Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    ”Qytetar Nderi i Tiranës”Zoran Bregoviçi e shndërroi mikrofonin në granatë !!!

    ”Qytetar Nderi i Tiranës”Zoran Bregoviçi e shndërroi mikrofonin e këngëtarit në

    granatë kundër shqiptarëve dhe ambasadës amerikane.



    Protesta e serbëve e të enjtes së kaluar më datë 21 shkurt në Beograd nën moton “Kosova është Serbi” Opinioni publik nderkombëtar u shokua kur shikoi duke folur përkrah Kryeministrit
    antikosovar Koshtunica edhe dy personalitete famoze të artit serb. Këngëtarin e njohur Zoran Bregoviç dhe regjizorin-artist Emir Kusturica, të cilët që të mos ua hamë hakun artikuluan shumë parulla antishqiptare. Për çudinë e të gjithëve Zoran Bregoviçi e shndërroi mikrofonin e këngëtarit në granatë kundër shqiptarëve dhe ambasadës amerikane. Të them të drejtën u befasova sepse kudo në botë jemi mësuar që artistët t’i shohim si ura kulture, si njerëz që nxjerrin mjaltë nga goja, si ambasadorë të kulturës në mes popujve dhe si zëdhënësa të paqes në botë. E kundërta ndodhi në Beograd, ata nxorën nga buzët thirrje për luftë me Kosovën . Para dy vjetësh, pikërisht më 1 Prill 2006, Ditën e Rrenave, kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, i kishte akorduar këngëtarit serb me origjinë kroate titullin jo pak të lakmuar:”Qytetar Nderi i Tiranës” (?!). Le të kuptohemi nuk jam kundër ardhjes së këngëtarëve të huaj në Shqipëri, pasi nuk kam fobi për këngët e asnjë populli. Në Tiranë e gjetkë le të këndohen sa të tunden skenat këngë italiane, greke, serbe,
    turke, amerikane, angleze, bile edhe kineze. Por jemi përpara një nonsensi, jo të gjithë meritojnë të bëhen qytetarë nderi. Shumë gazeta kryeqytetase në atë kohë e patën stigmatizuar dhënien e këtij titulli këtij këngëtari, shumë kosovarë e patën kontestuar këtë çmim që iu dha këtij antishqiptari. Por të gjitha ranë në veshin e shurdhër dhe kapadaillëkun e Edi Ramës. Njerëzit kanë të drejtë të pyesin, kush e solli në Tiranë Bregoviçin, kush ia dha gjithë atë akses mediatik, sa para futi në xhep Bregoviçi nga lekët e taksapaguesve kryeqytetas, cila është fatura financiare që shleu bashkia e Tiranës? Ka njerëz kureshtar që me hamendësimet e tyre shkojnë edhe më tej. Vallë Partia Socialiste i kishte ndonjë borxh që nga viti 97 shtetit serb dhe ia shleu incognito duke ia
    kthyer cash në dorë Bregoviçit për padronët e tij në Beograd. Dhe për këto pyetje akoma dhe sot e kesaj dite nuk ka dhënë përgjigje as Edi Rama, as Këshilli Bashkiak i Tiranës,as Shërbimi Informativ Kombëtar e as Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përse heshtin institucionet ekzekutive shqiptare? Përse ndruhen? Vallë duhet ngritë një komision parlamentar për të kontrolluar ardhjen e Bregoviçit në Tiranë me pesë deputetë nga opozita e gjashtë nga pozita?
    Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe prania disaditëshe e këngëtarit
    -kopuk Bregoviç në Tiranë, superaksesi mediatik që iu dha atij. Vërtetë, kush e solli Bregoviçin antishqiptar në Tiranë? Pa dyshim që Edi Rama njëherësh kryebashkiak dhe kryetar i PS-së. Edi ishte edhe thirrësi, edhe pritësi edhe financieri. Ai duhet të ua tregojë shqiptarëve se ardhja e këtij këngëtari në Tiranë ishte iniciativë e tij apo e ndonjë segmenti konspirativ brenda Partisë Socialiste. Sepse siç përflitet, gjatë rebelimit mafiozo-komunist të vitit ’97 krahu i armatosur i socialistëve shqiptar u financua jo pak nga shërbimet sekrete serbe. Vallë përmes Bregoviçit PS-ja shleu ndonjë borxh të vjetër që i kishte UDB-së (Kupto, me paret e taksapaguesve kryeqytetas). Po Shërbimi Informativ Shqiptar a ishte në dijeni të ardhjes së Bregoviçit në Tiranë si i ftuar i Edvin Ramës dhe ai i dërgoi informacion të klasifikuar instancave përkatëse? Nëse po, a ishte në dijeni ky shërbim për aktivitetin pro Millosheviç të këtij këngëtari? Nëse jo, at’here përse taksapaguesit shqiptarë duhet ta financojnë këtë shërbim? Kujt i hyn në punë? Apo akoma ky shërbim vazhdon të kryejë “detyrën” e miut alias atë të përgjimit të telefonave. Dua të ndalem pak tek ky shërbim sepse shpesh herë ka qenë debaklë në parlamentin tonë, por akoma dhe sot e kësaj ditë aty nuk është bërë asnjë reformë. Akoma në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror gëlojnë ish-gjeneralë dhe titullarë të ndryshëm të ish sigurimit të shtetit. Gjatë vizitës së Presidentit Topi në Kosovë ishte ky shërbim që interceptoi telefonatën e një gazetari shqiptar vip me një agjent të UDB-së. Dhe mirë bënë. Po për Bregoviçin antenat e inteligjencies shqiptare nuk kapën asgjë? Apo këto
    shërbime deshën t’i hyjnë në qejf Presidentit të ri? Sherbimi inteligjent shqiptar vetëm nga burimet e hapta(mediat) mund të vjelte informacion të bollshëm negative për Bregoviçin. Përse nuk e vjeli e nuk e mori në konsideratë. Ishin me dhjetra shkrime kosovarësh nga katër anët e globit që kontestuan ardhjen e Bregoviçit në Tiranë. Bile jam i bindur se nuk e di as Këshilli Bashkiak i Tiranës. As auditi i brendshëm i bashkisë së kryeqytetit dhe as Kontrolli i Lartë i Shtetit gjer më tani që po bëhen dy vjet nuk ka dhënë asnjë shifër. Po pse vallë Zoran Bregoviçi nuk mori asnjë kacidhe në Tiranë përveç atij Çelësi që i vari Edi Rama në qafë si kumborë? E pa besueshme. Zoran Bregoviçi dhe grupi i tij u akomoduan për disa ditë në Tiranë dhe u ka kushtuar taksapaguesve tiranas sa qimet e kokës. E kanë blerë si frëngu pulën. Pra është detyrë e Kontrollit të lartë të Shtetit që të ushtrojë kontroll në financat e bashkisë së kryeqytetit për këto shpenzime marramendëse të Edvin Ramës. Në fund të kontrollit duhet të informaohet publiku. Tekefundit shqiptarët duhet ta dijnë se sa u ka kushtuar Zoran Bregoviçi dhe titulli “Qytetar Nderi” që i akordoi Edi Rama,për të sharë shqiptarët. Në fund shtrohet pyetja: a e meriton kopuku Zoran Bregoviç titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës? Pa diskutim që jo.Do të ishte në nderin e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit që në mbledhjen më të afërt të vendoste heqjen e këtij titulli për Zoran Bregoviçin. Antishqiptari nuk mund të jetë qytetar nderi i kryeqytetit të Shqipërisë edhe at’herë kur ka për kumbarë Edi Ramën.

  2. #2
    partia socialiste i kishte borxh serbise nga 1997 dhe i dha cmim ktij Rama?

    se kuptoj pse shvlersohet qellimi artikullit me budalliqe te tilla. Te ishte shkruar thjesht per titullin e marre nga ky dhe te arsyetohej pse i duhet hequr, do ishte shume me serioz artikulli

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Këngëtarin e njohur Zoran Bregoviç dhe regjizorin-artist Emir Kusturica, të cilët që të mos ua hamë hakun artikuluan shumë parulla antishqiptare. Për çudinë e të gjithëve Zoran Bregoviçi e shndërroi mikrofonin e këngëtarit në granatë kundër shqiptarëve dhe ambasadës amerikane. Të them të drejtën u befasova sepse kudo në botë jemi mësuar që artistët t’i shohim si ura kulture, si njerëz që nxjerrin mjaltë nga goja, si ambasadorë të kulturës në mes popujve dhe si zëdhënësa të paqes në botë. E kundërta ndodhi në Beograd, ata nxorën nga buzët thirrje për luftë me Kosovën
    Shume u tha dhe asnje fakt nuk u soll.
    Ky/kjo qe i paska degjuar keta artista qe artikulluan shume parulla antishqiptare, por nuk mbajti mend asgje?! Apo jemi nga ata ne qe i harrojme te sharat?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    korcar, nuk ka rendesi ne ka share apo jo. Rendesi ka qe sot çelsin e Tiranes e ka nje serb qe ka marre pjese ne nje demostrate kunder gjysmes se Shqiperise.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    Per mendimin tim i duhet hequr titulli nese ka qene ne demonstrate kunder Kosoves. Po nese autori i atij artikullit pa burim, ka me verte si qellim kete gje (heqjen e titullit), eshte me mire te lere politiken shqiptare e te merret me problemin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po mire te na e beje, kur rama i jep titull nderi.
    Po ju qe kerkoni fakte, ça faktesh doni? Shume thjesht, ky zotria mori pjese ne demonstraten kunder pavaresise se kosoves. Do thoni ju po ai serb eshte dhe nuk i ve faj,
    po ashtu eshte, fajin e kane ata qe i japin çelesat e kryeqytetit. Po serbi serb mbetet, te pakten ne kohet e sotshme veshtire ti quash miq.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Pres te paraqiten ato qe besonin ne art dhe kultur pa kufi , ehehe , e mbushen sallen , dhe gjith ne ekstaz duke kercy me ritmet antishqiptare dhe per ti tregu se shqiptaret shprerblejn armiqet ju dha edhe titulli qytetar nderi i Tiranes , pra mund te vije kut te doje te na hedhe granata , Edi Rama kryeminister ?? Asnjeher , duhet ta shporrim nga trojet shqiptare se po na flliq .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    korcar, nuk ka rendesi ne ka share apo jo. Rendesi ka qe sot çelsin e Tiranes e ka nje serb qe ka marre pjese ne nje demostrate kunder gjysmes se Shqiperise.
    Besoj duhet te jet edhe kunder gjith Shqiperis , ai qe esht kunder Kosoves esht edhe kunder Shqiperis. Ju lutem mbjelleni ne kok se nuk ka serb te mir, gjith jan nje far .

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Besoj duhet te jet edhe kunder gjith Shqiperis , ai qe esht kunder Kosoves esht edhe kunder Shqiperis. Ju lutem mbjelleni ne kok se nuk ka serb te mir, gjith jan nje far .
    ate te fundit nuk do e thosha. Njof personalisht serb qe mund te quhet i "mire"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Stendhal
    Anëtarësuar
    19-02-2008
    Postime
    52
    Pershendetje,

    Por nuk eshte per tu cuditur e as per te kerkuar prova sepse edhe Gjokovic doli perkah kryeministrit duke klithur si nje mace e eger per Kosoven dhe duke hedhur parrulla antishqiptare. Nuk ka asgje te cuditshme ketu. Cudia me e madhe eshte perse ju jeni te cuditur nga sjellja e Bregovic-it apo artistave te ndryshem ne Beograd qe para disa ditesh dogjen dhe nje veper te nje artisti Kosovar ne nje ekspozite. Vepra rafiguronte Adem Jasharin.
    "It is difficult to escape from the prevailing disease of one’s generation."
    - Marie Henri Beyle

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •