Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59

Tema: Xhelozia!

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [QUOTE=Agim Doēi;192419 Pra si pėrfundim xheloz bėhet (SIPAS MEJE) "gjysma" qė nuk ka besim tek gjysma tjetėr, dhe kompleksi i dyshimit e sėmur deri nė sherr, ndjekje nga pas, kontroll tė imėt e pastaj kur "nuk mban ujė pilafi" shkohet deri nė ndarje - qė ėshtė DRAMĖ pėr fėmijtė e pafajshėm! Dikush mund tė pyes: - pėrse "gjysma xheloze" e paska fajin qė gjysma tjetėr ia dredh?...
    Fajin sipas meje ta kėrkojė ajo "gjysma xheloze" tek vehtja e vet, diēka ka humbur nga atrativja, interesantja, nga vetėvlera, ėshtė "ndryshkur komportimi" etj. sepse, me siguri "gjysma qė e dredh" ka gjetur njė "gjysėm tjetėr" mė moskokėēarėse, mė interesante, mė sexy etj.etj. pra njė diēka "tė re" qė ia merr mėndjen "gjysmės dredhėse"! Populli thotė: "Qefe - qefe kjo dynja! Qefi - qefit nuk i ngja!..."
    Kaq pėr sot Agimi[/QUOTE]



    Shume dakort me ato qe ke shkruar. Xhelozia ka te beje me mosbesimin qe njeri nga patneret ka te tjetri qofte dhe pa shkak, dhe kjo te vret shume.
    Personi qe xhelozon ka frike se e kupton qe nuk eshte perfekt, dhe personi qe ka ai/ajo ne krah ja njeh dobesite. E di qe nuk arrin ta kenaqi apo dhe e ka lenduar patnerin/en, dhe kjo ndjenje nuk e le te qete.
    Me kujtohen fjalet e nje burri.
    Ai thoshte nuk duhet vene dora ne zjarr per asnje. Nuk e ve une as per gruan time. Do te thoni ju qe gruaja ime eshte e shemtuar. Ku e di une qe nuk gjen nje si vetja ajo.
    Feelings change - memories don't.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Xhelozia do te thote te mos jesh i semure ...
    Po te ndjesh se personi qe dashuron eshte pjese e cdo qelize tende , kjo nuk eshte xhelozi , te ndjesh se aroma e trendafilit te cilin e ujite me ujin e dashurise tende eshte vetem prone e jotja kjo nuk eshte xhelozi , te ndjesh se margaritari per te cilin desh u mbyte disa here perpara se ta nxirrje nga fundi i oqeanit eshte vetem per ty , as kjo nuk eshte xhelozi , ndersa xhelozia fillon atehere kur deget e pemes mbi te cilen kemi varur mantelen e dashurise tone tentojne te nderojne frutin , fillon e lind xhelozia atehere kur njeriu dashurine e te cilit e sperkat me ujin e syve te tu tenton te ujitet nga uji i detit te vdekur , etc etc ....

    Xhelozi te tepruar kane vetem kuajt te cilet shkojne ne lufte e bejne betejat e tyre per nje mbretereshe per te cilen ata nuk jane te sigurte akoma se ajo duhet te vazhdoje te mbreteroje ne zemrat e tyre ...

    Xhelozi te tepruar kane ai ose ajo qe nuk eshte shume i sigurte per burrerine e vet ose e kunderta , xhelozi te tepruar ka ai ose ajo , qe kurre nuk ka patur besim tek forca e artit qe prodhon dashuria e vet per partnerin , partneren , ka shume njerez qe duan , dashurojne , por nuk ka shume njerez qe bejne art ne dashuri , dashuria eshte art , dhe ata qe nuk kane pasion per artin nuk mundet te bejne pervecse zhgarravina neper fletoret e tyre te dashurise sadoqe performojne ne menyre artistike ...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Me sa po e shoh ketu, ne gjithnje po i referohemi eksperiencave tona, kush me shume e kush me pak, e gjithnje duke e lidhe temen me sqarimet e arsyeshme qe filozfia na jep.

    Po m'vjen mire qe po nisemi prej eksperiencave. Une kisha me propozu qe temen me e kalu ne nje nivel tjeter... se eshte semundje xhelozia, parimisht po pajtohemi te gjithe. Po si me e sheru kete semundje? Si me vepru qe nje nate prej neteve, me u shtri ne shtrat plotesisht i lire prej mendimeve negative dhe turbullimeve te barkut? Si me vepru qe pas te gjithe atyre gjerave qe ne perjetojme me dikend, te mos jemi xheloz pse jeta nuk eshte fer?

    Po nisem prej nje fakti te vogel. E sheh nje femer, e cila fillon me te pelqy. dale ngadale ta merr zemren dhe vjen momenti kur ti je i teri duke mendu vetem per te.. (kjo u ndodh mashkujve shume shpesh) - mirepo ja qe ti nuk jipesh dhe aq shume dhe ja qe ajo nuk mendon njejte per ty. Per me teper, ajo ne prani tenden flirton me tjeterkend dhe ti gjindesh ne pozicionin e 'jerkut' dhe e ndien veten 'pain in the ass' te saj.... Si me ja be me kete lloj te xhelozise, sa nuk ka kalu ne semundje.

    Rasti i dyte, kur je ne lidhje te mire me dikend dhe jeta eshte e tille qe ajo lidhje perfundon. Pasi qe ke kalu shume kohe me te dhe pas tere atyre gjerave te perbashketa, te vijne fjale qe po del me tjeterkend. Ne fillim nuk i beson edhe pse te godet direkt ne zemer. Me vone e sheh edhe vet, ne krah te tjeterkujt, ne veture te tjeterkujt dhe e ndjen veten se gjindesh ne pozicionin e 'double jerkut'. Per me e bo edhe ma te veshtire kete situate, po thojme se ai, as qe e ka per seriozisht kete pune dhe eshte duke dal sa per me i shtu vetes ne liste nje femer me shume... E si me e luftu xhelozine ne kete rast?

    Pasi qe vet jam mashkull, po i referohem cdohere 'asaj', perndryshe e njejta ndodh edhe tek femrat...

    PS. Eksperiencat e mia jane akoma me te veshtira

  4. #44
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Shume dakort me ato qe ke shkruar. Xhelozia ka te beje me mosbesimin qe njeri nga patneret ka te tjetri qofte dhe pa shkak, dhe kjo te vret shume.
    Personi qe xhelozon ka frike se e kupton qe nuk eshte perfekt, dhe personi qe ka ai/ajo ne krah ja njeh dobesite. E di qe nuk arrin ta kenaqi apo dhe e ka lenduar patnerin/en, dhe kjo ndjenje nuk e le te qete.
    Me kujtohen fjalet e nje burri.
    Ai thoshte nuk duhet vene dora ne zjarr per asnje. Nuk e ve une as per gruan time. Do te thoni ju qe gruaja ime eshte e shemtuar. Ku e di une qe nuk gjen nje si vetja ajo.

    Nuk eshte problemi i mosbesmit tek partneri, ti qiki!
    --Por gjelozia ne kompleksitetin e saj nderthuret direkt me personalitetin e njeriut dhe eshte thjesht, dyshim, josiguri, mosbesim ne vetvete... me nje fajle personat qe xhelozojne kurre nuk jane te sigurt ne ate se cka veprojne. Po ashtu ne ket kompleksitet eshte edhe nje lloje Egomanie, se personi xheloz, gjithsesi don ta ket parnerin per vete, dhe ne castin kur e kaplon xhelozia, atij i humbet sigura. Ne ket relacion funksionon kjo...
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #45
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Xhelozia & Dashuria


    Pse duhet qe njera nga to te jetoje e pavarur nga tjetra kur te dyja jane pasoje e njera tjetres. Njeriu eshte nje qenie teper delikate ne trajtimin e ketyre dy koncepteve, dhe shpesh ato ngaterrohen ne percaktimin e origjines se tyre. Kur dashurohesh, ndihesh i lumtur, gezuar, entuziast, shpesh euforik ne veprime dhe nje mendjemadhesi behet prezant ne karakterin tuaj. Kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje periudhe tranzite qe eshte prognoze e vete ecurise se jetes.

    Personi qe ju doni, eshte perfekti, ne te ju gjeni ate qe deshironit, ate qe kerkonit, ate qe enderronit, ate qe mendonit. E shikoni drejt e ne sy dhe nje shkendije dashurie pozicionohet ne zemrat e te dyve, ndoshta eshte mashkulli ai qe shpesh bie "viktime" e veshjes dhe bukurise, pra me nje fjale pamjes se jashtme. Shume shpejt e kupton ate qe nuk ka kuptuar asgje , vazhdon te qendroje ne pozicionin e tij, te eksituar epsheror. Tek ai ekziston nje magnet polet e te cilit terheqin cdo "qenie" qe leviz me minifund, te lyer e pispillosur, bjonde e me bukuri "perrallore".

    Duhet te jete nje mallkim per meshkuj te trajtohen si gura shahu nga seksi femer, ndonese ne shume raste te tjera jane femrat ato qe "tradhetohen" nga dashuria e rreme e tyre. Menjehere sapo dy persona njihen tek ta, ndizet nje zjarr, flaket e te cilit i ndiejne vetem ata, nje ndjesi qe i ben ata te diferencohen nga bota reale; dhe te jetojne ne emocionet e nje jete virtuale, ku asnje ska me te drejte per ta, asnje nuk i kupton aq sa duhet, askush si lejon te bejne ate qe ata duan, asnje nuk i ofron ate qe ata ndjenje dhe marrin nga njeri-tjetri.

    Mendojne se tani jane ne gjendje te perballojne cdo gje ne krahet dhe buzet e njeri-tjetrit dhe si dy trumcake ne stinen e dimrit, dalin e cicerojne parqeve dhe lulishteve, duke treguar indiferencen e tyre per kedo qe i sheh. Pse te mendojne valle per ate qe te tjeret mund te mendojne per ta? Jane ata qe vendosin dhe dine me se miri se cfare eshte e mire dhe e keqe per ta. Jeta ka arritur "pikun", dhe ata enden te lumtur ne krahet e njeri-tjetrit. Ketu fillon momenti, kur koncepti i "xhelozise" merr jete. Ajo gjithmone ka qene prezente ne zemrat e mendjet e tyre, ndonese e fshehur dhe e paparaqitshme. Ja tek rruges kalon nje "femer" e bukur, koka si pa dashur e pa kuptuar kthehet dhe menjehere ndizet zjarri i urrejtjes qe deri ne ato momente ishte e fshehur aq mire ne zemren e te dashures suaj.
    skerdigodo@hotmail.com

  6. #46
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Nje moment tensionimi dhe ja ajo shperthen e prezantohet ne veprimet e pakontrolluara e histerike te saj; te sheh me sy te "shtrember", te kthen koken nga vetja, mundohet te kontaktoje buzet e saj te thara nga sikleti me te tuat, mundohet te hiqet e qete dhe te kontrolloje vetveten. Ti brenda teje e di se ne cfare situate ndodhet ajo, dhe nese vertet e do, mundohesh ta qetesosh dhe nje te puthur ti dhurosh. Ana tjeter e monedhes, eshte disi me agresive; ju shikoni te dashuren me nje djale te pashem, elegant, simpatik dhe elokuent, qe e ben per te qeshur dhe mundohet ti shtrije tentakulat e tij thelle ne zemren e saj te brishte; afrohesh shume i tensionuar dhe nuk mendon me gje tjeter vecse te hakmerresh.

    Perse? Mendoni se ajo po ju tradheton, mendoni se ajo nuk ju do me, mendoni se ajo do tju bej xheloz; por nuk arrini ne ate moment te mendoni se ajo ju do shume dhe me kete veprim te saj kerkon t'ju afroje me shume me veten, t'ju beje ta deshironi me shume pranine e saj, te ndiheni me te humbur larg kraheve te saj, t'u mungoje tmerresisht aroma e parfumit te perhapur ne rrobat e saj, t'ju mungojne floket e saj qe shkriheshin ne ballin tuaj tek putheshit ashtu te shkujdesur rrugeve te qytetit. Urrejtja ju erreson syte dhe me nuk mendoni per momentet e bukura qe keni kaluar, por doni vetem te "hakmerreni".
    skerdigodo@hotmail.com

  7. #47
    dolce & gabi Maska e nihilist
    Anėtarėsuar
    06-10-2009
    Vendndodhja
    aty ku zbret dhia me frena dore....hahaha
    Postime
    77
    me pelqen...eshte shume e vertet e githe kjo!!!
    nuk duam te xhelozohemi ne kete menyre, por ja qe ideja se ai qe do me shume me shpirt, mund te te tradhetoje, te ben te cmendesh dhe te terbohesh!!! thjesht nuk duam ta humbasim...edhe pse pa dashur dalengadale e humbasim
    Dashuria eshte gezimi i te qenit DY, tmerri se mos mbetesh NJE, frika se mos behesh TRE....!!!!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Nje moment tensionimi dhe ja ajo shperthen e prezantohet ne veprimet e pakontrolluara e histerike te saj; te sheh me sy te "shtrember", te kthen koken nga vetja, mundohet te kontaktoje buzet e saj te thara nga sikleti me te tuat, mundohet te hiqet e qete dhe te kontrolloje vetveten. Ti brenda teje e di se ne cfare situate ndodhet ajo, dhe nese vertet e do, mundohesh ta qetesosh dhe nje te puthur ti dhurosh. Ana tjeter e monedhes, eshte disi me agresive; ju shikoni te dashuren me nje djale te pashem, elegant, simpatik dhe elokuent, qe e ben per te qeshur dhe mundohet ti shtrije tentakulat e tij thelle ne zemren e saj te brishte; afrohesh shume i tensionuar dhe nuk mendon me gje tjeter vecse te hakmerresh.

    Perse? Mendoni se ajo po ju tradheton, mendoni se ajo nuk ju do me, mendoni se ajo do tju bej xheloz; por nuk arrini ne ate moment te mendoni se ajo ju do shume dhe me kete veprim te saj kerkon t'ju afroje me shume me veten, t'ju beje ta deshironi me shume pranine e saj, te ndiheni me te humbur larg kraheve te saj, t'u mungoje tmerresisht aroma e parfumit te perhapur ne rrobat e saj, t'ju mungojne floket e saj qe shkriheshin ne ballin tuaj tek putheshit ashtu te shkujdesur rrugeve te qytetit. Urrejtja ju erreson syte dhe me nuk mendoni per momentet e bukura qe keni kaluar, por doni vetem te "hakmerreni".
    Sepse ju meshkujt gjithmone e shikoni veten ne konkurrence me meshkujt e tjere. Me e rendesishmja nuk arrini ta njihni plotesisht femren me te cilen jeni lidhur. Kjo ju ben gjithmone dyshues, mosbesues.
    Feelings change - memories don't.

  9. #49
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Kjo eshte e vertete dhe po te mendosh dhe dicka tjeter qe femra dhe mashkulli aresyetojne me pjese te ndryshme te trurit
    skerdigodo@hotmail.com

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Do ishte mir sikur femra dhe mashkulli te llogjikonin me te njejten an te truri ,ndaj dhe shum shpesh midis femres dhe mashkullit ka keqkuptime ,nuk esht mir te kondrollosh mashkullin sepse nuk e ruan dot ,esht ndjenja e besimit qe te bashkon ,ka meshkuj qe nuk tolerojn shum nuk kan bot shpirterore te gjer mundohen ti ndrydhin ndjenjat e nje femre ,esht me se e vertet sikur Eva me Adamin mos ta kishin ngren mollen mbase dhe femrat to gjenin vetveten ne zemren e nje mashkulli ,me nje fjal zemra e nje femre esht perendesh
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Xhelozia
    Nga YaSmiN nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 11:40
  4. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •