Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Qfarë Roli mund te luaj Diaspora Shqiptare ne Zhvillimin Ekonomik te Kosovës ???

    Me qense ka shqiptar ku do ne bote dhe fatmiresisht ka edhe te pasur,te cilet kan bizneset e tyre te cilat qmohen nga kudo ato vende qe gjenden dhe rrespektohen potencialet e tyre biznesore..

    Nga Shume Analist eshte vlersuar fakti se Diaspora shqiptare mund te kontribuoj ne zhvillimin ekonomik te kosoves gjatë periudhes pas pavarsis ,gjegjesisht ne periudhen e tranazicionit..

    Ka shume biznesmen shqiiptar qe gjenden ne gjithe boten dhe roli i tyre pritet te jetë mjaftë domethenes qe te ndihmojn qe ta tejkaloj kosova kete fazë apo periudhe te veshtire ekonomike me sukses...

    Te nderuar forumistë ju mund te ndihmoni me idet dhe mendimet e juaja qe te shtjellohet kjo qeshtje dhe te jepni opnionin tuaj ,se Qfar roli mund te luaj Diaspora ne kete qeshtje mjaft delikate per kosoven ??
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KUFIZIMET DHE PENGESAT PREZENTE PĖR INVESTIMET E JASHTME NĖ KOSOVĖ

    INTESITETI I PENGESAVE

    Hulumtimet nė kuader tė pėrgatitjes sė kėtij Raporti kanė provuar ekzistimin e shumė pengesave institucionale dhe administrative pėr njė klimė tė favorshme investuese. Per tėidentifikuar intensitetin e pengesave tė veēanta nga aspekti i investitorėve tė jashtėm nė anketėn epėrmendur me 38 ndėrmarrje, tė anketuarit ėshtė dashur ta percatojnė intesitetin nė listėn prej 14pengesave tė cilat janė paraqitur ne grafikun nr. 1. Eshtė e qartė se njė mori e pengesave tė karakterit tė pėrgjithshėm ka ndikim mė specifiknė gatishmėrinė e investitorėve potencial tė huaj qė njė pjesė tė kapialit tė vet ta orientojnė nėprojkte prodhuese dhe produktive nė Kosovė. Eshtė prezent njė rangim tjetėrfare i pengesave nėkrahasim me rezultatet e anketimit tė NVM-ve tjera private tė vendit. Kėshtu pėrderisa nė anketėn e NVM-ve si pengesė numėr njė ėshtė identifikuar mungesa e ligjeve dhe konkurrenca jo lojale, nė rastin e ndėrmarrjeve tė formuara me investime tė huaja nė vend tė parė ėshtė identifikuarkorrupcioni dhe mungesa e garantimit tė investimeve. Sipas rezultateve tė anketimit kėto pengesa kryesore kanė intensitet mė tė lartė nė realizimin e investimeve tė huaja nė Kosovė:

    1. Korrupcioni,
    2. Mungesa e garantimit tė investimeve,
    3. Tatimet e larta,
    4. Tregu i kufizuar,
    5. Stabiliteti politik,
    6. Telekomunikimet.

    Ndėrkaq penegsa me njė intensitet mė tė dobėt tė ndikimit nė realizimin e investimeve tė huajamund tė merren:

    1. Mungesa e pėrvojės nė realizimin e IJD,
    2. Mungesa e ligjeve,
    3. Lartėsia e doganės,
    4. Mungesa e pėrkrahjes promovuese e investimeve.

    Njė rangim i tillė i pengesave, sidomos i atyre me intensitet mė tė dobėt tė ndikimit, ėshtė pak a shumė befasues sidomos kur injorohen pengesat qė kanė tė bėjnė me statusin final tėKosovės (rangu 6%), promovimi (rangu 5%) dhe mungesa e rrymės elektrike (rangu i fundit). Lidhur me mungesėn e rrymės elektrike duhet theksuar se anketimi ėshtė realizuar para se tėndodhte havaria nė termocentralet e Kosovės, kur furnizimi me energji ishte pėrmirėsuar dukshėm, ndersa pėr investitorėt qė tanimė funksionojnė nė Kosovė, mospėrcaktimi i statusit final nuk dukettė jetė pengesė. Megjithatė njė analizė mė e kujdesshme tregon se ndryshimet nė vlerėsimet lidhur me intesitetin e pengesave tė caktuara nuk jane shumė tė mėdha: Intesiteti 4,7 e fundit – 10,4 epara. Kjo shpie nė njė konkludim se pothuajse e tėrė lista e pengesave tė paraqitura pėr vlerėsime para tė anketuarve, kėrkon kujdesin e duhur te krijuesve tė politikave.

    Raport nga instituti Riinvest
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 27-02-2008 më 07:35
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    IRLANDA – NJĖ SHEMBULL I SUKSESSHĖM

    Zhvillimi ekonomik i Irlandės ka qenė shumė i suksesshėm. Rritja vjetore e GDP-sė gjatė periudhės 1993-2001 ka qenė tri here me e lartė se nė pjesėn tjetėr tė Evropės. Prapa kėtij suksesi qėndron politika afatgjate dhe konzistente e cila pėrfshinė: tatimi i ultė nė korporata, prioriteti nėpromovimin industrial, ekspanzioni i edukimit, qasja nė Bashkėsinė Evropiane, korrektėsia fiskale, kontratat sociale. Edhe pėrparėsitė tjera i kanė kontribuar kėtij progresi: popullsia flet Anglisht,klima e favorshme pėr investime, adminsitrata publike e zhvilluar mirė, qasja e mirė ndaj vėrejtjeve publike, ryshfetet pothuajse nuk ekzistonin, shpenzimet sociale mė tė vogla nė krahasimme vendet kontinentale tė Bashkėsisė Evropiane. Pjesėmarrja e firmave tė huaja nė numrin epėrgjithshėm tė firmave nė Irlandė ėshtė 49,2% (30,1% nga SH.B.A-tė). Eksporti ėshtė rritur mė shumė se dy herė gjatė viteve 1995-2000, dhe nė tė njėjtėn kohė ishte nė gjendje tė gjenroj tepricė tregtare. (Sipas Dr. Garret FitzGerald, ish kryeministėr i Irlandės, prezentimi nė konferencėn e USAID-it: Ndėrtimi i Pėrparėsive Konkurruese tė Kombeve – Rritja e Transparencės, Luftimi iKorrupcionit dhe Pėrmirėsimi i Qeverisjes Korporative, Budapest, 26-28 Mars, 2002.) Sugjerimi esencial qė del nga pėrvoja dhe studimet e ekspertve ėshtė se duhet promovuarstrategjitė zhvillimore tė cilat nxisin investimet nė njė afat tė gjatė dhe sigurojnė norma tė larta tėefikasitetit tė tyre (ROI). Aftėsitė e vendeve tė caktuara pėr tė qenė atraktive pėr IJD varen ngalegjislacioni i cili duhet tė siguron barazi nė treg dhe siguri, tė ketė karakter jodiskriminues dhe tėpromovoj praktika transparente tė inevstimeve.
    Elementetet tjera tė krijimit tė rrethinės sė favorshme janė:
    • stabiliteti politik
    • potencialet e tregut dhe mundėsia e qasjes nė tregje
    • nxjerrja dhe disponimi me profit (repatriation
    • zhvillimi i infrastruktures
    • lehtėsitė pėr konversionin e valutės
    • privatizimi dhe derregullimi
    • konkurenca lojale

    Siguria e investimeve Njė shikim tjetėr i pėrmbledhur lidhur me atė se nė cilat raste tėheqja e investitorėve tėjashtėm ėshtė mė e suksesshme vie nga Lord Griffiths of Fofrestfach, Nėnkryetar i Goldman SachsEurope, me njė pėrvojė tė gjatė nė kėshilldhėnse pėr strategjitė zhvillimit tė bizneseve mendon se tri ēėshtjet kryesore pėr tėrheqjen e inevstitorėve tė jashtėm janė:

    • rrethina stabile financiare (inflacioni i ultė, deficiti vogėl fiskal, polika monetare e cila nuk ėshtė nė favor tė ekapansionit kreditor)
    • liberalizimi dhe ristrukturimi (tregu i lirė, duke pėrfshirė edhe tregun e punės, transparenca e statistikės makroekonomike)
    • liria nė riatdhesimin (repatriation) e profititGriffits mendon gjithashtu se edhe mjedisi i mirė tregtar ėshtė mė rendėsi tė posaēme dukenėnkuptuar kėtu evitimin e kontrollit tė importit, heqjen e subvencioneve pėr eksport dhe restrikcioneve nė tregti, formimin e lirė tė ēmimeve, privatizmi, sigurimi i standardeve ndėrkombėtare tė kontabilitetit tė cilat i bėjnė kompnitė transparente. Por rendėsi vitale ka gjithshtu edhe qendrushmėria dhe konsekuenca e qeverive qė tė zbatojnė politikat e proklamuara(Economic Reform Today, CIPE, nr. 4, 1997). Oda Ekonomike e SH.B.A-ve ka bėrė njė pėrmbledhje tė pėrvojave tė saj se “ēka i shtyenfirmat Amerikane pėr tė investuar jashtė?” Kėtu ajo ka potencuar atributet e ngjashme qė nxisin IJD nė njė vend nė zhvillim, siē ėshtė madhėsia dhe qasja e lirė ndaj tregut, konkurrenca, mundėsitė pėr tė eksportuar nė vendet tjera nė atė rajon janė tė rendėsishme, pastaj, kualiteti i fuqisė punėtore, mbrojtja e tė drejtave pronėsore, shpenzimet dhe ngargesa rregullative, tatimet,rreziku i vogėl politik, Qeverisja e Parashikimeve Makroekonomike, mbėshtetja e sigurtė nga infrastruktura.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Roli negativ i KEK_ut ne terheqjen e Investimeve te Huaja

    Sektori energjetik ka paraqitur dhe ende parqet njė nga problemet kyqe pėr zhvillimine vazhdueshėm tė biznesit. Ndėrprerjet e furnizimit me energji elektrike janė shumė tė shpeshta, ndėrsa mbajtja e funksionimit me energji alternative i shtrenjton shumė operacionet.
    Edhe pėrkundėr realizimit tė investimeve, gjendja nė sistemin elektroenergjetik i Kosovės mbetetjostabile dhe karakterizohet me ndėrprerje tė shpeshta tė rrymės dhe ēmime tė larta dhe jokonkurrente. Kjo paraqet rrethanė shumė tė pavolitshme pėr zhvillimin e bizneseve prodhuese dhe inkurajimin e investitorėve tė huaj. Dėmtimet pėr shkak tė havarisė qė ndodhi nė Korrik e kanėkeqėsuar jashtėzakonisht shumė situatėn dhe kjo do tė ketė pasoja afatgjata dhe serioze nėfurnizimin me energji elektrike tė bizneseve nė pėrgjithėsi. KEK-u pas pėrfundimit tė luftes ishte ipėrfshirė nė njė program tė gjerė tė mbėshtetjes financiare dhe teknike, e qė solli nė njė gjendje tėpėrmirėsuar para defektit te madh nė termocentralin Kosova B. Mirėpo nė kushtet kur KEK-u nukka arritur njė funksionim stabil dhe menaxhment mė efikas, dhe kur kemi tė bėjmė me stabilimentetė vjetruara, furnizimi stabil nuk mund tė mbėshtetet nė termocentrale ekzistuese. Niveli aktual i fakturimit tė rrymės elektrike ėshtė 53%, qė do tė thotė se 47% e rrymės sė shpenzuar nukfakturohet fare. Prej asaj pėrqindje tė rrymės e cila fakturohet, paguhet 65%. Niveli i pagesės pėr energjinė e shpenzuar nga konsumatorėt duhet tė rritet ndjeshėm nė mėnyrė qė fondet e arkėtura tėbėjnė tė mundur furnizimin nga importi. Nevojitet njė aktivitet i jashtėzakonshėm pėr tavetėdijėsusar opinion dhe fituar pėrkrahjen e tij qė furnizimi me enenrgji eletrike tė normalizohet,pėrndryshe me nivelin e tanishėm tė furnizimit me energji, aktivitet ekonomike dhe trendet e normalizimit tė gjendjes nė shoqėrinė Kosovare rrezikohen esencialisht. Kjo duhet tė shoqėrohet me konceptin, strategjinė dhe politikat afatgjata tė zhvillimit tėenergjetikės e cila inkuadron edhe liberalizimin dhe privatizimin e industrisė elektro energjetike, ku tanimė ekziton njė pervojė e pasur. Nė disa vende kemi njė liberalizim dhe privatizim tė plotėme efekte pozitive qė reflektohen nė kualitetin dhe ēmimet e rrymės elektrike qė u ofrohen bizneseve si shfrytėzues. Nė disa vende kemi njė ēasje tė pėrzier me njė pjesėmarrje tėliberalizimit tė tregut por ende nė mungesė tė privatizimit tė plotė. Kėshtu pronėsia e sektoritenergjetik nė Belgjikė, Finland dhe Gjermani ėshtė me strukturė pronėsore tė perzier. Disa ngavendet e tranzicionit kanė mbetur larg nga nevojat reale nė ristrukturimin e kėtij sektori.Nė pėrmbledhje tė kėsaj ēėshtje, rrjedha e IJD do tė vėshtirėsohet nė mungesė tė furnizimit me ryymė elektrike. Ėshtė e mundur qė tė realizohet konsolidimi fillestar i cili do tė pasonte me investime tė mėtutjeshme dhe pjesėmarrjen e sektorit privat derisa tė bėhet ristrukturimi i kėtij sektori. Kjo po ashtu do tė kėrkoj njė ligj tė fortė dhe njė rregullator tė pavarur. Pėrpjekjet e Kosovės pėr ta pėrmirėsuar sektorin energjetik duhet tė pėrqendrohet nė themelimin e njė kornize ligjore, e cila do tė dėrgonte sinjale adekuate pėr investitorėt se Kosova ėshtė vend i pėrshtatshėm pėr IJD.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •