natyral shqiptar e politik i Shqipërisë ( që do ta nënkuptonte bashkimin e Kosovës me shtetin amë, ) apo edhe varianti i dytë që do të qonte në krijimi i një shtet të ri, të dytë shqiptar (me një Kosove, me mbi 95% të popullatës shumicë shqiptare), thjeshtë ky do të përbënte kërcënim apo do të mund të rrezikonte vendet tjera ne gadishullin Ballkanik. Nëse ky rezonim politik ka qenë i ndikuar, atëherë rezultati i pavarësisë së Kosovës, është rezultati më minimal që i epet koncesionit te politikës së pandërgjegjshme, qe Kosovën e konceptoi dhe gjithsesi e ktheu në një shtet multietnik, që më se paku ka për tu kuptuar realisht për nga dominancë politike e etnike.
Mbi këtë rezonim mund ta shohim gjithë produktin e zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, qe sipërfaqësisht u bë i pranueshme, dalja e një pavarësie të kushtëzuar për Kosovës. Kjo pavarësi e kushtëzuar dhe e shoqëruar me një rezolutë të më hershme (si:1244), që e ka koduar Kosovën deri me sot dhe e cila gjithashtu, e ka sanksionuar përkohësisht sovranitetin e Jugosllavisë e Serbisë mbi Kosovën, mbetet sugjestioni i vetëm ngushëllues politik.
Por, se kjo rezolutë 1244 + Pavarësia janë një zgjedhje e re politike dhe krijimi i një shteti as natyral shqiptar (që mund ta përfshinte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) dhe as të krijimit të shtetit të dytë shqiptar (të Kosovës duke mos e diskriminuar etninë dominuese dhe më sakrifikuese), por vetëm si një shtet i ri multietnik me një identitet të ri qe duket të ketë mjaft probleme se sa shkurorëzimi praktik me identitetin e mëparshëm. Kushtetuta e Kosovës së pavarur dhe e kushtëzuar qëllimisht ka eliminuar emrin themelore te identitetit kombëtar për tu kurorëzuar me një emër të ri identiteti ndofta fiktiv apo për dikë edhe emocional.
Bekimbeu@hotmail.com
Paraqet,Sabri Selmani
Përmendet një flamur "dardan" dhe një ide e shtiti "shqiptarë" nga ish kryetari!
A je ni në vete o njerz .
Ky ishte burrimi kryesor i shkarravitjes së zgjedhjes së statusit të Kosoves .
A nuk po ndëgjoni cilat janë argumentet kryesore që rusët , e edhe shkijet dihet, po përmendin në lidhje me problemin e Kosoves : SHBA janë ata që po krijojn shtein në token serbe , kjo nuk duhet lejuar , duhet të vazhdohet me bisedime .
Pra cfarë i bie kjo , për ju që nuk kuptoni . ka shqiptar që ende mund të jetojn nën serbi , dhe unë besoj se ka të tillë , bile disa prej tyre po futen e po komentojn e japin mendime edhe në këtë forum Shqiptarë .
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Krijoni Kontakt