Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Lufta që përgatiti pavarësinë

    “Shërbimet sekrete të vendeve partnere, pesë ditë më parë, në datën 23 dhjetor, na njoftojnë se Milosheviçi në fillim të marsit do të nisë në Kosovë operacionin ushtarak “Patkoi i kalit”. Do të kemi luftë zoti Berisha...


    Shkruan : Lorenc Vangjeli

    Në fund të dhjetorit 1998, në një sallë të veçuar të hotel Rognerit ish-kryeministri Majko dhe zëvendësi i tij Ilir Meta takohen me kryetarin dhe nënkryetarin e partisë Demokratike Berisha e Pollo. Për gazetarët e shumtë që rrethuan ndërtesën shkaku i takimit ishte gjetja e gjuhës së përbashkët për të nxjerrë nga greva e urisë studentëve që protestonin kundër qeverisë socialiste. Në fakt, në atë sallë, ndodheshin dhe disa studentë që ngjanin çuditshëm me shallin e lidhur në ballë, simbol i vjedtër i grevistëve të urisë. I kishin nxjerrë njëherë me forcë nga godina, por ata ishin rifutur sërish aty. Por askush nga ta, në ato pak munita që ata qëndruan brenda, nuk e dinte që ishin vetëm një garniturë e një takimi që do të trondiste politikën dhe do të shndërrohej në kryeakuzën e të “vjetërve të partisë” kundër dy të rinjve që “po riciklonin” në politikë Berishën. Mbasi studentët u larguan, Majko, atëherë kryeministër, i drejtohet Berishës me një fjali që shkaktoi në çast një heshtje të gjatë: “Shërbimet sekrete të vendeve partnere, pesë ditë më parë, në datën 23 dhjetor, na njoftojnë se Milosheviçi në fillim të marsit do të nisë në Kosovë operacionin ushtarak “Patkoi i kalit”. Do të kemi luftë zoti Berisha. Dua të di nga ti që kur të kemi luftë në kufi, çfarë do të bësh ti në Tiranë. Në Shqipëri priten me dhjetra mijera refugjatë të luftës”.
    Berisha atëherë heshti gjatë. Fillimisht pyeti sesa e mundshme ishte të ndodhte një gjë e tillë dhe më pas tha se dhe partia e tij do të mbështeste luftën. “Do t´i vazhdosh mitingjet e tua”?, ngulmuan Majko dhe Meta dhe pas një hezitimi Berisha tha sërish: “E drejta për të protestuar është demokratike. Eshtë thelbi i demokracisë”. Por morri një përgjigje të papritur. “Nëse ti e bën një gjë të tillë, ne do të të godasim”. Në deklarimin për shtyp që bënë për gazetarët Meta dhe Pollo mbas takimit, asnjëri dhe as tjetri nuk e përmendën këtë fakt. Folën për studentët dhe zgjidhjen që do të merrte greva e tyre e urisë. Një muaj më vonë, e njëjta skenë, por kësaj rradhe shumjë më hapur do të zhvendosej në ambientet e ish-shtëpisë së Enver Hoxhës. Të ftuar të dy drejtuesve të qeverisë të gjithë kryetarët e partive parlamentare. Një pjesë e tyre as nuk e kuptonin thelbin e asaj që po ndodhte, ndonëse lufta ishte në prag dhe ndonëse katastrofa humanitare ngjante e pashmangshme. Shqipëria kishte mundësi të siguronte shtrat dhe bukë vetëm për 10 mijë refugjatë. Në fund të marsit, mbas fillimit të luftës, ata kishin mbërritur në gjysëm milioni.

    Bombardimet

    Në 22 mars, Presidenti i vendit Rexhep Meidani dhe kryeministri Majko ndodheshin në Kukës për të vizituar qytetin dhe për të bërë një inspektim të forcave ushtarake që kishin nisur të dislokoheshin aty. Shumica rezervistë të paguar me 15 mijë lekë në muaj. Nga depot shin nxjerrë armatime të shumta dhe teknika konvencionale ishte madje shumë më e madhe në numër edhe se vetë ushtarët. Aty mbërriti lajmi i parë i ardhjes së një kolone refugjatësh kosovarë. Duke u gdhirë data 23 mbledhje urgjente e qeverisë, në mëngjez një raportim në Kuvend nga Kryeministri dhe në mbrëmjen e datës 24 mars, nisi fushata 78 ditore e sulmeve të NATO-s mbi Serbi. Vetëm pak minuta mbasi raketa e parë shpërtheu në Beograd, e leshuar nga një pilot hollandez, Majko del në konferencë shtypi dhe deklaron: Sot ndryshoi historia e Shqipërisë dhe e gjithë rajonit.
    Duke u gdhirë data 25, në orën 3.15 të mëngjezit një tjetër konferencë për shtyp. Lufta kishte filluar dhe mendohej se ishte vetëm çështje orësh që Milosheviçi të dorëzohej. Por mbi 1000 avionët e bazuar në Aviano në Itali dhe raketat e lëshuara nga anijet luftarake e nëndetëset në Adriatik do të luftonin fiks për 78 ditë deri në dorëzimin pa kushte të Serbisë. Ishin rreth 40 mijë misione luftarake.
    Në ato ditë Shqipëria do të bëhej papritur qendra e botës dhe ajo u vizitua nga udhëheqësit më të rëndësishëm botërorë, përfshi dhe kryeministrin britanik Tony Blair i cili tha fjalët e paharrueshme: Çfarë kërkojmë ne në këtë luftë? Asgjë të jashtëzakonshme. Serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, të kthehen refugjatët.
    Në 12 qershor lufta morri fund. Aty ishte dhe fillimi i fundit të plotë të vdekjes së ish-Jugosllavisë. Kapaku i arkivolit të së cilës, formalisht u mbyll në 17 shkurt të pothuaj nëntë viteve më vonë, kur ish-komandanti i UÇK-së, me cilësinë e kryeministrit, do të shqiptonte fjalët: Shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.


    (MAPO)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikull konfuz.. qe qellimisht kapercen ngjarjet dhe datat e i rrumbullakos sipas oreksit te padronit te vet.. nje epoke te rendesishme..

    jepi vangjel ..

    po me nje gervishtje te vogel te bie ne toke ky shkrim pallaver..

Tema të Ngjashme

  1. Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 10:39
  2. Gashi: Do ta shpallim pavarësinë
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-11-2006, 15:49
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:54
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •