Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 91
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anėtarėsuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Kush ju tha qe nuk e njeh?Edhe ju jeni bere si lesha, hecni bre vllazen shkoni shikoni pounet tua, se bete gerdi ktu ma me keto te llafosme qe nxjerni brej *****, ama vertet gerdi keni be, mamir mos hini hiq bre ne forum se kshu, turp kush tju shohe, aiiii fajttt k......


    ps. Subject: NXITONI! SEPSE SERBET PO VOTOJNE KUNDER NESH
    Date: Sat, 23 Feb 2008 23:56:56 +0000




    Pershendetje vellezer e motra!

    Jeni te lutur qe te votoni perseri ne nje sontazh tjeter te
    gazetes 'Corriere della sera', kete radhe per pyetjen:
    A duhet ta njohe OKB-ja Pavaresine e Kosoves? (Secondo voi l'Onu
    deve riconoscere l'indipendenza del Kosovo?)
    Duhet te votoni me 'Si' (Po)

    Linku per te votuar eshte ky:
    http://www.corriere.it/appsSondaggi/...ere/d_1999.jsp

    Nxitoni! Sepse serbet po votojne kunder nesh.

    Votoni vete dhe dergojeni kete mesazh tek te gjithe kontaktet
    tuaja.

    NE E PERMBYSEM REZULTATIN E SONDAZHIT TE PARE
    KESHTU DO TE BEJME EDHE ME TE DYTIN

    Kujdes!
    Gabimisht, shume njerez kane votuar duke ju pergjigjur mesazhit.
    Ju duhet te vizitoni linkun e mesiperm dhe te votoni ne te.

    Zoti i bekofte shqiptaret kudo qe jane!
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo nė firmė. Stafi i forumit!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e si-kapetan
    Anėtarėsuar
    17-05-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    55
    Maqedonia do ta njohe pavaresine e Kosoves pas samitit te NATO-s. Edhe ate jo se ashtu do te thote Menduhi i cmendur, por sepse ashtu ka thene SHBA-ja, Unioni Evropian dhe NATO-ja.

    Menduhi eshte be si Chavezi i Venecueles, qesharak dhe i cmendur, prandaj askush me nuk i merr seriozisht fjalet e tij.
    ZVONIMIR BOBAN LEGENDARNI KAPETAN

  3. #23
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Tiranė, 26 shkurt - Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi nė njė intervistė tė drejtpėrdrejtė tė hėnėn nė televizionin Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, nė emisionin e tij "Opinion +", u ndal gjatė nė ēėshtjen e shtetit mė tė ri. Flet edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe komenton shifrat e ndryshme qė jepen mbi peshėn qė ata zėnė nė popullsinė e vendit fqinjė

    Prej sa kohėsh jeni nė politikė?
    Thaēi: Zyrtarisht nė funksionet kryesore, qė prej vitit 1993.

    Aktualisht jeni mė shumė sesa 15 vjet nė politikė aktive, por padyshim qė keni qenė i involvuar edhe mė pėrpara?
    Thaēi: Absolutisht, nė lėvizjet ilegale tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi.

    Ē'do me thėnė Lėvizje ilegale?
    Thaēi: Ėshtė njė temė qė besoj askush nuk arrin ta shpjegoj, ashtu siē duhet, ka shumė keqkuptime. Personalisht, gjithmonė kam qenė i frikėsuar se keqkuptimet mund tė ishin shumė tė mėdha nė Shqipėri. Ajo lėvizje quhej atėherė lėvizje marksiste-leniniste.

    Ishte realisht njė lėvizje e tillė?
    Thaēi: Nuk ishte absolutisht, pėr shkak se njė pjesė e atyre lojtarėve tė rinj tė asaj lėvizjeje politike janė tashmė nė demokraci, thjesht ishte lėvizje kombėtare.
    Po pėrse quhej marksiste-leniniste?
    Thaēi: Problemi i shqiptarėve dhe i gjithė popujve tjerė ėshtė se ata 99 pėr qind identifikohen me shtetin e tyre kombėtar. Nė atė kohė identifikimi ndėrkombėtar pėrzihesh nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė edhe me atė ideologjik, qė nė kohėn e tranzicionit u vlerėsua si gabim, por ajo nuk shkaktoi ndonjė problem. Disa, siē jam unė, patėn fatin tė arrijnė deri kėtu ku jam unė, ndėrsa tė tjerė pėsuan mė keq, me burime, shumica prej tyre ishin pjesėmarrės tė luftės sė armatosur nė ish-Jugosllavi, sot nuk janė mes nesh. Besoj se kjo ishte fryma kryesore e tranzicionit, si nė aspektin ideologjik dhe atė kombėtar. Sot e pakuptueshme dhe e papranueshme do tė ishte edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Mirėpo, unė mbaj mend tendencėn e maqedonasve me jugosllavėt pėr tė na asimiluar, kjo gjeneratė e re kur e mban mend kėtė situatė, ēėshtja ka qenė shumė e ngarkuar dhe shumė e tmerrshme. Viti '81 dhe '82 i gjeti shqiptarėt e Maqedonisė me ndalesė tė pėrdorimit tė toponimeve shqipe, shqiptarėt e Maqedonisė nuk kishin tė drejtė tė thoshin Shkup, po Skopje.

    Po sot?
    Thaēi: Kjo kohė i gjeti shqiptarėt nė paralele tė pėrziera. 30 nxėnės ishin shqiptarė, ishin 3 maqedonas dhe aty do tė mėsohej nė maqedonisht. Tmerr. Kosova pat mė tepėr, i rezistoi kėsaj fushate antishqiptare, pėr shkak tė kapacitetit nė tė gjitha sferat, qoftė intelektuale, politike, por edhe kandidative. Disa herė e kam pėrmendur, moderatori eksperimental antishqiptar nė ēdo aspekt ishte Maqedonia. Mė vjen shumė keq ta them kėtė. Nė ēdo eksperiment negativ qė ishte funksional pėr shqiptarėt nė Maqedoni, pastaj menjėherė mbartesh nė Kosovė, si model veprimi.

    A ėshtė e vėrtetė zoti Thaēi qė shqiptarėt e Maqedonisė ishin mė refuzuesit pėr t'u integruar nė ish-Jugosllavi?
    Thaēi: Jo. Pėr tė qenė tė sinqertė, shqiptarėt nė Maqedoni atėherė edhe fatkeqėsisht edhe sot, janė nė njė nivel tė ulėt shkollimi. Ndikimet fetare, sidomos islamiket, qė ishin tė shtyra nga ana e pushtetit tė atėhershėm dhe shėrbimi sekret, punonin nė tė gjitha sferat qė shqiptarėt e Maqedonisė t'i asimilojnė, asimilimi nuk ishte i rėndėsishėm nėse do tė quhej maqedon apo mysliman, me rėndėsi ishte qė tė eliminohen kėta.

    Nėse kjo do tė kishte sukses?
    Thaēi: Nėse kjo do tė kishte sukses kjo do tė mbartej nė Kosovė. Por jam i detyruar te them se te ne shqiptarėt e Maqedonisė ka pasur burra tė tmerrshėm, tė cilėt kanė rezistuar. Ėshtė njė plak i Tetovės, i cili nuk ėshtė nė mes nesh, ka qenė 3 herė nė burg, njė herė 9, njė herė 10, njė herė 12 vjet, Axha Mehmet. Shqiptarėt e Maqedonisė e njohin, ka qenė personi i cili ka rezistuar dhe personi qė gjithmonė ēdoherė qė ėshtė sanksionuar, mė fuqishėm i ėshtė qasur kėsaj rruge. Pėrfundimisht normalistėt e Elbasanit, ata mėsues tė vjetėr qė patėn nė "okupimin fashist tė Italisė" qė ta mbillnin atė farė dhe arsimi pėr ta nė jetė ka qenė kontribut shumė i madh. Ne sot sigurisht nuk kemi kohė qė t'i pėrmendnim tė gjitha aspektet e atij asimilimi. Mos punėsimi, dėbimi jashtė, represioni, ngrirja e shkollave dhe kėshtu me radhė.

    Njė javė mė parė Kosova ėshtė shpallur e pavarur. Kosova ėshtė njohur nga 80 vende tė botės, por nuk ėshtė njohur nga Maqedonia...
    Thaēi: Nuk ka dyshim qė nė aspektin strategjik, njohja nga Maqedonia ėshtė tepėr e rėndėsishme. Unė sot pata edhe njė diskutim publik, ku pėrmenda se njohja e Kosovės nga shtetet e krijuara nga ish-Jugosllavia, ėshtė njė njohje strategjike dhe duhet tė jetė njė pėrcaktim strategjik vetėkosovar. Njė aleancė e re e popujve qė dolėn nga shtetet e ish-Jugosllavisė do tė eliminojė atė tezėn e kisiviktizimit tė Jugosllavisė, aktualisht do tė fillojė njė tezė tjetėr se tė gjitha kėta popuj ishin nė diktatin e gjermanizimit serb dhe kjo aleancė do tė jetė shumė funksionale dhe shumė pozitive, e t'i ndihmojė Kosovės.

    Hyrja e ambasadave boshnjake dhe kroate nė Beograd ishte njė sinjal pėr kėtė.
    Thaēi: Po thjesht serbėt kanė mungesė totale tė argumenteve funksionale politike dhe juridike, unė edhe sot thash se ata kanė argumentin, por nuk do tė thotė se duhet tė nėnēmohet ky argument nga ana e shqiptarėve. Maqedonia detyrimisht qė do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės.
    Pėrse ka hezituar deri tani?
    Thaēi: Nuk ka hezituar, mirėpo duhet tė kemi parasysh se tė gjitha kėto ēėshtje qė janė tepėr delikate shkojnė nė bashkėveprim me Brukselin dhe Uashingtonin. Unė, para dy-tre ditėve, thashė nė njė mėnyre pak mė tė fortė, se do ta pranojė kur do tė thotė Partia Demokratike Shqiptare. Maqedonia pėr arsye shqiptare dhe pėr arsye tė rrugės qė ka paracaktuar integrimin nė NATO dhe nė BE, duhet ta pranojė Kosovėn.

    Ėshtė njė hezitim pėr dakordim me Brukselin apo ka njė hezitim tė brendshėm?
    Thaēi: Nuk ka hezitim tė brendshėm dhe kėtė do ta mbėshtes me argumentin qė kryeministri Gruevski prej kohėsh e ka pranuar planin "Ahtisari". Kryeministri Gruevski edhe nuk ka deklaruar edhe nė Tirane se nuk do ta pranojė. Ju i dini lojėrat diplomatike kur ministri i Mbrojtjes do tė thotė se duhet tė pranohet. Mendoj se nuk duhet ngutur me kėtė situatė.

    Ē'do me thėnė nuk duhet ngutur?
    Thaēi: Nuk duhet plasur sipas meje, mund tė jetė edhe gabim, nė atė formė qė tė shkojmė nė njė triumfalizėm tė fuqishėm tė shqiptarėve. Jemi nė finalen e njė procesi shumė delikat dhe interesi i shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė kryesore ftesa pėr nė NATO, qė duhet tė merret pėr Maqedoninė. Kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme, por ėshtė mė e rėndėsishme kur kemi parasysh se edhe Shqipėria ėshtė nė kėtė drejtim.

    Komentatorėt nė Shkup mė lanė tė kuptohet qė marrja e njė vendimit pėr njohjen e Kosovės tė menjėhershėm mund tė krijonte njė pėshtjellim nė Maqedoni ku ka minoranca dhe ndikim tė fortė serb?
    Thaēi: Minoranca serbe ėshtė shumė e vogėl, rreth 2 pėr qind. Jemi nė akordim e sipėr me Brukselin dhe Uashingtonin dhe kjo ēėshtje ėshtė ēėshtje ditės. Ėshtė ēėshtje ditėsh, ēėshtje e kryer, nuk ėshtė ēėshtje muajsh apo vitesh.

    Si u pėrjetua pavarėsia e Kosovės te shqiptarėt e Maqedonisė?
    Thaēi: Te maqedonasit me frikė shumė.
    Pėrse me frikė shumė?
    Thaēi: Ajo e para qė bashkėbiseduam mė parė. Ata u kanė hak shqiptarėve. Ne normalisht nuk duam qė t'i marrim hak, por duam qė tė jenė tė vetėdijshėm. E dyta, nė aspektin tjetėr na marrin hak ne shqiptarėve.

    Maqedonasit kanė njė problem shumė tė rėndė me identitetin e tyre nacional?
    Thaēi: Maqedonia ėshtė njė shtet qė, sipas shifrave zyrtare, ėshtė 25 pėr qind dhe sipas meje kjo ėshtė 35 pėr qind. Janė bėrė shumė manipulime gjatė regjistrimeve. Ėshtė njė proces qė po ndodh, por nuk ėshtė ashtu. Unė kam 4 vėllezėr dhe 2 motra, prindėrit e mi kanė 6 fėmijė.

    A mund tė jetojnė maqedonasit nė njė shtet?
    Thaēi: Kushtetuta e Maqedonisė tregon qė ėshtė njė shtet i pavarur. Maqedonasit ishin tė fuqishėm nė kohėn e Jugosllavisė. Nė Tetovė janė punėt shumė tė pėrziera. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe nė aspektin familjar janė shumė tė pėrzier me qytetarėt kosovar.

    Nga jeni me origjinė?
    Thaēi: Jam me origjinė nga Kosova, familja ime ėshtė nga atje dhe unė kam lindur nė Tetovė.

    Ēdo tė thotė pėr Maqedoninė Pavarėsi e Kosovės?
    Thaēi: Pėr Maqedonasit frikė dhe panik. Pėr shqiptarėt shpresė, siguri dhe garanci. Gjendet njė balancė nė mes tė dyjave. Po NATO-ja dhe integrimi nė Unionin Evropian, prapė e ripėrsėris, pa kėto dy procese, unė jam i pa fuqishėm. Nuk di a do tė dal ndonjė politikan i guximshėm, ndonjė trim shqiptar nė Maqedoni i cili do tė thotė pa kėto dy procese unė jam mė tutje i fuqishėm pėr tė mbėshtetur shqiptarėt e Maqedonisė. Ky ėshtė njė proces tepėr i rėndėsishėm pėr gjithė rajonin, por sipas vlerėsimit tim mė i rėndėsishėm pėr Maqedoninė.

  4. #24
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Alex731 Lexo Postimin
    ps. Subject: NXITONI! SEPSE SERBET PO VOTOJNE KUNDER NESH
    Date: Sat, 23 Feb 2008 23:56:56 +0000




    Pershendetje vellezer e motra!

    Jeni te lutur qe te votoni perseri ne nje sontazh tjeter te
    gazetes 'Corriere della sera', kete radhe per pyetjen:
    A duhet ta njohe OKB-ja Pavaresine e Kosoves? (Secondo voi l'Onu
    deve riconoscere l'indipendenza del Kosovo?)
    Duhet te votoni me 'Si' (Po)

    Linku per te votuar eshte ky:
    http://www.corriere.it/appsSondaggi/...ere/d_1999.jsp

    Nxitoni! Sepse serbet po votojne kunder nesh.

    Votoni vete dhe dergojeni kete mesazh tek te gjithe kontaktet
    tuaja.

    NE E PERMBYSEM REZULTATIN E SONDAZHIT TE PARE
    KESHTU DO TE BEJME EDHE ME TE DYTIN

    Kujdes!
    Gabimisht, shume njerez kane votuar duke ju pergjigjur mesazhit.
    Ju duhet te vizitoni linkun e mesiperm dhe te votoni ne te.

    Zoti i bekofte shqiptaret kudo qe jane!

    51% me 49% eshte rezultati ne kete moment, ne favor tonin.

    Votoni!
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  5. #25
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Maqedonia shyqyr qe njihet per vete po he.
    Hap probleme koti se ka hallin e trojeve shqipetare qe kane ngeluar atje pas ndarjes se kufijve Maqedonia e prandaj ndjek kete politike.
    Nejse nuk ma ha mendja se ka shume rendesi njohja apo mosnjohja e Maqedonise perderisa s'ka ndonje personalitet kush e di se cfare ne shkalle nderkombetare aq sa ne OKB nuk mban emrin Maqedoni per nje kapricio te Greqise...
    La vita č bella...

  6. #26
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky qenka nga ata qe per pushtet shesin edhe nenen e vet... Si ka lene gje mangut Hamza Kastriotit,cuditem qe ka aq shume vota....u do marre cik seriozisht me fenomenin Menduh,se qenka nxenes i Esat Pashe Toptanit......
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #27
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Maqedonia per momentin gjidet ne mes dy rrugeve. Varet nga ajo se cilen rruge do ta zgjedh dhe me kete varet politika e jashtme e Maqedonise. Ajo do te zgjedh se a do ta ndryshoj emrin e huazuar dhe do te hyje ne NAto dhe EU me nje fillim te ri, apo do vazhdoj me avazin e vjeter, pra do ta ruaj emrin Maqedoni duke ju kundervene Greqise dhe Bulgarise, por me kete ajo do te ngec, me mire thene, do ta stopoj integrimin e saj ne EU dhe NATO.
    Nese Maqedonija e mer vendimin e fundit, eksistojne gjasa te medha qe mos ta pranoj Kosoven aspak si shtet me vete, por per kete i duhet perkrahje ekonomike nga Rusija. Me kete do te kete destabilizim ne rajon,pasiqe ne MK ka perqindje te larte shqiptare, dhe me kete mundet te vije deri te lufta e trete ballkanike, per tu pasuar me ate boterore.
    Eshte e mundeshme qe Maqedonija te beje kushtezim qe ta pranoj Kosoven por te mbetet si R. e MAqedonise. (gjasa te vogla)
    Pdsh-ja si parti e vetme ka pak ze ne pushtet, por populli shqiptar ka rol te madh.

  8. #28
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    2,501
    Sipas mendimit tim Maqedonia nuk do ta pranoj shtetin e ri te Kosoves,dhe mandej fillojne problemet e pa mbaruara,le ti shfrytezoj maqedonia edhe nje kohe te shkurt (2-3 vite)keta kufi qe i ka po neser le ta dij se nuk do ti kete.

    Do te shkeputemi o ne menyr diplomatike o ne menyr burerore me pushket ne dore se hasmi tjeter ane nuk din.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga princcesha Lexo Postimin
    me siguri do te dale kur ti jape leje thaci
    Po bash ate her do dale


    P.S Bondi 007 bardh na ke bo me at videon e pavle trajanov
    Xhdo kundershtar politik ka per synim kryesor qe te flas keq per kundershtarin e ty me te fort ne kete rast ato e din se kush eshte me i forti edhe mundohen me lloj lloj shpifjesh fyerjesh nga me te rendat qe vetem e vetem ti bjer rejtigun pales tjeter ,eshte shum e thjesht nese edhe ndonje funksionar i vmros del edhe shan ose shpifen i nxjer shum te zeza ndonje funksionari te bdis sic eshte agron buxhaku e te tjer
    Sui generis

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pershendetje Alivebi!

    Se pari titulli i temes nuk perputhet me indexin e saj Maqedonia "nuk" e njeh Kosovėn!, me pikcuditese ne fund dmth se qenka vendosur dhe Maqedonia ka refuzuar pranimin e pavaresis, do te kishte qene me mire pikepyetja ne fund.

    Vazhdojme me brendin e lajmit qe ke sjell ketu nga nje kritik anti-pdsh.

    E gjithe tema yte ka vetem nje qellim, jo qellimin qe te arihet dicka pozitive ne pikpamjen e Maqedonise kundrejt shpalljes se pavaresise se Kosoves por per te bere ndonje propagand ose provokim kundrejt adhuruesve te PDSH-se dhe ne pergjithesi ksaj partie qe eshte ne pushtet.

    Maqedonia mos sot mos neser do e njoh pavaresine e Kosoves derisa ne pushtet qendron nje shqiptar i realt sic eshte z. Menduh Thaci, mirepo ka dicka ketu qe po hezitohet dhe kalohet qe te arrihet direkt tek PDSH-ja, duhet cekur se ne krye te Maqedonise qendron nje kryetar i komunitetit Maqedon apo jo? dhe sic ka qene cdoher ne Maqedoni fjala e shkaut cdoher ka pasur peshen me te rende sepse ai eshte shteti dhe te udhezon si ti vjen me mire atij.

    Ne nje nga deklaratat e presidentit te Maqedonise thuhej se Maqedonia po ndjek punet se si po ecin ne Kosoves per te arritur nje vendim ti thone "PO" apo "JO" pavaresise se Kosoves ku me shume anohet tek pergjigjja e pare. Mirepo ne kete teme po diskutohet vetem per partine shqiptare ne pozite, z. Menduh Thaci lere qe beri deklaraten se do te njihet se shpejti pavaresia e Kosoves dhe tha se edhe ai vet do te insistoj qe te arrihet nje qellim i tille poashtu ka deklaruar dhe ka tentuar inspirimin kundrejt vendeve tjera fqinje qe te njohin pavaresine e Kosoves sa me shpejt, punet qe po ben ai momentalisht si ka bere as baba Ali e askush tjeter nga udheheqesit shqiptar ne qeverine e Maqedonise.

    Respekte!

    PS: Kerkesa ime eshte qe temes sa me shpejt ti ndryshohet titulli dhe te vendohet dicka si psh "Anti-PDSH" ose "Anti-Menduh" sepse ashtu e meriton sic e keni thurur ju kete lajme ketu zotri moderator Shkupi, shihet animi yt nga ana e BDI-se dhe vetem per ate qellim e ke hapur kete teme qe sja vlen te diskutohet sepse ka vetem qellime provokuese kundrej PDSH-se.

    Gjith te mirat!
    Sui generis

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Pėr Ivanovin, Maqedonia nuk kufizohet me Kosovėn!
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 20:08
  3. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •