Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Thumbs down Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s

    Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s

    Historia shenoi disa tentime per ta sulmuar varrin e Pejgamberit a.s. Prej ketyre tentimeve, vecojme tentimin per ta vjedhur trupin e
    Pejgamberit a.s., ne vitin 557 h. dhe 1513 m, si dhe perpjekjet per ta shkaterruar ose zbuluar varrin e Pejgamberit a.s., sikurse qe perpjekja e Rinodit ne vitin 578 h.

    Gjithashtu edhe Hixhazi ishte kercenuar dy here per pushtimin e dy xhamive te shenjta nga portugezet ne mes viteve 1510-1513 dhe 1517-1520.

    Perpjekja e cila ndodhi ne vitin 1513 m. per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s. , ishte operacioni me i madh,i cili deshtoi nga nje
    mrekulli hyjnore. Ajo qe te ben te cuditesh madje edhe ta ulesh koken nga turpi,eshte se muslimanet nuk e regjistruan kete perpjekje dhe deshtimin e saj ne historine e tyre.Kete perpjekje dhe deshtimin e saj e regjistruan vete portugezet ,te cilet edhe e organizuan.Ajo ishte argument e deshmi kunder tyre madje ajo qe eshte me e mira,se kete e vertetuan vete armiqet.Ne,n? vijim do te shkepusim disa momente te rendesishme gjate ketij operacioni:

    Komandanti famekeq Afonso de Alduquer pasiqe kishte okupuar bregdetin perendimor te Indise kishte vendosur te ndermerrte nje sulm(ofenzive) ne token e Hixhazit ne pergjithesi,e ne Medinen e ndrithsme ne vecanti apo thene edhe me qarte ne varrin e Pejgamberit a.s qe ta nxirrte trupin e tij te pastert ,ta merrte e pastaj t'ia kushtezonte qeverise se Memalikeve (te cilet sundonin Egjiptin , Shamin dhe Hixhazin) kthimin e trupit te Pejgamberit a.s me dy kushte:

    1-qe kishen e kijametit ne Bejti Lahm(qytet ne Palestine) tua jap atyre dhe ata ta kene ne prone e ta udheheqin

    2-t'ia lejoje atij qe te sjelle nje miljon europian vullnetare ne Sudan (e qellimi i tij ishte i fshehur e dinak sepse ai synonte nderrimin e rrjedhes se lumit Nil, qe te derdhet ne Detin e Kuq e keshtu Egjipti do te vdiste nga uria e etja dhe do te dobesohej fuqia e tij ushtarake, politike e fetare) dhe keshtu ia hapin deren Evropes ,qe ta luftoje boten islame meqe Egjipti ishte nje pengese e madhe para tyre.

    Ndersa sa i perket strategjise per ndermarrjen e ketij sulmi te flliqte, permblidhet ne ate qe te realizohet mbizoterim ushtarak ne qytetin Jenbe'(e ky eshte limani detar me i afert me Medinen e ndritshme.Deshmitaret okulare thone se njeriu nga kulmi i shtepise se tij ne Jenbe' ka mundesi te shof pjeset e larta te minareve te xhamise se pejgamberit a.s),e ne te njejten nate ,te organizohet nje grup prej 400 kaloresish te veshur me rroba hekuri ne udheheqjen e Alduquer-it,te cilet me nje sulm te fshehte e te shpejte ne Medinen e ndritshme,ku do te arrijne naten ,do te hyjne ne xhamine e Pejgamberit a.s , ku ne ate kohe ata qe falen jane pak,pastaj hapin varrin ,nxjerrin trupin e pastert ,e marrin me vete ne anijen luftarake me te cilen do ta sulmojne qytetin Jenbe'e e pastaj fillojne nderrimin( e trupit te Pejgamberit a.s me gjerat qe i cekem me pare) per t'i realizuar qellimet e tyre te dobeta .Kjo ishte skema e ndermarrjes se ekspedites ne forme te pergjitheshme ndersa ne vijim do te shkoqisim detajet:

    1- Me 7 shkurt 1513, Afonso De Alduquer-i u nis prej Indise ne krye te nje ekspedite detare, te perbere prej 20 anijeve luftarake, nen komanden e 20 kapiteneve. Ne radhet e tyre numeronin 1700 ushtare portugale dhe 850 ushtare indiane. Kur arriten anijet luftarake ne Saktara(ujdhese ne detin e Indise),banoret e saj te krishtere i furnizuan me uje e ushqim ,e pastaj u drejtuan kah Adeni(Jemen) qe ta pushtojne ate, ne menyre qe baza e ardhshme ushtarake te jete (ne gjendje)per ndermarrje te operacioneve te ardhshme.

    2- Deshtoi operacioni per pushtimin e Adenit dhe forcat portugale humben nje numer te madh te ushtareve ndersa anijet luftarake u kthye prape ne Saktara,qe ta riradhis ushtrine si dhe te kerkoj forca shtese nga India. (Ky ishte deshtimi i pare ne operacionet ushtarake).

    3- Anijet e medha luftarake u nisen ne drejtim te Detit te Kuq pasi qe u forcuan e pastaj dogjen portin(limanin detar)te Jemenit,Babul Mendeb,meqe atebote, atje nuk kishte ndonje force detare qe do t'iu kundervihej. Forcat e veta i zbarkoi ne nje ujdhese te vogel perballe tokes se Jemenit.Aty gjeti 4 anije habeshije (etiopiase) tregatare dhe gjeti nje numer pasagjeresh etiopias te cileve urdheroi t'iu priten veshet e hundat e pastaj ashtu te plagosur i zbriti ne toke.Pastaj u drejtua ne te majte,ne drejtim te ujdheses Kameran,e cila ishte afer tokes se Jemenit qe ta ndermerrnin operacionin ushtarak.

    Muslimanet u njoftuan per kete agresor Portugal se kishte arritur ne Detin e Kuq, andaj tubuan ushtrine e tyre ne bregdetin perballe anijeve ushtarake. Meqe muslimanet nuk dinin realitetin e kesaj lufte pervecse ate formale, derguan nje lajmetare ne Mekke qe te merrte forca te nevojshme per ta ruajtur qytetin e Xhiddes, e pastaj udheheqesit te Misrit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gawri, ti'a dergojne nje shkrese per ta informuar per rastin.

    4- Ne diten e parapare te levizjeve per sulm, ne fillim te muajit Korrik,anijet luftarake ngriten velat e tyre, ushtria u armatos me
    shpatat e tyre, ndersa topat u pergatiten te gjuajne. Alduquerit i erdhi verejtja qiellore se anija e tij eshte bllokuar ne dhera dhe nuk ka levizur(ky eshte deshtimi i dyte).

    5- Alduqueri vendosi ta vazhdonte operacionin me anijet e mbetura, por ende pa e leshuar ujdhesen Kemeran, ndodhi mrekullia tjeter hyjnore, ne forme te eres se furishme, e cila fryente nga Hixhazi. Kjo ere shqeu velat e anijeve, pastaj nga fuqia e madhe e saj ndesheshin anijet njera me tjeteren, keshtuqe nuk paten rrugedalje tjeter pervecse te kthehen prape ne ujedhese. Alduquerin nuk e pengoi kjo ere qe te organizonte nje ekspedite te menjehereshme, por te nesermen skenari tragjik u perserite prape; era fryente sikurse diten e pare, e keshtu ngjau gjate tere Korrikut (e ky eshte deshtimi i trete, i cili u perserit disa here).

    6- Ne naten e fundit te muajit Korrik, derisa Alduqueri ishte mbledhur me kapitenet e tij per te shqyrtuar menyren e kryerjes se
    operacionit ne diten e neserme, pa ne qiell, ai dhe kapitenet e tij, nje shkendi prushi-zjarri- dhe flake e cila pa vonuar shume u be nje pjese e madhe flake. Filloi te levizte ne qiell, pastaj u ndal mbi anijet portugeze, pastaj levizi ne drejtim te Habeshit (Etiopise) dhe u fsheh atje. (Kjo ishte verejtja e fundit). Ketu u binden Alduqueri, kapitenet dhe ushtria e tij se ata jane duke luftuar Allahun dhe se qellimet e tyre jane kunder Allahut s.w.t., andaj Allahu ua solli kete verejtje se Ai do t'i djege nese ngulin kembe ne kufr-pabesim. Alduquerit nuk i mbeti tjeter pervecse ti nenshtrohet vullnetit te Allahut, keshtuqe nxori urdhera per tu kthyer ne Indi duke terhequr pas veti humbjet e deshtimet.

    Kete mrekulli askush prej muslimaneve nuk e regjistroi ne librat e tyre, por kjo eshte marre nga raportet portugeze per luften e tyre ne nje liber i cili titullohet:"QUE OSONHO DA INDIA AFONSO DE ALDUQUERE", faqe 378-379. Me vone kjo mrekulli eshte permendur edhe ne dy libra anglez.

    Perktheu: Sedat Gani Islami

    31 Gusht 2003

    Marre nga revista "El-Fetwa" nr. 100, faqe 20, 1997


    © REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI

  2. #2
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anėtarėsuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Interesante....flm per postimin arajka

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    pome duket se ne jem ne gjum dhe shum pak dim,,,,,,,,,,,, flm shum per mund Arajka

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat Drinit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  2. Transformoni trupit e vjetėr, me njė tė ri!
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 23:55
  3. Produktet e trupit (profesionale)
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 11:42
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 10:11
  5. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •