Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    “Mafiozë shqiptarë” në teledramën britanike “The Fixer”

    6,2 milionë teleshikues ndoqën serinë e parë me protagonist bosin shqiptar të krimit, Tarek Sokoli

    “Mafiozë shqiptarë” në teledramën britanike “The Fixer”

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Një dramë tjetër televizive angleze me kriminalitet; një personazh tjetër shqiptar në rolin e një mafiozi, duke e nxirë edhe më shumë emrin e atyre që e quajnë veten shqiptar. “The Fixer” (“Sekseri”) është emri i teledramës më të re televizive, me disa episode që po shfaqet në stacionin televiziv ITV në Angli. Seria e parë e saj, e transmetuar disa ditë më parë, është bazuar në ngjarje reale, të ndodhura në Londër, ku në qendër të saj ishte një shqiptar i përfshirë në prostitucion dhe tregti droge. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, një personazh tjetër i botës së krimit, është një bos britanik krimi. Ai njoftohet se një kriminel i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm shqiptar, ka mbërritur në qytetin ku Lenny kontrollon tregtinë e drogës. Qëllimi i ardhjes së Sokolit në këtë qytet është shtrirja e aktivitetit kriminal tashmë të konsoliduar në qytete të tjera angleze. Bosi anglez i krimit ka një plan për ta frikësuar atë e jo ta vrasë. Lenny instrukton “ushtarët” e tij Rercer, Rose dhe Calum që t’i dërgojnë shqiptarit një mesazh.
    Mesazhi është i qartë. Askush nuk mund të bëjë biznes pa Lenny-n partner, kështu që Sokoli duhet të ndërtojë një partneritet me të, duke punuar si një skuadër e vetme. Filmi vazhdon me një skenë, ku Culum ushtar i Lenny-t liron një prostitutë të trafikuar nga Sokoli. Ngjarjet që do të pasojnë më tej janë të dhunshme dhe me vrasje, ku në qendër të tyre vihet Tarek Sokoli.
    Një prej prostitutave të liruara nga shfrytëzimi Sokolit do të vritet. Po të njëjtin fat do të mësonte njëri prej “ushtarëve” të Sokolit, që merrej me transportin e heroinës. Përballë kësaj situate, Lenny mbledh grupin e gangsterëve që ai drejton, duke i thënë që nuk duhet të kishin humbur jetën tërë këta njerëz nëse ata do të eliminonin Tarek Sokolin. Ata janë të bindur se me shqiptarët është e vështirë të bësh biznes, duke bashkëpunuar si një grup i vetëm, pasi nuk duan që të jenë ushtarë, por gjeneralë. Disa ditë përpara transmetimit të “The Fixer”, Laura Mackie, drejtore e teledramës në ITV, deklaroi: “’The Fixer’ është një teledramë me elementë kriminalë të paparë më parë”. Sipas statistikave të audiencës televizive mësohet se 6,2 milion britanikë e ndoqën “The Fixer” ose 25% e audiencës së asaj mbrëmjeje. Drejtuesit e ITV-së e kanë cilësuar këtë teledramë si një sukses të vërtetë.
    Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë. Si i tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon më tej imazhin negativ të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, krijuar nga eksponentë shqiptarë të krimit, që merren kryesisht me prostitucion, të cilët sa herë kryejnë krime, kapin faqet e para të gazetave angleze. Titujt e mëdhenj të gazetave “Albanian Mafia takes over organized crime” (“Mafia shqiptare merr drejtimin e krimit të organizuar, shkruar te “The Times”, më 2004-ën) apo “Albanian Gangsters corner Britain’s sex trade” (“Gangsterët shqiptarë kontrollojnë prostitucionin e Britanisë”, shkruar po te “The Times”, më 2005-ën); apo sa herë që shqiptarët arrestohen e më pas dënohen pasi kthehen në lajme gazetash, vënë në punë fantazinë e skenaristëve të filmave, të cilët i kthejnë në personazhe filmash apo teledramash televizive, siç ka ndodhur me “The Fixer”.
    Kjo teledramë, e komentuar gjatë si e suksesshme nga kritikët televizivë, nuk është një rast i izoluar, kur në rolet e kriminelëve ata zgjidhen të jenë shqiptarë. Po i njëjti stacion televiziv, në vitin 2004, në teledramën e përjavshme “The Bill” do t’ia kushtonte dy seri të saj trafikut të prostitucionit, ku tutorët ishin personazhe shqiptarë dhe viktimat, vajza lindore. I njëjti subjekt është trajtuar në një dramë tjetër televizive, me titull “Trafficking” (“Trafiku”) në kanalin “Channel 4”, dy vjet më vonë, ku 70% i filmit fliste për “mafiozët” shqiptarë. Ata që e ndoqën, nëse një ditë do të dëgjonin sërish fjalën “albanian” (shqiptarët), do t’i identifikonin ata me prostitucionin. Nuk mbarojnë me kaq bëmat e kriminalitetit shqiptar, kthyer në art kinematografik. Stacioni MTV, në një emision për ndërgjegjësimin kundër trafikut të grave, do të përdorte ngritjen dhe rënien e perandorisë së seksit ndërtuar nga laçiani Luan Plakiçit (Artur Kronit), i cilësuar si mbreti i prostitucionit në të gjitha kohërat në Angli.
    Ndërkohë stacioni televiziv “Channel 4” ka nisur xhirimet e një teledrame bazuar në grabitjen e 53 milionë paundve, ku u përfshinë dy shqiptarë, Jetmir Buçpapaj dhe Ermir Hysenaj. Ata u dënuam me 25 vite burg në total. Nuk përjashtohet realizimi i një filmi edhe nga Hollivudi mbi këtë ngjarje. Tashmë personazhet shqiptarë të botës së krimit në Angli, po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në ekranet e televizioneve britanike, falë të qenurit të dhunshëm, e mbi të gjitha, lojtarë kryesorë e jo ushtarë në botën e krimit. Fatkeqësisht, këto cilësi i bëjnë ata të veçantë dhe kaq të dashur për skenaristët britanikë, duke ia nxirë edhe më shumë imazhin e shqiptarëve të ndershëm.

    Burimi
    www.veliupress.blogspot.com

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Shqiptaret e ndershem nuk duhet te bejne blah blah si gore sa andej ktej duke u ankuar per shqiptaret e 'pandershem' sepse nuk ka kush me e vene kete vleresimin 'i ndershem', 'i pandershem', kush? Anglezet, qe qene perandori? Apo shtetet e tjera qe qene perandori njera pas tjetres.... dmth eshte e gjitha hipokrizi leshi, sepse nuk ka njeri goje te flas. Pastaj, ktyre shqiptareve te dnershem u vjen mire kur kthehen ne shqiperi e shohin gjithe ate investim prej privatit, se privati po e nderton Shqiperine, por shume investim i ktij lloji vjen prej krimit neper Evrope, kshtu qe... si i behet hallit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 23-03-2008 më 13:26

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    po ky Predrag Bjelac kush eshte nje here? Nje aktor serb qe luan rolin e nje gangsteri shqiptar? kjo tingellon perverse. Kush e luan rolin e mafiozit shqiptar?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    mos eshte ky?

    http://www.poudlard.org/IMG/pedjabjelac03-s.jpg

    nqs kjo teledrame i nxjerr ne drite te keqe shqiptaret, eshte interesante qe duhej te perdornin nje aktor serb per kete. ky duket tipik serb ose grek, mafioz e kengetar roku. ky te vret me kitare, lol, tip antonio banderas.

    haroje kete te fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 23-03-2008 më 14:15

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Shijaksi Londer, do ishte shume e arritur nqs do mundesh te gjeje regjizorin e ksaj teledrame, shih rekordin e tij, shih cfare karakteri kane punet e tij, shih se nga sponsorizohet, cfare lidhjesh ka etj etj. Mendoj se nqs ti e sheh veten si nje 'freelance' reporter per shqiptaret ne Angli, atehere do e beje me mire kete duke ngritur gurje e te reportosh se c'gjen nen ta, ne vend te nje termometer morali. Mundohu te mos marresh pozicion normativ, duke folur per cfare eshte e ndershme e s'eshte e ndershme, sepse kto jane anakronizma e percmojne inteligjencen e lexuesit. nqs kjo teledrame eshte nje propagande, atehere nje fare publiku do te jete viktime e ksaj propagande, por te pakten te mos jene shqiptaret vete, viktime e nje propagande anti-shqiptare, dhe kjo eshte detyra jote, te informosh publikun shqiptar, qe te mos jete viktime, e nese ti bie viktime e saj per vete, atehere rikonsidero profesionin.

    Mos e mer personalisht kete qe te them, po flas ne menyre hipotetike, dmth nese kjo eshte nje propagande, mundet edhe te mos jete, sdq ti kete nuk mund ta dish, sepse nuk ke kerkuar te mesosh. Nga ana tjeter, gjithcka qe jipet ne televizor eshte ne nje menyre a tjeter propagande, pra ata qe e krijojne/transmetojne/sponsorizojne/regjizojne, do te projektojne idete e tyre subjektive mbi te, kjo eshte e pashmangshme, por mund te ndodh edhe ndryshe, kur ajo qe krijohet/transmetohet/xhirohet/regjizohet, perdoret instrumentalisht, per te arritur nje qellim te posacem, nje ndertim opioni, kjo do ishte propagande instrumentale. Ndaj eshte e nevojshme te njihen se kush ata jane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 23-03-2008 më 14:42

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë. Si i tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon më tej imazhin negativ të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, krijuar nga eksponentë shqiptarë të krimit, që merren kryesisht me prostitucion, të cilët sa herë kryejnë krime, kapin faqet e para të gazetave angleze. Titujt e mëdhenj të gazetave “Albanian Mafia takes over organized crime
    Ca lidhje ka me imazhin e shqiptareve kjo Tele Drame?
    Role negative kan shum aktore, dikush nga Amerika, dikush nga Anglia/Kina apo etj etj. Cfar na lidh neve me kte Tele Drame? Madje eshte mire qe realizohet nje Tele Drame e tille, per arsye qe u hap me shume vend aktoreve tane, sepse me vone ndoshta marrin me shume aktore nga shqiperia per te realizuar kto "tele drama".

    Personalisht, me behet qejfi per kte serial televiziv, sepse do permended shpesh shqiperia, ska rendesi per mire apo per keq.. rendesi ka qe te permendet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    po shyqyr se na vdiqen me mafien Talione dhe mafien Russe... hajt mo se filma jan.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  8. #8
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    po shyqyr se na vdiqen me mafien Talione dhe mafien Russe... hajt mo se filma jan.
    Shume mire e ke ti...se vdiqem tu pa filma me mafie ruse,ja te shofi bota njehere mafjen shqiptare:P
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  9. #9
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    rroft mafia shqiptare
    hahhahahahahahahahha
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Tingllone me bukur mafi shqiptare ndoshta, po te mirrej nje protagonist me mafi rumune nuke eshte e besueshme per shikuesin...

    Te shofim sa dekada do e mbajmi kete tituull...

Tema të Ngjashme

  1. Të rejat më të fundit për komunitetin shqiptar në Angli
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 15:18
  2. Lajme nga Anglia
    Nga kundraRRYMES në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 18:55
  3. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •