Zėri shqiptar pushton mediat britanike

"Sky News", "Al-Jazeera", CNN dhe "BBC News 24", ēdo ditė, analiza dhe komente pėr Kosovėn


Nga Londra
Muhamed Veliu

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe zhvillimet e fundit nė Serbi, janė shndėrruar nė lajmet kryesore pėr mediat audiovizive nė Britaninė e Madhe, tė cilat kanė ftuar analistė shqiptarė, pėrfshi dhe ambasadorin Zef Mazi, pėr t‘i komentuar ato. Si kurrė mė parė, zėri i shqiptarėve ka pushtuar mediat britanike, nė njė ēast shumė deciziv. Asnjė analist serb nuk ka pranuar qė t‘i bėjė oponencė atyre, duke refuzuar ftesat e mediave britanike. Kėshtu, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė, pėr gati dy orė nė njė transmetim tė drejtpėrdrejtė prej disa orėsh, stacioni prestigjioz "Sky News" kishte tė ftuar Ralf Gjonin, drejtor i klubit londinez tė lėvizjes "Mjaft!".

"Al-Jazeera", i njohur si CNN-i i botės arabe, nė studiot e saj nė Londėr, disa ditė mė parė si dhe nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ia kishte besuar analizėn e zhvillimeve atje, gazetares shqiptare, tani me banim nė Londėr, Ilva Tare.

Ndėrsa gjigandi mediatik "BBC News 24", disa ditė mė parė sė dielės sė 17 shkurtit 2008, kishte ftuar nė studio pėr tė komentuar zhvillimet e pritshme nė Kosovė, njėrin prej diplomatėve mė tė njohur shqiptarė, Zef Mazin, aktualisht ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar. Pasuar nga njė tjetėr dalje nė CNN katėr ditė pas shpalljes sė Kosovės shtet.


"BBC News 24"


I veshur shik, pėr tė dhėnė njė paraqitje dinjitoze, ambasadori Zef Mazi, pasditen e 15 shkurtit, ka shkelur pėr herė tė parė nė atė qė quhet "BBC TV Center" nė perėndim tė Londrės. Njė producent e priste pėr ta shoqėruar drejt studiove tė "BBC News 24", stacionit tė shpallur si televizioni i vitit 2007.

Gjithēka gati. Vjen ēasti kur nis transmetimi nė formėn e njė dialogu mes gazetares nė studio dhe Mazit, njeriu i cili pėr disa vite me radhė i shėrbeu Shqipėrisė nė OSBE, nė Vjenė.

Me njė anglishte tė pėrkryer, tė padallueshme, si gjuhė e dytė e tij, ambasadori Mazi ėshtė i menjėhershėm nė deklaratėn e tij, se shpallja pavarėsisė do tė jetė stabilitet pėr rajonin, duke e argumentuar me njė sėrė faktesh.

Ai ėshtė ndalur mė pas nė ēėshtjet teknike tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutės 1244 pėr Kosovėn.

Gjithēka do tė pėrfundonte nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Si pėr tė prishur syrin e keq tė paraqitjes sė tij tė parė nė njė media britanike, BBC kishte bėrė njė gabim teknik. E ndėrsa Mazi fliste, nė sfond, pas shpatullave tė tij, projektohej njė flamur shqiptar i kohės sė komunizmit, me njė yll tė verdhė.

Ambasadori Mazi thotė se ftesa nga "BBC News 24" nuk ishte aspak e rastėsishme.

Qė nė fillim tė mandatit, disa muaj mė parė, njė prej prioriteteve qė ai ka pasur, ishte ndėrtimi i marrėdhėnieve me mediat angleze. Kėshtu, kėto pėrpjekje, me plot bindje mund tė thuhet se i dhanė frytet nė njė ēast delikat pėr Kosovėn, duke sqaruar paqartėsi tė shumta publikut britanik, se ē‘do tė ndodhte ditėn e shpalljes sė pavarėsisė.

Dalja e ambasadorit Mazi nė "BBC News 24" nuk do tė mbetej vetėm njė rast i izoluar. Nėpėrmjet njohjes sė mėparshme me njė prej editorėve tė CNN nė Londėr, ai e shfrytėzoi atė pėr tė bėrė paraqitjen e radhės nė gjigandin amerikan tė lajmeve.

Po aq i suksesshėm sa edhe nė BBC, ai kėsaj here e ka pasur mė tė lehtė analizėn e tij pėr CNN. Pavarėsia ishte shpallur dhe ai do tė fliste nė CNN rreth sė ardhmes, marrėdhėnieve politike-ekonomike tė shtetit mė tė ri nė botė me fqinjėt dhe mė gjerė.

Me shaka e pyesim ambasadorin se cili do tė jetė stacioni televiziv i radhės ku do ta shikojmė tė flasim pėr Kosovėn. Duke vėnė buzėn nė gaz, ai jep njė pėrgjigje prej diplomati - "Nė atė televizion qė ka audiencė mė tė madhe".

Dalja e Mazit nė dy gjigandė tė medias, mė shumė se njė pėrpjekje diplomatike, mund tė quhet si njė fitore personale e tij si ambasador nė kėto pak muaj nė Londėr. Ai pėrēoi zėrin zyrtar tė vendit qė pėrfaqėson, po ashtu analizėn e njė diplomati tė ardhur nė Londėr, nga jeta diplomatike nė OSBE. Me sa duket, nė ato vite, Mazi ka mėsuar edhe artin e shfrytėzimit tė medias nė ēaste delikate, njėsoj siē bėnte bashkėkombėsja e tij, Nėnė Tereza pėr interesat e saj.

Ftesa nga "BBC News 24" pėr ambasadorin Mazi ishte fillimi i mbarė i njė "beteje" mediatike nga shqiptarėt e Anglisė, pėr t‘u dėgjuar zėri i tyre nė njė ditė ku fare mirė serbėt mund tė shfrytėzonin mediat britanike pėr qėllime dizinformimi.

"SkyNews"


Ralf Gjoni, sė bashku me klubin londinez tė lėvizjes "Mjaft!" gjatė gjithė kohės qė nga krijimi i tyre, kanė pasur prioritet tė aktivitetit tė tyre lobingun pėr Kosovėn nė qarqet politike apo mediatike. Por si mundi Ralf Gjoni tė depėrtonte deri nė "Sky News" pėr tė komentuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės?

Nė njė intervistė pėr "Shqip", ai tregon se arsyeja kryesore pėr kėtė ftesė nga "Sky News" ka tė bėjė me reputacionin qė dega e kėsaj organizate nė Londėr, ka krijuar nėpėrmjet punės nė fushėn e komunikimit. Sipas tij, njė arsye tjetėr ėshtė sepse ai nga ana personale akademike, e ka zhvilluar punėn kėrkimore mbi ēėshtjen e Kosovės dhe mendon se kanali televiziv "Sky News", dėshironte njė ekspertizė lokale tė ēėshtjeve nė fjalė. "U ndjeva shumė i nderuar qė m‘u la mikrofoni i lirė (LIVE) dhe qė gjatė dy orėve tė ceremonisė, teleshikuesit britanikė e ndoqėn ngjarjen nėpėrmjet ‘syzeve tė kėndvėshtrimit shqiptar, dhe jo atij serb‘.
Pėr mua kjo ishte dhe fitorja e kėsaj dite, qė parė nga perspektiva mediatike, ishte njė fushatė shumė e suksesshme dhe proshqiptare. Mos tė harrojmė qė "Sky News" ndiqet nga njė audiencė disa milionėshe nė shumė vende tė botės dhe kjo tė vendos para njė pėrgjegjėsie tė jashtėzakonshme pėr mesazhin qė ti komunikon tek audienca e caktuar", shprehet Gjoni.

Kjo ditė e paharrueshme pėr Ralf Gjonin do tė mbyllej me njė tėrheqje nga xhaketa prej njė reporteri tė "Sky News", pėr tė cilėn ai thotė: "Njė reporter mė tėrheq nė njė prej studiove tė produksionit pėr tė mė treguar pamjet qė ekipi i ‘Sky News‘ nė Mitrovicė kishte dėrguar nė studion nė Londėr. Nė kėtė videoklip, disa shqiptarė tė ulur nė njė kafene tė Mitrovicės, po ndiqnin deklaratėn e pavarėsisė drejtpėrdrejt nė ‘Sky News‘ gjatė kohės kur po komentoja. Pra pavarėsia nė Prishtinė, audienca nė Mitrovicė dhe raportuesi, ‘Sky News‘ nga Londra. Fantastike si situatė, a nuk mendoni? Ndoshta prandaj edhe ekipi i ‘Sky News‘ e ndjeu qė pėr vetė rėndėsinė e ngjarjes, suksesi i mbulesės sė tyre televizive ishte i dukshėm". Njė personazh tjetėr shqiptar tė cilit iu besua komentimi i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ishte edhe gazetarja Ilva Tare, qė prej mė shumė se njė viti jeton nė Londėr.


"Al-Jazeera"

Nėse Ralf Gjoni ishte i ftuar nė "Sky News", ambasadori Mazi nė "BBC News 24", Ilva Tare do tė komentonte nga studiot londineze tė "Al-Jazeera"-s, stacionit qė njihet ndryshe si CNN-i i Arabisė Saudite.

Ilva rrėfen se nė "Al Jazeera" me studjo edhe ne Londer, ėshtė ftuar dy ditė pėrpara shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė dielėn e shpalljes sė saj pėr tė komentuar kėtė ngjarje si njohėse e ēėshtjeve tė Ballkanit.

"Transmetimi i drejtpėrdrejtė ishte pėrgjegjėsi e madhe, duke paramenduar audiencėn shumė milionėshe tė televizionit panarab. Besoj se pėr mėnyrėn si e pritėn producentėt performancėn, duhen pyetur vetė ata. Fakti qė unė u ftova dy herė pėr shpalljen e pavarėsisė nė edicionet kryesore tė lajmeve ėshtė njė tregues domethėnės.

Emocion kisha vetėm nė atė ditė historike dhe tė papėrsėritshme pėr shqiptarėt e Kosovės dhe shtetin e tyre tė ri. Dalja nė ekran dhe komunikimi nė anglisht ishte po aq i natyrshėm sa edhe pėrvojat e mia televizive tė mė shumė se njė dekade nė Shqipėri", tregon Tare, nė njė intervistė pėr "Shqip" ulur afėr njė kafeneje nė "London School of Economics", ku ajo po bėn njė master. Ilva nuk ka qenė e vetmja shqiptare qė ka dhėnė ndihmesėn e saj pėr "Al-Jazeera". Regjisori kosovar, Eki Rahmani, do tė transmetonte nė kėtė kanal, i cili shihet nė tėrė botėn njė dokumentar pėr Kosovėn me titull "Open Wound" ("Plagė e hapur")kushtuar tė zhdukurve dhe tė pagjeturve nė luftėn e Kosovės.