LUFTA DHE RIKONKUISTA E PSARES NGA SHQIPTARET
Ne rimarrjen e Psares (ishull ne greqi) ne korrik
1824 morren pjese se bashku me forcat osmane 10.000
shqiptare muslimane(1). Keto trupa shqiptare perbenin
trupat elite(jeniēeret)(2)te ushtrise osmane dhe ishin
komaduar nga shqiptari Ismail Plasa. Ismaili se bashku
me trupat e tij pasi debarkuan naten ne ishull(3)
sulmuan trupat separatiste greke nga bregu i
Erinos(4).Perballe tyre trupet greke ishin drejtuar
nga dy Arvanitasit ortodokse Kota dhe Karabella.
Trupat e Ismailit ne fillim nuk paten shume veshtiresi
dhe arriten te rimarrin pjesen e ishullit te mbrojtur
nga Kota dhe Karabella duke i bere keta dy te fundit
te terhiqen ne brendesi te ishullit. Kota dhe
Karabella duke pare avancimin e shpejte te elites
shqiptare menduan se ishulli ishte i humbur ndaj edhe
kerkuan te kalojne ne anen e Ismailit i cili i
ekzekutoi menjehere duke i thene ushtareve te tij :
Tradhtareve nuk i zihet kurre bese .(5)Elita shqiptare
i shkaterroi psariotet dhe rumeliotet qe mbronin
ishullin shume shpejt duke iu afruar kryeqytetit Chora
edhe pse ajo gjeti rezistence te forte ne keshtjellen
e Palaikastros e cila mbrohej nga arvanitas ne sherbim
te grekeve(6).Ata e rimorren ishullin dhe ja dorezuan
ate komandanteve osmane. Ky fakt historik shpreh qarte
se shqiptaret muslimane ishin ne mbrojtje te devletit
Osman ndersa arvanitasit ortodokse ne mbrojtje te
Greqise dhe revolucionit grek. Psara u rimorr ne 24
korrik 1824
nga greket me ne krye admiralet arvanitas-greke
Miauli dhe Kanari por Psara i bashkangjit shtetit grek
vetem ne 1912 dhe ēuditerisht nga mijera banore
muslimane dhe ēifute qe kishte ishulli atje kishin
ngelur vetem 9 muslimane dhe 4 ēifute(7). Kjo tregon
edhe njehere qe trupat helene te komanduar nga
arvanitas dhe Suliote, ēdo qytet apo vend qe merrnin
nen kontroll e spastronin nga muslimanet dhe e
helenizonin ate duke e populluar me greke apo
ortodokse te vendeve te tjera.
(1) Sipas Brunet de Presle flota ishte e perbere nga
12.000 veta ndersa sipas De lacroix dhe
Paparregopoulos ajo ishte e perbere nga 14.000 veta.
(2) Constantin Paparregopoulos OP. CIT. f. 31
(3) John L. Comstosk supozon se zbarkimi i trupave
eshte bere naten.
(5) L. Lacroix f. 295.
(6) Constantin Paparregopoulos f. 32
(7) Kemal H. Karpat, « Ottoman Population Records and
the Census of 1881/82-1893 », International Journal of
Middle East Studies, Vol. 9, n° 3 (octobre 1978) f.
263.
Pergatiti : Abedin Rakipi
Bruxelles
Krijoni Kontakt