Jeta e njerëzve të lumtur (pjesa e pare)
Vëllezër dhe motra!
All-llahu [subhanehu ve teala] njerëzit i ka krijuar prej një baze… i ka bërë të dallojnë në forma dhe gjendje…
Disa prej tyre janë të pasur e disa të varfur…disa të bardhë e disa të zinjë…disa koprac e disa fisnik…disa falënderues e disa bukëshkelë…disa të devotshëm e adhurues e disa mëkatar e të prishur…
Disa prej tyre të mirë e asket e disa mosbesimtar e smirak…
Mirëpo të gjithë ata veprojnë pa ndalur për të arritur një qëllim…e ajo është lumturia…
Tregtari i cili e kalon tërë ditën në tregti…studenti, që i kalon vite e vite në shkolla dhe universitete…nëpunësi i cili hulumton rrogën më të lartë…Njeriu, i cili marton gruan e bukur…ose ndërton shtëpi luksoze…të gjith këta, hulumtojnë lumturinë…
Madje edhe djemt dhe vajzat që dëgjojnë muzikën… e shikojnë haramet…të gjithë ata hulumtojnë lumturinë…
Gjërësia e gjoksit…qetësia e mendjes…pastërtia e shpirtit… janë synime për të cilat veprojnë njerëzit…
Çudi është puna e kësaj lumturie, të cilën shumë njerëz e kërkojnë…dhe shtyhen njerëzit në rrugën e fitimit të sajë…
Mirëpo pyetja e madhe është: a e ka arritur këtë lumturi ndonjëri prej këtyreve që e shpreson?!
A qëndron në kënaqësinë dhe gëzimin e vërtetë, në të cilin nuk ka shtirrje dhe artificialitet?
Asesi, pasha All-llahun, shumica e tyre janë sikurse ka thënë një poet:
Çdo herë që jam takuar me njerëzit, më kanë parë duke u buzëqeshur, mirëpo ata nuk e dinë se çka kam unë
U shfaqi rehatinë njerëzve, gjersa të shpresojnë të jenë në rrobat e mia
Po ta dini se unë vuaj, i mërzitur e më është ngushtuar gjoksi
Do të iknin prej meje e nuk do të më afroheshin, e do të iknin edhe më shumë duke më përfolur
Sikurse të kem bërë mëkatin më të madh, nëse u shfaqet mërzia ime shokëve
Këtë ia shpresojnë njerëzit atij që mes tyre kështu është goditur.
I pari që e humb lumturinë është njeriu që e kërkon ate duke bërë mëkate ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]…
Mëkatarët në realitet nuk janë të lumtur…edhe në qoftëse shfaqin zemërgjërësi dhe gëzim…
Mos u mashtro nga pamja e skllavit të epshit…sepse ata buzëqeshen dhe qeshen…
Mirëpo zemrat si kanë të tilla…
Poeti thotë:
Vall-llahi po të shohish ato gjokse do ti shihje si kazanet mbi zjar
Lëndë djegëse janë epshet, keqardhjet dhe dhimbjet, të cilat nuk ndalen gjithë kohën
Shpirtat i kanë në egërsi, kurse trupat në lodhje për te e jo për ta kënaqur Mëshiruesin
Ata veprojnë për jetë të këndshme në dunja, edhe nëse kjo i shpien në zjar
Ikën nga skllavëria për të cilën u krijuan, e u bën skllevër të vetvetes dhe shejtanit
Mos u dakordo me ata që ata kanë zgjedhur, sepse ata janë dakorduar me mposhtjen dhe privimin
Poqëse dunjaja vlen sa një krah mushkonje, qafiri nuk do të kënaqej në te
Mirëpo ajo është edhe më e pavlerë se sa një krah i mushkonjës
Natyrë e tij është njollosja, e si ka mundësi të arrijë pastërti, kjo asnjë herë nuk mund të arrihet
Vall-llahi, poqëse zemrat janë të shëndosha do të këputeshin nga privimi
Mirëpo janë dehur me dashuri ndaj jetës së kësaj bote, e do të zgjohet pas një kohe
Pasha Zotin, çfarë arsyetimi ka një njeri që kësaj i beson, mirëpo nuk është i zgjuar
Pasha Zotin, poqëse do të kishte mallëngjuar xhennetun-neimi do ta kërkoje me çmime të shtrenjta.
Mirëpo All-llahu ka disa njerëz që kanë jetuar të lumtur…
Kanë shijuar shijen e dashurisë…kënaqësinë e lutjes drejtuar Atij…kanë pastruar brendësinë me vetëdije për kontroll të Atij…kanë zbukuruar kokën e tyre me kurorë të dashurisë ndaj tij…
Kanë shijuar kënaqësinë e xhennetit para se të hynë atje…
All-llahu i mbrojtë, këta njerëz që kanë njohur rrugën e lumturisë dhe në këtë rrugë kanë ecur…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mallëngjohej për këtë jetë, andaj lutej duke thënë:
"All-llahu im, kërkoj prej Teje fitim gjatë Vendimit, vedbanim të shehidave, jetë të të lumturëve, shoqërim të pejgamberëve dhe ngadhnjim ndaj armiqve". (Tirmidhiu, daif).
Ata të lumtur… kur tu ngushtohet gjoksi për shkak të fatkeqësive…ose mallëngjohen për ndonjë nevojë… i zgjasin duart në erësirën e natës duke u lutur…bëjnë sexhde me shpirt të devotshëm…dhe kërkon prej Zotit të mirat e çdo gjëje që i vijnë…
Ka mendim të mirë për All-llahun… e di se do të del para Mbretit…Atij nuk i përzihen gjuhët…e as zërat…nuk mërzitet prej lutësve të shumtë dhe kërkesave të llojllojshme…
Kur tu vjen nata…kur tua hap Zoti i tyre dyert e faljes…këta njerëz të lumtur janë të parët që hynë në këto dyer…ata janë që me të vërtetë u besojnë argumenteve të All-llahut…
{ إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّداً وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ (15) تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنْ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ (16) فَلا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (17) أَفَمَنْ كَانَ مُؤْمِناً كَمَنْ كَانَ فَاسِقاً لا يَسْتَوُونَ (18) أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَى نُزُلاً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (19) وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمْ النَّارُ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ (20) وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنْ الْعَذَابِ الأَدْنَى دُونَ الْعَذَابِ الأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (21)...}
"Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi, I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë". Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave)". (Es-Sexhde: 15- 21).
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
"Në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nëse një njeri sheh ndonjë ëndër, ia tregonte Resulull-llahit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]… Andaj shpresoja që të shihja ëndër e tia tregoj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]…unë isha djalosh i ri, kisha 14 vjet….fleja në xhami….Një natë pash në ëndër sikurse më morën dy melek… më dërguan në zjar, të cilin e pashë të paluar sikurse muri i bunarit…ky zjar i kishte dy brirë…aty kishte njerëz që i njihja… e fillova të them: All-llahu më ruajt nga zjari…pastaj takuam një melek tjetër…e ai më tha: nuk do të trishtohesh…këtë ëndër ia tregova Hafsës, kurse Hafseja ia tregoi Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Abdull-llahi është shumë njeri i mirë…po të kishte falur namaz nate…
pas këtij rasti Abdull-llahu vetëm pak flente natën.
Këto katër fjali që i degjoj prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ndryshuan tërë jetën. I dëgjoj këto fjali kur i kishte 14 vjet, kurse jetoj një qind vjet.
Shërbyesi i tij, Nafiu thotë: u plak Abdull-llah ibn Omeri, iu dobësua trupi dhe u verbërua, e nuk e la këtë namaz. Merte me vehte një enë me ujë, saqë pas çdo dy reqatesh e lante fytyrën me ujë. Kështu vazhdonte deri në mëngjes.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar të falet namazi i vitrit duke thënë:
"All-llahu është tek dhe e do tekun, andaj falne vitrin, e ju të dhënë pas Kur'anit". (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu [subhanehu ve teala] atij që e fal namazin e vitrit ia grumbullon të mirat e dunjasë dhe ahiretit…dëgjo këtë hadith, të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Kujdesuni për namazin e natës, sepse është zakon i burrave të mirë që kanë qenë para jush, sepse namazi i natës është afërsi, largim nga mëkati, shlyerje e të këqijave, largim i sëmundjeve nga trupi…". (Hadithi hasen).
Për çudi namazi i vitrit është ibadeti më i lehtë, mirëpo sërish njerëzit e lënë pas dore…
Sikurse të fal njeriu namazin e akshamit…do ti thonim fal edhe dy rekate sunnetet e akshamit. Por mund të thotë ato janë shumë, dëshiroj vetëm një, mirëpo vetëm një nuk mund ta falish, ose e fal dy ose hiç.
Nëse një njeriut i tregon vlerën e namazit duha… edhe ky namaz nuk mund të falet më pak se dy rekate. Mirëpo namazi i vitrit është namazi më i mirë i natës…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e falte njëmbëdhjet rekate… e nëse të vjen rënd fali nëntë, e nëse është rëndë, fale shtatë, ose pesë ose tre…e nëse aq shumë përtac je bërë, atëherë, së paku fale një rekat.
All-llahu ekber, e fal një rekat e të shënohet sikurse të kishe falur tërë natën namaz nate…
Disa njerëz kur tu flasim për namazin e natës, mendon se duhet të zgjohet para sabahut…jo mjafton ta falish edhe pas jacisë.
Pra bëhu prej këtyre njerëzve të lumtur…të cilët kanë krijuar raporte të mira me Zotin e tyre…
Nëse ke ndonjë nevojë…renditi këmbët në mihrab…fërkoje fytyrën tënde për dheu…dhe kërko ndihmë në Mbretin e gjithfuqishëm…
Je i sinqertë dhe qaj para Tij…e nëse All-llahu sheh prej teje mposhtje dhe përkulje…nevojë dhe arsyetim të vërtetë… ti largon të këqijat…e të ofron gjërësi të gjoksit…
Atëherë do të shijosh lezetin e burrave të devotshëm…e jeton jetë të njerëzve të qetë…
Njeriu në zemër ka nevojë, të cilën se mbush asgjë tjetër përveç dashurisë së All-llahut, udhëtimi drejt Tij… dhe pendimi te Ai.
Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:
Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani. Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres. Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjithë mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:
"A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …". (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.
Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur brengoseshte nxitonte në namaz… e thoshte: na rehato me namaz, o Bilal, e thoshte:
"Më është bërë kënaqësia më e madhe në namaz". (hadith sahih).
Burrat e devotshëm kishin sjellje të çuditshme me namazin…
Ebu Salihu, i biri i motrës së Malik ibn Dinarit tregon: daja im, Malik ibn Dinari, kur të vinte nata, mbyllej në dhomë dhe tërë natën e kalonte në atë dhomë.
Habiteshim, çka bënë daja jonë në këtë dhomë. Një natë u përvidha dhe hyra në këtë dhomë e u fsheha në disa qoshe të saja. Pastaj hyri daja im e nuk më pa. E shtroi sexhaden e tij dhe dëshiroi të fillon të fal namaz. Mirëpo posa i ngriti duart për të marur tekbirin, qau dhe nuk mundej të ndalet duke qarë. Pasiqë u ndal pak u bë gati të mer tekbirin, mirëpo sërish nuk mundi nga të qarit e shumtë. Kështu vazhdoi deri në ezanin e sabahut. Kur thërriti ezani i sabahut e kapi mjekrrën e tij e tha: All-llahu im, kur të grumbullosh tërë njerëzit, privo këto thinja nga zjari i xhehenemit. …
Ebu Sulejman Daraniu tregon e thotë: një natë isha në sexhde, e më erdhi gjumi…pash një huri në ëndër, ajo më goditi me këmbë e më tha: i dashuri im, po flenë…kurse Mbreti është i zgjuar shikon ata që përpiqen në adhurime? I pafat, i mallkuar qoftë ai që i jep përparësi kënaqësisë së gjumit para kënaqësisë së bisedës me All-llahun… ngritu se është afruar ndarja…kurse të dashuruarit do të takojnë njëri tjetrin…pse po flenë? I dashuri dhe kënaqësia ime, a të flejnë sytë? Kurse unë përgaditem për ty qe pesëqind vjet?...
All-llahu ekber, ata janë lodhur në namaz…janë ndarë nga epshet…saqë u janë zbukuruar huritë në xhennete….
{ إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرّاً وَعَلانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ (29) لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ (30) ...}
"Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës". (Fatir: 29- 30).
Kur do që të ulesh me këta njerëz të lumtur… do ti gjesh se janë njerëz që qëndrojnë shumë larg asaj që e hidhëron Zotin e tyre…
Frika ua ka coptuar zemrën…kurse dashuria ndaj Tij ua ka mbushur zemrën…
Ata e dinë se All-llahu është Falës i mëkateve…pranues i pendimit… mirëpo kjo nuk ua ka haruar se Ai është edhe që denon rëndë…që llogarit preciz…
Kur të dakordohet mëshiron… sepse mëshira e Tij kaplon çdo gjë…e kur të Hidhërohet mallkon, kurse mallkimin e tij askush s'mund ta reziston…
Transmeton Buhariu nga Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu]…se në ditën e Hajberit duke u kthyer nga beteja një djalosh ia mbante devenë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në këtë moment duke i ndihmuar Muhammedit [alejhis-selam] e godet një shigjetë dhe e mbytë. Të gjithë sahabet bërtasin, All-llahu ekber, ky njeri e fitoi xhennetin. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] reagoi e tha: ky djalosh nuk është banor i xhennetit, sepse ka vjedhur një manto në këtë ditë…prej ganimetit që s'ishte ndarë akoma, e me këtë vepër digjet në zjar…
Njeriun te mëkatet e mëdha e sjellin toleranca në të voglat…
Transmeton Buhariu nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili duke u folur tabiinëve, të cilët ishin të dalluar në adhurim dhe devotshmëri, u tha:
"Ju sot jeni duke bërë disa vepra…që në syrin tuaj duken më të imta se qimeja, mirëpo ne në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i konsideronim prej mëkateve shkatërruese".
Omeri [radijall-llahu anhu] i shkroi letër Ebu Musa el-Eshariut, ku mes tjerash qëndronte:
"Nëse dëshiron të kuptosh vlerën e veprave tuaja…mendo rreth dhuntive që ti ka dhënë All-llahu…vlerëso atë që kanë bërë burrat e devotshëm para teje…vlerëso denimin për mëkatet.
All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi Ademin në atë formë për një ushqim të ndaluar… e tha:
"Ademi bëri mëkat ndaj Zotit të vet dhe devijoi".
Kurse Iblisin e mallkoi dhe e bëri të mallkuar…për shkak të refuzimit të një sexhdeje…
I mallkoi çifutët e i bëri derra e majmuna për shkak të peshkimit ditën e shtunë, kurse e kishin të ndaluar…
Mendo rreth të mirave të xhennetit, pronësinë dhe bujarinë…
E nëse tërë këtë e mendon, atëherë e kupton vetveten. Kupton se vepra yte s'të bën aspak dobi…përveç nëse All-llahu të kaplon me mëshirën dhe faljen e Tij…
Sa njerëz është tolerant në harame, e kur të këshillohet, thotë:
"Kjo që e bëj unë është shumë pak, e njerëzit bëjnë edhe më shumë…
kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"…duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.". (En-Nur: 15).
Ai që nuk vlerëson madhërinë e All-llahut, tregohet tolerant në mëkate e kundërshtime, le ta dijë se vetëm vehtes i bën dëm…
Le ta dijë se All-llahu ka robër (melaqet) që nuk i bëjnë mëkate All-llahut…urdhërat e All-llahut në vend i çojnë…
Ata janë më shumë se ne në numër dhe më shumë se në në adhurim dhe frikë prej Tij…
Transmeton Buhariu dhe Muslimi se:
"Në qiell ka një shtëpi që quhet "Bejtul-Ma'mur", çdo ditë hynë nga shtatëdhjet mijë melek, falen e pastaj dalin prej atje dhe kurrë nuk kthehen më deri në Ditën e Kijametit".
Transmeton Ebu Davudi dhe të tjerët nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë:
"Më është dhënë leja që tu tregoj se ka melaqe të All-llahut që e bartin Arshin e Tij, mes pulpës së veshit dhe qafës së tij hapësirë udhëtimi shtatëqind vjet". (Sahih).
Poashtu Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Unë shoh atë që ju nuk shihni…dëgjoj atë që ju nuk dëgjoni…rënkon qielli dhe meriton të rënkon…në çdo hapësirë prej katër gishtave ka nga një melek që bën sexhde All-llahut…pasha All-llahun, po ta dinit atë që e di unë…pak do të qesheshit dhe shumë do të qanit, do të dilnit në rrugë që t'i luteni All-llahut". (Sahih).
Transmeton Merveziu me sened, për të cilin Ibn Kethiri thotë se është i mirë, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"All-llahu ka melaqe që dridhen nga frika…çdo pikë loti që u bjer nga syri bjer në ndonjë melaqe që falet. All-llahu [subhanehu ve teala] ka melaqe që i bëjnë sexhde All-llahut që nga janë krijuar qiejt dhe toka…nuk e kanë ngritur kokën asnjë herë e as që do ta ngrisin deri në ditën e kijametit. Disa melaqe të tjera në ruku që se kanë ngritur kokën dhe nuk e ngrisin deri në ditë të Kijametit, safe që s'i kanë prishur aspak që nga ajo ditë që janë rreshtuar dhe nuk do t'i prishin deri në ditën e Kijametit…e kur të ngriten do të shikojnë Fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] e do të thonë: i lartësuar qofsh o Zot, nuk të kemi adhuruar ashtu si duhet"…
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{ فَإِنْ اسْتَكْبَرُوا فَالَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُمْ لا يَسْأَمُونَ (38)...}
"Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit". (Fussilet: 38).
إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ (206)
"S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde". (El-Araf: 206).
Pasiqë këta të lumtur e madhëruan All-llahun ashtu si e meritonte…u ngritën me frikë…u frikuan nga pasojat e mëkateve…lanë kënaqësinë e jetës së tyre…me qëllim që të arrijnë kënaqësinë e Zotit të tyre…
Maiz ibn Maliku [radijall-llahu anhu]…
Ky tregim gjindet në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, do ta sjellim sipas të gjitha transmetimeve:
Maizi ishte djalosh prej sahabeve..ishte i martuar në Medinë…
Një ditë shejtani i bëri vesvese…e mashtroi me një shërbëtore të një ensariut…
U larguan prej syve të njerëzve…kurse shejtani ishte i treti…i cili nuk u ndal duke ua zbukuruar njëri tjetrin derisa ranë në zina…
Pasiqë e kreu Maizi këtë krim…e u largua shejtani prej tij…filloi të qajë dhe ta llogarit veteveten…e qortoi dhe u frikua nga denimi i All-llahut [subhanehu ve teala]…iu ngushtua jeta… e kaploi gabimi nga çdo anë…derisa ky mëkat ia dogji zemrën…
Erdhi te mjeku i zemrave… u ndal para tij dhe bërtiti me të madhe, nga nxehtësia që e kishte ne brendësi, duke thënë:
O i Dërguar i All-llahut, ky njeri i largët ka bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u largua prej tij…atëherë i doli në anën tjetër e tha: O i Dërguar i All-llahut…kam bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, kthehu…kërko falje dhe pendohu te Zoti…
Shkoi, u largua pak…mirëpo nuk duroi dot…
Sërish u kthye te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: o i Dërguar i All-llahut më pastro…
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i thotë: kthehu e kërko falje dhe pendohu te Zoti yt…
U largua pak, mirëpo sërish u kthye dhe tha: më pastro o i Dërguar i All-llahut! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?! Pastaj urdhëroi të përzihet dhe e nxorën jasht…
I erdhi përsëri, e i tha: o i Dërguar i All-llahut kam bërë zina…më pastro…
I tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?!
Urdhëroi që ta nxjerin jasht dhe e nxjerën…
I erdhi për së treti, për së katërti…e kur e teproi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti për këtë: mos është i çmendur? I thanë: o i Dërguar i All-llahut nuk e njohim si të çmendur…
Tha: mos përdor alkool? U ngrit një njeri, i mori erë dhe nuk ndjeu aromë alkooli…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu drejtua e i tha: a e di se çka është zinaja?
Tha: po…kam pasur marëdhënie me një grua që e kam të ndaluar, ashtu siç bën njeriu me gruan e tij që e ka të lejuar…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: çka dëshiron të thuash?
Dëshiroj të më pastrosh, tha.
Atehëre Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: po…urdhëroi të gurëzohet, e u gurëzua derisa vdiq…
Kur ia falën xhenazen dhe e varrosën, pran këtij varri kaloi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me disa shokë të tij. Pejgamberi dëgjoi prej shokëve të tij duke i thënë njëri tjetrit: shiko këtë, e mbuloi All-llahu, mirëpo ky e shaplosi vehten derisa u gurëzua sikurse qentë…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] heshti, e pas një kohe…kur kaluan pranë një gomari të cofur, të cilin e kishte djegur dielli, saqë ishte fryrë dhe i kishte ngritur këmbët…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ku janë filani dhe filani?
Thanë: ne jemi ata dy…o i Dërguar i All-llahut [subhanehu ve teala].
Hani nga ky gomar…
Thanë: O i Dërguar i All-llahut!! All-llahu ta faltë, po kush han prej këtij mishi, prej kësaj coftine?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ajo që folet për nderin e vëllaut tuaj është më rëndë se të hani këtë mish, ai u pendua me një pendim që poqëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, ai tani jeton në lumenjt e xhennetit…
Lum për Maiz ibn Malikun…po, ra në zina…zbuloi mbulesën mes tij dhe Zotit të vet…mirëpo pasiqë bëri mëkatin…shkuan kënaqësitë… mbet keqardhja dhe pendimi.
Është penduar me një pendim që nëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…
"Kanë duruar pak e janë rehatuar përgjithmon, sa krenari është suksesi për njeriun
Zoti nuk humbë atë që e bartin njerëzit për hirë të Tij
E kujton Rahmani secilin prej tyre sikurse i dashuri të dashurin e vet duke thënë: o bir i filanit
A të kujtohet dita, kur publikisht bëshe mëkate dhe gabime
Do të thotë: Zot a nuk më ke falur që moti, sepse ti je Falës i Madh
I përgjijget Rahmani: mëshira ime të ka sjellur deri në këtë post të afërt.
Nga ky tregim duhet të mësojmë që zemra mos të adaptohet në mëkat e mos të ketë nevojë për pendim, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar për zemrën duke thënë:
"I Prezentohen sprovat zemrës sikur krëndet e hastrës, ajo zemër që i thithë, aty pikohet një pikë e zezë…ajo zemër që i refuzon, pikohet një pikë e bardhë, gjersa të bëhen dy zemra: e bardhë e pastër, këtë se dëmton asnjë sprovë sa të jenë qiejt dhe toka dhe e zezë, ngjyrë hiri dhe e përmbysur, nuk njeh të mirën e as që mohon të keqen, përveç epshit të vet…". (Muslimi).
Ku janë ato zemra të bardha që dridhen kur të binë në mëkat…e nxitojnë në pendim dhe kthim…
Me të vërtetë toleranca në mëkat është rrugë e të keqes dhe dështimit në dunja e ahiret…
Muhamed el-Arifi
Përshtati: Bekir Halimi
Krijoni Kontakt