Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 134
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kartilagine

    Ketu jane disa foto Kartilagine dhe ne ate te shtylles kurizore duket dy ruazat e fundit ku mungon pothuajse fare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2009
    Postime
    8
    Tani sa e lexova pergjigjen tuaj . Ju falenderoj qe doni te me ketheni nje pergjigje sa me te sakt. Per PH e gjakut dhe te urines do te kethej pergjigje ne kohen me te shkurter , por me shqeteson nje pyetje qe desha ta beja qe ne postimin e pare:

    A mos eshte bere i nxituar procesi i tranzicionit nga ana e personit ?

    Ne rast se eshte bere, cfare ka demtuar dhe si mund te ndreqet ?

    Personi nga 15 shtatori 2008 deri ne mars 2009 ka pasur permirsime ne rritje, ishte me i lehte dhe i afte per pune, pa dhimbjet e me parshme. Nga marsi e deri tani i ri filluan dhimbjet, koka ,mesi bile edhe hidherimi i gojes gje qe s'e ka ndjer ndonjeher ne jeten e tij.
    A mund te na japij ndo nje gje analiza e elektroforezes se proteinave?
    Kam qene dhe jam partizan i rendesis se nderrimit te ushqimit dhe per personin ne fjale nje inkurajus i fuqishem , prandaj dua pergigjen e pyetjeve ne kohen sa me te shpejt pasi per saktesin kam besim te plote ne serjozitetin e punes suaj.

    ME SHUME RESPEKT PER DARDAJANIN

    Konstruktori

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    A mos eshte bere i nxituar procesi i tranzicionit nga ana e personit ?

    Ne rast se eshte bere, cfare ka demtuar dhe si mund te ndreqet ?
    Ateher ;
    Individi ka qene rreth 61 kg ne fillim pastaj ka rene deri 54 kg, pesha ideale per cdo individ duhet te jete 10 kg me pa se sa metrat e fundit te gjatesise se tij .
    psh, Nese une peshoj 1.70 kg pesha ime ideale duhet te jete 60 kg dhe nese une peshoj 85 kg do te thote se jam mbi pshen ideale 25 kg pesha ideale eshte pesha ku organizmi punon rregullisht.
    Kurse 25 kg teper jane nje peshe e tepert qe crergullon te gjith organizmin sepse per te gjetur ekuilibrin e tij i duhet me shume pune nga te gjitha organet, harxhon me shume energji etj....

    Individi qe ju keni paraqitur tani ndodhet ne peshen e tij reale apo ideale lejohet te bjere akoma rreth 3-4 kg por jo me shume , ky 3-4 kg do jete ai qe do ndihmoje organizmin te vet,riparohet.
    Por kjo renie e metejshme duhet te jete shume e ngadalte rreth 1kg ne vit pra per 3-4 vjet.

    Personi tani eshte ne peshen etij ideale dhe ndryshimi i ushqimit deri tani ka vepruar mbi tesutin e tepert ne organizem , ndersa tani po punon me ne brendesi te tij dhe po heq prej tij gjithcka ai ka akumuluar ne kete shtrat, hidherimi i gjuhes ka shume mundesi qe ti vije pikerisht nga kjo arsye sepse shtresat qe ai po pastron tani jane shum te vjetra, prandaj pyete se A ka pire ndonjeher gjate jetes se tij nje ilac te hidhur me kete shije?, nese po ateher ai do kete kete shije derisa ky ilac te dale jashte trupit nepermjet urines.
    Ilacet qe ne pime nuk hikin jashte me urinen por depozitohen ne shtratin qelizor dhe nese ne do ta levizim kete shtrat pra do ta shkrijme ateher edhe ai ilac do shkrihet dhe do hyje ne qarkullim.
    Ne praktikat spitalore te doktor Ehret shume pacient kane kujtuar shijen e ilaceve te pira para 40 vjetesh gje qe do te thote se ai person po punonte per te pastruar shtratin e tij qelizor qe kish vendosur 40 vjet me pare.
    Por hidherimi mund kete lidhje edhe me melcine apo temthin fakt eshte qe ai hidherim vjen nga intestino, do ishte mire qe personi gjate kesaj periudhe te bej Klistere per te pastruar intestinon nga brenda ne menyre qe tosinat qe po heq te rine sa me pak kohe ne intestino qe te evitojne te thithen perseri.

    Nese ai nuk e duron dot kete proces do te thot se problemet jane pak me te medhaja dhe shpejtesia e pastrimit pak e madhe, duhet te nderrroje marshat ta uli pak shpejtesine duke shtuar ushqim qe nuk pastron por qe as nuk acidifikon apo sjell muco.
    Dmth te mos haje limon portokalle kivi, ananas, molle, etj si keto, dhe te haje pjeshka banane,dardha,pjepra, etj qe tani sme kujtohen dhe nuk e di cfar ka tregu aty, pastaj edhe te shtoj pak ushqimet me avull sidomos patatja eshte frenues i mire dhe te ule pak ato te gjalla.

    RReziku ketu nuk eshte se demton por nga shpejtesia e raksionit nuk arrin te riparoj shpejt sepse i hapet nje front tjeter per te riparuar.
    Dhe kur puna behet shpejt e shpejt behet edhe keq.

    Mundohu te kujtohet se far ka ndryshuar ne ushqim nga marsi deri tani cfar ka shtuar dhe cfar ka hequr.
    Po nga ana psikollogjike a ka ndyshuar gje nga marsi deri tani , sepse trupi yne kundervepron nga ngarkesat psikollogjike per mir ose per keq.
    Dmth humbet energjine e jetes dhe behet objekt sulmi nga semundjet pra prishet ekuilibri, individi duhet te jete gjate gjithe kohes ne ekuiliber psiqik,e fisik per ta perballuar kuren.
    Jo me kot nen nofken time kam vene ate foto ajo eshte nje nga fotot me domethense te jetes se cfar mund te bejne dy njerez.
    Kam edhe nje foto tjeter se cmund te beje nje njeri dhe te shof se mos e gjej qe ta ve ketu.
    Kur te kem mbaruar une disa postime ketu do kuptosh vet gjithcka dhe do te jap keshillat e nevojshme, besoj se do ti mbaroj per te dielen ne darke.
    Shendet nga Beni

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2009
    Postime
    8
    SHENDET PAC BENI !
    Nuk po duroj dot pa te shprehur mirnjojen time per pergjigjen tende, pasi deri sa te pyes dhe sqaroj personin me duket sikur me vete shume vone, per te falenderuar. Kjo dhe per arsyen tjeter se keshillat e mija qe i kam dhene perputhen me ato tuajat , sidomos per anen psikollogjike dhe per frenimin sado pak te procesit . personi beri dhe analiza per elektroforezen e proteinave , mjeku dyshon per nje hepatit , pasi i dha te beje dhe anti genin. UNE I THASH QE VETEM TE BEJ ANALIZAT POR TE MOS MARRIJ MJEKIMIN. Nuk e di si kam vepruar. me duhet keshilla jote. Do te shkruaj , pasi te sqarohem me personin per ato qe me ke shruar deri tani, por me duhet te theksoj se dje me tha se : GJITHCKA QE HA TANI I HIDHEROHET , URINON SHUME ME SHPESH SE ME PARE. Per pak harrova te them , per PH e gjakut nuk ekziston i bere, per PH e urines: 25 maj PH - 5, 30 prill PH - 7, 28 mars PH- 6.5, 14 janar PH - 6.5. Sipas bisedes qe bera dje ai tha qe shqetesimet me te theksuara i ka pasur , ne prill maj. BESOJ SE TI ME KESHILLAT E TUA DO JA DALESH MBAN TE SHEROSH NJE NJERI NE DISTANCE. Do te lutem qe te mi kethesh pergjigjet shpejt , ashtu si dhe deri tani sepse, une jam ndermjetes, e kuptohet qe komunikimi i shpejt veshtirsohet.
    Do te shkruaj se shpejti. Si gjithmon me RESPEKT Konstruktori.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga konstruktori Lexo Postimin
    SHENDET PAC BENI !
    Nuk po duroj dot pa te shprehur mirnjojen time per pergjigjen tende, pasi deri sa te pyes dhe sqaroj personin me duket sikur me vete shume vone, per te falenderuar. Kjo dhe per arsyen tjeter se keshillat e mija qe i kam dhene perputhen me ato tuajat , sidomos per anen psikollogjike dhe per frenimin sado pak te procesit . personi beri dhe analiza per elektroforezen e proteinave , mjeku dyshon per nje hepatit , pasi i dha te beje dhe anti genin. UNE I THASH QE VETEM TE BEJ ANALIZAT POR TE MOS MARRIJ MJEKIMIN. Nuk e di si kam vepruar. me duhet keshilla jote. Do te shkruaj , pasi te sqarohem me personin per ato qe me ke shruar deri tani, por me duhet te theksoj se dje me tha se : GJITHCKA QE HA TANI I HIDHEROHET , URINON SHUME ME SHPESH SE ME PARE. Per pak harrova te them , per PH e gjakut nuk ekziston i bere, per PH e urines: 25 maj PH - 5, 30 prill PH - 7, 28 mars PH- 6.5, 14 janar PH - 6.5. Sipas bisedes qe bera dje ai tha qe shqetesimet me te theksuara i ka pasur , ne prill maj. BESOJ SE TI ME KESHILLAT E TUA DO JA DALESH MBAN TE SHEROSH NJE NJERI NE DISTANCE. Do te lutem qe te mi kethesh pergjigjet shpejt , ashtu si dhe deri tani sepse, une jam ndermjetes, e kuptohet qe komunikimi i shpejt veshtirsohet.
    Do te shkruaj se shpejti. Si gjithmon me RESPEKT Konstruktori.
    Ju kuptoj por tani dua tju sqaroj nje gje;
    Mjekimet nepermjet ushqimit, pra dietes, e shoqeruar me barna ka nje kufi, dhe nuk mund te shkoj me tutje. Dmth nese problemi eshte serioz nuk ka kohe qe te permirsohet me ane te dietes, pastaj kur ka shum probleme duhen nisur me rradhe sipas rendesise dhe rrezikut, qe mund te kene , gjithashtu edhe sipas kushteve te organizmit te individit qe une nuk mund ti konstatoj.
    Pastaj ne kete teme nuk mund ti sqarojme keto gjera keshtu qe une mendoj;
    Meqense ne dt 13 kam leksion me nje nga profesoret dhe specialistet me te mire te veshkave dhe melcise , mund ti kerkoj ndihme atij per nje rrugezgjidhje sa me kompetente dhe te shpejte.
    Ky profesor eshte kirurg,doktor natyropat,etj.... eshte shum i pregatitur ka edhe klinike private pervec punes ne spital si kirurg e ortoped.
    Por per kete do me duhen fotokopjot e analizave qe ka bere gjat gjith kesaj kohe edhe ato te viteve me pare, edhe radiografite, eco etj...
    Keshtu qe le ti bej te gjitha llojet e analizave te mundshme pastaj mi nis.
    Per kete po ju jap ne mesazhet private te forumit adresen time te email.
    Kur te identifikohesh ne forum shtyp lart tek nofka jote mesazhet private dhe do lexosh mesazhin tim me adresen e email. ose me jep ti nje adrese email.
    Mendoj se per kete problem meqe po dalim jasht teme ,dhe forumi nuk eshte per te tilla probleme te flasim ne privat.
    te fala beni.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2009
    Postime
    8
    Ju falenderoj shume per pergjigjen kaq te shpejt. Eshte perkushtimi juaj qe me bene shume optimist ne kete ceshtje . E kuptova plotesisht permbajtjen e shkrimit tuaj dhe jam shume dakort me ju. Te gjitha porosit tuaja do ti zbatoj ne kohen me te shkurter.
    Do desheroja te thosha : Analiza e anti genit(per nje hepatit te fshehur) i doli negative, gje qe tregon se nuk kemi te bejme me nje gje serjoze, kurse elektroforezen e proteinave e merr neser (diten e shtune). Po neser ky person ka vendosur te shkoj ne plazh me pensionistet dhe invalidet e qytezes se tij. I them keto per te krijuar nje shembellim sa me te sakt te personit megjithse ju e percaktuat duke e rreshtuar tek njerzit karbonik ( ka pasur shume pucra ne fytyre dhe ne trup deri ne moshen 40 vjecare gje qe te le te kuptosh aciditetin e lart ne organizem. Kete gje e them tani qe kam lexuar dhe pervetsuar postimet tuaja per ushqimin).
    Si kuptohet e takova sot diten e premte dhe mesova keto gjera nga ai. Nuk ka uri si me pare, goja i thahet, barkun e ndjen bosh, kur ha ushqime te thata nuk mund ti lengezoj ne goje ( {mishi i pjekur, buka e thekur) , isha bashk me te kur futi mishin ne goje dhe e nxori duke thene se nuk i lengezohej goja, dhe hengri nje domate 0.4kg, me kripe deti, shume pak buke dhe 2 banane.Ka gromesira. Urinon shpesh diten dhe 1-2 here naten.Ihidherohet goja mbas ushqimit.
    Gje qe tregon ndoshta nje gje te mire se ato mund te jene ushqime te demshme per organizmin ne kete etape te ushqyeri. Nuk e di , por me keto qe po shkruaj nuk besoj qe te kem dale jashte teme , pasi mendoj se keto gjera mund ti sherbejne edhe te tjreve qe jane ne kete stad te ushqyeri.
    Me keto qe te shkruajta a mund te me japesh receta uhqimi per mengjesin dreken dhe darken? Me kete kerkes nuk nen vleftesoj aspak te dhenat me analiza qe mi kerkove per konsulten me profesorin. Si shihet kam besim se gjithcka do vej mire, por pa tjeter nen kujdesin tuaj. Analizat do ti dergoj sa me shpejt, qe te kesh mundesi ti sistemosh vet para konsultes, por me shkruaj cfare analizash duhen e qe jane shume te domozdoshme, per te dal ne konkluzione sa me te sakta, se mbase kemi kohe qe ti bejme edhe ato qe mund te na mungojne, ose te freskojme ato qe jane shume te vjetra.
    ME RESPEKT Konstruktori

    adresa ime e emailit eshte ilotaho@yahoo.com

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Individi qe keni pershkruar ka hyre ne fasen e pastrimit te shtratit qelizor, por meqense ai ka tosine(helme) te grumbulluara me kohe dhe ilace te pira gjate jetes ato kan hyre ne qarkullim, dhe duhet te dalin me urinen por para se te dalin ato kryejne qarkullimin e plote ne organizem keshtu qe i ndjen intestino duke dhene probleme ne gjuhe, i ndjen truri duke dhene dhimbje koke e keshtu me radhe. Ne kete moment organizmi ka konsumuar pothuaj te gjith vitaminen C keshtu qe per ta ndihmuar ate ne radhe te pare duhet dhene vitamine C ne dosa te larta . Ne raste kur helmet ne qarkullim jane te shumta dhe personi eshte shum i semure kjo vitamine injektohet direkt ne gjak me dosa te larta dhe ndihmon shume kunder infeksioneve, biles edhe kunder atyre me te rrezikshme si hepatitet.
    1-Duhet te pije shum uje por jo uje cesme, uje ne shishe ose uje burimi te lehte,nese pi uje shishe uji duhet te kete te shkruajtur tek analizat Residuo fiso ne 180° - 50mg sepse po te kete me shume nuk arrin ti shkrij dhe ti pastroj helmet, dhe mbetjet e tjera.Nuk duhet te pije kurre uje te zier sepse ai uje kthehet ne acid urik dhe nuk ka asnje veti tjeter eshte uje qe i eshte hequr forca dhe memorja, per caj te mos e coj ne piken e vlimit por sapo ta ngroh pak ti hedhi cajin dhe ta mbylle me kapak per 10 min para se ta pije.
    2-Ne darke nuk duhet te haje asnje lloj ushqimi acid, sidomos mish,apo pije si coca-cola etj
    3-Ne mengjes nese ka uri sapo zgjohet do te thote se stomaku gjate nates ka prodhuar shum acid, prandaj duhet bllokuar me proteina bimore ose shtazore sapo ngrihet nga krevati. Nese nuk ka uri sapo zgjohet duhet ti pregatitesh qe ne darke farat e lirit ne uje. Dmth Bli fara liri se ka ne shitje aty te pakten ne Tiran i kam pare qe shesin, Merr nje nje luge gjelle me fara Liri dhe hidhi ne nje gote me uje qe ne darke mbuloj me nje kakak dhe kur te cohet ne mengjes ti pije ujin kurse farat ti bluaj dhe ti hedhe ne sallat jeshile ne dreke.
    Ai uji do jete pak si i trashe dhe eshte plot me Omega 3 qe jane shum te nevojshem per organizmin.
    4-Duhet te gjeje fara lule dielli dhe te haje te pakten gjysem gote me fara cdo dite ato kan shum vitamina por sidomos B1 dhe B12 plus kan shum energji. Mund ti haje ne mengjes 1 ore para buke ose 1 ore pas buke.
    5-Duhet te gjeje panxhar te kuq ta beje me avull dhe ta gatuaj me presh ose me hurdhra.Panxhari i kuq pastron melcine sidomos po te haet i gjalle, mir eshte te pritet dhe frullohet i gjalle pastaj te pihet nga nje gote .
    Ndersa me presh eshte me i mire por tek preshi merr gjithmon zemren e preshit.
    6-Ne darke para se te fleje eshte mire te pije nje integrator me kripra minerale ose po te gjente alga klamat,e spirulina do ishte ideale.
    7-Uji i detit dhe dielli i bejne shum mire sepse vitamina D qe eshte trasportuesi i Calcios nga intestino per ne kocka prodhohet ne melci por aktivizohet nga rrezet e diellit.
    Keto qe do shkruaj tani ti ket parasysh gjith jeten dhe jo vetem ai por te gjithe ne.

    1-Ne goje ushqimi duhet pertypur mire, mire cdo kafshate te pertypet te pakten 25-35 here.
    2-Ne goje treten te gjitha sheqernat dhe karbohidratet nepermjet enzimave qe jane nen gjuhe. keto enzima punojne ne Ph 6.
    3-Ne stomak treten vetem proteinat bimore ose shtazore dhe Ph ne stomak eshte nga 2-3 pra stomak Ph 2-3.
    Cfar ndodh nese ju hani buk me mish apo buk me djath,gjalp, apo buk me proteina bimore ?
    Buka do filloj tretjen ne goje por kur te shkoje ne stomak tretja do bllokohet sepse Ph eshte 2 dhe fillon tretja e proteinave keshtu qe buka fillon te fermentohet dhe te krijoje gazra ne forme grmsinash, apo gazra te poshteme. dhe fryrje barku.
    Pra asnjeher te mos perzieje sheqerna me proteina.
    2-E njejta gje eshte dhe me vegetalet.
    Keshilla ime dhe e dot Ehret eshte te ushqeheni me piate te vetme, pra nese hani hani mish hani proteina hani vetem ato dhe asgje tjeter, nese hani karbohidrate hani vetem ato dhe asge tjeter.
    Kjo ndihmon shume ne kursimin e energjise se brendshme , ndihmon shum tretjen, dhe thithet shpejt ne intestino.
    3-Ushqimet ti gatuaj me sa me pak kripe dhe vaj.
    4- Per proteina bimore duhet te marre bocet e pishave ti caje dhe ti nxjerri farat ti thyej farat dhe ti haje ashtu sic jane sade. Farat e pishes ne Milano shiten ne supermarkat me 96 euro kilja kurse ketu tek mua i gjej edhe 34 euro kilja por keto dit pash qe ka edhe ketu ne rruge ishin ca femij qe po i mblidhnin keshtu qe i morra nje dhe e hengra brenda dites, jane shume te ushqyeshme dhe i kalon menjeher uria sepse shkojne e treten ne stomak.

    Frutat dhe perimet mundohu ti marre tek fshaterert nga ato te baces dhe jo ato qe vijne nga jasht se kan shum helme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 05-06-2009 mė 14:40

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ju falenderoj shume per pergjigjen kaq te shpejt.
    Kam vene opsionin qe te njoftohem me email menjeher per kete teme, keshtu qe edhe nese po boj dicka tjeter o te jem ne kompjuter e lexoj menjeher.

    I them keto per te krijuar nje shembellim sa me te sakt te personit megjithse ju e percaktuat duke e rreshtuar tek njerzit karbonik ( ka pasur shume pucra ne fytyre dhe ne trup deri ne moshen 40 vjecare gje qe te le te kuptosh aciditetin e lart ne organizem.
    E kuptova prandaj po ju sqaroj se ne kemi dy lloj energjish centrifuge dhe centripete .Kur jemi te rinj dominon centrifuge, dhe kur kalon te 40 fillon te dominoje centripete.
    Centrifuge i nxjerr cdo gje ne lekure,
    Centripete i mban perbrenda ne forme guresh dhe cistesh.

    Si kuptohet e takova sot diten e premte dhe mesova keto gjera nga ai. Nuk ka uri si me pare, goja i thahet, barkun e ndjen bosh, kur ha ushqime te thata nuk mund ti lengezoj ne goje ( {mishi i pjekur, buka e thekur) , isha bashk me te kur futi mishin ne goje dhe e nxori duke thene se nuk i lengezohej goja, dhe hengri nje domate 0.4kg, me kripe deti, shume pak buke dhe 2 banane.Ka gromesira. Urinon shpesh diten dhe 1-2 here naten.Ihidherohet goja mbas ushqimit.
    Ka nevoje te pije me shume uje sic te kam shkruar edhe me pare per llojin e ujit, te marre edhe integratore mineralesh se me urinimin e shpeshte po varferohet edhe nga kriperat minerale. Ka ne cdo farmaci.

    Ka gromesira.
    Nese i ka edhe kur nuk ka ngrene do te thote se po tret proteinat e trupit te tij , dhe po thellon reaksionin e pastrimit por duhet te hece me ngadale, ne kete drejtim.
    Nese ka gropsira pas buke vijne per efekt te kombinimit te gabuar proteina+karbohidrate qe te kam shpjeguar me pare, nese ushqehet me rradhe dhe le te pakten 1 ore kohe midis tyre nuk do kete me gropsira.
    Kur te mbaroj postimin qe po pregatis do kuptosh me shume per veshken dhe ushqimin.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ndertimi i veshkes dhe funksionimi i saj

    Ndertimi dhe funksionimi i veshkes

    Aparati urinar sheben per te flitruar gjakun nga substancat e teperta dhe te demshme organi kryesor i filtrimit eshte veshka dhe substanca qe del nga ky filtrim quhet urine ajo merr kete emer per shkak te eliminimit urese.
    Por ky organ nuk ben vetem eliminimin por edhe asorbmin apo thithjen e elementeve te nevojshem per organizmin, njekohesisht me thithjen permirson cilesine e gjakut.
    Kjo do te thote se veshka nga njera ana eliminon dhe nga tjetra thith,
    Organi i filtrimmit te gjakut perbehet nga Veshka , Ureteri, vescica e Uretra..
    Cdo individ ka ne organizmin e tij dy veshka ne forme fasuleje ato jane te barabrta dhe simetrike e ndodhen ne adome veshka e djathte eshte pak me poshte sepse i ka zene pak vend melcia. Ne nje pjese te veshkes ndodhet ilo renale qe eshte vendi nga ku hyne dhe dalin te gjitha enet e gjakut, dhe fijet nervore. Veshka ndahet ne dy pjese kryesore
    1-Corticale ( eshte mbeshtjella e jashteme dhe ka funksion mbrojtes)
    2-Midollare ( eshte pjesa e brendshme dhe me delikatja.)
    Te dyja keto pjese jane te mbushura plot me ene gjaku dhe fije nervore.
    Pjesa e jashtme corticale mblidht rreth pjeses se brendshme dhe hyn brenda saj ne qender te pjeses Midolare nga ku eshte edhe ilo renale.
    Ne pjesen e brendshme te corticales pra brenda veshkes formohen piramidat renale qe jane te vendosura me basen e piramides ne drejtim nga jashte dhe me Apice drejt qendres (Apice, maja e piramides) drejt ilos renale, strukturat qe ndodhen ndermjet piramidave quhet kollonat Bertam.
    Maja e piramides "Apice" eshte e perbere nga shum vrima te vogla sepse ne to kalojne disa struktura (tuba)ose kanale qe sjellin urinen pik, pik, keto kanale quhen Kalici renali keto kanale mbeshtjellin te gjith Piramiden.
    Shume nga keto kanale te bashkuar perbejne ate qe quhet Pelvi ose vaska renale qe ka formen e hinkes, dhe funksionin e hinkes nga kjo vasket urina merr rrugen per te dale jashte.
    Brenda veshkes ne nje zone midis Midollares dhe Corticales ndodhet NEFRONE qe eshte njesia base elementare e funksionimit te veshkes.Dmth qe mbi punen dhe funksionimin e saj eshte e ndertuar e gjithe veshka.
    Me studimin e saj kemi studjuar funksionimin e gjith veshkes.
    Cdo veshke permban rreth 1 milion NEFRONE pra ne kemi 2 milion NEFRONE.
    Nefrone eshte ndertuar nga
    1-Korpuskolo renale dhe
    2-Tubolo renale
    Nga corpuscolo renale del tubi renal qe ne zona te ndryshme merr emra te ndryshem sipas funsionit dhe formes qe ka ne ate zone.
    Zona e pare qe vjen menjeher pas korpuskolos quhet Kontortolo prosimale qe eshte nje strukture e gjate dhe per kete qellim eshte e perkulur rreth vetes qe te qendroje ne nje zone te caktuar dhe te mos zere shume vend.
    Pastaj ky tub zbret poshte deri ne zonen midolare duke formuar nje si tip U apo sifon qe quhet Ansa e Henelit, pastaj ngjitet lart dhe kthehet perseri poshte duke formuar nje tjeter U por kete radhe uja zbret poshte deri ne maje(Apice) te Piramides.Dhe ketu quhet tubi Kontorto Distale. Nga ky i fundit vaxhdon nje tjeter tub qe quhet tubi kolektor dhe ka si qellim mbledhjen e gjith urines edhe ky arrin ne midollare deri ne maje te Piramides.
    Pak me lart tham qe maja e piramides eshte me vrima, dhe keto vrima jane pikerisht dalja e ketyre tubave kolektore qe mbledhin urinen dhe qe praktikisht eshte skaji fundor i tubit, Ne te vertet tubi eshte gjithmon i njejti por merr keto emra sepse kryen funksione te ndryshme ne pjese te ndryshme te tij.
    Ne veshke ka 1 milion Nefrone dmth 1 milion te ketyre kanaleve ne maje te piramides per te nxjerre jashte urinen e formuar, qe ketu ajo grumbullohet ne ate hinken apo calice renale qe rrethon piramiden dhe qe e kemi thene me lart dhe e con ne vaske ku grumbullohet.
    Maja e piramides ne veshke sic e kam thene ne fillim ndodhet me koke poshte.
    Pjesa tjeter Nefronit qe nuk e kemi sqaruar ende quhet Korpuskolo renale dhe ndodhet brenda ne veshke ne zonon corticale pra jashte midollares.
    Ajo eshte shum e pasur me ene gjaku, ne te vjen nje ene e vogel gjaku qe quhet Aferente struktura e Korpuskolit eshte e njejte me ate te nje qese apo poci ku enet e gjakut formojne nje si lemsh te vogel te rrethuar nga ky poc qe quhet kapsula glomerulare ose capsula Bawman.
    Nga korpuskolo renale del nje ene gjaku qe quhet Arteriola Efernte ndersa ne ate Aferente dmth qe hyn ne kapsulen glomerulare ndohet nje strukture nervore qe quhet juxtaglomerular dhe qe luan nje rol shum te rendesishem.
    Deri ketu kam shpjeguar ndertimin e veshkes dhe te pjeses se saj elementare Nefronit , tani do shpjegoj punen e saj pra si punon ky organ me keto piramida e tuba e nefrona.
    Do tju sugjeroja qe para se te lexoni kete pjese ti hidhni nje sy figurave qe te keni nje ide mbi ndertimin e veshkes shikoni ku jan piramidat si jane vendosur, ku eshte corpuscolo renale, tubi qe dhe tubi qe del, ku eshte tubi me dy U , kush eshte korticla e kush midollare, kush nefroni dhe ku ndodhet ai etj...
    Mbasi ti keni hedhur nje sy figurave dhe kuptuar ato mund te imagjinoni dhe kuptoni se si funksionon ky organ.

    Funksionimi i veshkes, pra si e filtron dhe si e pasuron ajo gjakun me elementet e nevojshem ne sasine dhe cilesine e duhur.
    Thame qe po te hapim veshken me nje prerje terthore strukturat qe bien menjeher ne sy jane piramidat veshkore qe jane te vendosura me koke poshte drejt qendres se veshkes brenda keture piramidave ndodhet njesia baze elementare e funksionimit te veshkes si filter dhe qe quhet NEFRONE , cdo veshke ka rreth 1 milion nefrone.
    Prandaj ajo qe do shpjegoj eshte funksionimi i Nefrones .
    Nefrone eshte e perbere nga Kapsula Glomerulare, me dy ene gjaku njera qe hyn dhe njera qe del dhe nje tub ku dalin substanzat e filtruara.
    Kapsula Glomerulare ,ndodhet ne Korticale.
    Dmth ne njeren prej tyre qe quhet Aferente vjen gjaku me nje shpejtesi 125ml ne minute dhe del nga ena tjeter e enes se gjakut qe quhet Eferente. Praktikisht eshte e njejta ene por qe brenda ne kapsule ndahet ne 8 degezime keto degezime qe ndodhen brenda ne kasule kane shume virma dhe jane te gjitha me te njejtin dimension. Kur gjaku vjen me kete shpejtesi nga keto vrima dalin te gjitha elemtet qe ndodhen ne gjak dhe qe kane dimensione me te vogla se 40 engstron , pjesa tjeter e gjakut qe ngelet vazhdon rrugen dhe del nga kapsula nga ena Eferente. Ne ato vrima ka dale nje pjese e ujit qe gjendet ne gjak , kriprat, vitaminat,metalet helmet, etj dhe qe te gjitha jane me te vogla se 40 engstron, Ruazat e kuqe nuk kalojne dot pershembull , proteinat gjithashtu nuk kalojne dot, etj,,,
    Kur kapsula qe i rrethon keto ene mbushet plot derdhet ne tubin qe ka lidhje me kapsulen, dhe ky leng quhet URINA PRIMITIVE pra ketu kemi filtrimin e pare te gjakut ku ndarja e gjakut nuk behet sipas cilesise apo elementeve perberes por sipas madhesise se tyre pra eshte nje ndarje mekanike ose filtrim mekanik.
    Shembull :
    Dikur ne Tirane dhe ne gjith Shqiperine per te ndare guret nga rera perdorej nje rrjete me vrima dhe me nje mbeshtetse nga mbrapa , ne kete rrjete perplasej me force materiali dhe ai material qe ishte me i vogel se vrimat kalonte nga mbrapa kurse perpara ngeleshin guret qe nuk kalonin dot vrimat se ishin me te medhenj.
    (kur skishin rrjete vinin sustat e krevatve tek)
    Kjo gje ndodh edhe ne kapsulen Glomerulare me nje ndryshim qe materiali yne eshte gjaku dhe rrjeta 8 enet me vrima qe ndodhen ne kapsule.
    E njejta gje ndodh ne te gjitha nefronet pra 1milion kapsula te tilla per cdo veshke.
    Dhe ne qoftese ne gjejme ne urine elemente qe kane madhesi me shum se 40 engstrom do te thote se filtri eshte ēare, dmth nese gjejme albumine me shumice keto filtra kane humbur funksionin e tyre dhe lejojne te kalojne substanza me te medhaja dhe te demshme.Ose ruaza te kuqe, etj...
    Kjo semundje quhet Glomerulo nefrite.
    Kur kemi gjurme albumine nuk eshte ende patologji dhe filtri nuk eshte ēare.
    Ne Glomerulo per 24 ore formohen 180 litra urine primitive nga keto 180 litra vetem 1.5 litra dalin jashte ne forme urine finale. Dhe meqense ne kemi rreth 5-6 litra gjak do te thote se ky gjak kalon 30 here gjate 24 oreve ne glomerulo.
    Urina primitive mbas daljes hyn ne tubin e pare qe quhet Kontortus Prosimale ne kete pjese te tubit thithen, uji, kloruri i sodios, aminoacidi , glukosio.
    Ne qotese nuk thithen por qendrojne aty ato formojn semundjet nga acidet.
    Ne qoftese gjejme glukos ne urine do te thote se prodhohet shume dhe ky tub nuk arrin ta thithe te gjithe, gjetja me shumice e glukosit con ne diabet apo probleme te tjera. Mbas kalimit te tubit nga fasa e thithjes ai perkulet dhe shkon poshte deri ne midollare por pa arritur ne maje te piramides dhe kthehet perseri lart duke formuar nje U si tip sifoni ku tubi qe zbret ka funksion te ndryshem nga ai qe ngjitet sepse ne tubin nga krahu qe zbret lejohet qe uji te dali nga tubi dhe te thithet nga enet e gjakut qe e rrethojne, ose uji nga enet e gjakut te futet ne tub.
    Kurse krahu tjeter i U-se ai qe ngjitet nuk lejon ujin as te dale e as te futet por lejon te gjitha kriprat,mineralet, vitaminat....te dalin nga tubi dhe te thithen nga enet e gjakut dhe anasjelltas.
    Kjo U quhet edhe Ansa Henel qe kontrollon dhe modifikon kualitetin e gjakut nepermjet osmosit, difusionit,etj...
    Mbas Ansa di Henel tubi ngjitet perseri lart dhe zbret perseri posht duke formuar nje tjeter U qe ka nje tjeter funksion ate te eliminimit te helmeve nga organizmi yne.Ky tub quhet Kontorto distale dhe kete radhe zbret deri ne maje te piramides. Ne kete pjese te tubit qe quhet Kontorto distale eliminohen helme si hidrogeno, azot, e joni potasio.
    Azoti eshte degradimi i proteinave qe marrim nga jashte ose ato tonat qe duhen nderuar dhe eliminohet ne forme ureje azotata qe per tu shkrire ne uje lidhet me hidrogjenin dhe te dyja bashk dalin jashte.
    Aty ku mbaron ky tub vazhdon me tubin qe mbledh urinen perfundimtare qe eshte ajo qe ngeli nga gjith ky perpunim. Ky tub quhet Dotto Colettore pra ai qe mbledh urinen ne strukturat qe rrethojne piramidden dhe qe quhen Calici Renali, qe jane ato vrimat ne maje te Piramides dhe formojne ate qe quhet Pelvi Renale, qe ka formen e hinkes, qe ketu urina e formuar kalon ne nje kanal qe quhet uretere qe eshte nje kanal qe con urinen deri ne veshike.
    Nga te dyja veshkat vijne dy tubatnje majtas dhe nje djathtas qe derdhin urinen ne veshike dhe ne qender te tyre ndodhet nje tjeter vrime qe eshte fillimi i Uretres qe nxjerr urinen jashte organizmit perfundimisht.
    Pjesa ku ndodhen keto tre vrima quhet Trigono veshikale
    Veshika ka ne dalje te saj dy sfintere ose valvola njera vullnetare dhe njra jo vullnetare, ajo vullnetare na njofton qe veshika eshte plot dhe hapet por nese ju ndodheni ne nje vend qe nuk mund te urinoni perdorni valvolen e dyte qe eshte e vullnetshme dhe qe ndalon derdhjen e saj, derisa te krijohen kushtet sociale per te kryer aktin e urinimit qe quhet Minzione.
    Gjate urinimit, dy kanalet e tjera qe sjellin urinen mbyllen ne menyre qe ajo te mos kthehet lart .Veshika permban nga 200 deri 400 ml urine dhe kur 450 ml ajo komandon edhe valvolen e vullnetshme dhe qel jashte ne cdo moment pa mundur qe te ndalohet, nese kjo ndodh mund te demtoje veshiken ose dy valvolat e tjera te mbyllura.
    Kur arrin 200-300ml fillojne ngacmimet per urinim.
    Qelizat ne veshike jane te vendosura njera siper tjetres ne menyre qe te lejojne hapjen dhe mbylljen esaj ne forme elastike.
    Akti i vullnetshem eshte i lidhur me sistemin nervor dhe hyn ne funksionim rreth moshes 1-2 vjec.
    Aciditeti i urines varet nga ushqimi por zakonisht ai shkon nga Ph 5,5 deri 7,5
    Urina e mengjesit eshte gjithmon acide pra rreth 5-5,5 sepse ka filtruar gjith naten me kapacitet te plote.
    Nje nga patologjit e veshkes eshte Gromerulo nefrite .
    Nje tjeter eshte nefrolitiasi calcoliosirenale qe eshte gur ne veshka ku ky gur ka per base apo per qender nje proteine qe ma pas mbulohet nga kriperat.
    Ata me te perhapurit jane osalato e fosfato di calcio dhe ne radiografi duken si njolle e bardhe ndersa ato te acidit urik jane trasparente dhe nuk duken me RX
    Keto ishin ato me kryesoret per veshken megjithse ka edhe gjera te tjera qe per kete postim do ishte dicka e tepert.
    Sqarimet dhe kuptimin e ketij postimi do ta bej ne nje postim tjeter.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ja dhe disa foto per ta kuptuar me mire kete ndertim dhe funksion.
    http://it.wikipedia.org/wiki/Nefrone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diskutime mbi konkursin "Fotografia me e bukur 2008"
    Nga BvizioN nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 03:32
  2. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 22:21
  3. Diskutime mbi letėrsinė...
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 11:14
  4. Dy poezi te Nolit dhe diskutime
    Nga Ani nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 00:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •