Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Demokratë dhe socialistë miratojnë ngritjen e taksave në qytetin e Tiranës

    Demokratë dhe socialistë miratojnë ngritjen e taksave në qytetin e Tiranës

    Grada e perdoruesve-ve: / 8
    I varferI mire
    Monday, 25 February 2008
    Që opozita dhe pozita vazhdojnë të përjetojnë “orgazmën” e “aktit seksual” që kryejnë me njëra tjetër kjo është evidente në parlamentin shqiptar. Paradoksi shqiptar tashmë kalon kufijtë e imagjinatës përsa i përket të bërit politikë. Nëse e majta është në opozitë në parlament, në Këshillin Bashkiak ajo është në pushtet. Por asgjë nuk i pengon këto dy forca të miratojnë ligjet në unison të plotë. Megjithëse janë munduar të mbushin mendjen e shqiptarëve se këto dy forca nuk kanë marrëveshje të fshehtë, dita e djeshme dëshmoi se këto dy forca e kanë të hapur këtë marrëveshje.Kështu dje, në unison të plotë të djathtë dhe të majtë, miratuan paketën fiskale të propozuar nga kryesocialisti-kryebashkiak Edi Rama. Megjithëse dje për ti hedhur hi syve publikut deputeti demokrat Edi Paloka mbajti një fjalim kundër ngritjes të këtyre taksave, në hipokrizi të plotë me këtë fjalim këshilltarët demokratë votuan ngritjen e taksave nga ana e kryebashkiakut Rama. Hipokrizia politike dhe forca e mashtrimit politik mesa duket ka zënë rrënjë thellë në shpirtin e pseudodemokratit kriptokomunist shokut Sali Berisha. Ai dje nëpërmjet deputetit Paloka derdhi “lotët e krokodilit” për qytetarët e Tiranës, ndërsa në Këshillin Bashkiak të Tiranës i “kafshoi” me rritje taksash këta qytetarë. Ajo që po ndodh në politikën shqiptare tashmë është kthyer në një Pazar të pisët lejesh ndërtimi dhe tenderimesh, ku Berisha merr lejet e ndërtimit për miqtë e tij , ndërsa Rama merr tendera për interes të tij. Tashmë opozita dhe mazhoranca janë futur në kurthin e pazareve të pista Rama-Berisha duke qenë spektatorë të një historie skandaloze të paparë në historinë e shtetit shqiptar. Po të vërejmë me vëmendje se si janë rritur taksat, Këshilli Bashkiak ka miratuar një ngritje të ndjeshme të taksave. Taksa e pastrimit, nga 2100 lekë që ishte në vitin e kaluar, ajo do të bëhet 3600 lekë këtë vit, 4 mijë lekë në vitin 2009 dhe 5 mijë lekë të rinj në vitin 2010. Taksa e gjelbër do të ndryshojë në mënyrë progresive deri në vitin 2010. Kështu, ajo do të bëhet 300 lekë gjatë këtij viti, 400 lekë për vitin e ardhshëm dhe 500 lekë në vitin 2010. Tarifa e pastrimit, duket se do t’i vrasë më shumë se asnjë tjetër familjarët. Për vitin në të cilin ndodhemi aktualisht, ajo do të pësojë një rritje në masën 3600 lekë në vit, pra 1500 lekë më shumë se sa ishte në vitin 2007. Vitin e ardhshëm kjo tarifë do të shkojë në 4 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010, çdo kryefamiljar do të paguajë plot 5 mijë lekë të rinj në vit. Taksat për biznesin e vogël kanë pësuar gjithashtu ndryshime. Kështu për objektet e shitjes me pakicë që bëjnë deri në 2 milionë lekë xhiro do të paguajnë 45 mijë lekë si taksë vjetore. Kjo është më e ulëta, ndërsa për biznese që kryejnë deri në 8 milion lekë xhiro, tarifa që ato duhet të paguajnë shkon në 143 mijë lekë në vit. Rritje pëson edhe taksa e tabelës, e vendosur për qëllime reklamimi. Kështu, ajo bëhet 1 mijë lekë metri katror në ditë.


    p.s Ne kete mot te veshtire ekonomik, partia qe mbron interesat e shtresave te vujatura te shoqerise shqiptare ja ve thiken ne palce me teper ketyre shtresave, me taksat qe i rrit gjithmone e me teper

    sigurisht edhe me ndihmen e populisteve te saliut!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --


    Xhu.. ne se do ish ne doren tende sicun tirone qe je..ke do vije kryetar bashkie?

    A te pelqen plani edvinist per te gratacielozuar tiranen?

    Cthot mileti ne tirane per edvinin?

    kush jan keta te pd qe kan aprovuar rritjen e taksave ne bashki?

    A nuk do ish mire qe ed paloka te jete kryetari i ardhshem i Bashkise?

    ..............

    Si thua?

    --------------------------------


    Deputeti i shumicës denoncoi abuzimet e Bashkisë së Tiranës me fondet publike


    Paloka: Paratë e taksapaguesve të Tiranës, në xhepat e Ramës


    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ringriti edhe njëherë shqetësimin e tij për vendimin e fundit që ka marrë Bashkia e Tiranës për rritjen e taksave ekzistuese dhe vendosjen e një takse të re për banorët e kryeqytetit. Ai e cilësoi një vendim të tillë të miratuar dy ditë më parë vetëm nga anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak si të paprecedent.

    Deputeti i shumicës sqaroi se, mazhoranca nuk është shprehur kundër pastrimit apo gjelbërimit të Tiranës, por sqaroi se në kaq vite, qytetarët e metropolit shqiptar paguajnë këto taksa dhe ndodhen çdo ditë përballë një realiteti më shumë se të shëmtuar. Deputeti Paloka tha se, kryeqyteti është shndërruar në një qytet të pabanueshëm për shkak të ndotjes që ka dhe taksat që qytetarët paguajnë për pastrimin e qytetit nuk dihet se për çfarë kanë përfunduar, ndërsa akuzoi Ramën për mungesë të theksuar transparence.

    "Siç e dini të gjithë, Tirana është kthyer në një pirg të madh plehu dhe plehrash. Kudo që të shkosh gjen pirgje të mëdha mbetjesh urbane, dhe qytetarët protestojnë për këtë, por nuk i dëgjon njeri. Shumë qytetarë paguajnë privatët që t'u mbledhin mbeturinat përpara banesave të tyre apo në lagje", bëri të ditur Paloka në fjalën e tij, duke theksuar se paratë e taksapaguesve shqiptarë përfundojnë në xhepat e kryetarit të Bashkisë.

    "Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit e di që Tirana është shndërruar në një qytet të pabanueshëm për shkak të ndotjes, prandaj jeton në Pezë. Ai nuk bën gjë tjetër, veçse, kur mbaron shëtitjet e tij dhe fjalimet baritore nëpër fshatrat e Shqipërisë, vjen dhe u vë taksa të reja qytetarëve të Tiranës", theksoi Paloka.

    Deklarata e deputetit Paloka vjen një ditë pas thirrjes së tij gjatë seancës së fundit plenare, ku kërkoi nga të gjithë deputetët e parlamentit të reagojnë ndaj kësaj çështje, duke e cilësuar tejet të ndjeshme për qytetarët. Në këtë kuadër, Paloka u bëri thirrje deputetëve të parlamentit që ta ngrejnë këtë si një problem që bie mbi kurrizin e banorëve të kryeqytetit.

    "Këtë problem duhet ta ngrenë edhe deputetë të tjerë të Tiranës, të majtë apo të djathtë qofshin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar dyfishim të disa taksave në kryeqytet dhe shtim të një takse të re që lidhet me pastrimin, ndaj atyre që ngasin automjete", tha ai.

    Duke e cilësuar vendimin si një vjelje ndaj qytetarëve të Tiranës, deputeti demokrat Paloka, tha se këta qytetarë për të njëjtën çështjes sipas vendimit të kryebashkiakut do të paguajnë një taksë dy herë dhe kjo sipas tij është maksimalisht abuzive.

    "Të gjithë ata qytetarë tiranas, që në fakt paguajnë njëherë për pastrim dhe gjelbërim, duhet sërish t'i paguajnë bashkisë një taksë shtesë, për të njëjtin qëllim" bëri të ditur Paloka gjatë fjalës së tij. Ndër të tjera, ai shtoi se, taksat e qytetarëve të Tiranës po shpërdorohen nga Rama dhe për këtë fenomen Paloka kërkoi që, Rama t`u japë përgjigje qytetarëve, duke treguar transparencë mbi faktin se ku kanë shkuar këto taksa, duke theksuar se Tirana është një nga qytetet më të ndotur në Europë.

    "Nuk jam kundër rritjes së shpenzimeve në Tiranë, si për pastrimin dhe për gjelbërimin, por më parë Rama duhet t'u tregojë banorëve se çfarë është bërë me paratë e paguara deri më sot, pasi kryeqyteti sot është një nga më të papastrit në Europë". "Nëse do të vazhdojë të mburret se ka mbjellë me bar skarpatet e lumit Lanë, atëherë ky kryetar bashkie nuk ka më asnjë lloj morali që t'u kërkojë taksa të tjera qytetarëve të Tiranës, por t'u kthejë edhe ato që iu ka marrë deri më sot. Nuk jam kundër shëtitjeve dhe fjalimeve baritore të kryetarit të bashkisë, por jo që të vijë në Tiranë për t'iu vendosuar taksa qytetarëve. Ai jo vetëm që nuk riparon gjë, por i ka bërë qytetarët të vijnë vërdallë mes pluhurit", nënvizoi më tej Paloka.





    RD
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-02-2008 më 02:30

  3. #3
    Perjashtuar Maska e R3nato
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    TiRoNe
    Postime
    344
    Brari Jo mer se sjan ne xhepat e rames se rama po punon edhe ka punuar deri me sot!!!Po Jo si Pd Qe Vodhen Tenderin e Rruges Rreshen Kalimash!!! Vidhka Zv: Ministri e sdika gje ministri ja pra edhe PD E Shqiptareve!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 27-02-2008 më 07:55

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Jam dakord te paguajme me teper nese na jepet sherbimi, por ketu nuk sherbim fare dhe keta duan me teper para?!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e R3nato
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    TiRoNe
    Postime
    344
    Edvin83 Paguan ti une e nja ca kokrra po spagujne te gjith!!! Po spaguan te gjith normale qe sdo kemi sherbime !!!

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Epo mire se taksa pastrimi e gjelberimi qenkan....Keshtu Tirana jep shembullin e mire qe ti pastrojme e rigjelberojme qytetet....Pastaj taksat dhe vdekja jane te sigurta ne kete bote...Per ne shqiptaret eshte vetem vdekja,do mesohemi ngadale qe jane edhe taksat...

    Nese nuk vijne sherbimet atehere eshte faji i atyre qe votojne PS e PD...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Pone, presion në emër të Berishës ndaj këshilltarëve të PD për të votuar taksat e Ramës

    Grada e perdoruesve-ve: / 1
    I varferI mire
    Tuesday, 26 February 2008
    Një ditë më parë dhe gjithë paraditen e të hënës së 25 shkurtit 2008, ka patur tension brenda rradhëve të këshilltarëve të Partisë Demokratike të bashkisë së Tiranës, në lidhje me projektin e paketës fiskale të Edvin Ramës, për taksat e reja publike. Ky tension mbështetej, në sikletin e kryeministrit Berisha për të qëndruar korrekt dhe “besnik” ndaj Edvin Ramës, në pikat e marrëveshjes që ai ka nënshkruar me të. Edhe pse kjo marrëveshje, mundohet të mbulohet, përditë e më tepër po del në dritë, po zbulohet qartazi, duke demaskuar hipokrizinë e dy krerëve të partive kryese PD e PS.Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, që Berisha dhe Rama janë në unison të plotë me njeri-tjetrin, për të gjithë ecurinë e zhvillimeve politike, sociale, ekonomike, shoqërore në vend, por vetëm sipas skemave të tyre. Për të realizuar këto skema, ata kanë hedhur në aktivitet njerëzit e afërt të pushtetit të tyre politikë dhe ekzekutiv. Konkretisht, ditën e hënë që miratohej vendimi për taksat e reja të pushtetit vendor të Tiranës, Edvin Rama ishte krejt i qetë, mbasi për votimin e tij 99.99% ishte siguruar nga (ar)miku i tij Sali Berisha, i cili i çoji këshilltarët “trima”, në rresht për të votuar për projektin e Edvin Ramës. Zbatimin e këtij urdhri e kishte marrë përsipër zvendëministri i Brendshëm Ferdinand Pone, i cili të hënën, me urdhër të shefit të tij, Berisha, la çdo punë dhe nisi takimet me këshilltarët e PD, të cilëve u transmetonte urdhrin e formës së prerë të kryeministrit, për të votuar në favor të shtimit të taksave, prej Edvin Ramës. Këtë “detyrë”, zvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone e ka bërë me shumë pasion, madje këtë aktivitet propagandistik të ngarkuar nga kryeministri Sali Berisha, ai e ka nisur disa ditë më parë. E themi këtë, mbasi projekti i shtimit dhe rritjes së taksave, nuk “lindi” atë ditë që u bë mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës, por disa kohë më parë. Madje, sipas informacioneve tona nga kryeministria, konfirmohet, se kjo marrëveshje për tabelën e re të taksave vendore në Tiranë është bërë shumë kohë më parë. Ne nuk e dimë se cili e ka marrë nismën i pari për këtë lidhje të pisët mes palëve, por dihet fakti, që kjo është tashmë një realitet. Berisha dhe Rama, nuk ka më asnjë dyshim, që janë dy ortakë të demaskuar publikisht. Për të konkretizuar marrëveshjet e tyre në të gjithë sektorët, që nga votat e deri tek tenderat e gradaçielave, dy “mumuthët” e skenës politike shqiptare, Edvin K. Rama dhe Sali Ram(iz) Berisha, kanë futur në përdorim veglat e tyre historikisht të përodruara. Në rastin konkret, Berisha ka përdorur zvendësministrin e Brendshëm Ferdinand Pone, ndërsa Edvin Rama ka përdorur tenderat dhe lejet e ndërtimit. E gjithë kjo marrëveshje, që nuk është më e fshehtë, rezultoi edhe me shtimin e taskave publike vendore.

    sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga _Kingu^Tirones_ Lexo Postimin
    Edvin83 Paguan ti une e nja ca kokrra po spagujne te gjith!!! Po spaguan te gjith normale qe sdo kemi sherbime !!!
    Shumica paguajne se tani kur merr patenten a ndonje dokument tjeter nuk mund ta marresh ate pa paguar taksat, por problemi eshte se nuk kemi pare ndonje sherbim deri tani. Rruga ime nuk eshte pastruar ndonjehere qe kur eshte shtruar me asfalt, prandaj ca rritje takse do ai kur une nuk e kam pare ndonjehere duke ma dhene sherbimin qe kam paguar me vite?

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    E vetmja taksë, që nuk është vendosur ende është taksa e daljes nudo në publik !!!

    E vetmja taksë, që nuk është vendosur ende është taksa e daljes nudo në

    mjediset publike !!!




    E vetmja taksë, që nuk është vendosur ende është taksa e daljes nudo në mjediset publike dhe nëse kjo taksë, do të vendosej, ju do të ishit tatim-paguesi më i madh në botë në këtë drejtim.
    Kryebashkiaku i Tiranës Edvin Rama, pushtetari më i korruptuar i globit (sipas përcaktimit që i ka bërë Sali Berisha), si asnjëherë tjetër, reagoi dje në media, lidhur me problemin e taksave, pas denoncimit të bërë në gazeta “SOT”. Ne e cilësuam rritjen dhe shtimin e këtyre taksave për qytetarët dhe biznesin e Tiranës, si “orgji” të “mamuthit” Rama, sepse në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Tiranës, ku dominancë është PD, u miratua tabela e re e shtimit dhe rritjes së taksave vendore. Mirëpo, kryebashkiaku nudist, Edvin Rama, aktualisht banor dhe “aktivist” i Pezës, nuk mund ta përballonte dot realitetin denoncues të rritjes së taksave në bashkëveprim me Berishën. Kreu i bashkisë Tiranë dhe i PS, mjaftisti sorist Edvino, mohoi rritjen e taksave, jo se atij i dhimbsen qytetarët e Tiranës. Siç e kemi thënë, rritja reale e taksave që bëri hajduti i tenderëve Rama, nuk ishte një vendim i marrë brenda orës, nga ato vendimet “haxhiqamilçe” që ky “kambist”, merr në lidhje me shpërndarjen e lejeve të ndërtimit, apo për shitjen e trojeve publike. Përkundrazi, është një skemë e plotë e përgatitur prej afro një muaji . Taksat e shtuara dhe të rritura, prej Edvin Nudistit më të shëmtuar në historinë politiko-shoqërore ,tashmë janë një realitet dhe janë futur në veprim. Mirëpo, problemi nuk qëndron tek masa dhe numri i taksave të reja, por tek pazari që këta ky xhambazë të mirënjohur, kanë bërë dhe po bëjnë me ndershmerin e Shqipetareve. Pikërisht këtë pazar, ka tentuar të maskojë Rama, kur doli në ekrane, për të mohuar vendimin për taksat e reja. Përpjekja është një skemë e dështuar, mbasi nuk ka më asnjë shans. Ndaj dhe kryebashkiaku Rama, pasi i ka ngarkuar qytetarët dhe bizneset e Tiranës, me taksa të tjera të pamotivuara, merr guximin dhe mohon realitetin e vendosjes së tyre edhe pse këto taksa, u shpallën në këshillin Bashkiak, Edvini i plazheve nudo, personazhi më i kompletuar i auto-sex-it në rajon e më gjerë, tentoi të “mbulonte” vendimin e taksave absurde të markës “PS-PSD”. Por nuk mund ta bëjë, as sikur ai të shtrihet në fushat me tapet, të cilat i prezanton si sipërfaqe gjelbërimi, as sikur të puth kukullën Barbi, as sikur t’i bjere fizarmonikës tek tregu i gabelëve, as sikur të vishet me qillota plakash dhe as sikur, të zhvishet përsëri nudo. Taksat janë vendosur dhe ky është realitet. Në përsëri mundohemi t’i vijmë në ndihmë këtij njeri të çakorduar nga trutë, duke i saktësuar, se problemin e taksave nuk i’a “zhveshëm” ne. ” këtij individi të “tredhur” nga trutë është botimi i fotove nudo, për të cilat ai doli dhe e konsideroi krenari! Ne nuk e dimë, se përse Edvini që u ka mbetur në “derë” socialistëve u lidh me Sorosin. Por dimë faktin, ku vetëm 1 vit më parë “olldelja” Sokol Olldashi, merrte udhëzime dhe prezantonte prangat kundër Edvinit, në komisionin hetimor parlamentar, pranga këto, që i grasatonte dhe i tundte nga mëngjesi deri në darkë, përballë Ramës së “çmendur”, “grua” dhe “hajdut”. Por duket, se afro tre muaj më parë, këto pranga u hodhën tutje. Shkak nuk ishte “pastrimi” i Ramës . Dalja e djeshme e kllounit Edvin Rama në ekran, për të mohuar taksat e vendosura në mënyrë të dhunshme ndaj qytetarëve dhe biznesit të Tiranës, ka edhe një tregues tjetër. Ky njeri me tre kombësi dhe gjashtë shtetësi, por që nuk pranohet dhe nuk njihet nga asnjë shtet dhe nga asnjë komb, vazhdon të ushtrojë diktat mbi jetën e qytetarëve, duke kryer veprime nga më absurdet, në raport me jetën dhe aktivitetin e tyre të përditshëm. Nuk e kemi fjalën për rrugët dhe mjediset e tjera publike, të cilat janë bërë si “brekë të grisura’. Sepse, problemi i rrugëve, ndërtimeve, objekteve dhe lulishteve të Tiranës, tashë njihet si një “bankë” përfitimesh prej kryebashkiakut Rama, Ky individ, dhunon qytetarët edhe duke e përdorur institucionin e bashkisë, si një manastir privat. Në bashkinë e Tiranës, nuk mund të futesh dot. Edhe ata që arrijnë të futen brenda saj, përballen me dhunë administrative, nuk u jepet përgjigje, nuk u zgjidhen problemet. Kryebashkiaku i Tiranës, ka afro 2 vjet që e ka braktisur funksionin e tij dhe bredh rrugëve të Shqipërisë, në kërkim të mbështetësve, si kryetar i PS. Shqetësimi i tij në këtë moment është krejt normal, veçanërisht për pozitat ku ndodhet, mbasi po përjeton krizën e moralit, krizë që nis tek abuzimet financiare me lejet e ndërtimit, me trojet, me lejet e shfytëzimit, madje deri edhe me lejet e taksive. I gjendur në këtë “format . Realisht, taksat në Tiranë janë rritur e janë shtuar në numër, madje janë caktuar edhe nga dy e tre taksa të tjera, për të njëjtin shërbim publik. E vetmja taksë që nuk është vendosur ende është taksa e daljes nudo në mjediset publike. Nëse kjo taksë do të vendosej, ju do të ishit tatim-paguesi më i madh në botë në këtë drejtim.
    Taksa e transportit rrugor
    Vlera është 100 lekë dhe pagesa do të kryhet sa herë që këto mjete hyjnë në qytetin e Tiranës në katër kordonet hyrëse: Rruga e Durrësit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti. Të detyruara për të bërë pagesë janë autoveturat 8+1, automjetet për transport të përzier (mjet që ka një peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe se 3,.5 tonë), autobusët përveç mjeteve të shërbimit qytetës, mjetet e destinuara vetëm për tërheqjen e rimorkiove dhe gjysmërimorkiove. Po ashtu, këtë detyrim për të paguar tarifën e kanë edhe mjetet ër transport të veçantë, autotrenat, gjysmërimorkiatorët, autokampet dhe makinat e ngarkim-shkarkimit. Po marrim një shembull: unë jetoj në Tiranë. Do dalë 100 herë nga Tirana dhe detyrimisht po kaq herë do të hyjë. Përse do ta paguaj kaq herë taksën 100 lekë?! Po kaq absurde është taksa e parkimit, ne këtë taksë e kemi në Tiranë. Por tani është bërë me orë! Taksitë 4+1, do të paguajnë 20 lekë në orë, kur këto i paguajnë taksat në bashki dhe në tatime si taxi!

    Taksa e pastrimit
    Nga 2100 lekë bëhet 3600 lekë këtë vit
    Do të bëhet 4 mijë lekë në vitin 2009
    Do të bëhet 5 mijë lekë në vitin 2010
    Taksa e gjelbër
    Bëhet 300 lekë në vitin 2008
    Bëhet 400 lekë në vitin 2009
    Bëhet 500 lekë në vitin 2010
    Taksat për biznesin e vogël
    Me 2 milion lekë xhiro, taksohet 45 mijë lekë
    Me 8 milion lekë xhiro, taksohet 143 mijë lekë

Tema të Ngjashme

  1. Si ju duket Qendra e Tiranes?
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 09:25
  2. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  3. Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishën"
    Nga gabriel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 02:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •