Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    [Foto te tjera...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    ...vazhdim nga me lart
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    ... ne vazhdim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    ... fotot në vazhdim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    ... fotot e fundit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    NJOFTIM PER SHTYP

    Kremtohet 100-vjetori i dorëzimit në prift të Imzot Theofanit (Nolit) dhe i Meshës së parë në shqip

    Deklaratë e përbashkët mirëkuptimi e bashkëpunimi midis dy qendrave të Orthodhoksisë shqiptare në SHBA

    Marsi shënon 3 përvjetorë tepër të rëndësishëm dhe domethënës për Kishën tonë: 8 Marsi është 100-vjetori i dorëzimit të Theofan Nolit në prift. 22 Marsi është 100-vjetori i të parës Liturgji Hyjnore në gjuhën shqipe nga Atë Theofani dhe i themelimit të kishës shqiptare të Shën Gjegjit, në Boston. 13 Marsi është përvjetori i fjetjes së Hirësisë së Tij Theofan Nolit (1965).

    Të dielën, 9 Mars, në Kishën Katedrale të Shën Gjergjit, Boston, SHBA, në prani të qindra besimtarëve që e kishin mbushur përplot vendin e shenjtë, u krye Liturgjia Hyjnore festive jubilare. Ajo u drejtua nga dy episkopët e shqiptarëve të SHBA, Hirësia e Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirësia e Tij Ilia (Ketri). Ishte i ftuar dhe mori pjesë edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi.

    Binte në sy organizimi i përkryer dhe përkushtimi e qetësia në ndjekjen e shërbesës, me gjithë pjesëmarrjen tepër të madhe (asnjëherë kisha nuk kishte parë kaq klerikë, besimtarë e miq të ftuar). I veçantë ishte edhe kori që shoqëroi shërbesat, sepse në të kënduan më shumë besimtarë se asnjëherë tjetër. Në fund një grup fëmijësh dha një program të vogël festiv. Atë Artur Liolini tha në përshëndetjen e tij, se vazhdimësia pa ndërprerje e veprimtarisë së këtij institucioni shpirtëror fetar vërteton atë vizion e largpamësi që kishte Fan Noli kur filloi përpjekjet për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare të Amerikës.

    Pastaj përshëndeti të pranishmit shqip dhe anglisht dhe nderoi kujtimin dhe veprën e Imzot Theofanit, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ai tha se ngjarje si kjo e nxisin njeriun jo vetëm të kujtojë, por edhe të mendojë për Fan Nolin dhe të arrijë në përfundimin se ai ishte një personalitet me talent të jashtëzakonshëm.

    Më pas, Hirësi Ilia dhe Hirësi Nikoni, dolën përpara të pranishmëve dhe lexuan një deklaratë të përbashkët mirëkuptimi e bashkëpunimi midis dy qendrave të orthodhoksisë shqiptare në SHBA.

    Në përshëndetjen e tij, Imzot Ilia Ketri tha se mbarëvajtja e Orthodhoksisë shqiptare ishte edhe ëndrra e Nolit, dhe e quajti nënshkrimin e deklaratës vazhdimësi të veprës dhe dëshirës së kryepeshkop Nolit për mirëkuptim, ndjesë e bashkëpunim.

    Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas, Hirësi Nikoni dhe Hirësi Ilia bënë homazh dhe vendosën lule te fotografia e Imzot Theofanit.


    Pas kësaj, në mjediset e restorantit të njohur Pier 4, i themeluar nga Antoni Athanas, u shtrua dreka festive e rastit, ku morën pjesë rreth 400 vetë. Edhe këtu pati përshëndetje, si dhe u shfaq një kolazh i përgatitur nga pjesëtarë të enorisë së kishës së Shën Gjergjit, të cilët shkurtimisht folën për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj trashëgimie të pasur, që Fan S. Noli e themeloi 100 vjet më parë. Kolazhi shoqërohej me një sfond muzikor dhe fotografi të ndryshme të komunitetit orthodhoks shqiptaro-amerikan në vite.

    Kremtime festive do të mbahen edhe më 22 mars, por edhe i gjithë viti është konceptuar si një vit jubilar, që do kulmojë në shtator me një mbrëmje-gala.



    * * *

    Disa media përpiqen të prishin festën dhe injorojnë përvjetorin

    Në këtë atmosferë jubilare u panë edhe tentativa për ta prishur festimin. Disa media vizive, por sidomos të shkruara, ditë përpara kremtimit historik, filluan një fushatë kundër Kishës dhe Kryepiskopit Anastas. Si përherë, me pretekstin se ishin të shqetësuar për Kishën, për festimet dhe për Imzot Theofanin (Nolin).

    Nuk kërkuan informacion e prononcim nga burime orthodhokse, si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, siç e kërkonte profesionalizmi, por disa shkuan te mashtruesi N. Marku, dhe më pas vollën vrer, me një qëllim të vetëm: Tentuan si donkishotë të nxisnin besimtarët orthodhoksë të Amerikës që ta ndynin festën e tyre. Por realiteti ishte krejt ndryshe.

    Kremtimi qe një sukses i plotë, siç e meritonte Imzot Noli, për të cilin harrohet lehtë dhe qëllimshëm, se përveçse një patriot i madh ishte edhe klerik dhe besimtar orthodhoks, i përkushtuar për Kishën e tij. Dhe duke fyer Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Sinodin, klerikët dhe besimtarët e saj, përbaltin edhe vetë Orthodhoksin e madh Theofan Noli.

    Gjithashtu, nuk u fol fare për faktin e madh historik të bashkëmeshimit pas disa dekadash dhe deklaratën e përbashkët të pajtimit të episkopëve të të dy Komuniteteve shqiptare-orthodhokse të SHBA, sepse nuk kërkohej afrimi, por përçarja.

    Dëshmi e këtij provokacioni të ulët ishte dhe fakti se më pas, mbas festimeve, pothuajse nuk u fol më për përvjetorin dhe sidomos për festimin e tij madhështor në Katedralen e Shën Gjergjit.

    Këtë e dëshmon edhe fakti se u injoruan vlerësimet pozitive për Kryepiskopin Anastas nga Atë Artur Liolini, Presidenti, Kryeministri dhe nga intelektualë të shquar shqiptarë, duke iu dhënë jehonë vetëm fjalëve të fandaksura të një individi apo të disa gazetarëve hapur dhe krenarisht tendenciozë.

    Kujtojmë se Atë Artur Liolini do të theksonte se “Kjo është një kohë për pajtim dhe negociata paqësore dhe një kohë për të lënë mënjanë diferencat për të mirën tonë të përbashkët. Nëse bëjmë këtë me ndihmën e Zotit, mundësitë për progres në të ardhmen do të hapen. Ky është opinioni i episkopit Nikon, i pjesës më të madhe të krerëve të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe, gjithashtu, pozicioni im personal.” Atëherë, kush e kërkon ndarjen dhe përçarjen? Sigurisht, jo vetë orthodhoksët!

    Sa për z. Marku, megjithëse ai nuk është klerik as për Kishën tonë, dhe për asnjë Kishë orthodhokse në botë, por vetëm një uzurpues dhe abuzues me mjedise kishtare, nga disa gazetarë këmbëngulet të quhet si i tillë, duke injoruar hapur besimin orthodhoks dhe duke treguar qartë se shtyhen nga qëllime të tjera dhe jo se u djeg zemra për fatet e Komunitetit tonë, që janë të sigurta e në rrugë të mbarë.

    KOASH

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    PANAIRI I LIBRIT NE SHQIP

    Me 23 Mars 2008 ora 10 AM

    Ne sallen e pritjes se Katedrales Shen Gjergji

    Libra ne Shqip dhe ne anglisht per Shqiperine, Kosoven dhe mbare boten shqiptare prezantohen me rastin e 100 vjetorit nga Keshilli i Katedrales Shen Gjergji per te gjithe te interesuarit e komunitetit tone. Ne formen e nje ekspozite te librit shqip ju ftojme duke filluar nga kjo e djele, 23 Mars te merrni pjese dhe te zgjidhni librat qe deshironi ne cmimin 1 dollar per cope. Le te jete ky prezantim I pare i seleksionuar i trashegimit te mbijeteses kulturore shqiptare ne proze, poezi dhe studime si fillim i nje rruge te hapur per te vleresuar me vizionin e ketueshem ate cka mbeti e mire nga e kaluara.
    Midis tyre do te gjeni romane, novela, drama, libra per femije si edhe studime e referime shkencore nga fusha te ndryshme. Jeni te mirepritur!

    PS: Te gjitha te ardhurat do ti kalojne fondit te bibliotekes Fan Noli

    Arkivista Neka Doko

  8. #18
    Fjala e Hirësise se Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirësise se Tij Ilia (Ketri)


    Ngazëllova kur më thanë; të shkojmë në Shtëpinë e Zotit – Psalmi 122

    Viti 2008 shënon një shekull në punën e apostollatës ortodokse shqiptare të Amerikës së Veriut. Për herë të parë, kur u organizua famullia e parë në Boston, ceremonitë hyjnore u festuan në shqip me qëllim që t’u shërbenin të krishterëve ortodoksë në gjuhën e tyre. Prifti i parë dhe më pas hierarku Theofan Stilian Noli filloi një punë voluminoze dhe të shumanshme më 1908 që i shërbeu popullit këtu, dhe në atdhe, në mënyra të jashtëzakonshme.
    Gjatë dhjetvjeçarit që kaloi kemi dëshmuar ngritjen e shumë juridiksioneve, ndërhyrjet e revolucioneve sekulare nga jashtë, si edhe ndikimin e tyre tek besimtarët këtu, kryqëzimin e konsideratave politike dhe patriotike që sfiduan bashkësitë tona dhe shpesh herë i ndanë ato. Në gjithë stuhitë e përkohshme kemi përjetuar dhimbjen edhe triumfin, humbjet dhe zbulesat. Dhjetë dekadat e fundit kemi mësuar shumë, por dhe kemi dështuar në përqafimin e njëri-tjetrit me dashuri. Ndarjet tona kanë qënë për shkak të kushteve dhe të vetvetes. Kemi ndarë përvojat me këdo, pasi jemi sa të veçantë po aq dhe të ngjashëm me të tjerët. Kemi qenë pasionantë dhe të arsyeshëm, të drejtë dhe elastikë në gjetjen e rrugëve për të kapërcyer diferencat. Megjithatë kohët e përçarjes nuk na zymtuan kurrë, as penguan parardhësit tanë të përmbushnin rolet episkopalë përpara Krishtit: të shkoni, të mësoni, pagëzoni dhe shërbeni atyre që ju janë besuar për ne dhe për të parët tanë.
    Këtë çast kujtojmë me lutje hierarkët që na udhëzuan, Bishopin Theofan (Noli) Bishopin Mark, (Lipa) Bishopin Stefan (Lasko) si dhe të gjithë priftërinjtë dhe shërbyesit, burra e gra të tufës sonë besnike, që prehen në paqe. I përjetshëm kujtimi i tyre.
    Pavarësisht nga sfidat e shumta me të cilat të gjithë jemi përballur, njerëzit e rrasës dhe besnikët gjithmonë kanë ngelur të përqëndruar në detyrën parësore, atë të shpalljes së Ungjillit dhe shpëtimit që merret nëpërmjet veprës çliruese të Zotit dhe Shpëtimtarit Tonë Jezus Krishtit.
    Ne festojmë dhe përkujtojmë këtë moment shekullor me përulësi duke kujtuar gjithë ç’ka kaluar me shpresën se do të mbetemi të vërtetë ndaj shpresave, aspiratave dhe nevojave, për shpëtimin, kujdesin dhe ushqimin e tyre tek brezat e ardhshëm.
    Si të besuar nga Hiri i Perëndisë për të qenë barinj të bashkësive tona, marrim rastin të dëshmojmë së bashku dhe të themi së bashku me dashuri dhe shpresë, se jemi një në Zotin Tonë, një në Eukarist dhe një në dëshirën për ta bërë këtë ditë vendtakim më të mirë për gjeneratat që vijnë.
    “Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!” Psalmi 133
    Të Dielën e Ndjesave, më 9 mars, vitin e Zotit Tonë 2008 në katedralen e Shën Gjergjit në Boston, Masaçustë.
    Me urata kryepeshkopale
    +NIKON +ILIA
    Bishop i Bostonit, Nju Ingland dhe Bishop i Filomelion – Kryepeshkopata ortodokse shqiptare e Amerikes, Dioqeza ortodokse shqiptare e Amerikës.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  9. #19

    Kisha Ortodokse e Fan Nolit në Amerikë feston 100-vjetorin

    Më 1908-n, Noli themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në SHBA. Kisha e Nolit renditet mes institucioneve simotra në vendet perëndimore

    Dje, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, në prani të besimtarëve dhe klerikëve ortodoksë edhe nga Shqipëria, u zhvilluan ceremoni të posaçme në kuadër të 100-vjetorit të liturgjisë së parë ortodokse në gjuhën shqipe, ngjarje që përkon edhe me 100-vjetorin e dorëzimit të Fan Nolit si prift dhe kryepeshkop i Kishës Autoqefale të shqiptarëve të Amerikës. Fillimi i shekullit XX e deri në gjysmën e tij mund të thuhet se ka qenë një prej periudhave më dinamike të historisë shqiptare, veçanërisht të shqiptarëve të Amerikës. “Sa shumë punë në kaq pak kohë”, mund të thuhet për këtë periudhë, ku një nga figurat më të spikatura ishte ajo e Fan Nolit. Historianë që kanë arritur të zbardhin thuajse të gjithë veprimtarinë e Fan Nolit në Amerikë shprehen të mahnitur sa herë që flasin mbi jetën e këtij atdhetari. Dhe energjitë fizike të Nolit sikur përputhen plotësisht me fuqinë shpirtërore, mendore dhe intelektin e tij. Ai ishte aktor, mësues, përkthyes, poet, shkrimtar, parlamentar, politikan, shtetar, muzikolog, historian, teolog e, mbi të gjitha, atdhetar.

    Fan Noli erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1906 dhe menjëherë u regjistrua në shkollën e natës për mësimin e anglishtes, gjuhë për të cilën kishte njohuri, por kërkonte ta perfeksiononte. Kjo këmbëngulje do të shpërblehej vite më vonë, kur personalitete të kulturës botërore do ta cilësonin si një përkthyes të përsosur e njohës të anglishtes së Shekspirit; apo muzikolog i thellë dhe ekspert i Bethovenit ose historian i klasit të parë mbi Skënderbeun. Gjatë kësaj periudhe disavjeçare, Fan Noli kreu punë të ndryshme edhe të rëndomta, si punëtor fabrike e sharrëxhi. Dhe prapëseprapë, ndërsa punonte natën në punishte dhe mezi flinte ditën, Noli krijoi shoqatën atdhetare “Besa-Besë” në janar 1907. Në shkurt të vitit 1909, ai filloi të botojë gazetën “Dielli”. Dhe midis këtyre dy viteve, më 1908, pas ecejakeve të mundimshme nga Bostoni në Nju Jork për të siguruar përkrahje, Noli gjeti kohën dhe fuqinë për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, ndoshta krijesa e tij më e rëndësishme përsa i përket çështjes kombëtare shqiptare.

    Më 1908-n, ky njeri shtatpakët, por me vullnet dhe etje për dije, jo vetëm për vete, u regjistrua në Universitetin e Harvardit ku u diplomua pas katër vjetësh, më 1912. Ndërsa në prill të po atij viti, në hollin e kishës së themeluar dhe kryesuar nga Noli, shqiptarë të krishterë e myslimanë u mblodhën për të krijuar “Vatrën”, federatën mbarëshqiptare të Amerikës. Pas një periudhe plot ngjarje të stuhishme në krijimtari e politikë, më 1938-n Fan Noli diplomohet nga Konservatori i Nju Englandit. Shtatë vjet më vonë, më 1945-n, ai mori titullin “Profesor doktor i shkencave historike” nga Universiteti i Bostonit, ndërsa në vitin 1947 doli nga shtypi në anglisht “Historia e Skënderbeut”, ndoshta një nga monografitë më të cituara nga studiuesit vendas e të huaj pas veprës së Barletit mbi heroin kombëtar shqiptar. Që nga fillimi i shekullit të kaluar kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë ndikuar edhe mbi veprat apo krijimet e Nolit. Për shembull, shoqata “Besa-Besë” sot është histori, por gazeta “Dielli” vazhdon të botohet, megjithëse rrallë e në pak kopje për arsye që dihen. “Vatra” e pashuar, por jo e ndezur, përpiqet të ruajë atë ngrohtësinë e kahershme. Ndërsa shkrimet e Nolit, krijime a përkthime, shumë herë të ribotuara, vazhdojnë të cilësohen të pashoqe. Gjithashtu, Kisha Ortodokse e shqiptarëve të Amerikës sot renditet mes institucioneve simotra në hemisferën perëndimore, si një entitet i pavarur fetar ortodoks shqiptarësh krenarë në mërgim. Dhe së fundi, por jo e fundit për nga rëndësia, arritja kryesore e këtyre viteve është figura e vetë Nolit, e cila zmadhohet sa më shumë kalon koha, duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë e gojëdhënave dhe legjendave shqiptare.

  10. #20

    Janullatos merr pjesë në 100-vjetorin e Fan Nolit

    Historia nuk është vetëm data betejash. Në histori kanë vend dhe ngjarjet shpirtërore të një kombi. Më tetë mars u mbushën plot 100 vite kur Fan Noli do të vishte rason e prifit për të nisur betejën e tij në krye të kishës ortodokse shqiptare. Në Bosotn në kishën ku pikërisht 100 vite më parë Noli do të mbante dhe meshën e parë në shqip, do të mbahet një ceremoni për ndër të figurës së Nolit, ndërsa për herë të parë përvjetorin e themeluesit të kishës autoqefale shqiptare do të marrë pjesë dhe kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fort lumturia e Tij, Anastasi.
    Përvjetorët
    Kisha shqiptare ortodokse në SHBA ka tre përvjetorë historikë. Tetë marsi është 100-vjetori i dorëzimit të Fan Nolit në prift, gjë që shënon dhe ringritjen e kishës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që po në atë vit, më 22 mars, është 100-vjetori i të parës Liturgji Hyjnore në gjuhën shqipe nga At Theofani dhe i themelimit të kishës shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Ndërsa po në mars shumë vite me pas do të mbyllte sytë dhe personazhi kryesor i shqiptarëve dhe besimit ortodoks në Shqipëri. Më 13 mars 1965 në Florida do të mbyllte sytë Theofan Noli.
    Ceremonia
    Sot në kishën katedrale të Shën Gjergjit në Boston të SHBA-ve do të kryhet Liturgji Hyjnore festive, e drejtuar nga dy episkopët e shqiptarëve të SHBA, Hirësia e Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirësia e Tij, Ilia (Ketri). Ndërsa për herë të parë në një ceremoni të tillë do të marrë pjesë dhe Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fort lumturia e Tij Anastas Janullatos. Ndërkohë që më pas në me mjediset e restorantit të njohur "Pier 4", i themeluar nga shqiptari Antoni Athanas, do të shtrohet dreka festive e rastit.
    Historia
    Themelimi i kishës së Shën Gjergjit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar në Amerikë. Kancelari i Kishës At Arthur Liolin në komente që i ka bërë kësaj ngjarje shprehet, se merita kryesore për këtë gjë i takon Fan Nolit. "Vitet e para të komunitetit dëshmuan demonstratën rreth një gojëtari të flaktë dhe të aftë, Fan S. Nolit, i cili filloi një karrierë vërtet të paparë. I thirrur në shërbim të Perëndisë, ai u shugurua prift më 8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shën Gjergjit, si famulli të dielën e parë të Ortodoksisë në Boston. Kohët kërkuan përpjekje të ngutshme për të krijuar një kishë që t'u drejtohej emigrantëve shqiptarë në gjuhën e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe "duke ruajtur ndërgjegjshmërinë e parimeve si në atdhe dhe vetëkëmbënguljen e mësuar këtu në Amerikë", thotë Liolini.

    Presidenti Topi: Nënshtetësia e Janullatosit, vetëm çështje kohe

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare shumë shpejt do të marrë nënshtetësinë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të marrë një vendim të tillë. Sipas kreut të shtetit, gjithçka është vetëm çështje kohe. Deklarata e kreut të shtetit u bë dje, në një intervistë dhënë televizionit "Ora News". Ndër të tjera, Topi tha se shteti shqiptar nuk ka asnjë predispozicion negativ ndaj kësaj çështjeje. Madje Topi ka theksuar se, kontributi i Janullatosit për fenë në Shqipëri, por dhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare është maksimal. "Nuk bëhet fjalë për shkelje ligji. Është një gjë që është në proces. E kam thënë edhe diku tjetër, por po e them edhe sot, ne kemi vlerësim për zotin Janullatos, i cili realisht ka zhvilluar një veprimtari që i takon të zhvillojë në krye të Kishës Ortodokse dhe besoj që ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", ka shtuar Topi. Kreu i shtetit nuk ka harruar as të përmendë kritika që janë bërë nga segmente të caktuara në adresë të Janullatosit, duke theksuar se është çështje ndjeshmërie e opinionit publik. "Problemi është në marrjen e nënshtetësisë. Duhen marrë në konsideratë edhe disa ndjeshmëri të brendshme dhe mua më takon të vlerësojmë ndjeshmëritë në mënyrë shumë të kulturuar. Por mund t'ju them që nuk ka asnjë lloj predispozicioni negativ, përkundrazi ka pasur vetëm vlerësime, kam menduar që është një çështje kohe dhe vetëm kohe", është shprehur Topi.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Shqiptarët në Boston
    Nga diikush në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Sot më 6 gusht bie 61 vjetori i bombardimit atomik në Hiroshimë
    Nga NoName në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:56
  4. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  5. Libri i Artë i NBA-së
    Nga Redi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •