Nivelin e bisedes e mbani ju te nderuar forumist e jo une.Punen e moderatorit nuk e kam kerkuar dhe shume mire do te ndihem edhe poqese edhe nuk jam moderator.Ne fakt ju keni te drejte te kritikoni por duhet te thirreni ne fakte e jo ne insinuata.Jane hapur me dhjetra tema pro e contra njeres apo partise tjeter dhe kjo eshte pasqyre e shoqererise sone te percare dhe aty nuk bejne pune as edhe 10 moderatora te angazhohen ne pastrime edhe editime.
Megjithate ekziston nje e vertete.Une e kam kritikuar ne menyre me te ashper BDI-ne por gjithmone me fakte e jo me sharje.Te njejten do ja bej edhe PDSH-se apo me mire te them liderit te saj i cili e shkaterroi kete parti dhe kjo eshte e vertete qe te gjithe ne e dime por dikush e pranon e dikush jo.
Une e kam stilin tim dhe do te toleroj deri ne pamase cdo goditje e debat te nxehte pervec sharjeve personale, kercenimeve (ala komandant semafori) apo mozomokeq ofendimeve gjinore.Une vazhdoj te besoj se ne emancipimin e burrecave tane me se shumti do te kontribuoj femra shqiptare prandaj ate ngris ne piedestal dhe nuk eshte larg koha kur "burri" shqiptar do te transformohet ne xhentelmen te vertete.
Krijoni Kontakt