FEJESA, MARTESA DHE DASMA SHQIPTARE SIPAS ZAKONEVE TE MALESISE
Shqiptarėt e Malesisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato rreth martesės. Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martuar mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur. Ka qelluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohur bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve tu caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin shkuesit pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal. Dasma fillon atė ditė kur vajza-nusja niset nga shtėpia e prindėrve. Dikur dasma ka zgjatė ca ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
"Shkuesit" janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit. Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn. "Shkuesit" duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė malesorėve. Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit. Babai i vajzės ka pėr detyr t u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai. Dikur vajza nuk merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnieve familjare ėshtė liberalizuar mjaftė. Tani vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm. Pasi shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė "shkuesit" dhe miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės. Pasoret janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues. Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė ardhėshėm. Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar. Si shenjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.) Kur merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė caktuar). Pasorėt nė ditėn e fejesės japin meqėsin (tė holla). Pasorėt me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė atė vellazėri. Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki. Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.
Mqeri ėshtė njė sasitė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė. Nė qoftėse babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj gjatė atij vitit. Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur pajen e nusėrisė. Tė hollat jepėn sa pėr ti siguruar vajzės pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim. Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės. Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė. Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza tė ketė 24 deshmitare. Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.
Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė hėnėn kėthehėn me nuse. Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin. Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn tia rrėbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani. Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė. Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.
Nisja e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i lėn. Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen e djathtė.
Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė. Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė. Nusja posa del nga shtėpia qanė. Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore.
Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ērast e kap dasmoresha. Nusja duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak. Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit. Krushqit me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata. Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit e dhėndėrit pėr tu kujdesuar pėr nusen ēprej sė arrin e gjėr sa tė maroi darzma.
Krijoni Kontakt