Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    4

    Lagjet e pavaforizuara

    Ne shqiperi por jo vetem, ne mes te qyteteve shume moderne, metropolet apo te ndryshme nga keto ndodhen lagje te pafavorizuara, "GETO"

    Cfare kuptoni me lagjet e pafavorizuara?

    Bashkejtesa, Edukimi dhe te drejtat Sociale, Pengese apo Zhvillim?

    Nese dikush prej jush jeton nje nje lagje te tille, mund te ndaje pershtypjet e te jetuarit ne nje lagje te pafavorizuar.

    faleminderit

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kacurrels :

    Tema eshte interesante dhe mund te na sherbeje te gjitheve per te pasqyruar nje fotografi te te gjithe prapambetjes sociale neper zona te caktuata shqiptare , mirepo ajo qe nuk kuptoj une eshte se perse ti thjesht ben pyetjen. Ndodh rendom ne kete pjese te forumit ku anetaret thjesht pyesin, a thua sikur jemi tek nenforumi "Ndihmoni njeri-tjetrin", dhe kjo forme e te ndertuarit te debatit nuk me duket funksionale. Me kupto, une nuk e kam vetem me ty, me shume se sa me nje trend te vazhdueshem qe kam verejtur gjate koheve qe moderoj. Miqesisht, do te ftoja ty te parin te shpalosje mendimet e tua rreth temes dhe ata qe jane te interesuar ( une i pari ) do te te ndjekim.

    Pratolini

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    4
    Pershendetje Pratolini,
    te falenderoj per reagimin me te drejte.
    Ajo cfare une dua te ndaj me te gjithe pjesmarresit ne forum eshte Lagjet e pafavorizuara, cfare eshte nje lagje e pafavorizuar, dhe a ka lidhje mes prapambetjes, krimit, dhunes dhe ketyre lagjeve?
    Cfare ne mendojme me perjashtim, dhe perfshirje sociale?

    Periferite, rrethinat, shtrese e lodhur, lagje te veshtira, lagje te klases punetore, lagje Geto, te gjitha keto, nuk mund tu gjej nje percaktim te sakte, ketyre lagjeve me perqendrim popullsie me te ardhura te vogla ekonomike dhe kulture te rendesishme.

    Keto lagje te lena pas dore ekzistojne ne mes te Qytetrimeve sikur eshte Parisi apo Londra, por une do doja ta trajtoja fenomenin lokal, ne Shqiperi.

    Probleme sociale pafund, te drejta sociale te paperfituara, mungese edukimi, strehimi, informimi etj, i identifikojne keto lagje si burim infeksioni, injorance dhe krimi ne shoqeri. E per pasoje, nese dikush nga "Lagjet e Bllokut" qe jane kudo ne shqiperi e merr vesh se ti banon ne ato lagjet e permendura me siper, do duhet te nderroje shkollen, apo mos te marre ne pune, ose perndryshe, duhet qe te ardhurit nga kjo lagje ne shkolle te mos tregojne se nga vijne.
    Si bashkjetojne keta njerez me njeri-tjetrin? Te ardhur nga krahina te ndryshme, flasin dialekte te ndryshme, me zakone te ndryshme, te varfer njelloj, te prapambetur njelloj, dhe prape vazhdojne te jetojne...
    Sa te ndryshem jane nga "Lagjet e Bllokut", a mund te themi se jane me shume te perfshire ne "krim dhe dhune" sesa lagjet e favorizuara?
    Une mendoj se jane shume te ndryshem, por jane njerez, une mendoj se jane shume me te varfer ekonomikisht por jane te pasur me diversitet kulturor, jane prape me te diskriminuar por gjithnje e me te eger ndaj shoqerise. Marksi i ndan keto klasa ne borgjezi dhe proletariat,
    "Kur mbaron shfrytezimi i punetorit nga fabrikanti dhe punetori me ne fund, merr pagen ne te holla, mbi te versulen, pjestare te tjere te borgjezise—pronari i shtepise, bakalli, fajdexhi etj" edhe kete e thote Marksi, por nuk e di nese u perket vetem ketyre shtresave, sepse do thonim s eu perket edhe fshatareve ne zonat e thella, por une do doja qe debatin ta perqendrojme ne keto lagjet e pafavorizuara, per te cilat kerkoj ndihme te gjejme nje emer te pershtatshem, dhe te trajtojme ceshtjet dhe te drejtat sociale.
    faleminderit

  4. #4
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    E kush jan keto lagjet "ghetto" ? ato qe kan varferi apo shume krime?

  5. #5
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Ghetto : Vjen nga ndarjet qe u bente Hitleri llojeve te njerezve qe merrte ne shtetet qe pushtonte. Tani perdoret nga banoret me ngjure ose jo me shume ne shtetet e bashkuara te amerikes per njerezit qe kane vuajte ose interesa te perbashka.Keto ushtrojne aktivitet ne te gjith lagjen dhe nuk pranojne me shume se 40% kushte shteterore...jane ata qe komandojne ne ghetto.

    Ne shqiperi jetojne ne ghetto nga halli...se shesin shpiat ku di une se ku...dhe vine ngecin neper rrethinat e ndonje qyteti .

    Sdi te kene rregullat e veta ose dicka te tille...
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •