Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Mbështetja tek Allahu dhe dorëzimi i çështjeve tek Ai

    Mbështetja tek Allahu dhe dorëzimi i çështjeve tek Ai


    Kur njeriu e di që Allahu mund të bëjë çfarë të dëshirojë, se vetëm Ai bën zgjedhjen dhe drejton punët e njerëzve, se mënyra si Ai drejton robërit e Tij është më e mirë se mënyra që njeriu do të kishte zgjedhur për vete, kur e kupton se Ai di më mirë se çfarë është e dobishme për robin e Tij, se vetë njeriu për veten e tij, se Ai mund të plotësojë nevojat dhe dëshirat e njeriut, se Ai është më i Sinqertë dhe më i Mëshirshëm për robin e vet, se sa vetë njeriu për veten e tij, kur e di se ai nuk mund të përparojë apo ngecë vetëm se brënda limiteve që Allahu i ka përcaktuar për të, se askush nuk mund ta ndryshojë vullnetin dhe caktimin e Allahut, atëherë njeriu do t'ia dorëzojë me përulje çështjet e tij Allahut Fuqiplotë.
    Vetëm pas nënshtrimit ndaj Allahut, njeriu do të ketë ndjesinë e çlirimit dhe lehtësimit nga brengat dhe shqetësimet. Barrën e brengave të tij, ai ia jep Allahut, i Cili nuk brengoset, sado e madhe të jetë brenga. Kështu, zemra e njeriut të shqetësuar, do të shkarkohet nga pesha e ngarkesave.
    Sa e mirë bëhet jeta e tij, sa e bekuar zemra e tij dhe sa e madhe është hareja e gëzimit të tij tani!
    Kur njeriu i mbështetet Allahut dhe vendos besimin tek Ai, nuk mund të mbisundohet nga iluzionet e këqia. Ai i beson Allahut dhe shpreson bujarinë e Tij, e cila e mbron nga shqetësimet dhe brengat, si dhe nga shumë smundje të tjera psikike dhe fizike.
    Njeriu i lirë nga problemet e tij është ai që Allahu e ka liruar dhe i ka ndihmuar në përpjekjet e tij në luftën kundër veseve dhe shqetësimeve të veta (xhihadul-nefs), duke përdorur metoda të dobishme për forcimin e zemrës dhe largimin e dëshpërimit. "Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai..." (Et-Talak, 3). Pra Allahu do të kujdeset për çdo gjë që e brengos besimtarin rreth angazhimeve për problemet e kësaj bote dhe synimet për botën tjetër. Allahu ka garantuar të gjitha mirësitë dhe mbrojtjen nga të këqijat dhe dëmet, për ata që vënë besimin e tyre tek Ai.


    www.pastres.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Lutju Allahut. Ai i përgjigjet Lutjes.

    Lutju Allahut. Ai i përgjigjet Lutjes.

    Përfshije çdo ankth, çdo frikë dhe çdo brengë brënda një lutjeje (dua'je). Shiko në të një arsye tjetër për t'iu nënshtruar Allahut me përulje (sexhde), gjatë së cilës je më afër Tij. Zoti e di dhe e dëgjon çfarë ke në zemër, por Ai do nga ti që t'ia kërkosh atë që ke nevojë. Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: "Allahu zemërohet me ata që nuk i kërkojnë Atij asgjë". (Tirmidhiu).

    Profeti (s.a.u.s.) thoshte se në lutje gjente qetësi dhe ndihmë. Ai (s.a.u.s.), gjithashtu, rregullisht i lutej Zotit për falje dhe e madhëronte me përulje Allahun. Allahu kërkon nga ju të jeni specifikë. Profeti (s.a.u.s.) na këshillon ne që t'i kërkojmë Allahut saktësisht atë për të cilën kemi nevojë, nëpërmjet du'së (lutjes). Duaja është esenca e adhurimit.

    "Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
    Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve
    " (Kur'an 7:55-56).

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:20
  4. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •